{"id":107940,"date":"2019-09-20T11:58:20","date_gmt":"2019-09-20T09:58:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=107940"},"modified":"2019-09-20T11:58:20","modified_gmt":"2019-09-20T09:58:20","slug":"zbardhet-vendimi-qe-gjykatesi-i-lexoi-tahirit-cfare-pritet-te-beje-sot-ish-ministri-i-brendshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zbardhet-vendimi-qe-gjykatesi-i-lexoi-tahirit-cfare-pritet-te-beje-sot-ish-ministri-i-brendshem\/","title":{"rendered":"Zbardhet vendimi q\u00eb gjykat\u00ebsi i lexoi Tahirit, \u00e7far\u00eb pritet t\u00eb b\u00ebj\u00eb sot ish-ministri i Brendsh\u00ebm?"},"content":{"rendered":"<p>Nuk jam kriminel, nuk jam trafikant dhe nuk jam pjes\u00eb e nj\u00eb grupi kriminal. Kjo ishte gjith\u00e7ka q\u00eb ish-ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Saimir Tahiri arriti t\u00eb kuptoj\u00eb mbr\u00ebm\u00eb nga vendimi i Gjykates p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, i marr\u00eb pas mbi 10 or\u00ebve k\u00ebshillim mes treshes s\u00eb gjyqtar\u00ebve\u00a0Flora Hajredinaj, \u00a0Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka. &#8220;As nuk qesh, e as nuk qaj dot&#8221;, &#8211;\u00a0tha Tahiri p\u00ebr gazetar\u00ebt, teksa la Gjykat\u00ebn pak para or\u00ebs 22:00 kur kishte shkuar prej or\u00ebs 09:00 t\u00eb m\u00ebngjesit. Nj\u00eb pritje e gjat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nga gjyqet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebr vite. Gjith\u00e7ka ishte pjes\u00eb e hetimeve 2 vje\u00e7are t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, nga n\u00ebntori i 2017-\u00ebs,\u00a0u sfumua<strong>.<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata\u00a0e shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm ish-ministrin p\u00ebr t\u00eb treja akuzat e r\u00ebnda\u00a0q\u00eb kishte ngritur organi i akuz\u00ebs:\u00a0&#8220;Trafikimi i narkotik\u00ebve\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201c Grupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Ish-ministri i Brendsh\u00ebm\u00a0u d\u00ebnua p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre! Kjo akuz\u00eb nuk ishte e artikuluar nga Prokuroria, por u ngrit e re nga gjykata,\u00a0q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn juridike quhet, kualifikim i vepr\u00ebs penale. Nj\u00eb procedur\u00eb e ndodhur rrall\u00eb n\u00eb historin\u00eb e proceseve gjyq\u00ebsore. Nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb burg, por megjithat\u00eb, ish-ministri nuk do t\u00eb ndalet n\u00eb at\u00eb q\u00eb e quan maj\u00ebn e betej\u00ebs.\u00a0&#8220;Beteja sapo ka filluar&#8221;, tha ai mbr\u00ebm\u00eb para gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs ishte i till\u00eb: 5 vite burg p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, q\u00eb me gjykimin e shkurtuar ulet me 1\/3 dhe shkon n\u00eb 3.4 vite burg. Edhe k\u00ebt\u00eb mas\u00eb, Gjykata vendosi ta konvertoj\u00eb n\u00eb 3 vite sh\u00ebrbim prove me kushtin q\u00eb t\u00eb mos kryej\u00eb vep\u00ebr penale dhe t\u00eb mos ushtroj\u00eb funksione publike p\u00ebr 3 vjet.<\/p>\n<p><strong>Por cili ishte vendimi q\u00eb lexoi kryesuesi i trup\u00ebs gjykuese, Ardit Mustafaj?<\/strong><\/p>\n<p><em>&#8220;Deklarimin t\u00eb t\u00eb pandehurit Saimir Tahiri p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb parashikuar nga neni 248 i kodit penal dhe d\u00ebnimin e tij me\u00a0<\/em>5 vjet burgim<\/p>\n<p><em>Deklarimin t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Saimir Tahiri p\u00ebr veprat penale t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal t\u00eb parashikuar 363 a paragrafi i dyt\u00eb i kodit penal pasi nuk v\u00ebrtetohet q\u00eb i pandehuri e ka kryer vepr\u00ebn penale q\u00eb akuzohet bazuar n\u00eb nenin 338 pika 1 g\u00ebrma d t\u00eb Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 paragrafi i par\u00eb i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale t\u00eb pandehurit Saimir Tahiri p\u00ebr shkak t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit me burgim dhe d\u00ebnohet p\u00ebrfundimisht me\u00a03,4 vite burg.\u00a0Bazuar n\u00eb nenin 59 t\u00eb Kodit Penal pezullohet d\u00ebnimi e burgim p\u00ebr t\u00eb pandehurin dhe\u00a0<\/em>v\u00ebnien e tij n\u00eb prov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb afat 3 vjet\u00a0<em>me kusht q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe t\u00eb mos kryej\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr penale duke urdh\u00ebruar q\u00eb i pandehuri t\u00eb mbaj\u00eb kontakte me Sh\u00ebrbimin e Prov\u00ebs. Heqja e s\u00eb drejt\u00ebs t\u00eb t\u00eb pandehurit Saimir Tahiri\u00a0p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb prej 3 vjet\u00a0bazuar n\u00eb nenin 35 paragrafi 2 i Kodit Penal&#8221;<\/em>, u shpreh Ardit Mustafaj, kryesuesi i trup\u00ebs gjykuese.<\/p>\n<p>Por si ka mund\u00ebsi q\u00eb akuzat e trafikantit t\u00eb drog\u00ebs dhe bashk\u00ebpunimin me grupin e strukturuar kriminal t\u00eb drejtuar nga Mojsi Habilaj n\u00eb trafikun e kanabisit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Itali, ish-ministri t\u00eb d\u00ebnohej p\u00ebr nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb re: Shp\u00ebrdorimin e detyr\u00eb!&#8230;P\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mbi t\u00eb gjitha nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb burg.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr vet\u00eb at\u00eb ishte e \u00e7uditshme!<\/p>\n<p><em>&#8220;M\u00eb lan\u00eb edhe mua pa fjal\u00eb si gjykata m\u00eb quajti p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre se disa kush\u00ebrinj t\u00eb mi p\u00ebrdor\u00ebn emrin tim. T\u00eb presim, edhe un\u00eb jam kureshtar ta rilexoj at\u00eb q\u00eb d\u00ebgjova. Gjykata tha se nuk je trafikant, kriminel\u00a0apo pjes\u00eb e nj\u00eb grupi kriminal, por meq\u00eb disa kush\u00ebrinj p\u00ebrdoren emrin t\u00ebnd shp\u00ebrdorove detyr\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb ta kishin b\u00ebr\u00eb si burrat t\u00eb m\u00eb d\u00ebnonin p\u00ebr trafik, se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb qesharake. Sigurisht q\u00eb do ta apeloj. M\u00eb lini ta p\u00ebrtyp se nuk di se cfar\u00eb t\u00eb them m\u00eb shum\u00eb. Isha m\u00eb qart\u00eb kur hyra se tani kur dola. \u00cbsht\u00eb si t\u00eb shkosh n\u00eb nj\u00eb provim, m\u00ebsuesja t\u00eb thot\u00eb se ke m\u00ebsuar shum\u00eb mir\u00eb, por hajde t\u00eb vendos nj\u00eb pes\u00eb. \u00a0Si t&#8217;ia b\u00ebj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kush\u00ebrinjt\u00eb idiot\u00eb n\u00eb fis duhet t\u00eb mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ju falenderoj se p\u00ebr dy vite keni ndjekur procesin e shekullit dhe u katandis kokoshi n\u00eb thel\u00eb&#8221;<\/em>, tha ai.<\/p>\n<p>Por edhe dita e sotme pritet t\u00eb jet\u00eb mjaft intensive p\u00ebr ish-ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme. Mbr\u00ebm\u00eb ai u shpreh se do t\u00eb shfaq\u00eb dit\u00ebn e sotme t\u00eb gjith\u00eb q\u00ebndrimin e tij publik, dhe Shqiptarja.com m\u00ebson se prej m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm ai \u00ebsht\u00eb duke punuar mbi p\u00ebrmbajtjen e asaj q\u00eb do t\u00eb shprehet gjat\u00eb dit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat. Nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb si\u00e7 m\u00ebson Shqiptarja.com, ka v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e saj p\u00ebr tu shkruar, p\u00ebr shkak t\u00eb paqart\u00ebsive n\u00eb lidhje me vendimin e Gjykat\u00ebs, i cili do t\u00eb doj\u00eb dit\u00eb t\u00eb zbardhet me argumentet e plota nga Gjykata p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Por teksa ish-ministri nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb burg, ish-drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Jaeld \u00c7ela u d\u00ebnua nga gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda me\u00a05 vite burg, q\u00eb ulet n\u00eb 3.4 vite burg p\u00ebr shkak t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk jam kriminel, nuk jam trafikant dhe nuk jam pjes\u00eb e nj\u00eb grupi kriminal. Kjo ishte gjith\u00e7ka q\u00eb ish-ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Saimir Tahiri arriti t\u00eb kuptoj\u00eb mbr\u00ebm\u00eb nga vendimi i Gjykates p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, i marr\u00eb pas mbi 10 or\u00ebve k\u00ebshillim mes treshes s\u00eb gjyqtar\u00ebve\u00a0Flora Hajredinaj, \u00a0Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka. &#8220;As [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":107941,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-107940","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107940","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107940"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107940\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107941"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}