{"id":109604,"date":"2019-10-02T11:38:40","date_gmt":"2019-10-02T09:38:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=109604"},"modified":"2019-10-02T11:38:40","modified_gmt":"2019-10-02T09:38:40","slug":"basha-tha-se-i-eshte-dorezuar-rames-kjo-eshte-platforma-e-opozites-per-reformen-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basha-tha-se-i-eshte-dorezuar-rames-kjo-eshte-platforma-e-opozites-per-reformen-zgjedhore\/","title":{"rendered":"Basha tha se i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar Ram\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb platforma e opozit\u00ebs p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PD-s\u00eb Lulzim Basha tha sot se platforma e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb vendin nga kriza dhe reform\u00ebn zgjedhore i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar kryeministrit Edi Rama duke i k\u00ebrkuar shefit t\u00eb maxhoranc\u00ebs ta zbatoj\u00eb ose t\u00eb hap\u00eb krahun. Por p\u00ebr \u00e7far\u00eb propozimesh b\u00ebhet fjal\u00eb konkretisht? Jan\u00eb 5 pika t\u00eb planit t\u00eb opozit\u00ebs, q\u00eb u prezantua n\u00eb tryez\u00ebn p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, organizuar nga OSBE.<\/p>\n<p><strong>Q\u00cbNDRIM I OPOZIT\u00cbS S\u00cb BASHKUAR P\u00cbR \u201cREFORM\u00cbN ZGJEDHORE\u201d<\/strong><br \/>\n1. Opozita e Bashkuar i p\u00ebrgjigjet pozitivisht ftes\u00ebs s\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si tregues i mir\u00ebnjohjes p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr forcimin e demokracis\u00eb funksionale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebr vite p\u00ebr reformimin e kuadrit ligjor p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>1.1. Duke qen\u00eb se Reforma Zgjedhore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet p\u00ebr ecurin\u00eb e m\u00ebtejshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e integrimit europian, Opozita e Bashkuar angazhohet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb realizimin e saj.<\/p>\n<p>1.2. Opozita e Bashkuar rithekson nevoj\u00ebn p\u00ebr Reform\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Zgjedhore, q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb realizohet e zbatohet vet\u00ebm nga institucione apo subjekte zgjedhore q\u00eb kan\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, personat, subjekt t\u00eb hetimeve penale nr. 184\/2016 apo nr. 339\/2017, jan\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme, si dhe me Reform\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb Zgjedhore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka nevoj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>1.3. Diskutimet mbi Reform\u00ebn Zgjedhore duhet t\u00eb jen\u00eb transparente, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe publike, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hartimin e saj edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb t\u00eb gjitha grupeve t\u00eb interesit dhe shoq\u00ebris\u00eb civile. Opozita e Bashkuar angazhohet p\u00ebr t\u00eb diskutuar nj\u00eb reform\u00eb p\u00ebr ligjin e partive politike, p\u00ebrfshir\u00eb transparenc\u00ebn e financimit t\u00eb tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe nj\u00eb sistem zgjedhor q\u00eb u jep mund\u00ebsi qytetar\u00ebve t\u00eb shprehen p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre dhe nj\u00eb reform\u00eb kushtetuese q\u00eb synon forcimin e llogaridh\u00ebnies dhe kontrollit ndaj pushtetit.<\/p>\n<p>1.4. Komisioni Parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore nuk g\u00ebzon legjitimitetin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr realizimin e reformimit t\u00eb kuadrit ligjor zgjedhor dhe nuk \u00ebsht\u00eb organ p\u00ebrfaq\u00ebsues i vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve. Ai \u00ebsht\u00eb produkt i zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2017, t\u00eb diktuara gjer\u00ebsisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me parat\u00eb e pista t\u00eb krimit. P\u00ebr pasoj\u00eb, asnj\u00eb Komision q\u00eb ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje dhe drejtim individ\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishin n\u00eb burg p\u00ebr krime elektorale, nuk g\u00ebzon legjitimitetin p\u00ebr realizimin e Reform\u00ebs Zgjedhore. Asnj\u00eb Komision q\u00eb ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje dhe drejtim individ\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb opozit\u00ebn, nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb rregullat p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje t\u00eb partive politike opozitare.<\/p>\n<p>1.5. Opozita e Bashkuar propozon q\u00eb procesi t\u00eb drejtohet nga nj\u00eb struktur\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtar (OSBE\/ODIHR, BE, SHBA, etj.), nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Parlamentit monopartiak dhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Opozit\u00ebs s\u00eb Bashkuar. Produkti i dakord\u00ebsuar nga kjo struktur\u00eb, pasi i n\u00ebnshtrohet konsultimit me publikun, n\u00ebp\u00ebrmjet formave dhe metodave q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb marrjen e mendimit t\u00eb qytetar\u00ebve, miratohet pa ndryshime.<\/p>\n<p>2. Reforma Zgjedhore \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e aspekteve teknike t\u00eb organizimit t\u00eb zgjedhjeve, por e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>2.1. Ligji elektoral dhe legjislacioni penal q\u00eb mbron zgjedhjet demokratike m\u00eb s\u00eb pari jan\u00eb t\u00eb nevojshme t\u00eb zbatohen. Asnj\u00eb Reform\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb e suksesshme n\u00ebse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjet n\u00eb fuqi. Reformat Zgjedhore marrin kuptim vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur krimet elektorale t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs t\u00eb jen\u00eb hetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale dhe t\u00eb pavarur, dhe autor\u00ebt e krimeve t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrballur me ligjin.<\/p>\n<p>2.2. Opozita e Bashkuar mb\u00ebshtet q\u00ebndrimin e Misionit t\u00eb OSBE-ODIHR se \u201cKuadri ligjor aktual mund t\u00eb ofronte nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb p\u00ebr zgjedhje demokratike, n\u00ebse do t\u00eb zbatohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme dhe me nj\u00eb vullnet t\u00eb sinqert\u00eb politik\u201d. P\u00ebr pasoj\u00eb, organet e zbatimit t\u00eb ligjit duhet t\u00eb hetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb menj\u00ebhershme dhe transparente \u00e7do akuz\u00eb p\u00ebr shkelje zgjedhore:<br \/>\n\u2022 shitblerja e vot\u00ebs;<br \/>\n\u2022 presioni mbi zgjedh\u00ebsit n\u00eb administrat\u00eb publike;<br \/>\n\u2022 abuzimi me burimet njer\u00ebzore dhe financiare shtet\u00ebrore, pra mos ndarja e shtetit nga partia n\u00eb pushtet;<\/p>\n<p>\u2022 c\u00ebnimi i sekretit dhe liris\u00eb s\u00eb vot\u00ebs;<br \/>\n\u2022 manipulimi dhe falsifikimi i rezultatit.<\/p>\n<p>2.3. Duhet vullnet politik dhe nj\u00eb mekaniz\u00ebm konkret t\u00eb zbatuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb realizuar ndarjen e plot\u00eb t\u00eb politik\u00ebs nga krimi. Kapja e shtetit nga krimi p\u00ebrmes p\u00ebrfshirjes s\u00eb individ\u00ebve me rekorde kriminale apo me lidhje me krimin e organizuar, n\u00eb Kuvend, n\u00eb Qeveri, n\u00eb pushtetin vendor, n\u00eb funksione t\u00eb larta apo funksione ky\u00e7e t\u00eb administrat\u00ebs publike dhe organeve ligjzbatuese, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr integritetin dhe funksionimin e demokracis\u00eb dhe institucioneve demokratike dhe p\u00ebr vet\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>2.4. Zbatimi i Rekomandimeve teknike t\u00eb OSBE-ODIHR k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi, duke p\u00ebrfshir\u00eb Kodin Zgjedhor, ligjin e administrat\u00ebs publike, ligjin p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit, Ligjin p\u00ebr Mediat Audio-Vizive, etj.<\/p>\n<p>3. Diskutimi p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore duhet t\u00eb kryhen sipas nj\u00eb rendi p\u00ebrpar\u00ebsish, me q\u00ebllim zgjidhjen e problematikave q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vullnet politik p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe kushtetuese, dhe m\u00eb pas me zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve me karakter teknik.<\/p>\n<p>4. Ofrimi i garancive shtet\u00ebrore p\u00ebr barazi t\u00eb subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike q\u00eb garantojn\u00eb ushtrimin efektiv t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe p\u00ebr tu zgjedhur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, konstatohet se:<\/p>\n<p>\u2022 Qeveria aktuale nuk ofron asnj\u00eb garanci p\u00ebr ndarjen e shtetit nga partia apo politik\u00ebs nga krimi.<br \/>\n\u2022 KQZ n\u00ebn kontrollin politik t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet nuk garanton paanshm\u00ebrin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e administrat\u00ebs zgjedhore, duke anulluar t\u00eb gjitha garancit\u00eb q\u00eb ofron ligji p\u00ebr subjektet zgjedhore.<br \/>\n\u2022 Organet e zbatimit t\u00eb ligjit (Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Sh\u00ebrbimi Informativ i Shtetit) nuk kryejn\u00eb dot funksionet e tyre sipas ligjit, p\u00ebr shkak t\u00eb kontrollit nga partia n\u00eb pushtet dhe Qeveria.<br \/>\n\u2022 Gjykatat jan\u00eb jofunksionale dhe n\u00ebn presionin politik t\u00eb Qeveris\u00eb, si\u00e7 evidentoi OSBE\/ODIHR, duke pamund\u00ebsuar ushtrimin e garancive q\u00eb Kushtetuta dhe ligji ofrojn\u00eb n\u00eb rast shkeljesh nga Qeveria apo administrata zgjedhore.<\/p>\n<p>5. Ofrimi i garancive p\u00ebr vendimmarrje t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nga qytetar\u00ebt, p\u00ebrmes b\u00ebrjes efektive t\u00eb Referendumeve.<\/p>\n<p>Zgjedhjet nuk jan\u00eb e vetmja forme e shprehjes s\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve. Kushtetuta i garanton qytetar\u00ebve shprehjen e vullnetit dhe pjes\u00ebmarrjen e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb vendimmarrje, n\u00ebp\u00ebrmjet Referendumeve. Kodi Zgjedhor aktual, i pandryshuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nga viti 2000, pamund\u00ebson zhvillimin efektiv t\u00eb Referendumeve. Referendumet jan\u00eb e vetmja form\u00eb q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vendimmarrje t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nga qytetar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, garantojn\u00eb edhe t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndikuar drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb politikb\u00ebrje, nga Qeveria, Parlamenti dhe partit\u00eb politike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD-s\u00eb Lulzim Basha tha sot se platforma e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb vendin nga kriza dhe reform\u00ebn zgjedhore i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar kryeministrit Edi Rama duke i k\u00ebrkuar shefit t\u00eb maxhoranc\u00ebs ta zbatoj\u00eb ose t\u00eb hap\u00eb krahun. Por p\u00ebr \u00e7far\u00eb propozimesh b\u00ebhet fjal\u00eb konkretisht? Jan\u00eb 5 pika t\u00eb planit t\u00eb opozit\u00ebs, q\u00eb u prezantua [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":99242,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-109604","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109604","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109604"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109604\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}