{"id":110854,"date":"2019-10-16T15:45:38","date_gmt":"2019-10-16T13:45:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=110854"},"modified":"2019-10-16T15:45:38","modified_gmt":"2019-10-16T13:45:38","slug":"negociatat-do-ishte-gabim-i-rende-strategjik-nese-nuk-konsiderohen-arritjet-e-shqiperise-balla-publikon-letren-qe-presidenti-i-pse-i-dergoi-ke-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/negociatat-do-ishte-gabim-i-rende-strategjik-nese-nuk-konsiderohen-arritjet-e-shqiperise-balla-publikon-letren-qe-presidenti-i-pse-i-dergoi-ke-se\/","title":{"rendered":"Negociatat\/ \u201cDo ishte gabim i r\u00ebnd\u00eb strategjik n\u00ebse nuk konsiderohen arritjet e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, Balla publikon letr\u00ebn q\u00eb Presidenti i PSE i d\u00ebrgoi KE-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar n\u00eb Partin\u00eb Socialiste, Taulant Balla ka shp\u00ebrndar\u00eb letr\u00ebn q\u00eb Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Socialist\u00ebve Europian\u00eb Sergei Stanishev i ka d\u00ebrguar sot Presidentit t\u00eb KE-s\u00eb, Donald Tusk, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkon k\u00ebtij t\u00eb fundit fillimin e bisedimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut me BE.<\/p>\n<p>Mes tjerash n\u00eb let\u00ebr thuhet qart\u00eb se do t\u00eb ishte gabim i r\u00ebnd\u00eb strategjik n\u00ebse BE-ja do t\u2019u mbyllte der\u00ebn p\u00ebrpjekjeve t\u00eb\u00a0 Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb mos konsiderosh arritjet e dy vendeve, s\u00eb bashku me politik\u00ebn dhe angazhimet tona t\u00eb Zgjerimit tani do t\u00eb ishte nj\u00eb gabim i r\u00ebnd\u00eb strategjik. Si Kryeminist\u00ebr i Bullgaris\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e pranimit ton\u00eb n\u00eb BE, un\u00eb personalisht e di shum\u00eb mir\u00eb pun\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb duhet n\u00eb procesin e negociatave dhe n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare. Un\u00eb gjithashtu e di se si frika e shtyrjes s\u00eb m\u00ebtejshme reflektohet n\u00eb opinionin publik. Prospektiva e thjesht\u00eb e arritjes s\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb madh komb\u00ebtar venitet, megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb nj\u00eb kombi t\u00eb t\u00ebr\u00eb, jo vet\u00ebm administrat\u00ebs publike, ushqen zhg\u00ebnjimin dhe indinjimin n\u00eb shoq\u00ebri\u201d- thuhet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<h2><strong>Letra e publikuar nga\u00a0 Taulant Balla:<\/strong><\/h2>\n<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Socialist\u00ebve Europian\u00eb Sergei Stanishev iu drejtua sot Presidentit t\u00eb K\u00ebshillit Europian Donald TUSK ku i k\u00ebrkon fillimin e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut<\/p>\n<p>Bruksel, 16 Tetor 2019<\/p>\n<p>I nderuar President,<\/p>\n<p>Diskutimet e K\u00ebshillit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb P\u00ebrgjithshme m\u00eb 15 tetor 2019 p\u00ebr Zgjerimin p\u00ebrfunduan, p\u00ebr fat t\u00eb keq, me nj\u00eb d\u00ebshtim n\u00eb arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje unanime t\u00eb Ministrave p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb pranimit n\u00eb BE me Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb prerogativ\u00eb e juaj si President i K\u00ebshillit Evropian p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar axhend\u00ebn e k\u00ebtyre Samiteve, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes progresive evropiane, ju lutem m\u00eb lejoni q\u00eb t\u2019ju inkurajoj fuqimisht q\u00eb t\u00eb vendosni tem\u00ebn e Zgjerimit n\u00eb axhend\u00ebn e mbledhjes s\u00eb ardhshme t\u00eb K\u00ebshillit Evropian.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se nuk \u00ebsht\u00eb as e domosdoshme t\u00eb ritheksojm\u00eb madh\u00ebsin\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr BE-n\u00eb, e as t\u00eb p\u00ebrmendim argumentet e shumta t\u00eb b\u00ebra tashm\u00eb n\u00eb prag t\u00eb k\u00ebtij takimi vendimtar t\u00eb K\u00ebshillit. Un\u00eb i vler\u00ebsoj p\u00ebrpjekjet dhe angazhimet tuaja personale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ju lutem m\u00eb lejoni t\u00eb insistoj n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebrfundimtare \u2013 nj\u00eb shans t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb gjetur marr\u00ebveshje midis t\u00eb gjith\u00eb lid\u00ebrve evropian\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Duke pasur parasysh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr interesat strategjik\u00eb, ekonomik\u00eb dhe t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb, ne besojm\u00eb se Krer\u00ebve t\u00eb Shteteve ose Qeverive tona duhet t\u00eb paraqiten me mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar m\u00eb tej \u00e7\u00ebshtjen personalisht.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e Socialist\u00ebve Evropian\u00eb (PSE), p\u00ebrfshir\u00eb kryetar\u00ebt e shteteve ose qeverit\u00eb nga familja jon\u00eb politike, gjithmon\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur procesin e integrimit evropian t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi ndalur t\u00eb angazhohemi pozitivisht p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara reformat e nevojshme, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me partit\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit, institucionet dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile n\u00eb rajon, madje edhe n\u00eb momentet kur politika e Zgjerimit nuk ishte sakt\u00ebsisht n\u00eb krye t\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb. Ne e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, me bindjen se k\u00ebto vende i p\u00ebrkasin Komunitetit ton\u00eb t\u00eb popujve, bashkimit ton\u00eb t\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, paqes, siguris\u00eb dhe prosperitetit, dhe ne nuk duhet t\u00eb kursejm\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ata t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel t\u00eb zhvillimit q\u00eb ne g\u00ebzojm\u00eb n\u00eb BE sot. Ne besojm\u00eb se k\u00ebto vende nuk jan\u00eb vet\u00ebm pjes\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb Evrop\u00ebs, por gjithashtu duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb integrale e s\u00eb ardhmes s\u00eb BE-s\u00eb. Ne duhet t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin drejtim, megjith\u00ebse me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb ndrysh\u00ebm, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i anashkalojm\u00eb vendet deri n\u00eb t\u00eb asht\u00ebquajtur\u00ebn \u201ckoh\u00eb t\u00eb duhur\u201d, e cila duket se nuk do t\u00eb vij\u00eb kurr\u00eb ose nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Republika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Shqip\u00ebria n\u00eb ve\u00e7anti kan\u00eb ecur n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur veten e tyre n\u00eb prag t\u00eb \u00e7eljes s\u00eb negociatave t\u00eb aderimit. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe nj\u00eb procesi rigoroz, Komisioni Evropian, i ngarkuar me menaxhimin e k\u00ebtij procesi, ka pranuar q\u00eb ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb nevojshmen p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb faz\u00ebn tjet\u00ebr. Si drejtues i familjes son\u00eb politike, ju lutem m\u00eb lejoni t\u00eb them se n\u00eb terma politik ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb standardet.<\/p>\n<p>Duke i\u2019u drejtuar kombeve t\u00eb tyre, Kryeministrat progresiv\u00eb Zoran Zaev dhe Edi Rama kan\u00eb investuar kapital t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik, duke nd\u00ebrmarr\u00eb reforma t\u00eb dhimbshme dhe duke marr\u00eb vendime t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar n\u00eb rrug\u00ebn e tyre evropiane. Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs midis Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Greqis\u00eb, p\u00ebr shembull, e cila i dha zgjidhjen mosmarr\u00ebveshjes t\u00eb gjat\u00eb midis dy vendeve p\u00ebr emrin, nuk ishte m\u00eb pak se historike. Ishte nj\u00eb shembull i gjall\u00eb i vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb udh\u00ebheqjes politike t\u00eb k\u00ebtyre vendeve p\u00ebr t\u00eb kthyer faqen e konfrontimit n\u00eb rajon dhe p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb faqe t\u00eb re p\u00ebr vendet, at\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit evropian, solidaritetit dhe miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb sinqert\u00eb.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1571233511299\"><\/div>\n<p>Negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit nuk duhet t\u00eb shihen thjesht si nj\u00eb shp\u00ebrblim, por m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb proces i cili ka nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shtuar dhe u siguron vendeve dhe BE-s\u00eb instrumentin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar arritjet e m\u00ebparshme, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb p\u00ebrparimin e b\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebrafrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb vendet e pranimit me politika dhe standarded e BE-s\u00eb. Pa mb\u00ebshtetjen ton\u00eb, do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta t\u00eb ecur p\u00ebrpara vet\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb ekziston politika e zgjerimit dhe ajo njihet gjer\u00ebsisht si nj\u00eb nga politikat m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mos konsiderosh arritjet e dy vendeve, s\u00eb bashku me politik\u00ebn dhe angazhimet tona t\u00eb Zgjerimit tani do t\u00eb ishte nj\u00eb gabim i r\u00ebnd\u00eb strategjik. Si Kryeminist\u00ebr i Bullgaris\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e pranimit ton\u00eb n\u00eb BE, un\u00eb personalisht e di shum\u00eb mir\u00eb pun\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb duhet n\u00eb procesin e negociatave dhe n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare. Un\u00eb gjithashtu e di se si frika e shtyrjes s\u00eb m\u00ebtejshme reflektohet n\u00eb opinionin publik. Prospektiva e thjesht\u00eb e arritjes s\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb madh komb\u00ebtar venitet, megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb nj\u00eb kombi t\u00eb t\u00ebr\u00eb, jo vet\u00ebm administrat\u00ebs publike, ushqen zhg\u00ebnjimin dhe indinjimin n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebse BE nuk i respekton angazhimet e saj tani, ky zhg\u00ebnjim n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb vet\u00ebm do t\u00eb thyej\u00eb besimin q\u00eb ata tani kan\u00eb n\u00eb BE dhe do t\u00eb nxiste populizmin dhe nacionalizmin shkat\u00ebrrues anti-BE. Ne nuk mund t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb ringjallja e nacionalizmit t\u00eb minoj\u00eb p\u00ebrpjekjet drejt paqes dhe pajtimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon ende t\u00eb brisht\u00eb t\u00eb demokracive t\u00eb reja, ku plag\u00ebt e s\u00eb kaluar\u00ebs ende nuk jan\u00eb sh\u00ebruar plot\u00ebsisht. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, dhe sigurisht q\u00eb do t\u00eb luaj\u00eb rol n\u00eb duart e lojtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb mbushin boshll\u00ebkun q\u00eb lam\u00eb pas.<\/p>\n<p>Prandaj, kam frik\u00eb se d\u00ebshtimi n\u00eb marrjen e nj\u00eb vendimi tani jo vet\u00ebm do t\u00eb ul\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e BE-s\u00eb, por gjithashtu do t\u00eb rrezikoj\u00eb politik\u00ebn e Bashkimit Evropian p\u00ebr Zgjerimin dhe do t\u00eb devijoj\u00eb procesin e integrimit evropian t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Ne nuk duhet t\u00eb d\u00ebshtojm\u00eb.<\/p>\n<p>Ne i detyrohemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aspekt jo vet\u00ebm qytetar\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, por edhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt presin veprime vendimtare dhe udh\u00ebheqje t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, dhe jo vet\u00ebm \u201csinjale\u201d.<\/p>\n<p>Kind regards, Sergei STANISHEV<\/p>\n<p>President Party of European Socialists<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar n\u00eb Partin\u00eb Socialiste, Taulant Balla ka shp\u00ebrndar\u00eb letr\u00ebn q\u00eb Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Socialist\u00ebve Europian\u00eb Sergei Stanishev i ka d\u00ebrguar sot Presidentit t\u00eb KE-s\u00eb, Donald Tusk, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkon k\u00ebtij t\u00eb fundit fillimin e bisedimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut me BE. Mes tjerash n\u00eb let\u00ebr thuhet qart\u00eb se do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":110855,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110854","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110854","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110854"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110854\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110855"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}