{"id":107165,"date":"2019-09-16T19:10:57","date_gmt":"2019-09-16T17:10:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=107165"},"modified":"2019-09-16T15:56:36","modified_gmt":"2019-09-16T13:56:36","slug":"ekspozohet-ne-turqi-njeriu-i-arte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ekspozohet-ne-turqi-njeriu-i-arte\/","title":{"rendered":"Ekspozohet n\u00eb Turqi &#8220;njeriu i art\u00eb&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Turqi ka mb\u00ebrritur p\u00ebr t\u2019u ekspozuar armatura e njeriut me veshje prej ari i njohur ndryshe si &#8220;njeriu prej ari&#8221;. Ai \u00ebsht\u00eb gjetur gjat\u00eb punimeve nd\u00ebrtuese n\u00eb Kazakistan dhe mendohet se i p\u00ebrket nj\u00eb perandori ose djalit t\u00eb tij princit p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 3 mij\u00eb pllakash ari t\u00eb p\u00ebrpunuara q\u00eb ndodhen mbi t\u00eb, raporton Anadolu Agency.<\/p>\n<p>Armatura e cila ekspozohet n\u00eb Muzeun e Qytet\u00ebrimeve t\u00eb Anadollit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb Kazakistanit &#8220;Njeriu prej ari n\u00eb muzet\u00eb bot\u00ebrore&#8221;, ndodhet n\u00eb mesin e argumenteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb kultur\u00ebn turke dhe thell\u00ebsin\u00eb brenda historis\u00eb s\u00eb qytet\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Mbi &#8220;Njeriun me veshje ari&#8221; i cili u gjet gjat\u00eb punimeve nd\u00ebrtimore n\u00eb vitin 1969 n\u00eb rajonin Yedisu t\u00eb Kazakistanit ndodhen mbi 3 mij\u00eb pllaka n\u00eb form\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshi ku jan\u00eb p\u00ebrpunuar me motive t\u00eb ndryshme si leopard, pars, dashi, dreri, dhie, kali dhe t\u00eb zogjve.<\/p>\n<p>Veshja e cila p\u00ebrb\u00ebhet nj\u00eb mantel me jak\u00eb V q\u00eb mbyllet nga e djathta n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, pantallona t\u00eb ngushta kalor\u00ebsi, \u00e7izme t\u00eb shkurtra posht\u00eb gjurit, t\u00ebrheq v\u00ebmendjen me kapel\u00ebn e saj prej 65 cm. N\u00eb kapel\u00ebn e cila n\u00eb maj\u00eb ka nj\u00eb motiv me dhi t\u00eb eg\u00ebr t\u00ebrheq v\u00ebmendjen gjithashtu kali me dy krah\u00eb i cili simbolizon per\u00ebndin\u00eb e diellit me 4 shigjeta, q\u00eb simbolizojn\u00eb mbizot\u00ebrimin e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Krahas mantelit dhe kapel\u00ebs n\u00eb armatur\u00eb ndodhen edhe nj\u00eb shpat\u00eb e gjat\u00eb e veshur me ar me 150 madh\u00ebsi t\u00eb ndryshme, nj\u00eb thik\u00eb gjysm\u00eb l\u00ebkur\u00eb dhe gjysm\u00eb dru, si dhe kamxhiku i p\u00ebrpunuar me ar. Po ashtu &#8220;njeriu prej ari&#8221; ka edhe nj\u00eb unaz\u00eb q\u00eb mendohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si vul\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebt q\u00eb ndodhen pran\u00eb armatur\u00ebs s\u00eb nxjerr\u00eb nga varri i quajtur si &#8220;Issyk Kurgan&#8221; v\u00ebrtetojn\u00eb se turqit kan\u00eb formuar nj\u00eb qytet\u00ebrim dhe nj\u00eb shtet t\u00eb madh para 2.500 vjet\u00ebve dhe se kan\u00eb p\u00ebrdorur gjuh\u00ebt e tyre t\u00eb shkruara.<\/p>\n<p>Dy rreshta mbishkrimi q\u00eb ndodhen mbi nj\u00eb garuzhd\u00eb argjendi me bisht t\u00eb thyer q\u00eb \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga dhoma e varrit, konsiderohen teksti m\u00eb i vjet\u00ebr turk. Shumica e shkenc\u00ebtar\u00ebve bashkohen n\u00eb mendimin se mbishkrimi ka kuptimin &#8220;Djali i Khanit vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 23 vje\u00e7, ngush\u00ebllime popullit Issyk&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo vep\u00ebr e rrall\u00eb 2.500 vje\u00e7are, trash\u00ebgimi e p\u00ebrbashk\u00ebt kulturore e bot\u00ebs turke, q\u00eb reflekton besimet turke, rregullin shtet\u00ebror dhe pik\u00ebpamjet mitologjike do t\u00eb vizitohet deri m\u00eb 12 tetor.<\/p>\n<p><strong>&#8220;Njeriu i art\u00eb, \u00ebsht\u00eb Tutankamuni i nomad\u00ebve&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Ambasadori i Kazakistanit n\u00eb Ankara, Abzal Saparbekuly, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr AA lidhur me ekspozit\u00ebn tha se armorja e njeriut t\u00eb art\u00eb e p\u00ebrcaktuar se i p\u00ebrket shek.5 para er\u00ebs son\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e rrall\u00eb e cila v\u00ebrteton thell\u00ebsin\u00eb e historis\u00eb s\u00eb turqve.<\/p>\n<p>Pasi ka shpjeguar se \u201cnjeriu i art\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb gjendur gjat\u00eb punimeve t\u00eb nj\u00eb rruge n\u00eb Issyk Kurgan, ambasadori Saparbekuly, \u00ebsht\u00eb shprehur: &#8220;Historia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb interesante. Gjat\u00eb pun\u00ebve rrugore, makinat q\u00eb kalonin pran\u00eb nj\u00eb kodre t\u00eb madhe p\u00ebrballen me disa gjetje ari. Pastaj fillojn\u00eb g\u00ebrmimet. Gjendet kjo vep\u00ebr e p\u00ebrpunuar plot\u00ebsisht me ar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjetje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrpunimit t\u00eb arit dhe vlerave shpirt\u00ebrore t\u00eb asaj periudhe&#8221;.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb g\u00ebrmimeve n\u00eb Issyk Kurgan jan\u00eb gjetur mbi 4 mij\u00eb vepra arkeologjike, ka rikujtuar Saparbekuly, i cili ka theksuar m\u00eb tej se &#8220;Themeluesi i Kazakistanit, presidenti Nursultan Nazarbayev, lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje thot\u00eb se \u2018Njeriu i art\u00eb, \u00ebsht\u00eb Tutankamuni i nomad\u00ebve\u2019. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme nga pik\u00ebpamja historike. Varri (Kurgani) i njeriut t\u00eb art\u00eb \u00ebsht\u00eb vendi i dyt\u00eb pas varrit t\u00eb Tutankamunit nga ku jan\u00eb nxjerr\u00eb m\u00eb shum\u00eb sende&#8221;.<\/p>\n<p>Saparbekuly, b\u00ebri t\u00eb ditur se pas Issyk Kurgan n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Kazakistanit jan\u00eb gjetur edhe &#8220;5 meshkuj dhe gra t\u00eb arta&#8221; t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb trash\u00ebgimi e periudh\u00ebs s\u00eb Skith\u00ebtve (Saka). Njeriu i art\u00eb tregon se historia jon\u00eb nuk fillon vet\u00ebm nga periudha e G\u00f6kt\u00fcrks, por q\u00eb nga Hun\u00ebt dhe Skith\u00ebt (Saka).<\/p>\n<p>Duke shpjeguar se ekspozita \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb Bjellorusi, Rusi, Azerbajxhan, Kin\u00eb, Poloni, Koren\u00eb e Jugut, Uzbekistan dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, ambasadori Saparbekuly tha se \u201cnjeriu i art\u00eb\u201d do t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb vendet e Lindjes s\u00eb Larg\u00ebt, kryesisht n\u00eb Malajzi dhe n\u00eb Evrop\u00eb dhe Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Ekzistenca e nj\u00eb pasurie dhe civilizimi t\u00eb till\u00eb historik dhe kryevepra e artit e q\u00ebndisur me ar, n\u00eb nj\u00eb vend nomad si Kazakistani i mahnit t\u00eb gjith\u00eb&#8221;, tha Saparbekuly, i cili ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se t\u00eb gjith\u00eb vendet ku ka vajtur \u201cnjeriu i art\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb treguar interes.<\/p>\n<p><strong>Edhe mbishkrimi m\u00eb i vjet\u00ebr turk n\u00eb ekspozit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Saparbekuly shpjegoi se n\u00eb Muzeun e Qytet\u00ebrimeve t\u00eb Anadollit ekspozohen 207 objekte, t\u00eb cil\u00ebt u zbuluan nga 7 rajone n\u00eb Kazakistan, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb garuzhd\u00eb argjendi mbi t\u00eb cil\u00ebn ndodhet mbishkrimi m\u00eb i vjet\u00ebr turk.<\/p>\n<p>\u201cSendet e vlefshme n\u00eb ekspozit\u00eb do t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb vizitor\u00ebt t\u00eb ndiejn\u00eb jet\u00ebn dhe frym\u00ebn e periudh\u00ebs. Un\u00eb i ftoj v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb turq, artdash\u00ebsit, dashamir\u00ebt e historis\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e Ankaras\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur tok\u00ebn dhe historin\u00eb e tyre t\u00eb vizitojn\u00eb ekspozit\u00ebn, e cila do t\u00eb zgjas\u00eb deri m\u00eb 12 tetor&#8221;, tha Saparbekuly.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Turqi ka mb\u00ebrritur p\u00ebr t\u2019u ekspozuar armatura e njeriut me veshje prej ari i njohur ndryshe si &#8220;njeriu prej ari&#8221;. Ai \u00ebsht\u00eb gjetur gjat\u00eb punimeve nd\u00ebrtuese n\u00eb Kazakistan dhe mendohet se i p\u00ebrket nj\u00eb perandori ose djalit t\u00eb tij princit p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 3 mij\u00eb pllakash ari t\u00eb p\u00ebrpunuara q\u00eb ndodhen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":107166,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-107165","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107165","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107165"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107165\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107165"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107165"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107165"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}