{"id":111565,"date":"2019-10-26T15:09:19","date_gmt":"2019-10-26T13:09:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=111565"},"modified":"2019-10-26T15:09:19","modified_gmt":"2019-10-26T13:09:19","slug":"asambleja-e-paa-duka-ja-cfare-i-duhet-shqiperise-per-te-kapercyer-krizen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/asambleja-e-paa-duka-ja-cfare-i-duhet-shqiperise-per-te-kapercyer-krizen\/","title":{"rendered":"Asambleja e PAA, Duka: Ja \u00e7far\u00eb i duhet Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer kriz\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Agrare Ambientaliste, Agron Duka, mblodhi dit\u00ebn e Asamblen\u00eb e partis\u00eb, ku n\u00eb fjal\u00ebn e tij vuri theksin te kriza e thell\u00eb politike dhe vendimi i BE p\u00ebr t\u00eb mos hapur negociatat.<\/p>\n<p>Lidhur me bllokimin e negociatave, Duka tha se \u2018mos \u00e7elja ishte nj\u00eb verdikt p\u00ebr gjasht\u00eb vite keqqeverisje, nj\u00eb verdikt i n\u00ebnshkruar edhe nga shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb mbushur rrug\u00ebt e Europ\u00ebs, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku rendin ligjor ka r\u00ebn\u00eb, si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Kushtetuese\u2019.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Duka deklaroi se duhen zgjedhje t\u00eb parakohshme p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs, pasi sipas tij, \u00e7lirimi i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare duhet b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes gar\u00ebs dhe konkurrenc\u00ebs n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_b62d383539\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads1.medium.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=369&amp;campaignid=48&amp;zoneid=232&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fpolitike%2F289819%2Fasambleja-e-paa-duka-ja-cfare-i-duhet-shqiperise-per-te-kapercyer-krizen%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Flajme%2F&amp;cb=b62d383539\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p>\u2018Megjithat\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, \u00e7lirimi i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare nga ng\u00ebr\u00e7i n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet, duhet t\u00eb kaloj n\u00ebp\u00ebrmjet gar\u00ebs dhe konkurrenc\u00ebs n\u00eb zgjedhje. \u00cbsht\u00eb gara q\u00eb prodhon ndryshim. \u00cbsht\u00eb gara q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebson nj\u00eb shoq\u00ebri. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sistem zgjedhor konkurrues ai q\u00eb i duhet Shqip\u00ebris\u00eb\u2019, theksoi kreu i PAA.<\/p>\n<p>Fjala e Kreut t\u00eb PAA, Agron Duka:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Agrare Ambientaliste,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq,<\/p>\n<p>Dit\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u zgjodha Kryetari i PAA-s\u00eb, nuk do ta kisha besuar kurr\u00eb q\u00eb kjo p\u00ebrpjekje e jona si agronom\u00eb, veteriner\u00eb, ekspert t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e agrobiznesit, p\u00ebr t\u00eb kthyer pasionin ton\u00eb n\u00eb vullnet politik, p\u00ebr sjell\u00eb nj\u00eb ndryshim real n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00ebn, do t\u00eb p\u00ebrballej me nj\u00eb kriz\u00eb politike kaq t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kriz\u00eb me rr\u00ebnj\u00ebt t\u00eb thella n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb politike, por q\u00eb shkakun kryesor ka tjet\u00ebrsimi i vot\u00ebs, asgj\u00ebsimi i gar\u00ebs dhe eliminimin i vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>T\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr d\u00ebmin e madh q\u00eb ka prodhuar simbioza e politik\u00ebs me krimin, si dhe p\u00ebr kriz\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit q\u00eb buron nga zgjedhje t\u00eb pandershme, ne refuzuam mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Parlamentit aktual, jo vet\u00ebm p\u00ebr luajalitet ndaj aleat\u00ebve tan\u00eb, por si nj\u00eb q\u00ebndrim moral i t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb PAA-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt politika nuk nd\u00ebrtohet thjesht mbi interesa, por m\u00eb s\u00eb pari mbi vlera.<\/p>\n<p>Nga ky pozicion, dhe me k\u00ebt\u00eb bot\u00ebkuptim p\u00ebr politik\u00ebn, shohim se vendi ndodhet n\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb Tranzicionit. D\u00ebshtimi spektaklolar i qeveris\u00eb n\u00eb \u00e7eljen e negociatave, \u00ebsht\u00eb certifikimi q\u00eb vjen nga jasht\u00eb i nj\u00eb p\u00ebrvoje q\u00eb ne si qytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi jetojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. N\u00eb gjykimin tim negociatat nuk jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pasqyr\u00eb e t\u00eb shkuar\u00ebs son\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, apo i aktualitetit ton\u00eb politik, por edhe i t\u00eb ardhmes son\u00eb.<\/p>\n<p>Them i t\u00eb shkuar\u00ebs sepse mos \u00e7elja ishte nj\u00eb verdikt p\u00ebr gjasht\u00eb vite keqqeverisje, nj\u00eb verdikt i n\u00ebnshkruar edhe nga shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb mbushur rrug\u00ebt e Europ\u00ebs, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku rendin ligjor ka r\u00ebn\u00eb, si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb dep\u00ebrtimit e krimit n\u00eb politik\u00eb, dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekonomin\u00eb q\u00eb l\u00ebngon, p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes dhe p\u00ebr t\u00eb thithur investime t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>P\u00ebr PPP-t\u00eb q\u00eb po hidhen si baste mbi t\u00eb ardhmen, dhe borxhit publik q\u00eb rritet n\u00eb kurriz t\u00eb taksapaguesve.<\/p>\n<p>P\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb q\u00eb mbijeton pa orientim dhe mb\u00ebshtetje, vet\u00ebm fal guximit dhe pasionit t\u00eb fermer\u00ebve dhe blegtor\u00ebve p\u00ebr pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Sepse ndryshe nga sa u \u00ebsht\u00eb premtuar, nj\u00eb traktor n\u00eb Myzeqe paguan t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim nafte t\u00eb nj\u00eb veture n\u00eb Tiran\u00eb, apo dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa \u00e7mimi i me t\u00eb cilin furnizohet nj\u00eb jaht n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr subvencionet, t\u00eb cilat kapin nj\u00eb vlert\u00eb t\u00eb turpshme n\u00eb krahasim me rajonin, vet\u00ebm 1 t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb 1 kilometri rrug\u00eb, me standardet e Rilindjes.<\/p>\n<p>Prandaj i kemi par\u00eb jo pak her\u00eb blegtor\u00ebt t\u00eb derdhin qum\u00ebsht dhe fermer\u00ebt t\u00eb hedhin n\u00eb rrug\u00eb perimet dhe frutat e tyre. Gjeste d\u00ebshp\u00ebrimi ndaj indiferenc\u00ebs qeveritare, ndaj t\u00eb cilave ne si PAA nuk kemi qen\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebt, por kemi q\u00ebndruar krah tyre. Me njer\u00ebz si Eduart Shakra kemi mb\u00ebshtetur protestat e tyre, kemi mb\u00ebshtetur k\u00ebrkesat e tyre legjitime dhe do t\u2019i mb\u00ebshtesim gjithmon\u00eb!<\/p>\n<p>Negociatat jan\u00eb edhe nj\u00eb pasqyr\u00eb e s\u00eb tashmes, sepse ato treguan se si mungesa e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb ndaj zgjedh\u00ebsve lidhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me ligjshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve. Nj\u00eb pasqyr\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb Maqedonia fqinje. Pat\u00ebm t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat p\u00ebr negociatat, por reagim kryek\u00ebput t\u00eb kund\u00ebrt nga kryeministrat e dy vendeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Zaev \u00e7oi vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, p\u00ebr t\u00eb fituar s\u00ebrishmi besimin e qytetar\u00ebve pas vendimit negativ t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb, Kryeministri shqiptar nxori p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e vet p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk kishte premtuar hapjen e negociatave.<\/p>\n<p>Dallimi midis t\u00eb dyve \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, sepse Zaev e ka kontrat\u00ebn me votuesit e tij, nd\u00ebrsa Rama e ka kontrat\u00ebn me ata q\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebria dhe gjith\u00eb Gjermania i ka njohur nga p\u00ebrgjimet e gazet\u00ebs BILD.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vendimi negativ p\u00ebr negociatat \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb pasqyr\u00eb e s\u00eb ardhmes q\u00eb na pret. Pavar\u00ebsisht gjendjes s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi, goditjes t\u00eb fort\u00eb q\u00eb erdhi si pasoj\u00eb e shuplak\u00ebs europiane ndaj Ram\u00ebs, askush nuk e ndal dot popullin m\u00eb pro europian n\u00eb Rajon, sidomos kur te partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ekziston nj\u00eb vullnet i qart\u00eb politik p\u00ebr t\u00eb cuar p\u00ebrpara integrimin e vendit.<\/p>\n<p>Bazuar mbi k\u00ebt\u00eb vullnet, dhe 9 pika t\u00eb miratuar nga miqt\u00eb tan\u00eb t\u00eb Bundestagut, pa droje mund t\u00eb themi se ky q\u00ebndrim i Gjermanis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb yllin polar t\u00eb orientimit politik t\u00eb vendit n\u00eb Europ\u00eb, si dhe alternativ\u00ebn e vetme p\u00ebr t\u00eb g\u00ebrshetuar serish fatet e Shqip\u00ebris\u00eb me ato t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sikurse e kemi pohuar t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit do t\u00eb zgjidhet kriza politike dhe vendi do t\u2019i rikthehet normalitetit q\u00eb i mungon prej shum\u00eb koh\u00ebsh. Sigurisht n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, dhe n\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb udh\u00ebzimeve t\u00eb partner\u00ebve, pasi t\u00eb jet\u00eb kompletuar reforma zgjedhore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb sh\u00ebnonte nj\u00eb pik\u00eb kthese p\u00ebr sistemin politik. Jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte procesin, duke depolitizuar administrat\u00ebn zgjedhore, duke ashp\u00ebrsuar nd\u00ebshkimet p\u00ebr shitblerjen e vot\u00ebs, duke futur num\u00ebrimin elektronik, por po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb tejkalohen ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2008, t\u00eb cilat u provuan si t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit t\u00eb reform\u00ebs t\u00eb ngritur nga opozita, ne do t\u00eb shpalosim q\u00ebndrimin ton\u00eb, i cili duhet rrahur me k\u00ebrkesat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb nga aleat\u00ebt dhe shoq\u00ebria civile. Megjithat\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, \u00e7lirimi i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare nga ng\u00ebr\u00e7i n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet, duhet t\u00eb kaloj n\u00ebp\u00ebrmjet gar\u00ebs dhe konkurrenc\u00ebs n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gara q\u00eb prodhon ndryshim. \u00cbsht\u00eb gara q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebson nj\u00eb shoq\u00ebri. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sistem zgjedhor konkurrues ai q\u00eb i duhet Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse, pesh\u00ebn kryesore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur Reform\u00ebn Zgjedhore e kan\u00eb partit\u00eb tradicionale, ne si PAA nuk do t\u00eb tregohemi fatalist por, me \u00e7do sistem, do t\u00eb jemi n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo gar\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse ne jemi mbledhur sot k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Jam i bindur se kur ky takim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm elektoral do t\u00eb vij, do t\u00eb gjej nj\u00eb Partia Agrare Ambientaliste me identitet t\u00eb plot\u00eb, me nj\u00eb ekip t\u00eb konsoliduar, me nj\u00eb program t\u00eb qart\u00eb dhe sidomos me nj\u00eb forc\u00eb morale t\u00eb pa kontestueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb forc\u00eb morale q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur egon ton\u00eb si q\u00ebndrestar\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb gjat\u00eb, por si nj\u00eb shembull i konkret i qasjes ton\u00eb ndaj zotimeve q\u00eb kemi nd\u00ebrmarr\u00eb.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb model mbi t\u00eb cilin t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona me \u00e7do fermer\u00eb, me \u00e7do blegtor, me \u00e7do sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb agroindustris\u00eb, por edhe me \u00e7do qytetar q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb q\u00ebndrim politik t\u00eb bazuar mbi forc\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e angazhimeve t\u00eb marra.<\/p>\n<p>Nga sot, me k\u00ebt\u00eb model q\u00eb na dallon, duhet t\u00eb nisim p\u00ebrgatitjen e strukturave t\u00eb PAA-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme. Jo vet\u00ebm duke zgjeruar edhe m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por duke nisur identifikimin e votuesve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Prej shum\u00eb koh\u00ebsh kemi pritur ardhjen e k\u00ebsaj betej\u00eb zgjedhore; t\u00eb cil\u00ebn me krenari do ta zhvillojm\u00eb n\u00ebn petkun e Partis\u00eb Agrare Ambientaliste. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u00e7ka ne jemi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u00e7far\u00eb ne dim\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb mir\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb kemi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb e fort\u00eb dhe e besueshme.<\/p>\n<p>Suksese dhe pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Agrare Ambientaliste, Agron Duka, mblodhi dit\u00ebn e Asamblen\u00eb e partis\u00eb, ku n\u00eb fjal\u00ebn e tij vuri theksin te kriza e thell\u00eb politike dhe vendimi i BE p\u00ebr t\u00eb mos hapur negociatat. Lidhur me bllokimin e negociatave, Duka tha se \u2018mos \u00e7elja ishte nj\u00eb verdikt p\u00ebr gjasht\u00eb vite keqqeverisje, nj\u00eb verdikt i n\u00ebnshkruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111565","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111565","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111565"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111565\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}