{"id":109514,"date":"2019-09-30T16:14:38","date_gmt":"2019-09-30T14:14:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=109514"},"modified":"2019-09-30T16:14:38","modified_gmt":"2019-09-30T14:14:38","slug":"bushati-thirrje-te-forte-gjithe-politikes-duhet-nje-pakt-kombetar-per-europen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bushati-thirrje-te-forte-gjithe-politikes-duhet-nje-pakt-kombetar-per-europen\/","title":{"rendered":"Bushati thirrje t\u00eb fort\u00eb gjith\u00eb politik\u00ebs: Duhet nj\u00eb Pakt Komb\u00ebtar p\u00ebr Europ\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Ditmir Bushati, ka komentuar vendimin e Bundestagut gjerman p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb \u201cPO\u201d hapjes s\u00eb negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Evropian, duke vendosur n\u00ebnt\u00eb kushte.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cDW\u201d, ish-ministri Bushati thekson se p\u00ebrgjith\u00ebsisht procesi i zgjerimit \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me element\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzimit demokratik, duke shtuar se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb politika shqiptare t\u2019i kthej\u00eb kushtet e Gjermanis\u00eb n\u00eb nj\u00eb plan konkret pune, pasi p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb edhe e qeveris\u00eb, edhe e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cBesoj se m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb futemi n\u00eb nj\u00eb debat apo rivalitet se ndaj kujt drejtohen kushtet e Gjermanis\u00eb dhe Bundestagut gjerman \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebrcaktues p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Pakt Komb\u00ebtar p\u00ebr Europ\u00ebn. Nj\u00eb Pakt Komb\u00ebtar p\u00ebr Europ\u00ebn q\u00eb shtrihet p\u00ebrtej kusht\u00ebzimeve t\u00eb Bundestagut gjerman sepse po t\u00eb lexojm\u00eb dokumentin, dokumenti nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb thjesht vet\u00ebm me fillimin e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim dhe pun\u00ebn konkrete p\u00ebr hapjen e kapitujve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb do ta shoq\u00ebroj\u00eb deri n\u00eb fund procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ndaj, na duhet q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij Pakti Komb\u00ebtar p\u00ebr Europ\u00ebn q\u00eb shkon p\u00ebrtej partive politike, ne t\u00eb kemi mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb objektivat, strategjin\u00eb, burimet njer\u00ebzore, p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs, burimet financiare t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr dekad\u00ebn e ardhshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces\u201d, thekson ish-ministri.<\/p>\n<p><strong>DW: Z.Bushati, Bundestagu gjerman i tha \u201cPO\u201d hapjes s\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, por me disa kushte. A \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb lajm i mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ditmir Bushati:<\/strong>\u00a0Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces nd\u00ebrmjet Bundestagut gjerman dhe qeveris\u00eb federale. Me pak fjal\u00eb, Bundestagu gjerman p\u00ebrcaktoi vij\u00ebn e sjelljes q\u00eb qeveria gjermane do t\u00eb duhet t\u00eb respektoj\u00eb n\u00eb raport me vendet e tjera an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, kur t\u00eb trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e fillimit t\u00eb bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Bundestagu dhe Gjermania p\u00ebrqafojn\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb kusht\u00ebzuar dhe t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar. Nuk duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje sepse p\u00ebrgjith\u00ebsisht procesi i zgjerimit \u00ebsht\u00eb i shoq\u00ebruar me element\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzimit demokratik dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ne, k\u00ebto kusht\u00ebzime, t\u2019i kthejm\u00eb n\u00eb nj\u00eb plan konkret pune dhe t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces apo barra n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb kryesisht e qeveris\u00eb dhe e mazhoranc\u00ebs q\u00eb drejton vendin, por nga ana tjet\u00ebr opozita duhet t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt. Besoj se m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb futemi n\u00eb nj\u00eb debat apo rivalitet se ndaj kujt drejtohen kushtet e Gjermanis\u00eb dhe Bundestagut gjerman \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebrcaktues p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Pakt Komb\u00ebtar p\u00ebr Europ\u00ebn. Nj\u00eb Pakt Komb\u00ebtar p\u00ebr Europ\u00ebn q\u00eb shtrihet p\u00ebrtej kusht\u00ebzimeve t\u00eb Bundestagut gjerman sepse po t\u00eb lexojm\u00eb dokumentin, dokumenti nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb thjesht vet\u00ebm me fillimin e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim dhe pun\u00ebn konkrete p\u00ebr hapjen e kapitujve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb do ta shoq\u00ebroj\u00eb deri n\u00eb fund procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ndaj, na duhet q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij Pakti Komb\u00ebtar p\u00ebr Europ\u00ebn q\u00eb shkon p\u00ebrtej partive politike, ne t\u00eb kemi mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb objektivat, strategjin\u00eb, burimet njer\u00ebzore, p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs, burimet financiare t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr dekad\u00ebn e ardhshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1569852796510\"><\/div>\n<p><strong>DW: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb presim deri n\u00eb tetor?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ditmir Bushati:<\/strong>\u00a0E para, nuk duhet t\u00eb presim asgj\u00eb. Ne do t\u00eb duhet q\u00eb t\u2019i kishim b\u00ebr\u00eb pun\u00ebt tona, sepse edhe po t\u00eb mos ekzistonin fare kusht\u00ebzimet e Bundestagut gjerman, edhe sikur t\u00eb mos ekzistonin fare kriteret e Kopenhagenit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian, besoj \u00ebsht\u00eb nevoja e brendshme jona p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri europiane k\u00ebtu. P\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe jo nj\u00eb shoq\u00ebri tregu; p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb bazohet tek ekonomia e dijes dhe jo nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb bazohet tek krahu i lir\u00eb i pun\u00ebs; p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kapitaliz\u00ebm demokratik ku i jepet mund\u00ebsia secilit t\u00eb ofroj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe jo nj\u00eb kapitaliz\u00ebm grabitqar. Deri tani, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ne k\u00ebt\u00eb proces e kemi trajtuar si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kusht\u00ebzimesh dhe shum\u00eb pak e kemi trajtuar si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me standardet e prekshme t\u00eb jet\u00ebs ton\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Prandaj mendoj se sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb dalim nga labirinthi i vet\u00ebmashtrimit, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb kemi mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i ofruar qytetar\u00ebve tan\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb prekshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb ne! Do t\u00eb ishte iluzive q\u00eb t\u00eb mendonim q\u00eb vendet e tjera an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb apo institucionet europiane apo miqt\u00eb dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, sado ta duan Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb ne. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb BE-ja e sotme nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse nga nj\u00ebra an\u00eb ne shohim Gjermanin\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb q\u00ebndrim kusht\u00ebzues t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar, si\u00e7 i takon n\u00eb fakt nj\u00eb partneri t\u00eb ndersh\u00ebm dhe kritiku t\u00eb drejt\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjermania \u2013 nj\u00eb vend i cili jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb lokomotiva kryesore e Bashkimit Europian por ka nj\u00eb analiz\u00eb dhe qasje molekulare ndaj t\u00eb gjitha zhvillimeve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u2013 dhe nga ana tjet\u00ebr kemi Franc\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb diskutim m\u00eb strategjik p\u00ebr zgjerimin, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Bashkimit Europian, dhe pse jo, p\u00ebr ta ngadal\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb proces derisa t\u00eb reformohet Bashkimi Europian. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj situate, ne duhet t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe duhet t\u00eb kapim trenin e radh\u00ebs dhe t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb shanset nuk jan\u00eb aty p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DW: Kryeministri grek ka specifikuar q\u00eb nuk ka hapje negociatash p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb pa u zgjidhur problemet e minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Greqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet me t\u00eb cilin ju pat\u00ebt nj\u00eb s\u00ebr\u00eb negociatash n\u00eb koh\u00ebn kur ishit minist\u00ebr i Jasht\u00ebm, nj\u00eb prej tyre dhe nd\u00ebr m\u00eb kryesoret, edhe marr\u00ebveshja p\u00ebr detin\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ditmir Bushati:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb vjet, Greqia s\u00ebbashku me Italin\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb dy prej vendeve t\u00eb cilat u b\u00ebn\u00eb promotor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb advokimit t\u00eb fillimit t\u00eb bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE dhe kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn publikisht nga ana e kryeministrit dhe nga ana e qeveris\u00eb shqiptare. Gjithmon\u00eb kam besuar dhe besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e fqinj\u00ebve q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, t\u00eb kultivojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Nuk besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn por as n\u00eb interesin e Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kusht\u00ebzuar apo penguar avancimin e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Europian. Sikund\u00ebr mendoj q\u00eb standardet q\u00eb jan\u00eb arritur p\u00ebrsa u p\u00ebrket t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb pakic\u00ebn greke, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb e respektuar, jan\u00eb ato standarde q\u00eb jan\u00eb arritur edhe fal\u00eb avancimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebr organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, apo fakti q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend kandidat n\u00eb Bashkimin Europian. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mendoj q\u00eb fillimi i bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe p\u00ebr Greqin\u00eb, p\u00ebr ta ndihmuar vendin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar k\u00ebto standarde. Sikund\u00ebr besoj fuqimisht q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ne i kemi trajtuar me qeverin\u00eb greke n\u00eb paket\u00eb, q\u00eb jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa thjesht \u00e7\u00ebshtja e pakic\u00ebs komb\u00ebtare greke n\u00eb Shqip\u00ebri. Jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb e kan\u00eb origjin\u00ebn tek ligji i Luft\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fuqi. Pra, nga \u00e7\u00ebshtjet e karakterit historik q\u00eb prodhojn\u00eb pasoja edhe sot, e p\u00ebr t\u00eb shkuar me radh\u00eb tek \u00e7\u00ebshtjet e aktualitetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb paket\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb adresohen n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe me shpirtin europian q\u00eb duhet t\u00eb karakterizoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DW: K\u00ebshilltari i Komisionit Amerikan t\u00eb Helsinkit, z.Robert Hand, deklaroi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb q\u00eb ndryshimet e b\u00ebra n\u00eb ministrin\u00eb e Jashtme shqiptare mund ta b\u00ebjn\u00eb paksa skeptik n\u00eb lidhje me marrjen e presidenc\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr drejtimin e OSBE-s\u00eb n\u00eb vitin 2020. \u00c7far\u00eb komenti keni?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ditmir Bushati:<\/strong>\u00a0Marrja e drejtimit t\u00eb OSBE-s\u00eb nga ana jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej fitoreve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, por jo vet\u00ebm, pas an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO. Marrja e drejtimit t\u00eb OSBE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb testuar kapacitetin ton\u00eb nd\u00ebrveprues, n\u00eb kuptimin politik t\u00eb fjal\u00ebs, me vende t\u00eb k\u00ebsaj organizate, por edhe p\u00ebr t\u00eb konfirmuar pozicionin ton\u00eb si pol stabiliteti n\u00eb rajon. Natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore historike, e cila duhet shoq\u00ebruar gjithashtu me veprime konkrete n\u00eb praktik\u00eb. Duhet t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb qart\u00eb politike konsensuale duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e shtetit shqiptar por jo vet\u00ebm, n\u00eb veprimtarin\u00eb gjat\u00eb kryesimit t\u00eb OSBE-s\u00eb. Dhe duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces i cili t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb impakt pozitiv, t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb, n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe n\u00eb fitimin e vendit jo t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, nga ana tjet\u00ebr. Besoj q\u00eb s\u00eb pari tejkalimi i situat\u00ebs politike dhe ndasive t\u00eb theksuara n\u00eb Shqip\u00ebri dhe fuqizimi i kapacitetit dhe veprimit politik e diplomatik mund ta kthejn\u00eb drejtimin e OSBE-s\u00eb nga ana e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb histori suksesi.\/DW<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Ditmir Bushati, ka komentuar vendimin e Bundestagut gjerman p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb \u201cPO\u201d hapjes s\u00eb negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Evropian, duke vendosur n\u00ebnt\u00eb kushte. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cDW\u201d, ish-ministri Bushati thekson se p\u00ebrgjith\u00ebsisht procesi i zgjerimit \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me element\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzimit demokratik, duke shtuar se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb politika [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":80363,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-109514","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109514","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109514"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109514\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109514"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109514"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109514"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}