{"id":110163,"date":"2019-10-09T15:48:42","date_gmt":"2019-10-09T13:48:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=110163"},"modified":"2019-10-09T15:48:42","modified_gmt":"2019-10-09T13:48:42","slug":"lleshaj-takim-me-avramopoulos-bashkepunim-per-rritje-te-sigurise-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/lleshaj-takim-me-avramopoulos-bashkepunim-per-rritje-te-sigurise-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Lleshaj takim me Avramopoulos: Bashk\u00ebpunim p\u00ebr rritje t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me komisionerin Avromoupolos deklaroi se autoritetet shqiptare dhe ata n\u00eb rajon kan\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr rritje t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Lleshaj tha se sa i takon shqiptar\u00ebve dhe krimeve t\u00eb tyre n\u00eb Europ\u00eb, kriminaliteti i etnis\u00eb shqiptare n\u00eb vende t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shifra thuajse t\u00eb pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p><strong>Fjala e ministrit Sand\u00ebr Lleshaj:<\/strong><\/p>\n<p>Ministri Lleshaj:<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb i nderuar Komisioner,<\/p>\n<p>i nderuar mik,<\/p>\n<p>S\u00eb pari p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb gjith\u00eb perspektiv\u00ebs europiane t\u00eb vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore ku p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb p\u00ebrfshihet dhe vendi im.<\/p>\n<p>Kontributi juaj ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt Bashkimit Europian, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb hapa historik\u00eb t\u00eb cilat dhe ju sapo i p\u00ebrmend\u00ebt n\u00eb fjal\u00ebn tuaj, po un\u00eb nuk p\u00ebrtoj q\u00eb t\u2019i p\u00ebrs\u00ebris disa prej tyre q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet, t\u00eb cilat sh\u00ebnojn\u00eb v\u00ebrtet arritje t\u00eb karakterit historik.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria u ka garantuar statusin ekzekutiv oficer\u00ebve t\u00eb Frontex n\u00eb kufijt\u00eb e saj, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb paprecedent\u00eb duke transferuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kompetencave dhe autoritetit ekzekutiv, pse jo sovranitetit t\u00eb saj n\u00eb drejtim t\u00eb BE q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria sillet faktikisht si nj\u00eb vend an\u00ebtar i BE, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pritje t\u00eb hapjes s\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Pra kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e angazhimit ton\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb drejtim t\u00eb vlerave dhe standardeve europiane.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Shqip\u00ebria u b\u00eb vendi q\u00eb pret zyr\u00ebn e Europolit n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb pra pas Uashingtonit, q\u00eb Europol-i hap nj\u00eb zyr\u00eb jasht\u00eb vendeve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme e angazhimit serioz t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar dhe p\u00ebr t\u00eb implementuar standardet europiane, \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb luajaliteti\u00a0 t\u00eb pakusht\u00ebzuar q\u00eb Shqip\u00ebria ka ndaj vlerave europiane dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr arsye se po ashtu, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri mb\u00ebshtetja p\u00ebr BE \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat, jo vet\u00ebm n\u00eb rajon, por dhe kur krahasohet me mb\u00ebshtetjen q\u00eb ky institucion ka n\u00eb vendet e tjera an\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur dhe nj\u00eb shenj\u00eb dhe nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb angazhimit ton\u00eb drejt vlerave europiane, \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb Shqip\u00ebria i ka garantuar BE p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj, fuqi kushtetuese p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb sistemin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin sistem Vettingu, ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesit europian\u00eb kan\u00eb nj\u00eb z\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, kushtetues n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb paprecedent\u00eb, i cili sh\u00ebnon dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nj\u00eb nga reformat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb vendi po zhvillon duke e shnd\u00ebrruar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb model n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, n\u00eb reformimin e thell\u00eb, pothuajse revolucionar t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb drejt nj\u00eb mend\u00ebsie t\u00eb re, t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb qytetar\u00ebt e saj dhe t\u00eb ndar\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga korrupsioni dhe nga lidhjet\u00a0 e pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket ngjarjes s\u00eb sotme, n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes p\u00ebr zbatimin\u00a0 e planit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit dhe ekstremizmit, mund t\u00eb them q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri shohim nj\u00eb hap t\u00eb par\u00eb, pra vazhdojm\u00eb t\u00eb ecim m\u00eb shpejt dhe t\u00eb prijm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb afrimit drejt BE duke bashkuar forcat p\u00ebr t\u00eb luftuar s\u00eb bashku terrorizmin, ekstremizmin dhe p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer eksperienca, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur s\u00eb bashku ndaj k\u00ebsaj sfide shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, e cila p\u00ebr fat t\u00eb keq na ka angazhuar dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb na angazhoj\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen q\u00eb na pret p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mbetet nj\u00eb vend i angazhuar plot\u00ebsisht jo vet\u00ebm n\u00eb zbatimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje q\u00eb sapo n\u00ebnshkruam, por dhe n\u00eb zbatimin e t\u00eb gjitha angazhimeve t\u00eb saj n\u00eb drejtim t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb standardeve europiane q\u00eb k\u00ebrkohen prej nesh, mbetet po ashtu me shpres\u00eb t\u00eb plot\u00eb q\u00eb p\u00ebrpjekjet e popullit shqiptar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb njihen, do t\u00eb respektohen dhe do t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb vendimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit Europian, p\u00ebr fillimin e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, duke besuar se p\u00ebrmes k\u00ebsaj\u00a0 drite jeshile, e cila pritet me k\u00ebrsh\u00ebri dhe me shum\u00eb vullnet nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, por edhe nga gjith\u00eb konteksti politik i vendit, do t\u00eb inkurajohen t\u00eb gjitha forcat reformiste n\u00eb vend, do t\u00eb inkurajohen reformat europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe jemi shum\u00eb shpres\u00eb-plot\u00eb q\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE do ta njohin do ta vler\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb progres t\u00eb madh, por edhe aspirat\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ka Shqip\u00ebria si nj\u00eb vend europian.<\/p>\n<p>Un\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebrmenda termin Europa Juglindore, kur p\u00ebrmenda rajonin dhe nuk thash\u00eb Ballkani p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb Europa \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjenez\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare, historike e t\u00eb tjera me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Afrimin n\u00eb BE ne e konsiderojm\u00eb, si nj\u00eb kthim n\u00eb sht\u00ebpi, nj\u00eb hap t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb kthimit ton\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Atje ku e kemi vendin ton\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamje historike, qoft\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb s\u00eb ardhmes son\u00eb.<\/p>\n<p>I nderuar Komisioner dhe i dashur mik, edhe nj\u00ebher\u00eb ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr kontributin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb n\u00eb afrimin e rajonit ton\u00eb dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, drejt BE, dhe shpresoj q\u00eb ju do t\u00eb mbeteni s\u00ebrish nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij integrimi t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si pjes\u00eb e k\u00ebsaj Europe Juglindore, drejt familjes s\u00eb madhe europiane. Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1570628888921\"><\/div>\n<p>Pyetje: Zoti Minist\u00ebr, e dim\u00eb cilat jan\u00eb ndjeshm\u00ebrit\u00eb e Holand\u00ebs n\u00eb lidhje me krimin e organizuar dhe t\u00eb Franc\u00ebs me azilk\u00ebrkuesit. Cilat jan\u00eb hapat konkrete q\u00eb ka marr\u00eb, sidomos Ministria juaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsohen sadopak shqet\u00ebsimet q\u00eb kan\u00eb k\u00ebto dy vende, para se t\u00eb merret nj\u00eb vendim i mundsh\u00ebm me 15 tetor?<\/p>\n<p>Ministri Lleshaj: Sigurisht q\u00eb ne jemi t\u00eb qart\u00eb lidhur me sensibilitetet e disa vendeve an\u00ebtare sa i p\u00ebrket progresit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb kritereve p\u00ebr hapjen e negociatave ku Holanda dhe Franca mbeten vende t\u00eb cilat kan\u00eb ende pyetje t\u00eb pasqaruara ose shqet\u00ebsime t\u00eb pa-adresuara. Ne kemi patur dialog intensiv me t\u00eb dyja vendet p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar sqarimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb situat\u00ebs, p\u00ebr arsye se p\u00ebr fat t\u00eb keq, sa her\u00eb q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe midis realitetit objektiv n\u00eb terren dhe perceptimit n\u00eb kryeqytetet europiane dhe diferenca \u00ebsht\u00eb e konsiderueshme.<\/p>\n<p>Kjo diferenc\u00eb midis realitetit objektiv dhe perceptimit vjen p\u00ebr shum\u00eb arsye, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb edhe puna p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sqarimet e duhura, jeni edhe ju ndoshta pjes\u00eb e k\u00ebtij kontributi n\u00eb k\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb midis perceptimit dhe realitetit, \u2013 jo ju si person, por mediat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Un\u00eb dua t\u2019ju them nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kam ndar\u00eb edhe me kolegun tim holandez q\u00eb lidhet me pjes\u00ebmarrjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb krime n\u00eb Holand\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb, n\u00eb pik\u00ebpamje statistikore, n\u00eb kufijt\u00eb e t\u00eb pap\u00ebrfillshmes, p\u00ebr arsye se shqiptar\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb kriminalitetit n\u00eb Holand\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i cili \u00ebsht\u00eb 0,02% e s\u00eb t\u00ebr\u00ebs. Pra krimi i ushtruar nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Holand\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb posht\u00eb sesa krimi i ushtruar nga qytetar\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb tjera an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE, n\u00eb Holand\u00eb. Pra edhe m\u00eb posht\u00eb sesa krimit t\u00eb ushtruar nga qytetar\u00eb t\u00eb vendeve europiane q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla sesa Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb them se nuk \u00ebsht\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kriminalitetit shqiptar n\u00eb Holand\u00eb, por besoj se \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb theksojm\u00eb q\u00eb perceptimi i tyre \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Pra nj\u00eb perceptim q\u00eb e zmadhon realitetin disa-fish. Jemi p\u00ebrpjekur ta sqarojm\u00eb, por m\u00eb tep\u00ebr sesa ta sqarojm\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb rrisim me partner\u00ebt tan\u00eb holandez\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u00e7do rast, \u2013 sepse edhe nj\u00eb rast i vet\u00ebm i nj\u00eb pjes\u00ebtari t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar. Pastaj nuk po flasim p\u00ebr nj\u00eb, por p\u00ebr dhjet\u00ebra raste q\u00eb jan\u00eb dhe po p\u00ebrpiqemi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar mekanizma bashk\u00ebpunimi me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb adresojm\u00eb s\u00eb bashku k\u00ebt\u00eb krim, i cili n\u00eb fakt kryhet n\u00eb Holand\u00eb dhe q\u00eb juridikisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e autoriteteve holandeze t\u00eb merren me krimin q\u00eb ushtrohet n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n<p>Por ne si vend ndiejm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, p\u00ebr mbajt\u00ebsit e pasaport\u00ebs shqiptare, do thoja m\u00eb mir\u00eb, se m\u00eb duket e tep\u00ebrt ta p\u00ebrdor termin qytetar shqiptar, p\u00ebr ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb krime n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb BE, \u2013 p\u00ebr mbajt\u00ebsit e pasaport\u00ebs shqiptare, ne jemi shum\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar.<\/p>\n<p>Kemi nd\u00ebrtuar dhe po nd\u00ebrtojm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb mekanizma dhe instrumente bashk\u00ebpunimi p\u00ebr t\u00eb intensifikuar hetimet e p\u00ebrbashk\u00ebta, dhe kemi patur sukses.<\/p>\n<p>Jam shum\u00eb i sigurt q\u00eb shum\u00eb shpejt ne do kemi akoma m\u00eb shum\u00eb rezultate dhe besoj q\u00eb t\u00eb gjitha pik\u00ebpyetjet holandeze do t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb sqarim shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. E kam pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb diskutoj dhe me Ministrin p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe Siguri z.Grapperhaus. Sa i p\u00ebrket Franc\u00ebs, un\u00eb mund t\u00eb them q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi numri i azilk\u00ebrkuesve nga Shqip\u00ebria ka njohur nj\u00eb r\u00ebnie drastike, t\u00eb rregullt q\u00eb nga viti 2015-2016 kur pati nj\u00eb shp\u00ebrthim, kur shum\u00eb shqiptar\u00eb ju bashkuan korridorit ballkanik t\u00eb refugjat\u00ebve q\u00eb m\u00ebsyn\u00eb drejt Europ\u00ebs, por q\u00eb nga ajo dit\u00eb ka r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn Shengen numri i azilk\u00ebrkuesve nga Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb p\u00ebrditshme, me nj\u00eb anomali, e cila lidhet me Franc\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn Shengen numri bie n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, eksponenciale, n\u00eb Franc\u00eb kemi patur nj\u00eb rritje t\u00eb leht\u00eb, e cila lidhet me shum\u00eb faktor\u00eb, por nd\u00ebr t\u00eb tjera lidhet edhe me faktin q\u00eb Franca aplikon politika t\u00eb ndryshme nga vendet e tjera ku numrat bien.<\/p>\n<p>N\u00eb diskutimin q\u00eb kam patur me kolegun francez, t\u00eb cilin e presim s\u00eb shpejti edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, kemi identifikuar se ku q\u00ebndron problematika dhe po nd\u00ebrtojm\u00eb mekanizma, instrumente p\u00ebr ta adresuar. Por jemi shum\u00eb t\u00eb sigurt q\u00eb tendenca\u00a0 e p\u00ebrgjithshme e r\u00ebnies s\u00eb numrit t\u00eb azilk\u00ebrkuesve nga Shqip\u00ebria n\u00eb Europ\u00eb do t\u00eb njihet shpejt edhe n\u00eb Franc\u00eb, sepse n\u00eb zon\u00ebn Shengen, thash\u00eb, bie. P\u00ebrjashtim Franc\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb anomali, t\u00eb cil\u00ebn do ta zgjidhim dhe po punojm\u00eb p\u00ebr ta zgjidhur. Faleminderit!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me komisionerin Avromoupolos deklaroi se autoritetet shqiptare dhe ata n\u00eb rajon kan\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr rritje t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Ballkan. Lleshaj tha se sa i takon shqiptar\u00ebve dhe krimeve t\u00eb tyre n\u00eb Europ\u00eb, kriminaliteti i etnis\u00eb shqiptare n\u00eb vende t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":110164,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110163","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110163"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110163\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110164"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}