{"id":110416,"date":"2019-10-13T14:18:57","date_gmt":"2019-10-13T12:18:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=110416"},"modified":"2019-10-13T14:18:57","modified_gmt":"2019-10-13T12:18:57","slug":"venecia-dhe-bb-shuplake-rames-ligji-i-pronave-antikushtetues-shqiptare-po-ju-vjedhin-pronat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/venecia-dhe-bb-shuplake-rames-ligji-i-pronave-antikushtetues-shqiptare-po-ju-vjedhin-pronat\/","title":{"rendered":"Venecia dhe BB shuplak\u00eb Ram\u00ebs: Ligji i pronave antikushtetues\/ Shqiptar\u00eb po ju vjedhin pronat"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 11 shtator, Komisioni i Venecias shqyrtoi ligjin e pronave e cila lejon krijimin e Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve, nj\u00eb institucion q\u00eb ka si synim rr\u00ebmbimin e pronave t\u00eb tokave bujq\u00ebsore dhe bregdetare t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe dh\u00ebnien e tyre oligark\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebn justifikimin e zhvillimit, turizmit dhe nxitjes s\u00eb investimeve private, qeveria pa asnj\u00eb list\u00eb transparente pronash, pa projekte dhe plan konkret, pa llogaritur titujt e pron\u00ebsis\u00eb, pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb drejtat e pronar\u00ebve dhe pa b\u00ebr\u00eb publike m\u00ebnyr\u00ebn e prokurimit do u marr\u00eb shqiptar\u00ebve pronat me nj\u00eb Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave i cili pritet t\u00eb miratohet s\u00eb shpejti dhe do ua jap\u00eb nj\u00eb grupi biznesmen\u00ebsh oligark\u00eb pran\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Tokat e shqiptar\u00ebve, zonat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb vendit do u merren pronar\u00ebve me nj\u00eb VKM dhe do u jepen nj\u00eb grushti njer\u00ebzve pran\u00eb Ram\u00ebs. Duket q\u00eb kjo iniciativ\u00eb kryhet qart\u00ebsisht p\u00ebr pastrimin parash.<\/p>\n<p>Kjo iniciativ\u00eb korruptive \u2018shkel t\u00eb drejtat e njeriut dhe \u00ebsht\u00eb antikushtetuese\u2019 deklaron Komisioni i Venecias p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr shtyp l\u00ebshuar nga K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs. Nd\u00ebrsa Banka Bot\u00ebrore shprehet e shqet\u00ebsuar se Korporata e Investimeve ka mandat t\u00eb gjer\u00eb, konflikt interesash dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risk p\u00ebr buxhetin!<\/p>\n<p>Ky plan anti-kushtetues, korruptiv dhe q\u00eb shkel t\u00eb drejtat themeltare t\u00eb njeriut, sic shprehet Komisioni i Venecias, nuk p\u00ebrfshin p\u00ebrcaktime p\u00ebr titujt e pronave bujq\u00ebsore dhe p\u00ebr t\u00eb nuk jan\u00eb zhvilluar aspak konsultime publike me t\u00eb gjitha pal\u00ebt e interesuara. \u2018Po krijohet nj\u00eb mekaniz\u00ebm i panevojsh\u00ebm, p\u00ebr mos t\u00eb th\u00ebn\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm. Do t\u00eb bej t\u00eb mundur q\u00eb ato prona publike t\u00eb mbetura t\u00eb mund t\u00eb jepen kontribuuesve n\u00eb fushata ..\u2019 thot\u00eb i alarmuar eksperti p\u00ebr ekonomin\u00eb, Zef Pre\u00e7i.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Korporata Shqiptare e Investimeve?<\/strong><\/p>\n<p>Korporata Shqiptare e Investimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan vjedhje korruptiv i tok\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb iniciativ\u00eb e err\u00ebt nga Edi Rama dhe qeveria e tij p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebmbyer tokat shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u2019ua sh\u00ebrbyer nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl biznesmen\u00ebsh t\u00eb af\u00ebrt me Kryeministrin. Ky institucion p\u00ebrfaq\u00ebson kanalizimin e \u00e7do prone private dhe publike t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb duart e kryeministrit Rama. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb tokat e pronar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm, por edhe t\u00eb minoritetit grek n\u00eb Himar\u00eb, Vlor\u00eb dhe Sarand\u00eb do t\u00eb merren nga kryeministri Rama apo oligark\u00ebve pran\u00eb tij.<\/p>\n<p>Marrja me dhun\u00eb e tok\u00ebs t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe transferimi i pron\u00ebsis\u00eb tek disa investitor\u00eb shkel t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr gjith\u00eb pronar\u00ebt e tokave n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vjedhje e hapur e kryer nga vet\u00eb shteti. Mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe institucionet e huaja e kan\u00eb denoncuar vazhdimisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq korruptive e cila prek n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb drejtat themeltare t\u00eb njeriut dhe sidomos at\u00eb t\u00eb pron\u00ebs. Pavar\u00ebsisht se t\u00eb gjitha institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare FMN, Banka Bot\u00ebrore, K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, Komisioni i Venecias, Departamenti i Shtetit dhe madje edhe qeveria greke, pasi prek pronat e minoritar\u00ebve, kan\u00eb kritikuar ashp\u00ebr ligjin e Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve, Edi Rama ka vendosur t\u00eb vazhdoj\u00eb me planin e tij dhe t\u00eb shkel\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs s\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb Korporat\u00eb qeveria e Ram\u00ebs do t\u00eb kthehet n\u00eb \u2018de facto\u2019, oligarkja e vetme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe partneri m\u00eb i madh i disa oligark\u00ebve. Korporata e Investimeve Shqiptare mbahet q\u00ebllimisht n\u00ebn mjegull\u00ebn qeveritare. Ndaj edhe mediat nuk u morr\u00ebn aspak me Ulsi Manja-n i cili ishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i qeveris\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn pleanere t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias me dat\u00eb 11 shtator 2019.\u00a0 Ministria e Financave \u00ebsht\u00eb pa list\u00eb pronash dhe projektesh. Ministria e Financave vazhdon t\u00eb mos jap\u00eb shpjegime mbi pronat dhe projektet q\u00eb do t\u00eb zhvilloj\u00eb Korporata e Investimeve, drafti i s\u00eb cil\u00ebs u miratua jav\u00ebn e kaluar nen p\u00ebr nen mes debatesh n\u00eb Komisionin Parlamentar t\u00eb Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb u shpreh\u00ebn se nuk e kan\u00eb kuptuar mir\u00eb kush \u00ebsht\u00eb fokusi real i korporat\u00ebs dhe kush jan\u00eb pronat konkrete q\u00eb mund t\u00eb zhvilloj\u00eb. Si mund t\u00eb miratohet nj\u00eb ligj kaq i err\u00ebt kur vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb? E gjitha po b\u00ebhet q\u00ebllimisht fshehurazi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjegullt p\u00ebr opinionin publik. \u2018Do t\u00eb trajtohet m\u00eb von\u00eb edhe VKM-ja q\u00eb do t\u00eb nxirret p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Do t\u00eb dal\u00eb dhe lista q\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb korporat\u00ebs\u2019, shpjegoi Elton Haxhi, zv\/minist\u00ebr i Financave dhe Ekonomis\u00eb duke p\u00ebrfor\u00ebcuar k\u00ebshtu planin e Kryeministrit q\u00eb p\u00ebrmes VKM-ve t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb pronat e shqiptar\u00ebve dhe t\u2019ua jap\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ngusht\u00eb oligark\u00ebsh. K\u00ebt\u00eb e cil\u00ebson edhe Komisioni i Venecias i cili shprehet se ky ligj i jep pushtet t\u00eb egzagjeruar K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>Aksioneri kryesor i Korporat\u00ebs mendohet t\u00eb jet\u00eb shteti me nj\u00eb kapital fillestar prej 3 milion\u00eb euro, por kryetari i Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Arben Ahmetaj, nuk p\u00ebrjashtoi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u2019i bashkohen edhe aksioner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe k\u00ebtu p\u00ebrfshihen sigurisht oligark\u00ebt e njohur t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb bashk\u00eb-hartuesit e k\u00ebtij plani me Kryeministrin p\u00ebr t\u00eb zaptuar tokat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb vendit e sidomos t\u00eb bregdetit shqiptar.<\/p>\n<p>Pra shum\u00eb shpejt pronat private mund t\u00eb merren nga Korporata e Investimeve Shqiptare dhe m\u00eb pas t\u2019u jepen oligark\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs. Dhe shqiptar\u00ebt mbeten thjesht t\u00eb zhvatur dhe t\u00eb dhunuar n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb. Kjo vjedhje kolosale ndaj pronave dhe ky mega-skandal i heshtur miliarda eurosh po fshihet pas zhurm\u00ebs s\u00eb kriz\u00ebs politike. N\u00eb vend q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e pronave t\u00eb zgjidhet nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb po ndodh e kund\u00ebrta, shteti po vjedh qytetar\u00ebt e tij dhe kjo \u00ebsht\u00eb vjedhja m\u00eb e madhe e tridhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00eb, shteti po ju vjedh pronat.<\/p>\n<p>\/Koha Jon\u00eb<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 11 shtator, Komisioni i Venecias shqyrtoi ligjin e pronave e cila lejon krijimin e Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve, nj\u00eb institucion q\u00eb ka si synim rr\u00ebmbimin e pronave t\u00eb tokave bujq\u00ebsore dhe bregdetare t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe dh\u00ebnien e tyre oligark\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb. N\u00ebn justifikimin e zhvillimit, turizmit dhe nxitjes s\u00eb investimeve private, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":92094,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110416","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110416","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110416"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110416\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/92094"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}