{"id":107978,"date":"2019-09-20T13:34:15","date_gmt":"2019-09-20T11:34:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=107978"},"modified":"2019-09-20T13:34:15","modified_gmt":"2019-09-20T11:34:15","slug":"vendimi-per-tahirin-nishani-prova-me-e-forte-e-kapjes-se-drejtesise-nga-mafia-e-krimi-i-organizuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vendimi-per-tahirin-nishani-prova-me-e-forte-e-kapjes-se-drejtesise-nga-mafia-e-krimi-i-organizuar\/","title":{"rendered":"Vendimi p\u00ebr Tahirin, Nishani: Prova m\u00eb e fort\u00eb e kapjes s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nga mafia e krimi i organizuar"},"content":{"rendered":"<p>Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar n\u00eb nj\u00eb status t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb facebook, vendimin e dh\u00ebn\u00eb mbr\u00ebmjes e s\u00eb enjtes nga gjykata e krimeve t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr ish ministrin Saimir Tahiri. N\u00eb reagimin e tij Nishani shkruan se dje shqiptar\u00ebve ju demonstrua prova m\u00eb e fort\u00eb dhe n\u00eb flagranc\u00eb, ajo e kapjes, kontrollit dhe komandimit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga Mafia dhe krimi i organizuar.<\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_4f4cd673fd\"><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Dje pushteti i drejt\u00ebsis\u00eb tentoi t\u2019ju thot\u00eb shqiptar\u00ebve se nuk ka prova p\u00ebr ish-ministrin e akuzuar p\u00ebr trafikant e bashk\u00ebpun\u00ebtor me krimin e organizuar.<br \/>\nPor n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, dje shqiptar\u00ebve ju demonstrua prova m\u00eb e fort\u00eb dhe n\u00eb flagranc\u00eb, ajo e kapjes, kontrollit dhe komandimit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga Mafia dhe krimi i organizuar.<br \/>\nShqiptar\u00ebt u ushqyen prej dy vitesh rrjesht me iluzionin e rithemelimit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe rib\u00ebrjen e shtetit ligjor.<\/p>\n<p>Dje shqiptar\u00ebt dhe bota, pan\u00eb se si nga nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie me plot t\u00eb korruptuar e t\u00eb pa aft\u00eb brenda tij, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb kapur, kontrolluar dhe p\u00ebrdorur nga mafia dhe krimi i organizuar.<br \/>\nEsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb rregjimi narkos, b\u00ebri gjithshka t\u00eb bllokonte marrjen e provave, shkat\u00ebrrimin dhe asgjesimin e plot\u00eb t\u00eb tyre.<br \/>\nAngazhimi i hapur i narkorregjimit p\u00ebr t\u00eb bllokuar jo thjesht arrestimin e ministrit gangsterr por p\u00ebr t\u00eb ndaluar kontrollin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb banes\u00ebs, ku prokuroria k\u00ebrkonte prova materiale, ishte nisja e pro\u00e7esit t\u00eb fshehjes s\u00eb krimit dhe jo zbulimit t\u00eb tij.<br \/>\nMegjith angazhimin kriminal t\u00eb narkorregjimit provat bazike ishin dhe mbeten aty, sepse jo vet\u00ebm q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb publike por ishin e jan\u00eb edhe n\u00eb dosjet e agjensive ligjzbatuese t\u00eb vendeve partnere.<br \/>\nP\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e narkorregjimit nuk p\u00ebrb\u00ebn prov\u00eb ;<\/p>\n<p>\u2013 makina e ministrit dh\u00ebn\u00eb trafikant\u00ebve t\u00eb kalonin serbes e pa guxuar kush, ti kontrollonte n\u00eb kufi.<br \/>\nNj\u00eb skem\u00eb tipike mafioze, ku bosi b\u00ebnte shitjen formale me letra t\u00eb makin\u00ebs, q\u00eb n\u00ebse kapej nga vendet e huaja, u thoshte shqiptar\u00ebve se un\u00eb e kam shitur dhe k\u00ebshtu d\u00ebnoheshin ve\u00e7 ushtar\u00ebt, por nga ana tjet\u00ebr nuk deklaronte zyrtarisht shitjen dhe pron\u00ebsin\u00eb e re, q\u00eb policia shqiptare ta trajtonte si makina e ministrit.<br \/>\nPo ju kujtoj sot shqiptar\u00ebve se nga grabitja e parave n\u00eb Rinas jan\u00eb n\u00eb burg vet\u00ebm ata mekanik\u00ebt q\u00eb adaptuan makin\u00ebn e grabit\u00ebsve, apo jo ?<br \/>\nP\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e narkorregjimit nuk p\u00ebrb\u00ebn prov\u00eb as ;<\/p>\n<p>\u2013 skafi me kapiten ministrin gangsterr por i paguar nga kapo i band\u00ebs dhe administruar n\u00eb l\u00ebvizjen e tij me hyqmin e ministrit.<br \/>\nNuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prov\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e narkorregjimit as ;<br \/>\n\u2013 p\u00ebrgjimet e band\u00ebs tek deklarojn\u00eb dhuratat dhe parat\u00eb e dh\u00ebna p\u00ebr blerjen e votave n\u00eb fushat\u00ebn elektorale.<br \/>\nNuk jan\u00eb prov\u00eb as ;<br \/>\n\u2013 qindramilionat e gjendura me patentat e skafistit minist\u00ebr n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin e vend, fal\u00eb aksidentit n\u00eb ikje ndaj kontrollit t\u00eb policis\u00eb.<br \/>\nNuk qenka prov\u00eb as ;<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1568979226447\"><\/div>\n<p>\u2013 em\u00ebrimi i drejtuesve t\u00eb policis\u00eb n\u00eb akset ky\u00e7e t\u00eb trafikimit dhe p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb bashk\u00ebpunim drejtp\u00ebrdrejt me band\u00ebn.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb prov\u00eb sipas drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb narkorregjimit as ;<br \/>\n\u2013 fshehja e kanabizimit masiv dhe mashtrimi i opinionit publik, si nj\u00eb sinjal i qart\u00eb p\u00ebr policin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos guxuar t\u00eb ndaloj\u00eb trafikun.<br \/>\nNuk denjon as ta marr\u00eb si prov\u00eb, drejtesia e narkorregjimit ;<br \/>\n\u2013 d\u00ebshmin\u00eb e ish oficerit t\u00eb policis\u00eb, Zagani dhe p\u00ebrfshirjen e ish ministrit gangsterr n\u00eb p\u00ebrndjekjen dhe lin\u00e7imin e k\u00ebtij polici q\u00eb guxoi t\u00eb denoncoi dhe hetoi grupin kriminal.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb nuk mund t\u00eb konsideronte provat flagrante drejt\u00ebsia e komanduar nga narkorregjimi i cili pas em\u00ebrimit skandaloz dhe antikushtetues t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, l\u00ebshoi avoketerit mediatik t\u00eb tij n\u00eb butaforin\u00eb e sh\u00ebmtuar n\u00eb \u00e7do ekran dhe hapsir\u00eb mediatike, duke na \u201cgarantuar\u201d se do t\u00eb ishte vet\u00ebvrasje p\u00ebr rregjimin po t\u00eb largonte prokuror\u00ebt q\u00eb hetonin ish-ministrin gangsterr.<br \/>\nSe ajo nuk mund t\u00eb ndodhte kurr\u00eb , etj., etj. !<br \/>\nNuk kaloj shum\u00eb dhe prokuror\u00ebt u shkarkuan dhe dosja u shkalafit turp\u00ebsisht.<br \/>\nPor sado t\u00eb p\u00ebrpiqet drejt\u00ebsia e narkorregjimit t\u00eb fsheh\u00eb provat, kushdo n\u00eb Shqip\u00ebri, Amerik\u00eb dhe Evrop\u00eb e njeh mir\u00eb doktrin\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb penale.<br \/>\nSe si konsiderohet fajtor nj\u00eb bos i krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Pablo Eskobar, nuk u d\u00ebnua se transportonte ai vete me thesin n\u00eb krah drog\u00ebn.<br \/>\nToto Riina nuk u d\u00ebnua se ishte filmuar duke vrar\u00eb ai me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb viktimat e mafies.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb bot\u00eb ka shum\u00eb bos\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb d\u00ebnuar nga p\u00ebrgjimet dhe d\u00ebshmit\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve si prova t\u00eb krimit t\u00eb kryer.<br \/>\nNarkorregjimi harron se droga masive nuk shkoi dhe helmoi vet\u00ebm Italin\u00eb, por shum\u00eb prej vendeve t\u00eb tjera evropiane, Gjermanin\u00eb, Franc\u00ebn, Holand\u00ebn, Britanin\u00eb e Madhe, etj.<\/p>\n<p>Rregjimi harron se kriminalizimi i r\u00ebnd\u00eb i shtetit dhe institucioneve t\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar i NATO-s, ka minuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb sigurin\u00eb e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb hapsir\u00ebs trans-atlantike. Ndaj rregjimi nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb se pavar\u00ebsisht q\u00eb e ka dor\u00ebzuar drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare te mafia dhe krimi organizuar, kjo \u00e7\u00ebshtje dhe t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, bazuar n\u00eb t\u00eb gjitha konventat dhe praktikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, do t\u00eb mund t\u00eb hetohet dhe gjykohet n\u00eb cilindo prej v\u00ebndeve t\u00eb aksit euro-atlantik.<br \/>\nShqiptar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb dhe e shpresojn\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Por sot, beteja me mafien q\u00eb ka kapur jo vet\u00ebm qeverisjen por dhe pushtetin e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00e0shm\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb jasht\u00ebzakonisht e madhe dhe q\u00eb do t\u00eb zhvillohet me dimensione t\u00eb papara m\u00eb par\u00eb, e q\u00eb duan ta qesharakizojn\u00eb duke e z\u00ebvend\u00ebsuar me \u201ctakim p\u00ebr kafe\u201d ku t\u00eb shkruhen ca nene Kodi, se si krijohen komisionet e qendrave t\u00eb votimit n\u00ebp\u00ebr katundet e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, mafia dhe krimi i organizuar po b\u00ebjn\u00eb gjithshka jo vet\u00ebm t\u00eb bllokojn\u00eb rrug\u00ebtimin evropian t\u00eb shqiptar\u00ebve, por ti largojn\u00eb ata sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur nga modeli dhe aleanca per\u00ebndimore.<br \/>\nPik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto, sot shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb thirrur n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr sakrifica t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebrndryshe do t\u00eb shuhet dhe i fundit prej tyre mbi k\u00ebt\u00eb dh\u00e8<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar n\u00eb nj\u00eb status t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb facebook, vendimin e dh\u00ebn\u00eb mbr\u00ebmjes e s\u00eb enjtes nga gjykata e krimeve t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr ish ministrin Saimir Tahiri. N\u00eb reagimin e tij Nishani shkruan se dje shqiptar\u00ebve ju demonstrua prova m\u00eb e fort\u00eb dhe n\u00eb flagranc\u00eb, ajo e kapjes, kontrollit dhe komandimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":54908,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-107978","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107978"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107978\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54908"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}