{"id":110424,"date":"2019-10-13T14:28:44","date_gmt":"2019-10-13T12:28:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=110424"},"modified":"2019-10-13T14:28:44","modified_gmt":"2019-10-13T12:28:44","slug":"ish-zyrtari-i-dash-zgjedhje-te-parakohshme-qe-shqiperia-te-mos-jete-shtet-i-deshtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ish-zyrtari-i-dash-zgjedhje-te-parakohshme-qe-shqiperia-te-mos-jete-shtet-i-deshtuar\/","title":{"rendered":"Ish-zyrtari i DASH: Zgjedhje t\u00eb parakohshme, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos jet\u00eb shtet i d\u00ebshtuar"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-3\"><strong>Nga David L. Phillips\/<\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Mb\u00ebshtetja me kushte e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr hapjen e negociatave me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb refuzim ndaj Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Duke fal\u00ebnderuar kancelaren Merkel p\u00ebr \u201cmb\u00ebshtetjen pa rezerva\u201d, Rama dhe ekspert\u00ebt e tij t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun po p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u2019ia ngjyejn\u00eb buz\u00ebt me buz\u00ebkuq nj\u00eb derri.<\/p>\n<p>Propaganda e tyre nuk mund maskoj\u00eb antipatin\u00eb e Evrop\u00ebs kundrejt qeveris\u00eb anti-demokratike dhe t\u00eb korruptuar t\u00eb Ram\u00ebs. Bundestagu adoptoi nj\u00eb rezolut\u00eb m\u00eb 24 shtator, duke kusht\u00ebzuar bisedimet p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm Sali Berisha finalizoi an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO n\u00eb 2009, vendi ka pritur q\u00eb t\u00eb nis\u00eb negociatat p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Evropian. Referuar Bundestagut, \u2018pa dialog politik p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, rruga p\u00ebr te negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit do t\u00eb pengohet duksh\u00ebm\u2019. Reforma elektorale \u00ebsht\u00eb prioriteti m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Zyra e OSBE-s\u00eb p\u00ebr Institucionet Demokratike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut k\u00ebrkon kompromis dhe q\u00eb qeveria shqiptare t\u00eb tregoj\u00eb \u201cvullnetin politik\u201d p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim reforma.<\/p>\n<p>Por problemi aty q\u00ebndron. Edi Rama nuk ka interes p\u00ebr kompromis dhe pajtim. Si reagim ndaj armiq\u00ebsis\u00eb s\u00eb shumic\u00ebs, deputet\u00ebt demokrat\u00eb dor\u00ebzuan mandatet dhe dol\u00ebn nga parlamenti.<\/p>\n<p>Ky veprim b\u00ebri t\u00eb rrjedh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje; opozita bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit.<\/p>\n<p>Formimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe asaj Kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr prioritet. Zgjedhjet lokale nuk mund t\u00eb aprovohen pa autorizimin e nj\u00eb trupe gjykuese kompetente. Deri at\u00ebher\u00eb, Shqip\u00ebria do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb vend-num\u00ebro.<\/p>\n<p>Bundestagu k\u00ebrkon zgjedhje t\u00eb drejta. Gjithashtu rekomandon hetim p\u00ebr blerjen e vot\u00ebs dhe shkarkimin e gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk e kan\u00eb kaluar procesin e vetingut. Mungesa e nj\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor funksional, t\u00eb pavarur minon sundimin ligjit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb rregulloj\u00eb kurr\u00eb problemet e veta endemike me Partin\u00eb Socialiste q\u00eb kontrollon pushtetin dhe kontrollon t\u00eb gjitha levat e pushtetit.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme, t\u00eb lira dhe t\u00eb drejta jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb ndaluar Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb d\u00ebshtuar. Dallimet duhet q\u00eb t\u00eb zgjidhen n\u00eb kutin\u00eb e votimit.<\/p>\n<p>Protestat e dhunshme publike nuk kan\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb demokraci. Duke siguruar disa t\u00eb drejta, opozita m\u00eb pas do t\u00eb drejtoj\u00eb energjit\u00eb e veta drejt fushat\u00ebs, si di\u00e7ka e kund\u00ebrt ndaj protestave n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs time t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, un\u00eb u takova me partit\u00eb opozitare p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar dialogun p\u00ebr reform\u00ebn elektorale. \u00a0Nd\u00ebrsa rezultati duhet t\u00eb arrihet nga shqiptar\u00ebt, ata duhet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga ekspertiza nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimi, duke mb\u00ebshtetur dialogun e udh\u00ebhequr nga OSCE-ja p\u00ebr reform\u00ebn elektorale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb narko-shtet, ku ligji nuk funksionon, ka korrupsion dhe pastrim parash.<\/p>\n<p>Agjencit\u00eb ligjzbatuese n\u00eb SHBA, Itali dhe Holand\u00eb, e po ashtu edhe EUROPOL-i, e kan\u00eb dokumentuar shtimin e prodhimit dhe trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Parat\u00eb e drog\u00ebs mb\u00ebshtesin PS-n\u00eb, q\u00eb si kompensim e mbyll nj\u00eb sy p\u00ebr trafikimin. Disa figura n\u00eb Partin\u00eb Socialiste kan\u00eb ngritur sip\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta kriminale me kultivuesit e kanabisit n\u00eb vend, trafikuesit e heroin\u00ebs n\u00eb Turqi dhe bos\u00ebt e trafikimit \u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn Latine.<\/p>\n<p>Kriminaliteti lul\u00ebzon n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e zbulimeve t\u00eb agjencive ligjzbatuese duhet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet publike, p\u00ebrfshir\u00eb lidhje t\u00eb njohura t\u00eb trafikuesve t\u00eb drog\u00ebs dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Bundestagu mb\u00ebshtet ngritjen e SPAK-ut, zyr\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Antikorrupsionit.<\/p>\n<p>Kjo duhet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb grup k\u00ebshillues t\u00eb ekspert\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb specializuar n\u00eb masat antikorrupsion dhe me eksperienc\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Demokracia shqiptare nuk mund t\u00eb pres\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare deri n\u00eb ver\u00ebn e 2021-it. Sapo nj\u00eb ligj elektoral t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb, SHBA-ja duhet q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb zgjedhjet e parakohshme n\u00eb vend, jo m\u00eb von\u00eb se tetori i 2020-it.<\/p>\n<p>Politika shqiptare mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga debati i pavarur p\u00ebr politikat dhe programet. T\u00eb gjitha partit\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb plane veprimi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr progresin ekonomik dhe social, duke u dh\u00ebn\u00eb votuesve shqiptar\u00eb nj\u00eb zgjidhje logjike.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet e rajonit jan\u00eb gjithashtu t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr kombin shqiptar. Mb\u00ebshtetja e Ram\u00ebs p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pashpjegueshme. T\u00eb gjitha partit\u00eb me forc\u00eb duhet q\u00eb ta kund\u00ebrshtojn\u00eb ndryshimin kufirit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, q\u00eb do ta destabilizonte rajonin dhe mund t\u00eb nxiste nj\u00eb konflikt m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Amerikan\u00ebt nuk kan\u00eb miq m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se sa shqiptar\u00ebt. Duke qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb zhvillimin demokratik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr gati 30 vite, jam i shqet\u00ebsuar nga kursi aktual i vendit. Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prepotent q\u00eb ka tradhtuar idealet demokratike q\u00eb frym\u00ebzuan revolucionin e Shqip\u00ebris\u00eb kund\u00ebr komunizmit.<\/p>\n<p>Vendi urgjentisht ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem efektiv shum\u00ebpartiak q\u00eb e forcon qeverisjen e mir\u00eb dhe e thellon bashk\u00ebpunimin me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Shkruar p\u00ebr\u00a0Politiko.al\u00a0nga David Phillips. Ai \u00ebsht\u00eb drejtor i Programit p\u00ebr P\u00ebrforcimin e Paqes dhe t\u00eb Drejtave, \u00a0n\u00eb Institutin e Universitetit t\u00eb Kolumbias p\u00ebr studimin t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Philips pati bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me ambasadorin Richard C. Holbrooke dhe sh\u00ebrbeu si k\u00ebshilltar n\u00eb departamentin amerikan t\u00eb shtetit gjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Clinton-it, Bush-it dhe Obama-s. Ai \u00ebsht\u00eb autor i shum\u00eb librave, raporteve dhe artikujve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shqiptare p\u00ebrfshir\u00eb \u201c\u00c7lirimi i Kosov\u00ebs: Diplomaci e hekurt dhe nd\u00ebrhyrja e SHBA-s\u00eb<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga David L. Phillips\/ Mb\u00ebshtetja me kushte e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr hapjen e negociatave me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb refuzim ndaj Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Duke fal\u00ebnderuar kancelaren Merkel p\u00ebr \u201cmb\u00ebshtetjen pa rezerva\u201d, Rama dhe ekspert\u00ebt e tij t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun po p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u2019ia ngjyejn\u00eb buz\u00ebt me buz\u00ebkuq nj\u00eb derri. Propaganda e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":110425,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110424","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110424","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110424"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110424\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110425"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110424"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110424"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110424"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}