{"id":107419,"date":"2019-09-17T16:42:17","date_gmt":"2019-09-17T14:42:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=107419"},"modified":"2019-09-17T16:42:17","modified_gmt":"2019-09-17T14:42:17","slug":"ilir-meta-raporti-i-osbe-odihr-skaneri-qe-ndan-shtetin-e-propagandes-nga-shteti-i-se-drejtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ilir-meta-raporti-i-osbe-odihr-skaneri-qe-ndan-shtetin-e-propagandes-nga-shteti-i-se-drejtes\/","title":{"rendered":"Ilir Meta: Raporti i OSBE\/ODIHR, skaneri q\u00eb ndan shtetin e propagand\u00ebs nga shteti i s\u00eb drejt\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>\u201cKriza politike u intensifikua me afrimin e dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.\u201d \u201cKy antagoniz\u00ebm ishte tregues i munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ndaj integritetit t\u00eb procesit zgjedhor q\u00eb duhet t\u00eb tejkalonte ndasit\u00eb partiake, dhe rrjedhimisht, ndikoi negativisht n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb qeverisje.\u201d<\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_91840357b3\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=426&amp;loc=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Filir-meta-raporti-i-osbe-odihr-skaneri-qe-ndan-shtetin-e-propagandes-nga-shteti-i-se-drejtes%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Fkategoria%2Fshqiperia%2F&amp;cb=91840357b3\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<p>K\u00ebto konstatime t\u00eb thjeshta nga Raporti P\u00ebrfundimtar i OSBE\/ODIHR mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar sintez\u00ebn e klim\u00ebs s\u00eb r\u00ebnduar politike, q\u00eb sa vinte e p\u00ebrshkall\u00ebzohej, duke iu afruar 30 qershorit.<br \/>\nMarr\u00ebdh\u00ebnia mes pal\u00ebve, q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb cil\u00ebsohet si antagoniste, ishte n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb armiq\u00ebsis\u00eb dhe frym\u00ebs provokuese. Nj\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri e p\u00ebrbashk\u00ebt politike, q\u00eb rrezikonte shkat\u00ebrrimin e integritetit dhe standardeve t\u00eb zgjedhjeve, me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr t\u00eb ardhmen europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb interlokutor\u00eb t\u00eb EOM p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb spektrit politik besonin se nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet partive \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar erozionin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb besimit ndaj demokracis\u00eb, zgjedhjeve dhe politikan\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>OSBE\/ODIHR vler\u00ebson k\u00ebsisoj se shumica e bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb tyre nga i gjith\u00eb spektri politik gjykonin se ishte koha p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje gjithp\u00ebrfshir\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe shp\u00ebtuar demokracin\u00eb, pluralizmin politik dhe zgjedhjet, nga sjelljet e pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb politikan\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk donin t\u00eb llogarisnin pasojat e sjelljeve t\u00eb tyre konfrontuese dhe q\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje vazhdonin t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb llogore p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar politikisht nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti Meta ka ofruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb dialogun mes pal\u00ebve dhe n\u00eb fund t\u00eb muajit maj (2019) shprehu vullnetin p\u00ebr shtyrjen e zgjedhjeve.\u201d<\/p>\n<p>Ky konstatim i OSBE\/ODIHR m\u00eb 14 qershor, vet\u00ebm kat\u00ebr dit\u00eb pas firmosjes s\u00eb dekretit p\u00ebr shtyrjen e 30 qershorit, si dit\u00eb e zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve vendore, tregon se Presidenti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, n\u00eb respekt t\u00eb pozicionit t\u00eb tij kushtetues mbi pal\u00ebt, kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr zbutjen dhe tejkalimin e kriz\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar konfrontimin me dialogun gjithp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb nxirrte dekretin p\u00ebr shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti kishte shprehur publikisht dhe zyrtarisht edhe vullnetin p\u00ebr rishikimin e dat\u00ebs, me q\u00ebllim organizimin e nj\u00eb procesi zgjedhor demokratik, vet\u00ebm pasi t\u00eb dy pal\u00ebt t\u00eb dakord\u00ebsoheshin p\u00ebrmes dialogut, si\u00e7 do duhej t\u00eb ishte rruga m\u00eb e mir\u00eb nga pik\u00ebpamja politike.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb e b\u00ebri t\u00eb pamundur rishikimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebrmes dialogut gjithp\u00ebrfshir\u00ebs?<br \/>\nTashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb: kok\u00ebfort\u00ebsia dhe vendosm\u00ebria e Kryeministrit Rama p\u00ebr t\u00eb zhvilluar zgjedhje pa opozit\u00ebn, pa b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjet m\u00eb minimale dhe t\u00eb sinqerta, p\u00ebr t\u00eb shmangur pasojat.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmes disa letrash publike t\u00eb postuara n\u00eb mediat sociale n\u00eb fund t\u00eb muajit maj, Kryeministri e ka ftuar Kryetarin e PD-s\u00eb, Lulzim Basha, p\u00ebr dialog, duke konfirmuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb se zgjedhjet do t\u00eb zhvillohen m\u00eb 30 qershor dhe duke kund\u00ebrshtuar krijimin e nj\u00eb precedenti t\u00eb ndryshimit t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.\u201d<\/p>\n<p>Ky konstatim i OSBE\/ODIHR tregon qart\u00eb se deklarimet publike t\u00eb Kryeministrit p\u00ebr dialog ishin vet\u00ebm p\u00ebr konsum propagandistik, pasi duke mos pranuar shtyrjen e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit, ai e b\u00ebnte t\u00eb pamundur arritjen e dialogut me opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb ulej opozita n\u00eb dialog me Kryeministrin, n\u00ebse ai nuk i jepte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje vendore demokratike dhe sipas standardeve europiane?!<br \/>\nOpozita ishte larguar nga Parlamenti dhe 182 deputet\u00eb dhe kandidat\u00eb t\u00eb saj kishin refuzuar mandatet e p\u00ebrfaq\u00ebsimit. Edhe pse shteruan t\u00eb gjitha listat e partive opozitare p\u00ebrs\u00ebri 18 vende t\u00eb opozit\u00ebs kan\u00eb mbetur bosh n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb sot ka 122 deputet\u00eb nga 140 q\u00eb \u00ebsht\u00eb numri i detyruesh\u00ebm kushtetues.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb mazhoranca e kishte p\u00ebrjashtuar opozit\u00ebn nga zbatimi konsensual i Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi duke e provokuar me zgjedhjen antikushtetuese t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm (term ky q\u00eb nuk ekziston n\u00eb Kushtetut\u00eb) me 69 vota n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebanshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, a mund t\u00eb shkonte opozita n\u00eb nj\u00eb \u201cdialog\u201d p\u00ebr ta uruar Kryeministrin p\u00ebr fitoren me 100% t\u00eb bashkive dhe k\u00ebshillave bashkiak\u00eb pa kund\u00ebrshtar\u00eb, duke patur parasysh se partit\u00eb e Opozit\u00ebs s\u00eb Bashkuar p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nga zgjedhjet e fundit lokale t\u00eb vitit 2015, 48.6 % t\u00eb votave nd\u00ebrsa PS bashk\u00eb me aleat\u00ebt 43% t\u00eb votave?!<\/p>\n<p>Pretendimi i Kryeministrit se ndryshimi i dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve s\u00eb 30 qershorit do p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb pre\u00e7edent t\u00eb papranuesh\u00ebm ishte t\u00ebr\u00ebsisht i pandersh\u00ebm dhe i pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Precedentin e par\u00eb t\u00eb shtyrjes s\u00eb zgjedhjeve vendore e kishte krijuar vet\u00eb z. Rama n\u00eb vitin 2007 kur ishte n\u00eb opozit\u00eb, kryetar i saj, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, dhe kur refuzoi t\u00eb hynte n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb shpallura, pasi k\u00ebrkonte p\u00ebrfshirjen e nj\u00eb elementi teknik (\u00e7ertifikate) n\u00eb procesin e zgjedhjeve. Dhe pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, fal\u00eb vullnetit politik t\u00eb ish-Kryeministrit Berisha, u pranua shtyrja e zgjedhjeve dhe u plot\u00ebsua kjo k\u00ebrkes\u00eb fare teknike e opozit\u00ebs.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1568731305947\"><\/div>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb situata politike, kushtetuese, parlamentare, institucionale tani ishte shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se ajo e 12 viteve m\u00eb par\u00eb, kur parlamenti ishte funksional, Gjykata Kushtetuese e respektuar nga t\u00eb gjith\u00eb dhe po k\u00ebshtu edhe institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb pakontestuara.<\/p>\n<p>\u201cDekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs 13 Tetor si dit\u00eb t\u00eb zgjedhjeve lokale nuk u publikua n\u00eb Fletoren Zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, edhe pse publikimi i k\u00ebtij akti t\u00eb nxjerr\u00eb nga Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm nga ligji\u201d. \u201cVet\u00ebm Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb e autorizuar t\u00eb gjykoj\u00eb mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e dekreteve t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto konstatime t\u00eb Raportit P\u00ebrfundimtar t\u00eb OSBE\/ODIHR n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kristalt\u00eb provojn\u00eb paligjshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve t\u00eb Kuvendit dhe \u201ckonkluzioneve\u201d t\u00eb Rezolut\u00ebs, q\u00eb u p\u00ebrdor vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb justifikuar politikisht aktin e paligjsh\u00ebm t\u00eb KQZ p\u00ebr refuzimin e dekreteve t\u00eb Presidentit dhe manipulimin p\u00ebr q\u00ebllime propagandistike t\u00eb Kolegjit Zgjedhor.<\/p>\n<p>Mospublikimi i Dekretit t\u00eb Presidentit n\u00eb Fletoren Zyrtare ishte nj\u00eb nd\u00ebr aktet m\u00eb skandaloze n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar, dhe q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb theksuar dhe evidentuar qart\u00eb n\u00eb Raportin P\u00ebrfundimtar t\u00eb OSBE\/ODIHR.<\/p>\n<p>\u201cPasiguria u rrit m\u00eb tej nga mosmarr\u00ebveshja midis pal\u00ebve t\u00eb interesuara zgjedhore n\u00eb lidhje me ndarjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb midis Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si organi i vet\u00ebm i mandatuar p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor q\u00eb ka mandat t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e procesit zgjedhor\u201d<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, raporti i OSBE\/ODIHR qart\u00ebson:<\/p>\n<p>S\u00eb pari se sa absurde ishte p\u00ebrpjekja e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krijuar me propagand\u00eb iden\u00eb se Kolegji Zgjedhor kishte kompetenc\u00eb t\u00eb shprehej kund\u00ebr dekretit t\u00eb Presidentit;<br \/>\nDhe s\u00eb dyti se: vet\u00ebm Gjykata Kushtetuese ka mandat p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e dekreteve presidenciale nd\u00ebrsa Kolegji Zgjedhor ka mandat vet\u00ebm p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cDuke iu referuar rastit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Uniteti Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u v\u00ebrejt\u00ebn me shqet\u00ebsim: i) mungesa e paanshm\u00ebris\u00eb s\u00eb KQZ dhe votimi i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj mbi linja partiake; ii) fakti q\u00eb gjykat\u00ebsit e Kolegjit Zgjedhor jan\u00eb subjekt i procesit t\u00eb vetingut, q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb sigurin\u00eb e mandatit t\u00eb tyre dhe potencialisht pavar\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb vendimmarrje.\u201d<\/p>\n<p>Ky konstatim d\u00ebshmon hapur manovrat, jo vet\u00ebm propagandistike por edhe antikushtetuese dhe t\u00eb paligjshme, t\u00eb orkestruara nga mazhoranca, q\u00eb keqp\u00ebrdori n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb partiake KQZ-n\u00eb, duke ndikuar politikisht edhe tek farsa e Kolegjit Zgjedhor, p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb e rreme se ishte rr\u00ebzuar dekreti i Presidentit dhe se procesi zgjedhor mund t\u00eb vazhdonte bazuar vet\u00ebm n\u00eb vendime t\u00eb nj\u00ebanshme politike.<\/p>\n<p>I vetmi tejkalim afatesh procedurale i akteve t\u00eb Presidentit \u00ebsht\u00eb ai i parashikuar nga Kodi Zgjedhor (me tre muaj), por edhe ky tejkalim ishte t\u00ebr\u00ebsisht i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb raport me vet\u00eb parimet e Kodit Zgjedhor q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb mos pranuar dhe as lejuar zgjedhje fiktive pa kund\u00ebrshtar\u00eb.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb e konstaton shum\u00eb qart\u00eb OSBE\/ODIHR kur n\u00eb raportin e tij t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb dat\u00ebs 14 qershor 2019, u shpreh se:<br \/>\n\u201cKodi Zgjedhor nuk p\u00ebrmban asnj\u00eb rregullim specifik p\u00ebr zgjedhje pa kund\u00ebrshtar\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht Kodi Zgjedhor nuk parashikon zgjedhje pa kund\u00ebrshtar pasi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb respekt t\u00eb parimit kushtetues t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. Kushtetuta vet\u00eb ka huazuar edhe p\u00ebr \u201ct\u00eb drejt\u00ebn e zgjedhjes\u201d parimet themelore t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, n\u00eb interpretim t\u00eb kuptimit t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb zgjedhjes, n\u00eb vitin 2015, ka p\u00ebrcaktuar qart\u00eb se \u00e7far\u00eb kupton me t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjedhjes.<\/p>\n<p>\u201cE drejta e vot\u00ebs e garantuar nga Neni 3 i Protokollit nr. 1 nuk \u00ebsht\u00eb e kufizuar n\u00eb veprimin e zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb kandidati dhe hedhjes s\u00eb vot\u00ebs n\u00eb kutin\u00eb e votimit.\u201d \u201cVota e \u00e7do zgjedh\u00ebsi duhet t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb (e k\u00ebtij t\u00eb fundit) t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb formimin e organeve ligjb\u00ebr\u00ebse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt e drejta e vot\u00ebs, procesi zgjedhor dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb rendit demokratik n\u00eb vetvete do t\u2019i mungonte e drejta n\u00eb substanc\u00ebn e saj.\u201d<\/p>\n<p>Pra zgjedhjet pa kandidat\u00eb alternativ\u00eb jan\u00eb thjesht votime fiktive q\u00eb minojn\u00eb rendin demokratik dhe pluralizmin politik si themeli i gjith\u00eb nd\u00ebrtimit dhe funksionimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<br \/>\nKok\u00ebfort\u00ebsia e Kryeministrit p\u00ebr t\u00eb mbajtur votime antikushtetuese, t\u00eb paligjshme dhe qart\u00ebsisht moniste n\u00eb 30 qershor, sh\u00ebrbeu q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb dallojn\u00eb qart\u00eb shtetin e propagand\u00ebs nga shteti i s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKriza politike u intensifikua me afrimin e dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.\u201d \u201cKy antagoniz\u00ebm ishte tregues i munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ndaj integritetit t\u00eb procesit zgjedhor q\u00eb duhet t\u00eb tejkalonte ndasit\u00eb partiake, dhe rrjedhimisht, ndikoi negativisht n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb qeverisje.\u201d K\u00ebto konstatime t\u00eb thjeshta nga Raporti P\u00ebrfundimtar i OSBE\/ODIHR [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":99906,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-107419","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107419","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107419"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107419\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107419"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107419"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107419"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}