{"id":109332,"date":"2019-09-28T13:43:26","date_gmt":"2019-09-28T11:43:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=109332"},"modified":"2019-09-28T13:43:26","modified_gmt":"2019-09-28T11:43:26","slug":"deutsche-welle-komisioni-i-venecias-meta-tejkalim-kompetencash-jo-shkarkim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/deutsche-welle-komisioni-i-venecias-meta-tejkalim-kompetencash-jo-shkarkim\/","title":{"rendered":"Deutsche Welle: Komisioni i Venecias \u201cMeta tejkalim kompetencash, jo shkarkim\u201d"},"content":{"rendered":"<p class=\"intro\">Komisioni i Venecias dha opinionin e tij lidhur me anulimin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit nga Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Ilir Meta. Tani fati politik i Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, shkruan sot Deutsche Welle.<\/p>\n<div id=\"sharing-bar\" class=\"min\">\n<p>Komisioni i Venecias publikoi t\u00eb premten n\u00eb mbr\u00ebmje (27.09.2019) opinionin e tij p\u00ebr karakterin kushtetues ose jo t\u00eb dekreteve t\u00eb Presidentit Meta lidhur me anulimin e 30 qershorit t\u00eb kaluar, si dat\u00eb e\u00a0 Lokaleve 2019. N\u00eb draft raportin e k\u00ebtij Komisioni dekretet e Met\u00ebs cil\u00ebsohen si\u201dtejkalim i kompetencave kushtetuese, q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn akt p\u00ebr shkarkimin e Presidentit dhe vendimin p\u00ebrfundimtar do ta marr\u00eb Gjykata Kushtetuese\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni i Venecias shprehet n\u00eb draft raportin e sip\u00ebrp\u00ebrmenduar\u00a0 se \u201cn\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb dispozite ligjore, Presidenti mund t\u00eb anuloj\u00eb zgjedhjet p\u00ebr organet e qeverisjes vendore, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb, e cila plot\u00ebson kriteret p\u00ebr marrjen e masave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, duke patur gjithashtu edhe nj\u00eb baz\u00eb specifike ligjore p\u00ebr shtyrjen e zgjedhjeve lokale.\u201d<\/p>\n<p><strong>A ishte Shqip\u00ebria n\u00eb situat\u00eb p\u00ebr masa t\u00eb jasht\u00ebzakonshme?<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti Meta anuloi 30 qershorin si dat\u00eb e Lokaleve 2019 m\u00eb 8 qershor, dit\u00ebn e protest\u00ebs s\u00eb tet\u00eb komb\u00ebtare antiqeveritare t\u00eb opozit\u00ebs. Opozita kishte bojkotuar Parlamentin, kishte hequr dor\u00eb nga mandatatet parlamentare dhe ndodhej n\u00eb protest\u00eb prej 4 muajsh p\u00ebr t\u00eb larguar kryeministrin Rama dhe rr\u00ebzuar qeverin\u00eb e tij, t\u00eb akuzuar prej saj p\u00ebr vjedhje votash dhe lidhje me krimin e organizuar. Ajo kishte deklaruar q\u00eb nuk merrte pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 30 qershorit, madje do t\u00eb pengonte zhvillimin e tyre me mosbindje civile.<\/p>\n<p>Sipas opinionit t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, \u201cshpallja e situat\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb rregullash t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe me konsensus politik, i cili do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur krijimin e nj\u00eb baze ligjore ad hoc, \u201crregulla q\u00eb nuk u ndoq\u00ebn n\u00eb rastin e anulimit t\u00eb dat\u00ebs 30 qershor nga Presidenti Meta.<\/p>\n<p><strong>Autoriteti i Presidentit nuk q\u00ebndron mbi politik\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Kushtetuta i njeh Presidentit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb caktuar dat\u00ebn e zgjedhjeve. P\u00ebr Presidentin Meta kjo e drejt\u00eb p\u00ebrmban edhe at\u00eb t\u00eb anulimit t\u00eb saj. Komisioni i Venecias e shikon ndryshe. Sipas tij \u201ce drejta e p\u00ebrcaktimit t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e pozit\u00ebs neutrale q\u00eb Kushtetuta shqiptare i atribuon Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson unitetin e njer\u00ebzve. Por k\u00ebto cil\u00ebsime nuk do t\u00eb thon\u00eb q\u00eb autoriteti i Presidentit \u00ebsht\u00eb mbi politik\u00ebn. Presidenti jo vet\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb sillet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme, por gjithashtu duhet t\u00eb shihet q\u00eb sillet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti Meta e ka argumentuar anulimin e dat\u00ebs 30 qershor si dat\u00eb zgjedhjesh si nj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb drejt\u00ebn e elektoratit opozitar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe nj\u00ebherazi p\u00ebr t\u00eb patur zgjedhje pluraliste, n\u00eb kushtet e munges\u00ebs n\u00eb to t\u00eb forcave kryesore t\u00eb opozit\u00ebs, Ekspert\u00ebt e Komisionit t\u00eb Venecias shprehen, se \u201cbojkoti zgjedhor nga partit\u00eb politike, edhe n\u00ebse ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb elektoratit nuk mund t\u00eb pengoj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje t\u00eb rregullta. P\u00ebrndryshe, k\u00ebto parti do t\u00eb merrnin lev\u00ebn p\u00ebr t\u00eb penguar plot\u00ebsisht \u00e7do zgjedhje. Bojkoti n\u00eb vetvete, nuk \u00e7on n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb kushtetuese apo paq\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb rendit publik. Mungesa e dy partive kryesore t\u00eb opozit\u00ebs, Partis\u00eb Demokratike,(PD) dhe L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, (LSI) mund t\u00eb ndikonte n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs. Por nuk ishte shteti shqiptar q\u00eb i pengoi k\u00ebto parti t\u00eb garonin n\u00eb zgjedhje, por vet\u00eb partit\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb bojkotojn\u00eb zgjedhjet\u201d, theksohet n\u00eb draft-raportin e Komisionit t\u00eb Venecias.<\/p>\n<p><strong>Shkarkimi nuk p\u00ebrligjet<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Venecias shprehet qart\u00eb q\u00eb \u201cPresidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetut\u00ebs, fillimisht duke i anuluar zgjedhjet lokale dhe m\u00eb pas duke i shtyr\u00eb ato pa asnj\u00eb baz\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ligjore. \u201dEkspert\u00ebt e tij shprehen, se \u201ci takon parlamentit dhe n\u00eb fund Gjykat\u00ebs Kushtetuese, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb, n\u00ebse ato do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin \u201cshkelje t\u00eb r\u00ebnda\u201d, t\u00eb cilat do t\u00eb lejonin nj\u00eb shkarkim t\u00eb Presidentit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tyre \u201cnj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh tregojn\u00eb, q\u00eb\u00a0 nuk v\u00ebrtetohet nj\u00eb shkelje serioze\u201d. Faktor\u00ebt e p\u00ebrmendur prej ekspert\u00ebve jan\u00eb: thirrjet e Met\u00ebs p\u00ebr dialog, pritshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb shtyrja e zgjedhjeve do t\u00eb kontribuonte p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar pal\u00ebt drejt kompromisit, mungesa e nj\u00eb ligji q\u00eb rregullon sakt\u00ebsisht kompetencat e Presidentit, statusi i mang\u00ebt kushtetues i zgjedhjeve lokale n\u00eb krahasim me ato parlamentare. Si p\u00ebrfundim opinioni i Komisionit t\u00eb Venecia shprehet q\u00eb \u201cveprimet e Presidentit nuk mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00eb natyre mjaftueshm\u00ebrisht serioze p\u00ebr t\u00eb justifikuar shkarkimin e tij\u201d. Por ata theksojn\u00eb q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb vendimi i Parlamentit dhe shqyrtimi i tij n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb shkarkimin apo jo t\u00eb Presidentit Meta.<\/p>\n<p><strong>Reagimi nga presidenca: Zero shkelje kushtetuese<\/strong><\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, kund\u00ebrshton opinionin e Komisionit t\u00eb Venecias n\u00eb draftraportin e sapopublikuar. N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb median sociale ai e quan \u201ctrakt t\u00eb porositur\u201d draft raportin e Komisionit t\u00eb Venecias. \u201cZero shkelje t\u00eb kushtetut\u00ebs! Harrojini traktet e porositura ngado q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb! Presidenti i Republik\u00ebs ka mbrojtur Kushtetut\u00ebn, rendin demokratik dhe pluralizmin politik: Ai ka shmangur gjakderdhjen dhe Rajshtagun\u201d shkruan z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi Tedi Blushi. Ai i b\u00ebn thirrje forcave politike \u201ct\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb Bundestagun, t\u00eb ulen urgjent dhe t\u00eb zgjidhin kriz\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb politike para se t\u2019i shtojn\u00eb kushte t\u00eb tjera Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni i Venecias u ftua nga Parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb opinionin e tij pasi Komisioni Hetimor, i inicuar nga maxhoranca socialiste p\u00ebr t\u00eb hetuar karakterin kushtetues apo jo t\u00eb 2 dekreteve t\u00eb Met\u00ebs lidhur me dat\u00ebn e Lokaleve 2019, p\u00ebrfundoi hetimet e tij. Tani pritet vendimi i Parlamentit dhe shqyrtimi i tij n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, q\u00eb pritet t\u00eb ngrihet s\u00eb shpejti. Funksionimi i saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga 9 kushtet q\u00eb Bundestagu gjerman i ka v\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr \u201dPO\u201d e tij lidhur me hapjen e negociatave t\u00eb pranimit n\u00eb BE.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Venecias dha opinionin e tij lidhur me anulimin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit nga Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Ilir Meta. Tani fati politik i Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, shkruan sot Deutsche Welle. Komisioni i Venecias publikoi t\u00eb premten n\u00eb mbr\u00ebmje (27.09.2019) opinionin e tij p\u00ebr karakterin kushtetues ose jo t\u00eb dekreteve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":96498,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-109332","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109332","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109332"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109332\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}