{"id":107605,"date":"2019-09-18T19:10:04","date_gmt":"2019-09-18T17:10:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=107605"},"modified":"2019-09-18T16:17:45","modified_gmt":"2019-09-18T14:17:45","slug":"perandoria-e-erdoganit-dhe-politika-e-jashtme-e-presidentit-te-turqise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/perandoria-e-erdoganit-dhe-politika-e-jashtme-e-presidentit-te-turqise\/","title":{"rendered":"\u201cPerandoria e Erdoganit\u201d dhe politika e jashtme e presidentit t\u00eb Turqis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Autori i librit t\u00eb ri \u201cPerandoria e Erdoganit\u201d q\u00eb sapo ka dal\u00eb n\u00eb treg n\u00eb Shtetete Bashkuara, argumenton se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi m\u00eb me pesh\u00eb i k\u00ebtij vendi, q\u00eb pas Mustafa Kemal Ataturkut.<\/p>\n<p>Por Soner Cagaptay, drejtor i programit p\u00ebr Turqin\u00eb n\u00eb Institutin e Uashingtonit p\u00ebr Politikat e Lindjes s\u00eb Af\u00ebrme, thot\u00eb se p\u00ebrpjekjet intensive t\u00eb zotit Erdogan p\u00ebr t\u00eb rritur ndikimin n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, nuk kan\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb sukses. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me kolegen Keida Kostreci, ai thot\u00eb se nj\u00eb rajon q\u00eb b\u00ebn p\u00ebrjashtim, \u00ebsht\u00eb \u201cBrezi i Bajramit\u201d, si\u00e7 e quan ai, ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe Ballkani Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zoti Cagaptay, n\u00eb librin tuaj ju trajtoni synimet e Presidentit Erdogan, p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin e tij n\u00eb Lindjen e Mesme, dhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb ju e quani \u201cBrezi i Bajramit\u201d. Sa ia ka arritur libri synimit?<\/p>\n<p><strong>Soner Cagaptay:<\/strong>\u00a0Libri \u201cPerandoria e Erdoganit\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb jashtme turke n\u00eb dy dekadat e fundit n\u00ebn drejtimin e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Turqis\u00eb, Erdogan q\u00eb erdhi n\u00eb pushtet n\u00eb 2003 si kryeminist\u00ebr, u b\u00eb president n\u00eb 2014 dhe shtoi kompetencat e tij p\u00ebrmes nj\u00eb ndryshimi kushtetues, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb president me fuqi ekzekutive n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi m\u00eb i fuqish\u00ebm turk q\u00eb kur Turqia u b\u00eb nj\u00eb demokraci pluraliste n\u00eb 1950. Un\u00eb gjithashtu do t\u00eb thosha se ai \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi turk m\u00eb me pesh\u00eb q\u00eb kur Mustafa Kemal Ataturku themeloi Turqin\u00eb mbi rr\u00ebnojat e Perandoris\u00eb Osmane. Nd\u00ebrsa Ataturku e ngiti Turqin\u00eb sipas imazhit t\u00eb tij, si nj\u00eb republik\u00eb laikeevropiano-per\u00ebndimore, Erdogani e ka rimodeluar Turqin\u00eb sipas vizionit t\u00eb tij si nj\u00eb shoq\u00ebri konservatore, politikisht islamiste dhe t\u00eb prirur nga Lindja e Mesme.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i p\u00ebrfunduar. Presidenti Erdogan p\u00ebrballet me kund\u00ebrshtime t\u00eb forta nga brenda. Si\u00e7 e pam\u00eb s\u00eb fundmi partia e tij humbi zgjedhjet p\u00ebr Stambollin, Ankaran\u00eb, Izmirin dhe nj\u00eb num\u00ebr qytetesh t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Por duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb axhend\u00ebn e brendshme t\u00eb Erdoganit, libri im i ri \u201cPerandoria e Erdoganit\u201d, analizon politik\u00ebn e tij t\u00eb jashtme, n\u00ebse Erdogani ka arritur ta shk\u00ebpus\u00eb Turqin\u00eb nga Evropa &#8211; atje ku e kishte drejtuar Ataturku \u2013 dhe ta \u00e7oj\u00eb drejt Lindjes s\u00eb Mesme.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, un\u00eb arrij n\u00eb p\u00ebrfundimin se megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet intensive t\u00eb Erdoganit, politika e jashtme e Turqis\u00eb nuk ka arriturta b\u00ebj\u00eb Turqin\u00eb nj\u00eb vend dominues n\u00eb Lindjen e Mesme. P\u00ebrkund\u00ebr premtimeve t\u00eb Erdoganit p\u00ebr t\u00eb rritur ndikimin e Turqis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Lindjen e Mesme, sot Turqia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e izoluar n\u00eb Lindjen e Mesme sesa ishte para se Erdogani t\u00eb vinte n\u00eb pushtet. Ajo nuk ka miq, nuk ka aleat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, vet\u00ebm rival\u00eb, konkurrent\u00eb dhe kund\u00ebrshtar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt me p\u00ebrjashtim t\u00eb Katarit, Turqia nuk ka aleat\u00eb t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme sot dhe kjo \u00ebsht\u00eb mjaft ironike. Po ashtu ai ka b\u00ebr\u00eb hapa pas edhe n\u00eb drejtime t\u00eb tjera. Ai nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb miq\u00ebsit\u00eb tradicionale t\u00eb Turqis\u00eb mePer\u00ebndimin. Lidhjet e Turqis\u00eb me Izraelin t\u00eb cilat ishin t\u00eb forta para Erdoganit, jan\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb. Lidhjet e Turqis\u00eb me BE-n\u00eb kan\u00eb marr\u00ebkryesisht natyr\u00eb transaksionesh. Askush nuk mendon se Turqia po hedh hapa p\u00ebrpara p\u00ebr t\u2019u afruar ose an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE. Dhe Turqia as nuk mund t\u2019i ket\u00eb shpresat tek mb\u00ebshtetja e pakusht\u00ebzuar e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe NATO-s.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb Turqia n\u00eb fakt ironikisht \u00ebsht\u00eb pa miq n\u00eb Lindjen e Mesme dhe nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet te partner\u00ebt e saj tradicional\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr un\u00eb ia njoh merit\u00ebn zotit Erdogan aty ku i takon, p\u00ebr zonat ku ai ka pasur sukses n\u00eb rritjen e ndikimit, n\u00eb ato rajone q\u00eb un\u00eb i quaj \u201cBrezi i Bajramit\u201d, duke p\u00ebrdorur termin turk p\u00ebr fest\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mysliman\u00ebt. Kjo p\u00ebrfshin zonat n\u00eb veri t\u00eb Turqis\u00eb, q\u00eb shtrihen nga deti Adriatik p\u00ebrmes Ballkanit, Rusis\u00eb dhe Kaukazeve n\u00eb Azin\u00eb Qendrore. P\u00ebr dallim nga \u201cBrezi e Bajramit\u201d n\u00eb zonat q\u00eb p\u00ebrdorin fjal\u00ebn arabe \u201cEid\u201d p\u00ebr fest\u00ebn, q\u00eb un\u00eb e quaj \u201cBrezi Eid\u201d dhe p\u00ebrfshin vendet n\u00eb Jug t\u00eb Turqis\u00eb, n\u00eb Afrik\u00ebn Verioren\u00eb Lindjen e Mesme, un\u00eb argumentoj se Erdogani nuk ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb ndikim. Edhe suksesi n\u00eb vendosjen e ndikimit n\u00eb Brezin e Bajramitmendoj se nuk \u00ebsht\u00eb fal\u00eb Erdoganit, por fal\u00eb rolit t\u00eb faktor\u00ebve historik\u00eb, lidhjeve kulturore, politike dhe ekonomike t\u00eb turqve me komunitetet muslimane q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Ballkan, Rusi, Azin\u00eb Qendrore dhe Kaukazet, t\u00eb cilat mungojn\u00eb n\u00eb aspektin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Turqis\u00eb me fqinj\u00ebt e saj arab\u00eb p\u00ebr shembull. Un\u00eb shpjegoj n\u00eb lib\u00ebr se p\u00ebrkundrazi lidhjet e Turqis\u00eb me fqinj\u00ebt e saj arab\u00eb, zakonisht jan\u00eb mjaft t\u00eb tensionuara dhe p\u00ebr shembull egjiptian\u00ebt dhe sirian\u00ebt, nuk e shikojn\u00eb Turqin\u00eb edhe aq ndryshe nga \u00e7\u2019e shohin grek\u00ebt dhe serb\u00ebt.<\/p>\n<p>Ata e shohin p\u00ebrgjith\u00ebsisht Turqin\u00eb si nj\u00eb ish-sundues kolonialist p\u00ebrgjith\u00ebsisht dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb argumentoj se politika e Erdoganit edhe pse u p\u00ebrpoq t\u00eb krijonte ndikim n\u00eb Lindjen e Mesme, nuk ia arriti q\u00ebllimit.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Por Ballkani po ashtu ka qen\u00eb i pushtuar ngaPerandoria Osmane p\u00ebr shekuj. Si e shpjegoni ndikimin e madh t\u00eb Turqis\u00eb atje?<\/p>\n<p><strong>Soner Cagaptay:<\/strong>\u00a0Mendoj se merita p\u00ebr ndikimin n\u00eb Brezin e Bajramit nuk i takon zotit Erdogan n\u00eb vetvete, por edhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00ebTurqis\u00eb para Erdoganit, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebn hapa n\u00eb Azin\u00eb Qendrore, Kaukaze dhe Ballkan p\u00ebr t\u00eb ngritur misionet diplomatike dhe bizneseve turke q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rajon.<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb edhe trash\u00ebgimia osmane e cila ka krijuar nj\u00eb ndjenj\u00eb familjariteti midis musliman\u00ebve n\u00eb Ballkan n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe atyre n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>Por sigurisht kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Turqia ka vendosur ndikim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb brezin e Bajramit, p\u00ebrfshir\u00eb Ballkanin. Un\u00eb mendoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht interesante, sipas librit tim. Un\u00eb e analizoj Ballkanin Per\u00ebndimor si nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb po p\u00ebrjeton konkurrenc\u00ebn p\u00ebr fuqi mesTurqis\u00eb dhe Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>T\u00eb kujtojm\u00eb q\u00eb zoti Erdogan nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i d\u00ebshiruar, si\u00e7 u pa kur vendet evropiane nuk e lejuan t\u00eb b\u00ebj\u00eb fushat\u00eb para zgjedhjeve. Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebri ai? Shkoi n\u00eb nj\u00eb tubim n\u00eb Sarajev\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur n\u00eb Evrop\u00eb, edhe pse disa evropian\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mund t\u00eb mos e d\u00ebshirojn\u00eb. Po ashtu shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb demografikisht dhe ekonomikisht jo shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>K\u00ebshtuq\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr Turqin\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb ndikim n\u00eb ato vende sesa t\u00eb themi n\u00eb disa vende t\u00eb tjera si Irani ose Siria dhe Iraku.<\/p>\n<p>Mendoj se roli i historis\u00eb, dhe faktor\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb krijuar t\u00eb pakt\u00ebn midis mysliman\u00ebve (t\u00eb atyre vendeve) nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb pozitiv ndaj Turqis\u00eb, jan\u00ebpjes\u00eb e arsyes se pse politika e Erdoganit p\u00ebr ndikim n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor ka funksionuar. Arsyeja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb hendeku q\u00eb paraqet Ballkani Per\u00ebndimor. Jan\u00eb t\u00eb vetmet vende evropiane q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb BE dhe shum\u00eb prej tyre as n\u00eb NATO, p\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ato nuk jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb perspektive t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb, dhe kjo i hap nj\u00eb shteg Turqis\u00eb p\u00ebr ndikim. Por un\u00eb gjithashtu dua t\u00eb them se ndikimi turk n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor do t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ekonomia turke \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse ekonomia turke shkon mir\u00eb, at\u00ebher\u00eb Turqia mund t\u00eb tregoj\u00ebmuskujt dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb institucione dhe t\u00eb kryej\u00eb projekte ndihmash n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00ebse ekonomia ngadal\u00ebsohet,si\u00e7 edhe ka ndodhur at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb kufizonte ndikimin eTurqis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0N\u00ebse e shohim nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i atyre vendeve n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre dy ndikimeve, a mund t\u00eb themi se zoti Erdogan dhe p\u00ebrpjekjet e qeveris\u00eb s\u00eb tij synojn\u00eb gjithashtu t\u00eb nervozojn\u00eb Bashkimin Evropian dhe t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb nj\u00eb sinjal, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb thuhet se bie ndesh me interesat e atyre vendeve q\u00eb duan t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb Bashkimin Evropian? A jan\u00eb synimet e tij thjesht strategjike, apo edhe me q\u00ebllime jo t\u00eb mira, p\u00ebr t\u2019i futur k\u00ebto vende n\u00eb sfer\u00ebn e ndikimit turk, dhe jo t\u00eb BE-s\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Soner Cagaptay:<\/strong>\u00a0Un\u00eb nuk mendoj se Turqia po p\u00ebrpiqet t\u00eb bllokoj\u00eb pranimin e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE. Un\u00eb mendoj se ashtu si\u00e7 Turqia inkurajoi dhe mb\u00ebshteti an\u00ebtar\u00ebsimi e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi n\u00eb NATO, ashtu d\u00ebshiron t&#8217;i shoh\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb Bashkimin Evropian sepse kjo do t&#8217;i b\u00ebnte ata aleat\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb brenda Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb nuk mendoj se politika turke \u00ebsht\u00eb q\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb zgjedhin midis Turqis\u00eb dhe Bashkimit Evropian. Mendoj se politika turke ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rritjen e ndikimit, me pritshm\u00ebrin\u00eb se me kalimin e koh\u00ebs, vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb BE dhe kjo do t\u00eb ishte pozitive, sepse do t\u00eb thoshte q\u00eb Turqia do t\u00eb kishte ndikim t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb brenda Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Por sigurisht kjo e gjitha varet nga fakti n\u00ebse Turqia mund ta menaxhoj\u00eb balanc\u00ebn aktuale t\u00eb pushtetit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb par\u00eb, shum\u00eb nga ndikimi q\u00eb ka Turqia \u00ebsht\u00eb nxitur nga rritja e saj ekonomike n\u00eb dy dekadat e fundit dhe kjo \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e shndritshme e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Erdoganit. Ai ka arritur nj\u00eb rritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, i ka nxjerr\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz nga varf\u00ebria.<\/p>\n<p>Ekonomia e Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur produktet e saj jan\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe Lindjen e Mesme n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Por Bashkimi Evropian mund t\u00eb mos e p\u00eblqej\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe ka paralajm\u00ebruar vendet p\u00ebr afrimin me Turqin\u00eb. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi juaj, a duhet q\u00eb vet\u00eb k\u00ebto vende t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdesshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si zgjedhin partner\u00ebt dhe aleat\u00ebt e tyre edhe pse mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shum\u00eb nga fuqia ekonomike e Turqis\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Soner Cagaptay:<\/strong>\u00a0Un\u00eb mendoj se edhe vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor po luajn\u00eb nga t\u00eb dyja an\u00ebt. Jan\u00eb t\u00eb angazhuar seriozisht p\u00ebr pranimin n\u00eb BE, por jan\u00eb gjithashtu mjaft serioz\u00eb n\u00eb miq\u00ebsin\u00eb e tyre me Turqin\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Erdogan b\u00ebri betimin si president me kompetenca ekzekutiven\u00eb korrik 2018, pasi ndryshoi kushtetut\u00ebn n\u00eb vitin 2017 pas referendumit q\u00eb i dha kompetenca t\u00eb zgjeruara.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb ceremoni mjaft dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Ankaras\u00eb, n\u00eb korrik 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb ceremoni, nuk mor\u00ebn pjes\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore ose Shteteve t\u00eb Bashkuara, duke p\u00ebr\u00e7uar sinjalin se Turqia nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet leht\u00ebsisht tek ato vende.<\/p>\n<p>Nuk kishte krer\u00eb shtetesh nga Lindja e Mesme, p\u00ebrve\u00e7 emirit t\u00eb Katarit, gj\u00eb q\u00eb tregon se Turqia nuk ka me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb miq n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>Gjithashtu mungonin udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Rusis\u00eb, Kin\u00ebs dhe Iranit, q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se Turqia mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme me Rusin\u00eb n\u00eb lidhje me Sirin\u00eb. Mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje financiare me Kin\u00ebn, q\u00eb ka nd\u00ebrtuar linja metroje n\u00eb Ankara dhe Stamboll.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ket\u00eb ka marr\u00ebveshje energjitike me Iranin, por askush nga udh\u00ebheq\u00ebsit e atyre vendeve nuk e konsideron zotit Erdogan mjaftuesh\u00ebm si mik p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb kulmin e karrier\u00ebs s\u00eb Erdoganit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb se udh\u00ebheq\u00ebsit e shumic\u00ebs s\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb fakt i gjith\u00eb rajoni p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga Kroacia deri n\u00eb Maqedoni, si edhe udh\u00ebheq\u00ebs nga vendet e Azis\u00eb Qendrore dhe Kaukazet. Dhe, natyrisht, kishte udh\u00ebheq\u00ebs nga Afrika Lindore dhe Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb memorial i debatuesh\u00ebm p\u00ebr viktimat e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr grusht shteti n\u00eb Turqi. Shum\u00eb thon\u00eb se nuk ka pse t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb memorial n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb ngjarje q\u00eb nuk ka lidhje fare me Shqip\u00ebrin\u00eb. Po ashtu Turqia ushtroi ndikim q\u00eb Kosova t\u00eb ekstradonte disa persona p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Ankaraja tha se ishin Gulenist\u00eb. A jan\u00eb k\u00ebto tregues, se ndikimi ekonomik po p\u00ebrdoret si mjet strategjik p\u00ebr kontroll?<\/p>\n<p><strong>Soner Cagaptay:\u00a0<\/strong>Grushti i d\u00ebshtuar i shtetit i vitit 2016 ka shnd\u00ebrruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike Turqin\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb ngjarje traumatike. Pjes\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb sulmuan pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb ushtris\u00eb dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb qeverin\u00eb. Komplotist\u00ebt e grushtit t\u00eb shtetit u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb vrisnin zotin Erdogan. Ajo ngjarje e ka ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht shoq\u00ebrin\u00eb turke. Besohet nga shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb komunitetin analitik n\u00eb Uashington q\u00eb oficer\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me l\u00ebvizjen Gulen luajt\u00ebn nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb grusht shteti dhe sistemi d\u00ebshtoi. Zoti Erdogan ka shkuar pas Gulenist\u00ebve brenda Turqis\u00eb dhe jasht\u00eb Turqis\u00eb dhe n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga preokupimet kryesore t\u00eb diplomat\u00ebve t\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Ata po b\u00ebjn\u00eb presion n\u00eb \u00e7do vend ku ka shkolla dhe institucione t\u00eb lidhura me Gulenin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto institucione dhe shkolla t\u00eb mbyllen.<\/p>\n<p>Dhe ekstradimi i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb mendohej qe ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes Guleniste n\u00eb Turqi, jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb episod i k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje.<\/p>\n<p>Mendoj se megjith\u00ebse Turqia \u00ebsht\u00eb e justifikuar n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb gjetur komplotuesit e pretenduar t\u00eb grushtit t\u00eb shtetit, nj\u00eb pjes\u00eb e problemit k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se edhe n\u00eb vendet ku Turqia shihet tradicionalisht pozitivisht, k\u00ebto p\u00ebrpjekje mund t\u00eb japin efektin e kund\u00ebrt. Shpesher\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me vendet e ish-perandoris\u00eb Osmane, Ankaraja harron se m\u00ebnyra se si turqit i shohin k\u00ebto vende \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ndryshme nga ajo se si k\u00ebto vende e shohin Turqin\u00eb.Historiografia e Turqis\u00eb e p\u00ebrshkruan shum\u00eb pozitivisht pranin\u00eb Otomane n\u00eb ato vende, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodh n\u00eb historiografin\u00eb e atyre vendeve, ku historia otomane shihet si m\u00eb e komplikuar dhe ndonj\u00ebher\u00eb edhe m\u00eb negative.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, si rrjedhoj\u00eb mendoj se rreziku p\u00ebr Turqin\u00eb n\u00eb Brezin e Bajramit \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto p\u00ebrpjekje mund t\u00eb japin efektin e kund\u00ebrt, n\u00ebse vendet e k\u00ebtij rajoni, si Shqip\u00ebria dhe t\u00eb tjera kan\u00eb ndjesin\u00eb se Turqia po ushtron ndikim t\u00eb tepruar dhe po kthehet p\u00ebrs\u00ebri si \u201csundimtar kolonialist\u201d.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Por n\u00ebse e sheh nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i publikut t\u00eb k\u00ebtyre vendeve dhe ai per\u00ebndimor,duke marr\u00eb parasysh natyr\u00ebn autoritare t\u00eb regjimit t\u00eb Erdoganit, shqet\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse k\u00ebto vende afrohen shum\u00eb me Turqin\u00eb, Turqia mund t\u00eb ushtroj\u00eb kontroll p\u00ebrtej bashk\u00ebpunimit ekonomik. Si e shihni ju?<\/p>\n<p><strong>Soner Cagaptay:<\/strong>\u00a0N\u00ebse Bashkimi Evropian do t\u00eb ofronte nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb realiste dhe afatshkurt\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimi p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, un\u00eb mendoj se kjo do ta zgjidhte dilem\u00ebn n\u00ebse vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor po b\u00ebhen shum\u00eb miq\u00ebsore ndaj Ankaras\u00eb, sepse edhe atyre u duhen partner\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Bashkimi Evropian t\u00eb veproj\u00ebdhe n\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk do q\u00eb k\u00ebto vende t\u00eb bien n\u00ebn ndikimin turk, at\u00ebher\u00eb sigurisht q\u00eb duhet t&#8217;u ofroj\u00eb atyre nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb realiste dhe afatshkurt\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimi.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Dhe a mendoni se ky ndikim do t\u00eb rritet. Si e parashikoni ecurin\u00eb e m\u00ebtejshme?<\/p>\n<p><strong>Soner Cagaptay:<\/strong>\u00a0Un\u00eb mendoj se ndikimi turk n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb mjaft i q\u00ebndruesh\u00ebm. Ka faktor\u00eb historik\u00eb q\u00eb ndihmojn\u00eb pranin\u00eb e Turqis\u00eb atje, ka lidhje etnike, kulturore dhe gjuh\u00ebsore. Dhe ekziston gjithashtu nj\u00eb politik\u00eb shum\u00eb e koordinuar turke p\u00ebr t\u00eb mbushur zbraz\u00ebtir\u00ebn e munges\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se e gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb konstante p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb ekonomia e Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse ekonomia e Turqis\u00eb dob\u00ebsohet, un\u00eb mendoj se ndikimi i Turqis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor gjithashtu do t\u00eb vuaj\u00eb pasojat.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Ju e njihni mir\u00eb zotin Erdogan nga hulumtimet tuaja. A ju rezulton se ky lloj ndikimi nga ana e zotit Erdogan \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u pasur frik\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Soner Cagaptay:<\/strong>\u00a0Un\u00eb mendoj se politika e zgjerimit t\u00eb ndikimit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vizioni i zotit Erdogan, por edhe m\u00eb gjer\u00ebsisht i elitave t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme turke.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se Turqia e ndjen se \u00ebsht\u00eb e izoluar n\u00eb bot\u00eb. Ka pak miq. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb p\u00ebrballet me rivalen e saj historike Rusin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shfaqur si konkurruese kryesore e Turqis\u00eb n\u00eb Siri. Turqia po p\u00ebrballet me kund\u00ebrshtarin e saj tradicional Iranin i cili p\u00ebrs\u00ebri po p\u00ebrballet me Turqin\u00eb dhe Sirin\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb mendoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis t\u00eb izoluar Turqia po p\u00ebrpiqet t\u00eb mbaj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb miq\u00ebsi dhe sa m\u00eb shum\u00eb vende pran\u00eb saj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb mendoj q\u00eb Brezi i Bajramit, duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku Turqia mund t&#8217;i gjej\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie.\/VOA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autori i librit t\u00eb ri \u201cPerandoria e Erdoganit\u201d q\u00eb sapo ka dal\u00eb n\u00eb treg n\u00eb Shtetete Bashkuara, argumenton se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi m\u00eb me pesh\u00eb i k\u00ebtij vendi, q\u00eb pas Mustafa Kemal Ataturkut. Por Soner Cagaptay, drejtor i programit p\u00ebr Turqin\u00eb n\u00eb Institutin e Uashingtonit p\u00ebr Politikat e Lindjes s\u00eb Af\u00ebrme, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":107606,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-107605","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107605"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107605\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107606"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}