{
    "id": 110267,
    "date": "2019-10-10T17:55:28",
    "date_gmt": "2019-10-10T15:55:28",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=110267"
    },
    "modified": "2019-10-10T17:55:28",
    "modified_gmt": "2019-10-10T15:55:28",
    "slug": "1948-federata-jugosllavi-bullgari-shqiperi-sot-federata-serbi-rilindje",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/1948-federata-jugosllavi-bullgari-shqiperi-sot-federata-serbi-rilindje\/",
    "title": {
        "rendered": "1948, Federata Jugosllavi-Bullgari-Shqip\u00ebri\/ Sot, Federata Serbi-Rilindje"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur hapja e negociatave me BE duket ende nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e larg\u00ebt p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ,e qeverisur nga Edi Rama, ky i fundit b\u00ebn veprimin e rradh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur samit 3-vend\u00ebsh q\u00eb mbahet n\u00eb Novi Sad, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria po synojn\u00eb t\u00eb ngrejn\u00eb \u201cShengenin Ballkanik\u201d, ndoshta nj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e Europ\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve, por q\u00eb n\u00eb fakt t\u00eb kujton Federat\u00ebn komuniste t\u00eb vitit 1948, Jugosllavi-Bullfgari-Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr arsye t\u00eb pavarura prej tij, n\u00eb vitin 1948 Enver Hoxha e d\u00ebshironte Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb federat\u00eb ku do t\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb edhe Jugosllavia dhe Bullgaria. Qendra e k\u00ebtij shteti do ishte Beogradi. Ky projekt q\u00eb nuk u realizua aksidentalisht, \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb shum\u00eb fjalime e diskutime t\u00eb E.Hoxh\u00ebs nga viti 1944 (kongresi komunist i P\u00ebrmetit) e deri n\u00eb vitin 1948&#8221;, shkruan studiuesi Kastriot Dervishi.<\/p>\n<p>Si na p\u00ebrs\u00ebritet historia ne shqiptar\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i plot\u00eb i Kastriot Dervishit:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb pavarura prej tij, n\u00eb vitin 1948 Enver Hoxha e d\u00ebshironte Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb federat\u00eb ku do t\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb edhe Jugosllavia dhe Bullgaria. Qendra e k\u00ebtij shteti do ishte Beogradi. Ky projekt q\u00eb nuk u realizua aksidentalisht, \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb shum\u00eb fjalime e diskutime t\u00eb E.Hoxh\u00ebs nga viti 1944 (kongresi komunist i P\u00ebrmetit) e deri n\u00eb vitin 1948. \u00c7\u00ebshtja e bashkimit n\u00eb form\u00ebn e federat\u00ebs, del n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 14.3.1948 t\u00eb Byros\u00eb Politike. E.Hoxha e shihte Shqip\u00ebrin\u00eb (bashk\u00eb me Bullgarin\u00eb) pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj federate ku Tito do ishte udh\u00ebheq\u00ebsi i madh. Udh\u00ebheq\u00ebsi komunist bullgar Dimitrov, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb i d\u00ebrgonte Hoxh\u00ebs, k\u00ebrkonte q\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt t\u00eb p\u00ebrfshihej edhe Hungaria.<\/p>\n<p>Por Hoxha thot\u00eb se bashkimin (me jugosllav\u00ebt) duhej ta b\u00ebnin sa m\u00eb par\u00eb, duke u ankuar p\u00ebr Savo Zllati\u00e7in pse nuk vinte e t\u2019u thoshte \u00e7far\u00eb mendonte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Savo dhe gjenerali Milan Kupreshanin nxisnin Hoxh\u00ebn t\u2019i b\u00ebnte telegram Titos.<\/p>\n<p>Pra \u00e7\u00ebshtja e bashkimit zhvillohej p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb rreziku grek nga jugu, por edhe nga paqart\u00ebsia e marr\u00ebdh\u00ebnieve sovjetiko-jugosllave nga ana tjet\u00ebr. Hoxha mendonte se \u00e7\u00ebshtja e federat\u00ebs ishte di\u00e7ka formale, q\u00eb priste \u201cmomentin oportun\u201d, pasi ata po punonin n\u00eb fakt n\u00eb baza federale, por bashkimi nuk varej nga ata (PKSH).<\/p>\n<p>Edhe si se duhej t\u00eb njoftoheshin sovjetik\u00ebt ishte nj\u00eb pik\u00ebpyetje e madhe.\u00a0Pa i ditur zhvillimet sovjetiko-jugosllave, Hoxha iu drejtua me nj\u00eb let\u00ebr Titos m\u00eb 17.3.1948 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruan p\u00ebr bashkimin e dy ushtrive dhe federat\u00ebn. Nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruan:<\/p>\n<p>\u201cBash n\u00eb k\u00ebto momente, ne mor\u00ebm nga ministri yn\u00eb n\u00eb Bullgari nj\u00eb lajm ku na thot\u00eb se n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebfjalim q\u00eb ka pasur me shokun Dimitrov, ky i fundit i ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konfidenciale se \u00e7\u00ebshtja e federat\u00ebs e t\u00eb tre vendeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e shpejt\u00eb dhe se shoku Stalin \u00ebsht\u00eb i k\u00ebtij mendimi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Komiteti Central i PKB-s\u00eb do ta shqyrtoj\u00eb me KC t\u00eb PKJ-s\u00eb dhe pastaj do ta parashtrojn\u00eb n\u00eb KC t\u00eb PKSH-s\u00eb dhe nga qershori mund t\u00eb mblidhen parlamentet e t\u00eb tri vendeve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Fundi i vitit 1948 do t\u00eb na gjej\u00eb t\u00eb bashkuar q\u00eb t\u00eb tre shtetet n\u00eb nj\u00eb federat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pasi k\u00ebrkon nj\u00eb k\u00ebshillim me Titon, pasi kujton \u00e7\u00ebshtjen e unifikimit t\u00eb ushtrive, planeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, etj, Hoxha shkruan:<\/p>\n<p>\u201cPopulli yn\u00eb \u00ebsht\u00eb aq i lidhur shpirt\u00ebrisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavis\u00eb sa asnj\u00eb popull tjet\u00ebr dhe ky bashkim s\u2019ka asgj\u00eb formale, por ndihet thell\u00eb n\u00eb zemrat e popullit ton\u00eb. Ne duhet t\u00eb punojm\u00eb konkretisht p\u00ebr federat\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, n\u00eb vendin ton\u00eb punohet n\u00eb me gjitha forcat, por \u00e7\u00ebshtja q\u00eb ne duhet t\u00eb marrim iniciativ\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sikund\u00ebr na \u00ebsht\u00eb sugjeruar nga shok\u00ebt jugosllav\u00eb (Kupreshanin dhe Zllati\u00e7-sh\u00ebnim), na duket nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb nuk duhet ta marrim pa u k\u00ebshilluar me ju dhe Komitetin Central t\u00eb PKJ-s\u00eb\u201d .<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e bashkimit u nd\u00ebrpre n\u00eb prill 1948 pasi u mor vesh konflikti i Stalinit me Titon, pavar\u00ebsisht se Hoxha n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 25.4.1948 thot\u00eb se ishin dakord me t\u00eb . Por Hoxha mori flamurin e shp\u00ebtimtarit t\u00eb situat\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se letra sovjetike ishte nj\u00eb \u201carm\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr zhvillimin e kritik\u00ebs marksist-leniniste\u201d dhe nj\u00eb \u201cm\u00ebsim i madh\u201d.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur hapja e negociatave me BE duket ende nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e larg\u00ebt p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ,e qeverisur nga Edi Rama, ky i fundit b\u00ebn veprimin e rradh\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur samit 3-vend\u00ebsh q\u00eb mbahet n\u00eb Novi Sad, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria po synojn\u00eb t\u00eb ngrejn\u00eb \u201cShengenin Ballkanik\u201d, ndoshta nj\u00eb l\u00ebvizje [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2013,
    "featured_media": 110268,
    "comment_status": "open",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-110267",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110267",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110267"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110267\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110268"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110267"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110267"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110267"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}