{"id":111054,"date":"2019-10-19T15:10:02","date_gmt":"2019-10-19T13:10:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=111054"},"modified":"2019-10-19T15:10:02","modified_gmt":"2019-10-19T13:10:02","slug":"edhe-butrinti-me-ppp-ky-eshte-skandal-shperthen-moikom-zeqo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/edhe-butrinti-me-ppp-ky-eshte-skandal-shperthen-moikom-zeqo\/","title":{"rendered":"Edhe Butrinti me PPP?! Ky \u00ebsht\u00eb skandal! &#8211; shp\u00ebrthen Moikom Zeqo"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Moikom Zeqo.<\/strong><\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebsh n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, titullari Michael Granoff, shef i Bordit Fondi Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim paraqiti \u201cPlanin e Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Butrintit\u201d.<\/p>\n<p>Pra b\u00ebhet fjal\u00eb se si nj\u00eb fondacion joshtet\u00ebror merr p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr ta menaxhuar privatisht ,qytetin kompleks dhe mjedisin e tij ,si\u00e7 \u00ebsht\u00eb qyteti arkeologjik i Butrintit.<\/p>\n<p>N\u00eb media t\u00eb ndryshme shqiptare \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast i cili ngjan si ekskluziv, pra i pazakont\u00eb. Ministria e Kultur\u00ebs padyshim q\u00eb e miraton nj\u00eb program menaxhimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt jasht\u00eb strukturave shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e till\u00eb e menaxhimit t\u00eb nj\u00eb kryevepre t\u00eb pashembullt t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shqiptare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Butrinti antik dhe mesjetar, nga nj\u00eb fondacion fare i panjohur, jo shqiptar, jo publik dhe shtet\u00ebror ngjan si nj\u00eb \u201cplot\u00ebsim\u201d i habitsh\u00ebm por dhe krejt i pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm i t\u00eb ashtuquajturave PPP-ve, duke e kaluar versionin q\u00eb subjektet private shqiptare menaxhojn\u00eb subjekte shtet\u00ebrore shqiptare.<\/p>\n<p>Dihet kriticizmi i shum\u00ebllojt\u00eb dhe skepticizmi p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturat PPP.<\/p>\n<p>Un\u00eb k\u00ebt\u00eb dukuri e kam kritikuar q\u00eb para pes\u00eb vitesh n\u00eb disa shkrime.<\/p>\n<p>Por aktualisht nuk kish ndodhur q\u00eb subjekte t\u00eb strukturuara si jo subjekte shqiptare t\u00eb merrnin n\u00eb dor\u00ebzim p\u00ebr menaxhim pik\u00ebrisht nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb guidat arkeologjike bot\u00ebrore, Butrintin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Puna shum\u00eb vje\u00e7are gjat\u00eb jet\u00ebs sime si arkeolog, njohja e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb monumenteve poliforme dhe shum\u00ebkohore t\u00eb shekujve m\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb kem gjithmon\u00eb nj\u00eb doz\u00eb skepticizmi p\u00ebr t\u00eb gjitha nismat q\u00eb nd\u00ebrmerren qoft\u00eb shtet\u00ebrisht nga Ministria e Kultur\u00ebs, qoft\u00eb dhe n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi hibrid midis shtetit dhe fondacioneve t\u00eb cilat nuk jan\u00eb subjekte shqiptare.<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb arkeologu i shquar, kolegu im Neritan Ceka ka kritikuar ashp\u00ebr planin e menaxhimit t\u00eb Butrintit dhe t\u00eb parkut t\u00eb tij q\u00eb si\u00e7 dihet \u00ebsht\u00eb i mbrojtur dhe nga UNESCO.<\/p>\n<p>Jam plot\u00ebsisht dakord me shtjellimin e tij profesional dhe shqet\u00ebsimin qytetar.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb kthehemi tek \u00e7\u00ebshtja kryesore e nj\u00eb akti t\u00eb till\u00eb q\u00eb b\u00ebhet i njohur p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur dhe funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legale.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson fondacioni i cili nuk di pse quhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shokuese por dhe klienteliste si Amerikano-Shqiptar.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb kishim si alternativ\u00eb nj\u00eb subjekt t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb quajtur Shqiptaro-Amerikan, si\u00e7 e n\u00ebnvizon me t\u00eb drejt\u00eb Neritan Ceka.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb Michael Grenoff \u00ebsht\u00eb amerikan nuk kemi asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr se \u00e7far\u00eb organizimi dhe \u00e7far\u00eb cil\u00ebsish shkencore por qoft\u00eb dhe menaxhuese paraqesin t\u00eb ashtuquajturit bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb stafit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb ndalemi tek ideja e menaxhimit.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb menaxhosh nj\u00eb qytet kaq t\u00eb pazakont\u00eb arkeologjik si Butrinti dhe mjedisin e tij nga nj\u00eb fondacion q\u00eb as e ka fare iden\u00eb apo i mungon plot\u00ebsisht p\u00ebrvoja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, me monumentet e Butrintit, q\u00eb nuk ka absolutisht asnj\u00eb njohje dhe lidhje me arkeolog\u00ebt shqiptar\u00eb, studiuesit e shquara t\u00eb monumenteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shum\u00eb vjet krijuan Shkoll\u00ebn Shqiptare t\u00eb Arkeologjis\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb, me botime, revista shkencore, me konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb arritjeve arkeologjike saq\u00eb nj\u00eb arkeolog i madh me t\u00eb drejt\u00eb i quajti arkeolog\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb denj\u00eb, sepse \u201chyjn\u00eb nga Porta e madhe e Arkeologjis\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb e studimeve cil\u00ebsore bot\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p>Arkeolog\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb Butrint kan\u00eb punuar p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra jo vet\u00ebm me g\u00ebrmimet por dhe me botimet e tyre.<\/p>\n<p>Kujtoj tani me respektin m\u00eb t\u00eb madh arkeologun e ndjer\u00eb Dhimosten Budina por dhe koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si Kosta Lako, apo ekspeditat t\u00eb shpeshta n\u00eb Butrint drejtuar nga arkeolog\u00eb t\u00eb njohur si Selim Islami, Neritan Ceka etj..<\/p>\n<p>Shikoni studimet e tyre adekuate. Krejt\u00ebsisht profesionist\u00eb p\u00ebr historin\u00eb antike dhe mesjetare t\u00eb Butrintit.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb arkeolog\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb e njohin Butrintin thell\u00ebsisht nga p\u00ebrvoja t\u00eb pashlyeshme as t\u00eb mos konsultohen, as t\u00eb mos p\u00ebrfillen qoft\u00eb dhe nga nj\u00eb Fondacion me emrin e zhurmsh\u00ebm Amerikano-Shqiptar, pra t\u00eb hartohen projekte apo drafte menaxhuese nga njer\u00ebz q\u00eb padyshim jan\u00eb diletant\u00eb n\u00eb arkeologji.<\/p>\n<p>Ka dhjet\u00ebra e mij\u00ebra fondacione t\u00eb tilla t\u00eb ngjashme q\u00eb g\u00eblojn\u00eb n\u00eb anonimatin e pafund t\u00eb Europ\u00ebs, t\u00eb Amerik\u00ebs apo dhe t\u00eb planetit.<\/p>\n<p>Kush e b\u00ebn zgjedhjen dhe \u00e7\u2019t\u00eb drejt\u00eb ka p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje p\u00ebr ta menaxhuar Butrintin nga nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb nuk paraqet p\u00ebr transparenc\u00eb asnj\u00eb kurikulum, asnj\u00eb punim shkencor, asnj\u00eb studim, asnj\u00eb lib\u00ebr, asnj\u00eb titull akademik t\u00eb ashtuquajturve element\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb strukturave qoft\u00eb dhe private.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb shteti shqiptar, Ministria e Kultur\u00ebs t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb konsult\u00eb me specialist\u00ebt q\u00eb ende jan\u00eb gjall\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb okulte tin\u00ebzare dhe t\u00eb fsheht\u00eb bien dakord p\u00ebr nj\u00eb fondacion q\u00eb ka t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb prov\u00eb, mjaft kuptimplot\u00eb q\u00eb para ca koh\u00ebsh b\u00ebn\u00eb sikur restauruan \u201cPazarin e Gjirokastr\u00ebs\u201d me fondet e tyre duke treguar nj\u00eb munges\u00eb totale profesionalizmi sidomos n\u00eb shkuljen e kalldr\u00ebmeve \u201cKund\u00ebr k\u00ebtij veprimi un\u00eb kam reaguar disa her\u00eb n\u00eb shtyp\u201d pa asnj\u00eb shk\u00eblqim lavdie, duhej q\u00eb ky Fondacion q\u00eb la nam n\u00eb Gjirokast\u00ebr t\u00eb kritikohej dhe t\u2019i k\u00ebrkohej llogari.<\/p>\n<p>M\u00eb shqet\u00ebson shum\u00eb fakti q\u00eb n\u00eb rrafshin shtet\u00ebror t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit mbahet nj\u00eb q\u00ebndrim i \u201cnegativizmit t\u00eb plot\u00eb dhe absurd\u201d ndaj gjith\u00eb tradit\u00ebs dhe meritave t\u00eb arkeologeve shqiptare por dhe t\u00eb personaliteteve t\u00eb shquara t\u00eb kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb nuk kam patur n\u00eb k\u00ebto 30 vjet nj\u00eb q\u00ebndrim anti-kultur\u00eb, nj\u00eb urrejtje patologjike ndaj shkenc\u00ebtar\u00ebve, arkeologeve, specialist\u00ebve t\u00eb monumenteve, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka ndodhur q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb margjinalizim dhe nj\u00eb banalizim n\u00eb \u00e7do ind t\u00eb jet\u00ebs ndaj kultur\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb administrat\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, apo t\u00eb vendeve organizuese q\u00eb lidhen me Monumentet e Kultur\u00ebs, nuk ka asnj\u00eb specialist, asnj\u00eb doktor shkencash, asnj\u00eb profesor apo akademik, por ka vet\u00ebm zyrtar\u00eb dhe militant\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm, t\u00eb klonuar dhe q\u00eb nuk e kan\u00eb iden\u00eb e ideve shkencore dhe kulturore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e mjerueshme.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam kuptuar pse ndodhi k\u00ebshtu. Asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb ka shqet\u00ebsuar kaq shum\u00eb kjo gj\u00eb saq\u00eb m\u00eb kujtohen vet\u00ebm skenat e teatrit absurd apo tregimet onirike t\u00eb Franc Kafk\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991 si Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs i Shqip\u00ebris\u00eb mora pjes\u00eb n\u00eb takimin e par\u00eb t\u00eb ministrave t\u00eb Kultur\u00ebs s\u00eb Ballkanit q\u00eb u mbajt n\u00eb Ankara.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, me k\u00ebrkes\u00ebn time, autoritetet turke m\u00eb ndihmuan t\u00eb shkoj p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Troj\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb mendjen time kishte nj\u00eb shtr\u00ebngat\u00eb t\u00eb imagjinat\u00ebs p\u00ebr Troj\u00ebn e Homerit, apo p\u00ebr Troj\u00ebn e Shlimanit, (i cili e zbuloi).<\/p>\n<p>Por kur e kam par\u00eb se me \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohesh Troja e famshme nga pik\u00ebpamja arkeologjike pra vet\u00ebm me disa mure dhe monumente t\u00eb d\u00ebmtuara kam ndjer\u00eb nj\u00eb zhg\u00ebnjim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga shkrimet e mia kam shkruar se \u201cduhet shkuar n\u00eb Troj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7\u2019qytet madh\u00ebshtor arkeologjik, n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb qyteti i Butrintit\u201d.<\/p>\n<p>Butrinti mund t\u00eb futet n\u00eb nj\u00eb nga dhjet\u00eb qytetet arkeologjik t\u00eb Europ\u00ebs por dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Qyteti i Butrintit me parkun e tij me nj\u00eb mjedis t\u00eb papar\u00eb natyror (mos harroni asnjeher\u00eb liqenin) deri m\u00eb sot \u00ebsht\u00eb menaxhuar nga shqiptar\u00ebt, mir\u00eb apo keq por q\u00eb ka qen\u00eb krejt\u00ebsisht e p\u00ebrballueshme nga ana e shqiptar\u00ebve q\u00eb ta menaxhonin k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Si vall\u00eb mund t\u00eb arrihet n\u00eb Pik\u00ebn Zero dhe befas t\u00eb zhduket gjith\u00eb vet\u00ebdija dhe aft\u00ebsia menaxhuese e shqiptar\u00ebve p\u00ebr qytetin e Butrintit i cili vet\u00ebm nga shitja e biletave siguron mbi 1 milion dollar\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb e \u00e7uditshme ting\u00ebllonte fjala e kreut t\u00eb Bordit t\u00eb Fondacionit Michael Granoff q\u00eb tha para mediave n\u00eb 15 tetor 2019: \u201cKuptuam q\u00eb nuk duheshin hedhur m\u00eb shum\u00eb para, por duhej nj\u00eb ide t\u00ebr\u00ebsisht e re, dhe kjo na \u00e7oi tek nj\u00eb ligj i ri, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur nj\u00eb plan t\u00eb till\u00eb menaxhimi\u201d.<\/p>\n<p>Granoff\u00a0 \u201cu mburr\u201d, p\u00ebr af\u00ebrsin\u00eb q\u00eb kishte me subjektet qeveritare kur deklaroi: \u201cNuk di t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb organizata t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb partneritet kaq t\u00eb mir\u00eb me Ministrin\u00eb dhe me Qeverin\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ligj t\u00eb ri q\u00eb afron arkitektur\u00ebn dhe mund\u00ebsin\u00eb e organizimit dhe menaxhimit t\u00eb Butrintit.\u201d.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb Qeveria proklamon perspektiv\u00ebn imagjinare\u00a0 t\u00eb nj\u00eb turizmi kulturor dhe nga ana tjet\u00ebr pik\u00ebrisht \u201cnj\u00eb nga thelbet e thelbeve\u201d t\u00eb arkeologjis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Europ\u00eb qytetin e Butrintit ja jep de jure dhe de facto nj\u00eb Fondacioni t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb i panjohur dhe n\u00eb rastin m\u00eb mir\u00ebkuptues mund t\u00eb themi nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb kjo Qeveri t\u00eb krijoj\u00eb struktura pun\u00ebsimi qoft\u00eb dhe n\u00eb aspektin e turizmit kulturor me subjekte dhe vende profesionale me shqiptar\u00eb, me dijetar\u00eb, me specialist\u00eb, pik\u00ebrisht edhe nj\u00eb ide t\u00eb till\u00eb pun\u00ebsimi e anulon dhe nuk e v\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb zbatim.<\/p>\n<p>Nuk e di sinqerisht se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen me \u201cmenaxhimin t\u00eb nj\u00eb fondacioni pa specialist\u00eb\u201d n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm fitimet nga biletat jan\u00eb nj\u00eb motiv biznesi i mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria dhe t\u00eb t\u00ebra organizimet q\u00eb lidhen me rrjetin shtet\u00ebror t\u00eb kultur\u00ebs duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje t\u00eb till\u00eb shpallin publikisht \u201cnj\u00eb vdekje t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb arkeologjis\u00eb shqiptare, t\u00eb monumentolog\u00ebve dhe t\u00eb dijetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt i past\u00ebr anti-kulturor dhe anti-shkencor, pra edhe nj\u00eb sindrom\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e nj\u00eb plog\u00ebshtie t\u00eb pafalshme t\u00eb vet\u00ebdijes qytetare.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Moikom Zeqo. Para disa dit\u00ebsh n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, titullari Michael Granoff, shef i Bordit Fondi Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim paraqiti \u201cPlanin e Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Butrintit\u201d. Pra b\u00ebhet fjal\u00eb se si nj\u00eb fondacion joshtet\u00ebror merr p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr ta menaxhuar privatisht ,qytetin kompleks dhe mjedisin e tij ,si\u00e7 \u00ebsht\u00eb qyteti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":111055,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111054","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111054"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111054\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111055"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}