{"id":110067,"date":"2019-10-08T15:23:32","date_gmt":"2019-10-08T13:23:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=110067"},"modified":"2019-10-08T15:23:32","modified_gmt":"2019-10-08T13:23:32","slug":"skandali-i-sterilizimit-kerpaci-edi-rama-te-sqaroje-shqiptaret-per-kete-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/skandali-i-sterilizimit-kerpaci-edi-rama-te-sqaroje-shqiptaret-per-kete-korrupsion\/","title":{"rendered":"Skandali i sterilizimit, K\u00ebrpa\u00e7i: Edi Rama t\u00eb sqaroj\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb korrupsion"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputetja e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim Floida K\u00ebrpa\u00e7i ka rikthyer n\u00eb v\u00ebmendjen e debatit politik \u00e7\u00ebshtjen e koncensionit t\u00eb sterilizimit t\u00eb pajisjeve kirurgjikale, ku iu drejtua kryeministrit Edi Rama me 6 pyetje t\u00eb cilave sipas LSI-s\u00eb, ai duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga selia e LSI-s\u00eb, K\u00ebrpa\u00e7i deklaroi se faturat e sterilizimit e kan\u00eb kaluar planin e financimeve n\u00eb buxhet me 461 milion\u00eb lek\u00eb ose 3.6 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb q\u00eb u merren familjeve shqiptare dhe shkojn\u00eb p\u00ebr oligark\u00ebt dhe ata q\u00eb parat\u00eb s\u2019din\u00eb ku t\u2019i fusin.<\/p>\n<p>LEXO EDHE:<br \/>\nSekretari i Shtetit Mike Pompe garanton: Jemi kthyer fuqish\u00ebm n\u00eb Ballkan!<br \/>\nDeklarata e plot\u00eb e ish-deputetes s\u00eb LSI-s\u00eb<\/p>\n<p>Kemi denoncuar disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb skandalin e koncensionit t\u00eb sterilizimit t\u00eb pajisjeve kirurgjikale.<br \/>\nMeqen\u00ebse deri m\u00eb tani nuk ka pasur asnj\u00eb p\u00ebrgjigje nga qeveria po i drejtohemi publikisht me k\u00ebto pyetje:<\/p>\n<p>1-P\u00ebrse trembet Edi Rama q\u00eb t\u00eb sqaroj\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb korrupsion t\u00eb koncensionit t\u00eb sterlizimit ?<\/p>\n<p>2-P\u00ebrse Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb edhe pas denoncimit publik t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ne nuk ka reaguar, sepse k\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe t\u00eb ardhmen e mij\u00ebra qytetar\u00ebve?<\/p>\n<p>3-P\u00ebrse nuk mbulohen 100% nd\u00ebrhyrjet kirurgjikale t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>4-Kush do ta marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr operacionet e vonuara apo t\u00eb pakryera n\u00eb koh\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb te sh\u00ebndeti i qytetar\u00ebve?<\/p>\n<p>5- Edhe sa koh\u00eb prokuroria shqiptare do vazhdoj\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb syt\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb korrupsioni t\u00eb till\u00eb q\u00eb rrezikon sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve ?<\/p>\n<p>6- A mos \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb qeveria n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb privatit?<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb nderuar qytetar\u00eb po shpjegojm\u00eb se c\u2019ka ndodhur me k\u00ebt\u00eb skandal t\u00eb koncensionit t\u00eb sterilizimit.<br \/>\nKryeministri premtoi dhe propagandoi me t\u00eb madhe sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb falas.<br \/>\nAi b\u00ebri politik\u00eb e u tall me sh\u00ebndetin e t\u00eb rinjve e t\u00eb rejave, familjar\u00ebve e t\u00eb moshuarve q\u00eb enden dyerve t\u00eb spitaleve. Dhe ky premtim rezultoi nj\u00eb mashtrim i madh.<\/p>\n<p>Sot q\u00eb flasim jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsia shqiptare gjendet n\u00eb kushte q\u00eb nuk reflekton milionat e parave q\u00eb jan\u00eb zhvatur nga taksat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas burimeve zyrtare nga Fondi i Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor shpenzimet p\u00ebr sh\u00ebrbimet e sterilizimit t\u00eb personalizuar t\u00eb pajisjeve kirurgjikale t\u00eb kryera nga Partneriteti Publik-Privat (PPP) ishin 2 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2018, ose 28.3% m\u00eb shum\u00eb se plani prej 1 miliard\u00eb e 560 milion\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb ishte programuar n\u00eb buxhetin e vitit 2018.<\/p>\n<p>Faturat e sterilizimit e kan\u00eb kaluar planin e financimeve n\u00eb buxhet me 461 milion\u00eb lek\u00eb ose 3.6 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb q\u00eb u merren familjeve shqiptare dhe shkojn\u00eb p\u00ebr oligark\u00ebt dhe ata q\u00eb parat\u00eb s\u2019din\u00eb ku t\u2019i fusin.<\/p>\n<p>K\u00ebto lek\u00eb duhet t\u00eb shkonin p\u00ebr investime t\u00eb reja q\u00eb ndihmojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb qytetar\u00ebt, n\u00eb rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb aparaturave apo ila\u00e7eve spitalore p\u00ebr t\u00eb rritur cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb shqiptare.<br \/>\nMund t\u00eb shkonin dhe p\u00ebr t\u00eb rritur pagat e doktor\u00ebve dhe personelit mjek\u00ebsor, q\u00eb mjek\u00ebt tan\u00eb shum\u00eb t\u00eb talentuar t\u00eb mos marrin pla\u00e7kat p\u00ebr t\u00eb ikur drejt Gjermanis\u00eb por t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre me dinjitetin q\u00eb i takon k\u00ebtij profesioni q\u00eb shp\u00ebton jet\u00eb.<\/p>\n<p>Fuqizimi i oligark\u00ebve, d\u00ebrgimi i parave nga qeveria te oligarku dhe jo aty ku ka nevoj\u00eb reale shoq\u00ebria dhe qytetari, ka \u00e7uar q\u00eb p\u00ebrballja me spitalet dhe sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb jet\u00eb frik\u00eb e madhe, duke vendosur n\u00eb nj\u00eb raport shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb pacient\u00eb-doktor\u00eb, ku t\u00eb dyja pal\u00ebt jan\u00eb viktima t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb padrejt\u00eb q\u00eb nuk synon kushte dhe investime p\u00ebr sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve por p\u00ebr xhepin e oligark\u00ebve.<\/p>\n<p>Modeli qeveris\u00ebs i shkeljes s\u00eb qytetarit dhe fuqizimit t\u00eb oligarkut po p\u00ebrbuzet nga mij\u00ebra t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja, profesionist\u00eb t\u00eb rinj, p\u00ebrfshir\u00eb dhe mjek\u00ebt q\u00eb po largohen nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria duhet t\u00eb kthej\u00eb p\u00ebrgjigje e t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal t\u00eb denoncuar dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha d\u00ebshtimet e tjera n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb misioni i brezit ton\u00eb t\u00eb angazhohemi dhe t\u00eb jemi bashk\u00eb jo p\u00ebr t\u00eb ikur por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Shqip\u00ebrin\u00eb e alternativ\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ne kemi vendosur t\u00eb themi \u2018boll\u2019 m\u00eb abuzimit dhe privatizimit t\u00eb shtetit nga 5 njer\u00ebz. Nd\u00ebrkoh\u00eb secili do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale e ligjore p\u00ebr \u00e7do d\u00ebm q\u00eb i ka shkaktuar \u00e7do familjeje shqiptare.Nga Edi Rama dhe t\u00eb gjith\u00eb vart\u00ebsit e tij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputetja e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim Floida K\u00ebrpa\u00e7i ka rikthyer n\u00eb v\u00ebmendjen e debatit politik \u00e7\u00ebshtjen e koncensionit t\u00eb sterilizimit t\u00eb pajisjeve kirurgjikale, ku iu drejtua kryeministrit Edi Rama me 6 pyetje t\u00eb cilave sipas LSI-s\u00eb, ai duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjet. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga selia e LSI-s\u00eb, K\u00ebrpa\u00e7i deklaroi se faturat e sterilizimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":61091,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110067","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110067","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110067"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110067\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61091"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}