{"id":110383,"date":"2019-10-12T17:17:37","date_gmt":"2019-10-12T15:17:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=110383"},"modified":"2019-10-12T17:17:37","modified_gmt":"2019-10-12T15:17:37","slug":"prognoze-shifrat-alarmante-shqiperia-po-shpopullohet-banoret-e-fshatrave-te-shqetesuar-ska-kush-na-varros","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/prognoze-shifrat-alarmante-shqiperia-po-shpopullohet-banoret-e-fshatrave-te-shqetesuar-ska-kush-na-varros\/","title":{"rendered":"Prognoz\u00eb\/ Shifrat alarmante, Shqip\u00ebria po shpopullohet, banor\u00ebt e fshatrave t\u00eb shqet\u00ebsuar: S\u2019ka kush na varros"},"content":{"rendered":"<p>Prej 30 vitesh, nga Shqip\u00ebria jan\u00eb larguar rreth 1 milion e gjysm\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb saj. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e qytetar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Rreth 2.862.427 banor\u00eb ka sot Shqip\u00ebria. Referuar statistikave, prej k\u00ebtij numri kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb largohen nga 50% e tyre. Jan\u00eb tri val\u00eb t\u00eb emigracionit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e pas vitit 1990.<\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\"><ins><\/ins><\/p>\n<div id=\"onetag-wrapper-3\" class=\"sovrn-onetag-ad\"><\/div>\n<\/div>\n<p>E para, i p\u00ebrket vitit 1991, kur mij\u00ebra shqiptar\u00eb u sul\u00ebn drejt brigjeve italiane me anije. Emigracioni vazhdoi edhe pes\u00eb gjasht\u00eb vitet q\u00eb pasuan, por me shifra m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. N\u00eb vitin 1997, kur Shqip\u00ebri u p\u00ebrfshi nga kaosi, pati nj\u00eb tjet\u00ebr val\u00eb largimesh. Pas vitit 1998, ra ndjesh\u00ebm fluksi i emigracionit p\u00ebr t\u2019u rikthyer pas liberalizimit t\u00eb vizave. Vala e tret\u00eb i p\u00ebrket vitit 2011-2018. Fluksi n\u00eb rritje i vitit 2011-2012 lidhet m\u00eb s\u00eb shumti me liberalizimin e vizave dhe hapjen e kufijve p\u00ebr shqiptar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb e ndryshme statistika e viteve q\u00eb pasuan, sidomos vitit 2015 ku ka nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh t\u00eb emigracionit p\u00ebr t\u00eb vazhduar edhe sot n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Nuk sheh t\u00eb rinj rrug\u00ebve t\u00eb fshatit. Oborret jan\u00eb bosh, s\u2019ka f\u00ebmij\u00eb atje duke lozur. M\u00eb s\u00eb shumti sheh ndonj\u00eb t\u00eb moshuar tek ec\u00ebn p\u00ebr tu takuar me ndonj\u00eb prej miqve t\u00eb pak\u00ebt q\u00eb i ka mbetur n\u00eb fshat\u2026.Ky \u00ebsht\u00eb Shishtaveci k\u00ebto dit\u00eb vjeshte t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Banor\u00eb n\u00eb Shishtavec: \u201cJemi rreth 50 pleq e plaka q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat. F\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb ik\u00eb. S\u2019kan\u00eb me se t\u00eb ushqehen k\u00ebtu. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb ik\u00eb\u2026 edhe un\u00eb q\u00eb jam 67 vje\u00e7 do t\u00eb ikja pot \u00eb mundesha. Jemi vet\u00ebm ne\u2026 s\u2019ka kush na varros.\u201d<\/p>\n<p>Dyert jan\u00eb t\u00eb ky\u00e7ura. Ka porta q\u00eb prej vitesh nuk hapen. Jan\u00eb larguar n\u00eb emigracion. Fshati \u00ebsht\u00eb thuajse i boshatisur. Sipas censusit t\u00eb vitit 2011 Shishtaveci ishte nj\u00eb nd\u00ebr zonat m\u00eb t\u00eb populluara t\u00eb qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit me nj\u00eb popullsi prej rreth 3800 banor\u00eb. Tani atje kan\u00eb mbetur vet\u00ebm t\u00eb moshuar q\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb vetmuar.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka qen\u00eb e nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e t\u00eb rinjve t\u00eb asaj zone t\u00eb braktisin prind\u00ebrit dhe t\u00eb largohen. Padyshim q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn n\u00eb trojet e tyre. Por politikat qeveritare jo vet\u00ebm q\u00eb nuk I kan\u00eb stimular, por i kan\u00eb penguar\u201d, shprehet Angjelo Masafra.<\/p>\n<p>\u201cDeri para dy vitesh i kisha k\u00ebtu f\u00ebmij\u00ebt. Kishim nj\u00eb dyqan por na e mbyll\u00ebn. S\u2019kishin me se t\u00eb jetonin dhe ik\u00ebn. Kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi jan\u00eb n\u00eb Angli e Austri. Nuk desh\u00ebn t\u00eb ikin por s\u2019kishin rrug\u00eb tjet\u00ebr\u201d, rr\u00ebfen nj\u00eb tjet\u00ebr banor\u00eb i fshatit Shishtavec.<\/p>\n<p>Ende t\u00eb parritur, f\u00ebmij\u00ebt e pak\u00ebt t\u00eb mbetur n\u00eb Shishtavec p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrngulur, duan gjithashtu t\u00eb ikin. Nuk parashohin asnj\u00eb stacion tjet\u00ebr nd\u00ebrmjet Shishtavecit dhe Londr\u00ebs. Nuk duan as t\u00eb ndalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytetet e vendit t\u00eb tyre. D\u00ebshira e tyre \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ikin atje ku bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tyre prej vitesh jetojn\u00eb me familjet.<\/p>\n<p>Profesor Prof. Russel King, Drejtor i Qendr\u00ebs Sussex p\u00ebr K\u00ebrkime mbi emigracionin, e njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, ishte n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb studimi p\u00ebr emigracionin n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe vende t\u00eb tjera. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, profesor Russel King shpjegon se emigracioni nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb varf\u00ebris\u00eb, por nga Shqip\u00ebria po largohen njer\u00ebzit e saj m\u00eb t\u00eb kualifikuar. Me pak fjal\u00eb, ai pranon se Shqip\u00ebris\u00eb po i ik\u00ebn truri.<\/p>\n<p>\u201cPo, e v\u00ebrtet\u00eb. Shqip\u00ebris\u00eb po i ik\u00ebn truri, po i ikin p\u00ebrvoja dhe kualifikime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Por kjo dukuri nuk po ndodh vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe Europ\u00ebn Lindore. Studimi tregon se tendenca m\u00eb e fundit \u00ebsht\u00eb ajo e emigrimit t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb mbaruar universitetin, i rinis\u00eb s\u00eb kualifikuar n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb emigroj\u00eb. 57 % e grupmosh\u00ebs 18- 40 vje\u00e7 synojn\u00eb t\u00eb emigrojn\u00eb. 46 % e atyre q\u00eb nuk kan\u00eb emigruar asnj\u00ebher\u00eb synojn\u00eb t\u00eb emigrojn\u00eb. 72% e emigrant\u00ebve t\u00eb kthyer, pra e atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb emigracion, d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ikin p\u00ebrs\u00ebri. Rreth 1.4 milion vet\u00eb, pothuajse gjysma e popullsis\u00eb s\u00eb tanishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ka emigruar n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore\u201d, thot\u00eb profesor Ras\u00ebll King p\u00ebr DW.<\/p>\n<p>Revista Monitor raporton se pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, drejtuesit e nj\u00eb spitali me em\u00ebr n\u00eb Gjermani, erdh\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb rekrutuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm infermier\u00ebsh. Ata k\u00ebrkuan p\u00ebrshpejtimin e procedur\u00ebs p\u00ebr m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs, duke iu dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pages\u00eb prej 400 euro n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb l\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs n\u00ebp\u00ebr spitalet shqiptare p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar koh\u00ebn p\u00ebr m\u00ebsimin intensive t\u00eb gjuh\u00ebs gjermane. Drejtuesit e spitalit gjerman e kan\u00eb me nxitim nevoj\u00ebn p\u00ebr infermier\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb spitalin e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr shtetar\u00ebt tan\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb problem p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ikja e infermier\u00ebve, mjek\u00ebve, inxhinier\u00ebve apo profesionist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Emigrimi drejt Gjermanis\u00eb i mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve ka nisur n\u00eb vitin 2015 me nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes shoqatave t\u00eb biznesit gjerman dhe atij shqiptar\u00eb, me pjes\u00ebmarrjen e suksesshme t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi nj\u00eb minist\u00ebr e nj\u00eb qeveri q\u00eb e stimulon e migrimin e bluzave t\u00eb bardha drejt Gjermanis\u00eb. Ministri mburret se si qeveria ia ka dal\u00eb q\u00eb fale v\u00ebmendjes tek arsimi profesional t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb 250 infermier\u00ebt e par\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr tregun gjerman.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama e sheh si nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ata profesionist\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb per\u00ebndimit.<\/p>\n<p><strong>Statistika<\/strong><br \/>\nNga viti 2013 n\u00eb vitin 2018 jan\u00eb larguar nga vendi 875 mjek\u00eb. Teksa vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2018 jan\u00eb larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanis\u00eb rreth 2 mij\u00eb infermier\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga numri i certifikatave t\u00eb k\u00ebrkuara pran\u00eb Urdhrit t\u00eb Mjekut vet\u00ebm n\u00eb vitin 2018 jan\u00eb larguar 164 mjek\u00eb, nga 250 t\u00eb diplomuar n\u00eb fakultetin e mjek\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas censusit t\u00eb kryer nga Eurostat n\u00eb vitin 2011 rezulton 1 milion shqiptar\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit. Sipas Institutit t\u00eb Statistikave, n\u00eb vitet 2011-2017 u num\u00ebruan 330 mij\u00eb persona q\u00eb ik\u00ebn si emigrant\u00eb.<br \/>\nNga t\u00eb dh\u00ebnat e fundit t\u00eb publikuara nga Eurostat tregojn\u00eb se 167 mij\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb aplikuar p\u00ebr azil n\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2017.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1570893376268\"><\/div>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2018 jan\u00eb shtuar edhe 16 mij\u00eb aplikime t\u00eb tjera, duke e \u00e7uar numrin total t\u00eb aplikant\u00ebve n\u00eb 183 mij\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pse ikin?!<\/strong><br \/>\nStudimi, i drejtuar nga Russell King i Universitetit t\u00eb Sussex dhe studiuesi shqiptar, Ilir Gedeshi, zbuloi se 52% e shqiptar\u00ebve n\u00eb mosh\u00eb 18-40 vje\u00e7, kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb largohen nga atdheu.<\/p>\n<p>Studimi i profesor\u00ebve G\u00ebdeshi-King, konstaton se vala e ikjeve ka p\u00ebrfshir\u00eb qytetet me nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb jetese. Sipas studimit, gjysma e personave q\u00eb marrin paga nga 1000-1400 euro duan t\u00eb largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrant\u00ebve t\u00eb rikthyer duan t\u00eb ikin s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Shkollimi dhe perspektiva m\u00eb e mir\u00eb e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e shum\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb p\u00ebr ta realizuar synojn\u00eb largimin nga Shqip\u00ebria. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cDW\u201d, profesor Rasell King interpreton k\u00ebshtu tendenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb atdheun.<\/p>\n<p>\u201cStudimi tregon se nj\u00eb nga arsyet kryesore pse njer\u00ebzit duan t\u00eb ikin \u00ebsht\u00eb se nuk shohin t\u00eb ardhme p\u00ebr vete dhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri. Pjesa m\u00eb e madhe k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb shkollim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Vendet e preferuara jan\u00eb Gjermania dhe SHBA. Arsye tjet\u00ebr kryesore jan\u00eb t\u00eb ardhurat shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb Shqip\u00ebri, kur kosto e jetes\u00ebs sa vjen e ngrihet. \u00cbsht\u00eb normale q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb duan t\u00eb eksplorojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky grup faktor\u00ebsh: t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, pak\u00ebnaq\u00ebsi nga arsimi i lart\u00eb, perspektiva t\u00eb vak\u00ebta pune, mungesa e perspektiv\u00ebs p\u00ebr brezin e ri, q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe t\u00eb pestin n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e madhe p\u00ebr t\u00eb emigruar \u2013 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb studimi t\u00eb IOM ( International Organization for Migration). Q\u00eb kjo situat\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb lypsen politika zhvillimi q\u00eb krijojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi pun\u00ebsimi dhe t\u00eb ardhura t\u00eb mira\u201d, tha profesor Ras\u00ebll King p\u00ebr D\u00cb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb largimit t\u00eb qindra familjeve shqiptare gjat\u00eb vitit q\u00eb shkoi, jan\u00eb rreth 10 mij\u00eb f\u00ebmij\u00eb m\u00eb pak t\u00eb regjistruar k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb sistemin parauniversitar. Kjo shif\u00ebr pranohet edhe nga qeveria.<\/p>\n<p><strong>Shkodra<\/strong><br \/>\nKjo sht\u00ebpi n\u00eb fshatin Postrib\u00eb pak kilometra n\u00eb periferi t\u00eb Shkodr\u00ebs. Atje kan\u00eb jetuar deri gjat\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb familje e madhe, gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe prind\u00ebrit e tyre. Pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb n\u00eb vendin e tyre, ata jan\u00eb larguar drejt Gjermanis\u00eb. Porta e tyre nuk \u00ebsht\u00eb hapur qysh prej asaj dite. Kan\u00eb nisur kalvarin e mundimsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr \u00e7adrat e kampeve q\u00eb iu rezervohen refugjat\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb vendet e BE-s\u00eb. p\u00ebr shkak t\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb shum\u00eb familjeve t\u00eb k\u00ebsaj zone, jan\u00eb mbyllur edhe disa shkolla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb 12-vje\u00e7ar nga fshati Samrisht, pak kilometra n\u00eb periferi t\u00eb Shkodr\u00ebs, nuk mund t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e k\u00ebtij fshati sepse Ministria e Arsimit ka vendosur ta mbyll\u00eb shkoll\u00ebn, pasi \u00ebsht\u00eb ulur numri i nx\u00ebn\u00ebsve. Prej nj\u00eb viti, i duhet t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb 5 kilometra drejt nj\u00eb tjet\u00ebr fshati p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00ebsim. Nuk ka asnj\u00eb arsye q\u00eb ky djal\u00eb 12 vje\u00e7ar t\u00eb b\u00ebje hesapet e politik\u00ebs, ta justifikoj\u00eb at\u00eb pse shkolla nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e hapur pse ikin nx\u00ebn\u00ebsit e a pse nuk vijn\u00eb m\u00ebsuesit\u2026. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, shtetas shqiptar q\u00eb i takon me ligj e Kushtetut\u00eb t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbimin p\u00ebr arsim, si nj\u00eb e drejt\u00eb themelore e tij\u2026. K\u00ebt\u00eb problem vuajn\u00eb mij\u00ebra nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb fshatrat e Shqip\u00ebris\u00eb. Ministria mbyll shkolla dhe nuk garanton asgj\u00eb p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm fshatrat jan\u00eb prekur nga emigracioni. Ka qytete turistike t\u00eb cilat gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb dimrit boshatisen. K\u00ebto dit\u00eb tetori n\u00eb Gjirokast\u00ebr sheh pak qytetar\u00eb t\u00eb l\u00ebvizin rrug\u00ebve t\u00eb qytetit. Shumica e t\u00eb rinjve largohen drejt emigracionit.<\/p>\n<p>Leskoviku \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb qytet q\u00eb \u00ebsht\u00eb prekur s\u00eb tep\u00ebrmi nga emigracioni. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb vend n\u00eb konflikt, nuk vuan prej munges\u00ebs s\u00eb burimeve natyrore, nuk \u00ebsht\u00eb vend me regjim totalitar, por \u00ebsht\u00eb vendi i dyt\u00eb pas Afganistanit p\u00ebr numrin e k\u00ebrkesave p\u00ebr azilk\u00ebrkues. Nj\u00eb paradoks q\u00eb e shesh si t\u00eb till\u00eb edhe kryeministri Emanuel Macron e parlamenti francez.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb parlamentin francez u zhvillua nj\u00eb debat p\u00ebr azilk\u00ebrkuesit. Kryeministri i Franc\u00ebs, Emanuel Macron, foli edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ku informoi se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb dyt\u00ebt pas Afganistanit p\u00ebr numrin e lart\u00eb t\u00eb azilk\u00ebrkuesve. \u201cNj\u00eb vend kandidat p\u00ebr n\u00eb BE, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i dyti p\u00ebr nga azilk\u00ebrkuesit. Nj\u00eb paradoks\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera kryeministri francez.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb paradoks, sepse Shqip\u00ebria konsiderohet vend i sigurt origjine. Pra, ka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe m\u00eb Sirin\u00eb apo Afganistanin, q\u00eb jan\u00eb vende n\u00eb konflikt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Autoritetet franceze dhe ato t\u00eb vendeve t\u00eb tjera t\u00eb bashkimit Evropian, p\u00ebrgjith\u00ebsisht i refuzojn\u00eb k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr azil.<\/p>\n<p><strong>Rinasi, rruga drejt sht\u00ebpis\u00eb<\/strong><br \/>\nK\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb n\u00eb aeroportin e Rinasit zbrit\u00ebn nga avioni \u00c7arter\u2026 \u2026 rreth 60 azilk\u00ebrkues shqiptar\u00eb. Ata jan\u00eb kthyer nga Franca dhe Belgjika, atje ku iu \u00ebsht\u00eb refuzuar k\u00ebrkesa p\u00ebr azil. \u00c7do t\u00eb mart\u00eb, n\u00eb aeroportin e Rinasit riatdhesohen shtetas shqiptar\u00eb q\u00eb kthehen nga vendet e ndryshe t\u00eb Evrop\u00ebs. Ata kthehen pa d\u00ebshir\u00ebn e tyre, t\u00eb detyruar nga autoritet e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. Kthehen pa asnj\u00eb shpres\u00eb, e gjejn\u00eb atdheun si\u00e7 ishte pa asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019iu garantuar minimumin jetik. Ata nuk duan t\u00eb rr\u00ebfejn\u00eb asgj\u00eb nga p\u00ebrvoja ndoshta e hidhur q\u00eb lan\u00eb pas, p\u00ebr disa muaj a pak vite n\u00eb \u00e7adrat e azilk\u00ebrkuesve. N\u00eb rrug\u00ebn e tyre drejt sht\u00ebpis\u00eb, nuk shohin ende asnj\u00eb fener e as drit\u00eb shprese p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mire p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Prandaj ata duan s\u00ebrish t\u00eb ikin. Shumica kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ikin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej 30 vitesh, nga Shqip\u00ebria jan\u00eb larguar rreth 1 milion e gjysm\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb saj. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e qytetar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Rreth 2.862.427 banor\u00eb ka sot Shqip\u00ebria. Referuar statistikave, prej k\u00ebtij numri kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb largohen nga 50% e tyre. Jan\u00eb tri val\u00eb t\u00eb emigracionit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e pas vitit 1990. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":53640,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110383","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110383","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110383"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110383\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53640"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}