{"id":111222,"date":"2019-10-21T16:13:49","date_gmt":"2019-10-21T14:13:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=111222"},"modified":"2019-10-21T16:13:49","modified_gmt":"2019-10-21T14:13:49","slug":"ps-ka-marreveshje-me-pd-por-reforma-kalon-me-votat-tona-murrizi-ja-cfare-e-zgjidh-krizen-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ps-ka-marreveshje-me-pd-por-reforma-kalon-me-votat-tona-murrizi-ja-cfare-e-zgjidh-krizen-politike\/","title":{"rendered":"\u201cPS ka marr\u00ebveshje me PD, por reforma kalon me votat tona\u201d Murrizi: Ja \u00e7far\u00eb e zgjidh kriz\u00ebn politike"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi akuzon dy forcat e m\u00ebdha politike si p\u00ebrgje-gj\u00ebset kryesore t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vendi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politika shqiptare. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cGazet\u00ebn Shqiptare\u201d Murrizi thekson se vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sistemi zgjedhor ku deputet\u00ebt zgjidhen nga qytetar\u00ebt dhe jo nga kryetar\u00ebt e partive politike do t\u00eb sjell\u00eb rikthimin e normalitetit politik\u00eb n\u00eb vend. Duke komentuar edhe cil\u00ebsin\u00eb e deputet\u00ebve t\u00eb rinj q\u00eb u fut\u00ebn n\u00eb Kuvend pas dor\u00ebzimit t\u00eb mandateve nga PD dhe LSI, Murrizi thekson se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr tregues i asaj \u00e7far\u00eb sjell n\u00eb Kuvend nj\u00eb sistem ku emrat e deputet\u00ebve i rendisin kryetar\u00ebt dhe jo votuesit.<\/p>\n<p>\u201cDeputet\u00ebt nuk i zgjedhin qytetar\u00ebt, por i em\u00ebrojn\u00eb kryetar\u00ebt sipas servilizmit dhe ngrohjes s\u00eb xhepit\u201d,-thot\u00eb Murrizi. N\u00ebnkryetari i Kuvendit flet edhe p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb sipas tij ekziston mes PS dhe PD p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb opozit\u00ebn parlamentare jasht\u00eb reform\u00ebs, por i kujton socialist\u00ebve se reforma zgjedhore do kaloj\u00eb vet\u00ebm me votat e deputet\u00ebve n\u00eb Kuvend. \u201cPS dhe PD kan\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00eb prej 29 vitesh por reforma zgjedhore votohet vet\u00ebm n\u00eb parlament. K\u00ebshtu q\u00eb votat i kan\u00eb ata 40 deputet q\u00eb disa klloun\u00eb politik\u00eb nuk i llogarisin, por edhe k\u00ebta 40 deputet\u00eb nuk llogarisin asnj\u00eb birbo apo klloun politik q\u00eb leh jasht\u00eb gardhit\u201d,-tha Murrizi. Ai ka folur edhe p\u00ebr tentativ\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e kryetares s\u00eb grupit \u201cDemokrat\u201d Rudina Hajdari, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se pati nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen, por q\u00eb nuk u finalizua p\u00ebr shkak se disa deputet\u00eb hoq\u00ebn dor\u00eb prej saj. Ndaj thekson Murrizi, Rudina Hajdari vijon t\u00eb jet\u00eb kryetare e grupit.<\/p>\n<p>Z.Murrizi \u00e7far\u00eb synon konkretisht opozita e re parlamentare n\u00eb Kuvend?<br \/>\nOpozita n\u00eb parlament ka 3 grupe parlamentare dhe t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku kan\u00eb deklaruar si mision t\u00eb tyren ndryshimin e sistemit zgjedhor q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye shum\u00eb e fort\u00eb e kriz\u00ebs artificiale politike n\u00eb vend. Pastaj opozita e sotme n\u00eb parlament po b\u00ebn at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u00e7do opozit\u00eb prej 29 vitesh. Opozita fjal\u00ebn ka, dhe un\u00eb besoj q\u00eb prej 6 muajsh \u00ebsht\u00eb folur dhe denoncuar \u00e7do afer\u00eb e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Pse nuk po arrin dot opozita parlamentare qe t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb djatht\u00eb politike?<br \/>\nNuk ka qen\u00eb deri tani aspirat\u00eb e deputet\u00ebve q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb Kuvend nga listat e PD-LSI krijimi i nj\u00eb force politike. Shqip\u00ebria nuk ka vuajtur se nuk ka parti politike, pasi ka mbi 70 t\u00eb tilla, por Shqip\u00ebria nuk ka demokraci n\u00eb asnj\u00eb forc\u00eb politike, dhe kjo fal\u00eb k\u00ebtij ligji zgjedhor q\u00eb vret demokracin\u00eb, vret konkurrenc\u00ebn gar\u00ebn brenda \u00e7do partie dhe shton servilizmin ndaj kryetarit dhe rrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive autoritetin e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr cilat arsye kjo opozit\u00eb nuk po shnd\u00ebrrohet dot n\u00eb alternative t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs?<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykimin e gjithsecilit. N\u00ebse ju mendoni q\u00eb ka t\u00eb djatht\u00eb politike n\u00eb Shqip\u00ebri un\u00eb jam kund\u00ebr. K\u00ebtu kan\u00eb qeverisur prej 75 vitesh vet\u00ebm komunist\u00ebt q\u00eb pas vitit 90 u ndan\u00eb n\u00eb dy parti, por q\u00eb vijn\u00eb nga PPSH. Cila parti mund t\u00eb quhet e djath\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri??? Cila parti nuk ka n\u00eb struktura t\u00eb larta drejtuese ish-komunist\u00eb, ish spiun\u00eb sigurimi, bijt\u00eb e komunist\u00ebve?<\/p>\n<p>Situata politike ishte dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb re p\u00ebr kthimin e saj n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb, por si e shikoni ju vet\u00eb opozitarizmin e deritanish\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb re?<br \/>\nOpozita n\u00eb Kuvend nuk them q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb maksimalen, por besoj q\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb folur k\u00ebta 6 muaj p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konkrete sesa para 6 muajsh ku vet\u00ebm shaheshin formalisht para kamerave dhe ndanin e ndajn\u00eb s\u00eb bashku qindra miliona euro nga taksat e shqiptar\u00ebve tek t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt individ (10-12) biznese prej 20 vitesh.<\/p>\n<p>Jo rrall\u00eb kemi par\u00eb deputet\u00ebt e rinj t\u00eb opozit\u00ebs qe l\u00eb t\u00eb kuptohet qart\u00eb se jan\u00eb niveli jo i duhur p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb i ulet, nisur nga fakti q\u00eb ka nga ata q\u00eb kan\u00eb probleme edhe me leximin e deklaratave n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit?<br \/>\nNiveli i ul\u00ebt i deputet\u00ebve \u00ebsht\u00eb fiks hartimi i listave nga Rama, Basha dhe Monika. Ata nuk jan\u00eb aty me vot\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve dhe as kan\u00eb konkurruar me CV. Por un\u00eb mendoj q\u00eb niveli m\u00eb i ul\u00ebt i parlamentit ka qen\u00eb kur n\u00eb at\u00eb parlament ka patur deputet trafikant\u00eb, tutor\u00eb dhe hajdut\u00eb e burgaxhinj ordiner t\u00eb ardhur aty nga firma e dy \u201clider\u00ebve\u201d global. Po t\u2019ju pyes ju, sa nga 62 ish-deputet\u00ebt mbani mend ndonj\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb realisht deputet? Sa ka nga ata q\u00eb vet\u00ebm kan\u00eb marr\u00eb rrog\u00ebn dhe nuk kan\u00eb folur asnj\u00ebher\u00eb? E gjitha kjo \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e sistemit zgjedhor antidemokratik e gati- gati komunist q\u00eb aplikohet n\u00eb Shqip\u00ebri prej vitit 2009, ku deputet\u00ebt nuk i zgjedhin qytetar\u00ebt por i em\u00ebrojn\u00eb kryetar\u00ebt sipas servilizmit dhe ngrohjes s\u00eb xhepit.<\/p>\n<p>Si i keni p\u00ebrcjell\u00eb sulmet e opozit\u00ebs jasht\u00eb parlamentare ndaj deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs parlamentare duke i cil\u00ebsuar si \u201ctradhtare\u201d?<br \/>\nKjo historia me tradhtar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori banale q\u00eb n\u00eb vetvete mbart psikologji komuniste. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re me tradhtaret gjat\u00eb 29 vitesh \u00ebsht\u00eb fiks historia e Nako Spiros q\u00eb nj\u00eb 5 vje\u00e7ar shpallej armik e nj\u00eb 5 vje\u00e7ar d\u00ebshmor. Merrini me radh\u00eb tradhtar\u00ebt prej 29 vitesh se \u00e7far\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar ata. Filloni nga Imami, Ceka, Xhuveli, Pollo, Idrizi e deri tek Ka\u00e7 Islami. I kan\u00eb v\u00ebn\u00eb jo shkelmin, por tankun PD-s\u00eb dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ministrat m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm tek PD duke z\u00ebvend\u00ebsuar ata q\u00eb q\u00ebndruan p\u00ebrballe tyre. Ndaj p\u00ebr\u00e7moj me neveri \u00e7do leh\u00ebs q\u00eb artikulon nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb till\u00eb, e aq m\u00eb shum\u00eb kur k\u00ebta leh\u00ebs vijn\u00eb n\u00eb PD pa asnj\u00eb kontribut dhe si bij t\u00eb baballar\u00ebve prokuror\u00eb, gjyqtar\u00eb, hetues e sigurimsash.<\/p>\n<p>Ekziston mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb b\u00ebni \u201cpaqe\u201d me Partin\u00eb Demokratike?<br \/>\nUn\u00eb mendoj q\u00eb nuk jemi ne n\u00eb luft\u00eb me PD-n\u00eb q\u00eb t\u00eb vendosim paqe. Ne jemi n\u00eb luft\u00eb me sistemin zgjedhor q\u00eb, si PD dhe PS nuk, duan ta ndryshojn\u00eb.<\/p>\n<p>A \u201cflirtoi\u201d opozita e re me mazhoranc\u00ebn e majt\u00eb si\u00e7 akuzon opozita jasht\u00eb parlamentare?<br \/>\nT\u00eb vetmit q\u00eb flirtojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin dhe q\u00eb kan\u00eb flirtuar prej 29 vitesh jan\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb dhe ata q\u00eb qeverisin. Shihni sa ka pun\u00ebsuar kjo qeveri nga ata t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb djeshme dhe n\u00eb poste shum\u00eb t\u00eb larta e pastaj e nxirrni vet\u00eb konkluzionin. Shihni ku i kan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar bashk\u00ebshort\u00ebt, f\u00ebmij\u00ebt, motra e v\u00ebllez\u00ebr, kunet\u00ebr e baxhanak\u00eb dhe pastaj flisni. Gjeni nj\u00eb familjar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre 40 deputet\u00ebve q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb parlament t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb nivelet e atyre \u201cparimor\u00ebve\u201d. Gjeni nj\u00eb biznes apo nj\u00eb tender q\u00eb \u00ebsht\u00eb ortak me k\u00ebta 40 deputet dhe b\u00ebjeni publike. Shihni ku i kan\u00eb \u201cstrehuar\u201d bizneset dhe zyrat e tyre, t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre ata q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb. Shihni ku i kan\u00eb vilat dhe do t\u00eb shikoni se jan\u00eb komshinj tek t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt biznesmen\u00eb.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb opozita e re e bashkuar brenda saj apo ka p\u00ebr\u00e7arje q\u00eb u reflektuan edhe te \u201cgrupi demokrat\u201d n\u00eb Kuvend?<br \/>\nOpozita e re \u00ebsht\u00eb e bashkuar rreth nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshimi i sistemit zgjedhor. P\u00ebr t\u00eb tjera ata kan\u00eb treguar me vepra q\u00eb jan\u00eb deputet\u00eb rebel\u00eb e nuk mund t\u00eb pretendoj askush se mund t\u2019i mbaj\u00eb n\u00eb rresht apo t\u2019i trajtoj\u00eb si ushtar\u00eb.<\/p>\n<p>Pse u tentua shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kryetare e grupit dhe cili \u00ebsht\u00eb konkretisht q\u00ebndrimi juaj n\u00eb ket\u00eb rast? \u00c7far\u00eb ndodhi realisht?<br \/>\n\u00c7do grup ka debate dhe kjo p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. P\u00ebr disa arsye t\u00eb mos funksionimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte t\u00eb grupit, nga disa deputet u k\u00ebrkua q\u00eb znj.Hajdari t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen nga kreu i grupit duke menduar q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ngarkuar me disa funksione t\u00eb tjera. Pastaj disa deputet u t\u00ebrhoq\u00ebn nga kjo k\u00ebrkes\u00eb dhe kaq. Rudina vazhdon t\u00eb jet\u00eb kryetare e grupit.<\/p>\n<p>A po tentojn\u00eb PD e PS q\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb opozit\u00ebn e re jasht\u00eb reform\u00ebs s\u00eb re zgjedhore?<br \/>\nPS dhe PD kan\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00eb prej 29 vitesh por reforma zgjedhore votohet vet\u00ebm n\u00eb parlament. K\u00ebshtu q\u00eb votat i kan\u00eb ata 40 deputet q\u00eb disa klloun\u00eb politik\u00eb nuk i llogarisin, por edhe k\u00ebta 40 deputet\u00eb nuk llogarisin asnj\u00eb birbo apo klloun politik q\u00eb leh jasht\u00eb gardhit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi akuzon dy forcat e m\u00ebdha politike si p\u00ebrgje-gj\u00ebset kryesore t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vendi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politika shqiptare. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cGazet\u00ebn Shqiptare\u201d Murrizi thekson se vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sistemi zgjedhor ku deputet\u00ebt zgjidhen nga qytetar\u00ebt dhe jo nga kryetar\u00ebt e partive [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":70753,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111222","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111222","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111222"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111222\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70753"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}