{"id":108143,"date":"2019-09-20T17:34:41","date_gmt":"2019-09-20T15:34:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=108143"},"modified":"2019-09-20T17:34:41","modified_gmt":"2019-09-20T15:34:41","slug":"kushtet-e-merkelit-dhe-ato-te-tahirit-per-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kushtet-e-merkelit-dhe-ato-te-tahirit-per-ramen\/","title":{"rendered":"Kushtet e Merkelit dhe ato t\u00eb Tahirit p\u00ebr Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr ish ministrin e brendsh\u00ebm Saimir Tahiri, analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj, n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb tij\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn Panorama, teksa e lidh edhe me kushtet e Gjermanis\u00eb dhe BE p\u00ebr hapjen e negociatave, shprehet nd\u00ebr t\u00eb tjera se,<\/p>\n<p>&#8220;ne shqiptar\u00ebt i kemi ikur Europ\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00eb popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit. Arsyet historike jan\u00eb t\u00eb njohura e t\u00eb st\u00ebrth\u00ebna! P\u00ebrs\u00ebri jemi t\u00eb fundit n\u00eb gjetjen e nj\u00eb vendi n\u00eb rendin e saj politik, ekonomik e mbi t\u00eb gjitha n\u00eb at\u00eb doktrinar t\u00eb vlerave q\u00eb i skalisin fizionomin\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Sipas tij,\u00a0Gjithsesi, ata i vendosen qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00ebnt\u00eb kushte bazike p\u00ebr ta quajtur formalisht Shqip\u00ebrin\u00eb shtet demokratik. N\u00eb secilin prej tyre, vet\u00ebkuptohet q\u00eb vendi yn\u00eb nuk plot\u00ebson kriteret e Kopenhag\u00ebs si p\u00ebrkufizim p\u00ebr demokracin\u00eb. Ato kushte k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mbushin boshin e madh n\u00eb drejt\u00ebsi, at\u00eb t\u00eb legjitimitetit t\u00eb zgjedhjeve si dhe d\u00ebnimin e atyre q\u00eb vot\u00ebn e vjedhin, e blejn\u00eb, e marrin me shantazh! V\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kjo qeveri t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur m\u00ebma t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb bijt\u00eb e vet. Edi Rama ka gjasht\u00eb vjet q\u00eb i premton negociatat, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr u fut dinamitin institucioneve t\u00eb vendit.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_c93fe1047e\"><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Ja \u00e7far\u00eb shkruan n\u00eb analiz\u00ebn e tij Agron Gjekmarkaj:<\/strong><\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt i kemi ikur Europ\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00eb popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit. Arsyet historike jan\u00eb t\u00eb njohura e t\u00eb st\u00ebrth\u00ebna! P\u00ebrs\u00ebri jemi t\u00eb fundit n\u00eb gjetjen e nj\u00eb vendi n\u00eb rendin e saj politik, ekonomik e mbi t\u00eb gjitha n\u00eb at\u00eb doktrinar t\u00eb vlerave q\u00eb i skalisin fizionomin\u00eb.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs, krahas njer\u00ebzve t\u00eb\u00a0 ndersh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt ngjanin me personazhet e pikturave t\u00eb Gojes, q\u00eb buka e f\u00ebmij\u00ebve i \u00e7oi sokaqeve t\u00eb Europ\u00ebs, nj\u00eb armat\u00eb e madhe \u201cnjer\u00ebzish t\u00eb rinj\u201d, lloj-lloj matrahul\u00ebsh, krena pa form\u00eb, e forma pa krye, batalione prostitutash, \u00e7eta gjak\u00ebsore kriminel\u00ebsh, u b\u00ebn\u00eb subjekt i lajmeve n\u00eb \u00e7do shtet dhe tmerri i imazhit shqiptar. Pos k\u00ebsaj, gjat\u00eb 30 viteve demokraci, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, lidershipi shqiptar u soll ndaj Europ\u00ebs me logjik\u00ebn e propagand\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdorin katundeve e zabeleve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebtu kap, shqyej, rr\u00ebmbe, shaj, fyej, k\u00ebrc\u00ebno, ha, krekosu, me fytyr\u00ebn sholl\u00eb, kepuc\u00ebt e barkun lod\u00ebr, n\u00eb paradhomat e Europ\u00ebs paraqiten si shknjalla t\u00eb p\u00ebrhimta t\u00eb sp\u00ebrkatuna me hile t\u00eb nd\u00ebrsjella. Me nj\u00eb leht\u00ebsi dhe siguri, me nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb frikshme p\u00ebr t\u00eb mos u turp\u00ebruar e shpifur, me at\u00eb shakllabaniz\u00ebm q\u00eb i imponohen qytetarit shqiptar, i cili ende s\u2019e ka t\u00eb plot\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb liria dhe demokracia, sunduesit e k\u00ebtij vendi besonin e besojn\u00eb q\u00eb me rrejt\u00eb \u201ckaurin\u201d, Europ\u00ebn, \u00ebsht\u00eb sevap! Madje, t\u00eb majmur e t\u00eb pasuruar, t\u00eb bindur se zot\u00ebrojn\u00eb dijen supreme, sekretin e ep\u00ebrm, taktin dhe momentin, gjykimin e fundit dhe zgjidhjen e par\u00eb, me at\u00eb kapardisje q\u00eb ngrehen studiove televizive, ku fjal\u00ebt u thyejn\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt si arra gur\u00e7e, mendojn\u00eb e besojn\u00eb se mund t\u00eb magjepsin edhe kancelarit\u00eb europiane e ve\u00e7an\u00ebrisht lider\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb mentalitet provincial t\u00eb themeluar mbi batak\u00e7ill\u00ebkun, xhahill\u00ebkun, zgrapsjen, sektin dhe sevapin, dometh\u00ebn\u00eb rren\u00ebn t\u00eb ambalazhuar me karton\u00ebt e injoranc\u00ebs, ata grom\u00ebsijn\u00eb qyteteve europiane, duke prezantuar sukseset n\u00ebn udh\u00ebheqjen e tyre. Ndonj\u00ebher\u00eb, edhe e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb Europ\u00ebn, i tundin gishtin nga fr\u00ebngjit\u00eb e propagand\u00ebs teksa prodhojn\u00eb dhimbje, kriza e thyerje. Ata (europian\u00ebt) na shohin her\u00eb me m\u00ebshir\u00eb e her\u00eb me p\u00ebrbuzje. E ja ku jemi, ende pas 30 vitesh pas r\u00ebnies se komunizmit, si form\u00eb qeverisjeje e jo si mentalitet, t\u00eb fundit n\u00eb dyert e Europ\u00ebs, e cila ka nj\u00eb hall t\u00eb madh me\u00a0ne, t\u00eb na l\u00ebr\u00eb n\u00ebn influencat ruse a neotomane, t\u00eb cilat si serotin\u00eb bien k\u00ebtyre an\u00ebve, n\u00ebn kartelet e kanabisit, nj\u00eb rrezik ky edhe p\u00ebr ta apo t\u00eb na marr\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgim??!! P\u00ebr momentin, ngjan se n\u00eb Gjermanin\u00eb e Kancelares Merkel po triumfon kjo linj\u00eb gjeostrategjike.<\/p>\n<p>Gjithsesi, ata i vendosen qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00ebnt\u00eb kushte bazike p\u00ebr ta quajtur formalisht Shqip\u00ebrin\u00eb shtet demokratik. N\u00eb secilin prej tyre, vet\u00ebkuptohet q\u00eb vendi yn\u00eb nuk plot\u00ebson kriteret e Kopenhag\u00ebs si p\u00ebrkufizim p\u00ebr demokracin\u00eb. Ato kushte k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mbushin boshin e madh n\u00eb drejt\u00ebsi, at\u00eb t\u00eb legjitimitetit t\u00eb zgjedhjeve si dhe d\u00ebnimin e atyre q\u00eb vot\u00ebn e vjedhin, e blejn\u00eb, e marrin me shantazh! V\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kjo qeveri t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur m\u00ebma t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb bijt\u00eb e vet. Edi Rama ka gjasht\u00eb vjet q\u00eb i premton negociatat, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr u fut dinamitin institucioneve t\u00eb vendit. Ai ka kat\u00ebr vjet q\u00eb thot\u00eb u hap\u00ebn dhe madje, dekoron ambasador\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sukses.<\/p>\n<p>Madje, bashk\u00eb me tellall\u00ebt e vet, pat shpallur armik e agjent t\u00eb Rusis\u00eb deputetin Kri\u00e7baun, njeriun e af\u00ebrt t\u00eb zonj\u00ebs Merkel, sepse ai i pat v\u00ebn\u00eb 7 pika qysh n\u00eb vitin 2016, nj\u00eb prej tyre p\u00ebr lidhjet e politik\u00ebs me krimin, t\u00eb cilat jan\u00eb intensifikuar. Tani, ato kushte u p\u00ebrs\u00ebriten me disa t\u00eb tjera plus. Nj\u00eb agjitprop i f\u00eblligt\u00eb ka pushtuar k\u00ebdo n\u00eb rreshtat e par\u00eb t\u00eb Rilindjes, flok\u00ebbardh\u00ebt e flok\u00eblyerit, t\u00eb gjat\u00ebt e shkurtaqet, bylbylat e bareshat! Shoq\u00ebria shqiptare e d\u00ebshiron Europ\u00ebn, disa shpirt\u00ebrisht, t\u00eb tjer\u00eb materialisht, por e v\u00ebrteta e fundit \u00ebsht\u00eb se e duan! Nd\u00ebrsa qeveria nuk ka plot\u00ebsuar asnj\u00eb kusht dhe jeta jon\u00eb e brendshme, ajo politike, ekonomike, e rendit dhe siguris\u00eb, sundimi i ligjit, raporti me korrupsionin dhe krimin nuk ka krahasim as nat\u00ebn, as dit\u00ebn, me vendet europiane. Por hapja e negociatave, n\u00ebse ndodh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm tejet i mir\u00eb dhe i shum\u00ebpritur, n\u00eb t\u00eb cilin Edi Rama s\u2019ka kurrfar\u00eb merite, ndon\u00ebse do t\u2019i p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjitha!<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb Europa hyn n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u00eb paku po aq rritet shpresa q\u00eb matrapaz\u00ebt q\u00eb na qeverisin nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb japin llogari diku, n\u00eb mos para gjykatave, p\u00ebrball\u00eb zotit dhe historis\u00eb po!! Kushtet e Merkelit mund t\u00eb na \u00e7ojn\u00eb drejt k\u00ebsaj shprese hipotetike e iluzive, nd\u00ebrsa kushtet e Tahirit ndaj Ram\u00ebs, t\u00eb cilat u gatuan gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb gjata t\u00eb pasdites s\u00eb djeshme, e kusht\u00ebzojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr Kryeministrin ton\u00eb. K\u00ebto do t\u2019i realizoj\u00eb medoemos, nd\u00ebrsa ato t\u00eb Merkelit tu pa, tu ba, madje na b\u00ebri edhe p\u00ebr t\u00eb qeshur n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb te vrugta!! Urime t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, e cila e filloi mbroth, me k\u00ebmb\u00ebn e djatht\u00eb, pun\u00ebn e saj!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr ish ministrin e brendsh\u00ebm Saimir Tahiri, analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj, n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb tij\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn Panorama, teksa e lidh edhe me kushtet e Gjermanis\u00eb dhe BE p\u00ebr hapjen e negociatave, shprehet nd\u00ebr t\u00eb tjera se, &#8220;ne shqiptar\u00ebt i kemi ikur Europ\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":108145,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-108143","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108143","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108143"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108143\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108145"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108143"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108143"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108143"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}