{"id":111622,"date":"2019-10-26T16:36:52","date_gmt":"2019-10-26T14:36:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=111622"},"modified":"2019-10-26T16:36:52","modified_gmt":"2019-10-26T14:36:52","slug":"do-coheni-nen-dhe-me-soj-e-sorollop-agron-tufa-merr-serish-mesazhe-kercenuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/do-coheni-nen-dhe-me-soj-e-sorollop-agron-tufa-merr-serish-mesazhe-kercenuese\/","title":{"rendered":"\u2018Do \u00e7oheni n\u00ebn dhe me soj e sorollop\u2019\/ Agron Tufa merr s\u00ebrish mesazhe k\u00ebrc\u00ebnuese"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i Institutit t\u00eb Studimeve t\u00eb Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit, Agron Tufa vijon t\u00eb marr\u00eb mesazhe\u00a0k\u00ebrc\u00ebnuese me jet\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi ka qen\u00eb nj\u00eb person, me profil t\u00eb rrem\u00eb, q\u00eb i ka shkruar n\u00eb Facebook Tuf\u00ebs.<\/p>\n<p>Adresa fake mban emrin \u201cSpata Vlor\u00eb\u201d dhe n\u00eb foto duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i ri.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_1ac415debd\"><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Ja \u00e7far\u00eb shkruhet n\u00eb mesazhin k\u00ebrc\u00ebnues:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cJu qen\u00ebr q\u00eb kujtoni se u erdhi koha juaj e keni t\u00ebr\u00ebsisht gabim. Gabim dhe i madh bile, me i madhi i jet\u00ebs suaj. Ju t\u00eb rrahut q\u00eb k\u00eblysh\u00eb n\u00ebp\u00ebr miniera e n\u00ebp\u00ebr fusha me mis\u00ebr, nuk keni nx\u00ebn\u00eb mend dhe nuk keni kuptuar se ju jeni armiq me koh\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ju vram\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim se i duheshit me ca vagabond\u00eb t\u00eb nxirrnit krom dhe se tani q\u00eb i kujtoni vagon\u00ebt, dridheni dhe vrerin q\u00eb keni ua hedhni heronjve, atyre q\u00eb dhan\u00eb gjakun. Ti dhe ata t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb n\u00eb at\u00eb gjoja Institut q\u00eb e keni b\u00ebr\u00eb fole armiqsh e reaksionar\u00ebsh do tu mbyllet goja nj\u00ebh\u00ebr\u00eb e mir\u00eb. Ta dini ju q\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb lozni me gjakun e tyre, se ai nuk pikset po k\u00ebt\u00eb radh\u00eb u erdhi e zeza or\u00eb bashke me at\u00eb avokatin tuaj q\u00eb e gjetet si vetja ballist me damk\u00eb si t\u00eb par\u00ebt Kadri Cakranin krimineli q\u00eb ka lyer duart deri n\u00eb brryl me gjak.<\/p>\n<p>Ju nuk po i lini t\u00eb qet\u00eb d\u00ebshmor\u00ebt dhe e keni firmosur tani vet\u00eb me k\u00ebt\u00eb q\u00eb po b\u00ebni, se duheni zhdukur me soj\u00eb e sorrolop.<\/p>\n<p>Gabimi i partis\u00eb ishte q\u00eb duheshit shuar q\u00eb n\u00eb 1945 ose n\u00eb miniera ju dhe familjet tuaja n\u00eb\u00a0 ara tua b\u00ebnte grop\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne e kemi mbrojtur p\u00ebr 50 vjet k\u00ebt\u00eb pushtetin dhe ju do na d\u00ebnoni thoni e do na gjeni si qend\u00ebr q\u00eb jeni, po ta dini se shqiptar\u00ebt rrojn\u00eb dhe pa ju. Por ajo q\u00eb k\u00ebrkoni ti hidhni bant e ti nxini e b\u00ebni si vetja d\u00ebshmor\u00ebt q\u00eb dhan\u00eb gjak, nuk do falet.<\/p>\n<p>E b\u00ebt\u00eb hak me ato libra q\u00eb po b\u00ebni, po at\u00ebher\u00eb p\u00ebr m\u00ebshir\u00eb u conim thell\u00eb n\u00eb galeri t\u00eb kuptoni sa vlenit sa nj\u00eb miz\u00eb, tani u erdhi koha t\u00eb coheni nj\u00ebrh\u00eb e mir\u00eb n\u00ebn dhe t\u00eb gjith\u00eb, me soj e sorrolop\u201d.<\/p>\n<div class=\"fotogaleri\">\n<div class=\"bx-wrapper\">\n<div class=\"bx-viewport\">\n<ul class=\"read-slider\">\n<li><a href=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2019\/October\/26\/sms21572099454.jpg\" data-lightbox=\"images\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2019\/October\/26\/auto_sms21572099454.jpg\" \/><i class=\"fa fa-search-plus syri_zoom\" aria-hidden=\"true\"><\/i><\/a><\/li>\n<\/ul>\n<\/div>\n<div class=\"bx-controls bx-has-pager bx-has-controls-direction\">\n<div class=\"bx-controls-direction\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>NA DUAN T\u00cb VDEKUR MES SEHIRIT T\u00cb P\u00cbRGJITHSH\u00cbM SHTET\u00cbROR &#8211; AGRON TUFA\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Her\u00eb pas her\u00eb kam zakon t\u00eb kontrolloj n\u00eb adres\u00ebn time edhe mesazhet q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb \u201cSpam\u201d apo \u201cJunk\u201d, q\u00eb t\u00eb mos humbas ndonj\u00eb komunikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Nuk u befasova edhe aq kur pash\u00eb nj\u00eb em\u00ebr \u201cSpata Vlor\u00eb\u201d, sepse e dija q\u00eb ishte ai q\u00eb na kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, mua, avokatit tim, z. Kujtim Cakrani, dhe koleg\u00ebve t\u00eb ISKK, me t\u00eb cil\u00ebt punojm\u00eb me zbardhjen e krimeve t\u00eb komunizmit. E hapa mesazhin dhe u ndesha me po at\u00eb gjuh\u00eb urrejtjeje, si edhe n\u00eb mesazhin e par\u00eb, por tashm\u00eb me nj\u00eb tekst t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb ri, t\u00eb personalizuar, ku, p\u00ebrve\u00e7 meje e familjes, k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebrfshinte edhe koleg\u00eb studiues, me t\u00eb cil\u00ebt punoj n\u00eb Institut e jasht\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb gjuha e ashp\u00ebr, e dhunshme, e atyre \u201cmorrave t\u00eb kuq\u201d q\u00eb zbrit\u00ebn nga mali; e atyre analfabet\u00ebve organik\u00eb q\u00eb pushtuan qytetet, konfiskuan mallin, pasurin\u00eb, vilat, tokat, jet\u00ebt, fatet e gjith\u00e7ka mund t\u00eb rripej nga l\u00ebkura e atdheut ton\u00eb lakuriq. Gjuha tipike e atyre q\u00eb, pasi pushtuan, grabit\u00ebn, zhvat\u00ebn, masakruan, pren\u00eb e var\u00ebn, dhunuan e p\u00ebrdhunuan, skllav\u00ebruan dhe zombifikuan nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb me dogm\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb universit, than\u00eb e mburr\u00ebn edhe sot, se \u201csoll\u00ebn qytet\u00ebrim\u201d, \u201czhvillim\u201d, \u201cemancipim\u201d; q\u00eb mburren se jan\u00eb \u201cqytetar\u00eb\u201d, pik\u00ebrisht k\u00ebta lyth\u00eb sekrecionesh t\u00eb neveritsh\u00ebm socio-historik\u00eb! O Tempora, si e t\u00ebrheq ende osh pas vetes kufom\u00ebn kut\u00ebrbuese t\u00eb tyre!?<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb tekst si ky k\u00ebrc\u00ebnim i personalizuar q\u00eb do t\u00eb keni bashk\u00ebngjitur, mund t\u00eb m\u00ebsoni shum\u00eb. Kush flet, kujt i drejtohet, \u00e7\u2019pengje ka e \u00e7\u2019p\u00ebrbetime e mbajn\u00eb gjall\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vizatim i p\u00ebrpikt\u00eb me fjal\u00eb, i nj\u00eb portreti grupor, q\u00eb ky k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb nj\u00eb apoteoz\u00eb onaniste deliri, madje, t\u00eb nj\u00eb deliri tabloid, sikur me mllefin e zeherosur t\u00eb tij, do p\u00ebrbashkohen t\u00eb gjith\u00eb \u201cata\u201d, gjakatar\u00ebt e kuq, q\u00eb zbrit\u00ebn nga mali dhe p\u00ebrdhos\u00ebn gjith\u00e7ka normale e organikisht shqiptare. Apeli dhe p\u00ebrbetimi i k\u00ebrc\u00ebnuesit q\u00eb sheh bardhezi, krejt nj\u00eblloj si cjep\u00ebrit e gazet\u00ebs q\u00eb m\u00eb sulmon, shum\u00eb shpejt mund t\u00eb b\u00ebhet realitet i r\u00ebndomt\u00eb, p\u00ebrderisa falimenti i nd\u00ebrgjegjes dhe nderit qytetar ka prekur tabanin e godin\u00ebs s\u00eb vlerave tona. E kemi d\u00ebshmuar n\u00eb histori se jemi trualli art\u00eb i antiutopive.<\/p>\n<p>Por, i rikthehem tekstit. Kur ka mundur t\u00eb mbijetoj\u00eb e t\u00eb ket\u00eb kuraj\u00eb nj\u00eb specie e till\u00eb sapiensi, na drejtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb 30 vjet pasi kemi fituar, s\u00eb paku formalisht, lirin\u00eb, edhe un\u00eb them: I lumt\u00eb! Dhe le t\u00eb dal\u00eb ta shkrep\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb ket\u00eb n\u00eb mendje, t\u00eb na vrasin si n\u00eb romanin e njohur t\u00eb G.G. Markezit \u201cKronik\u00eb e nj\u00eb vrasjeje t\u00eb paralajm\u00ebruar\u201d! Sepse e meritojm\u00eb! Sepse e kemi krijuar vet\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb! Nuk ndodhi dje apo sot, por kjo gjendje\u00a0e sotme u p\u00ebrgatit ngadal\u00eb e k\u00ebmb\u00ebngulshim, vazhdimisht, pak e fije, para syve tan\u00eb, nj\u00eblloj si\u00e7 ngriheshin e hidhnin shtat muret izoluese nga poezia e famshme e Konstandin Kavafisit! Derisa horizontin t\u00eb na e mbyllin k\u00ebto mure. A mendon inteligjencia jon\u00eb (ajo \u201cme uniform\u00eb\u201d dhe ajo \u201cpa uniform\u00eb\u201d) se nuk ka faj!? Se nuk \u00ebsht\u00eb faji dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e saj, edhe pse ka gj\u00eblluar n\u00eb kornizat e inteligjencies \u201cpro pushtet\u201d? At\u00ebher\u00eb, le t\u00eb na mb\u00ebshtjellin, pra, me mesazhe t\u00eb tilla k\u00ebrc\u00ebnimi dhe le ta p\u00ebrballojm\u00eb si burrat k\u00ebt\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri psikotropike, sepse kemi sh\u00ebrbyer q\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb t\u00eb meritojm\u00eb tash 30 vjet pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. Dhe pashi Zotin, l\u00ebreni profkat retorike p\u00ebr BE-n\u00eb! Lexojeni m\u00eb mir\u00eb dhe analizojeni k\u00ebt\u00eb tekst, q\u00eb ngaz\u00ebllen gjendrrat enveriste t\u00eb pasardh\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb instaluar tashm\u00eb nomenklatur\u00ebn e re.<\/p>\n<p>Ne sot as nuk na i pranojn\u00eb kall\u00ebzimet e\u00a0k\u00ebtyre mesazheve k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr jet\u00ebt tona e t\u00eb familjeve. As sektori i krimit kibernetik. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e organeve t\u00eb Policis\u00eb apo Prokuroris\u00eb ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, por, kushedi, ndoshta k\u00ebrc\u00ebnuesi fshihet, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto institucione, n\u00eb strukturat prej qindrash t\u00eb ish-oficer\u00ebve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit?<\/p>\n<p>Teksti i par\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnimit me vdekje p\u00ebr mua, avokatin tim, z. Kujtim Cakrani, dhe koleg\u00ebt e mi t\u00eb ISKK, qe d\u00ebrguar n\u00eb adres\u00eb t\u00eb avokatit. Media thuajse nuk e trajtoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, me p\u00ebrjashtim t\u00eb \u201cFax News\u201d dhe ndonj\u00eb portali. Sepse lajmi nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte, ndoshta, me axhend\u00ebn e zjarrt\u00eb politike. E kujt i b\u00ebhet von\u00eb n\u00ebse shuhet familjarisht nj\u00eb Agron, nj\u00eb Kujtim apo nj\u00eb \u00c7elo!? N\u00ebse ndodh kjo gj\u00ebm\u00eb, at\u00ebher\u00eb o burra t\u00eb marrim doz\u00ebn e adrenalin\u00ebs mediatike, t\u00eb shesim pak mend e t\u00eb shk\u00eblqejm\u00eb n\u00ebp\u00ebr studio nga mendjempreht\u00ebsia e spekulimi! Edhe ngush\u00ebllimtar\u00ebt n\u00eb postimet e tyre,\u00a0kryefjal\u00eb kishin: \u201cMos u tremb! Mos e \u00e7aj kryet!\u201d. Po, mor, po, un\u00eb e di vedin trim sojit, nuk trembem, por ama, as nuk jam krejt budalla! Sepse gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb vazhdueshme k\u00ebrc\u00ebnimi, agresioni enverist mediatik, q\u00eb vazhdon tash 6 muaj, nuk e kam p\u00ebr aventur\u00eb e p\u00ebr hobi, por p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb groposura, t\u00eb krimeve t\u00eb llahtarshme komuniste, p\u00ebr fatet e rroposura t\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00ebve nd\u00ebr burgje e kampe pune t\u00eb detyruar, q\u00eb jan\u00eb edhe sot \u201cme iu dhimbs gurit e drunit\u201d. E pres t\u00eb thot\u00eb ndonj\u00ebri: \u201cPo kjo, pra, \u00ebsht\u00eb puna jote, misioni yt dhe i koleg\u00ebve t\u00eb tu dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb paguhesh!\u201d. Pik\u00ebrisht k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb, por e v\u00ebrteta, q\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh, e dashka nj\u00eb \u00e7mim, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk paguhem aspak, dhe nuk mund t\u00eb gjendet gjall\u00eb n\u00eb bot\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pagimi. Th\u00ebn\u00eb shkurt: mund t\u00eb b\u00ebnim dhe un\u00eb e koleg\u00ebt e mi \u201cpun\u00ebn\u201d, urt\u00eb e but\u00eb, pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy dhe ta merrnim at\u00eb rrog\u00eb me e mbajt\u00eb familjen, pa hyr\u00eb n\u00eb \u201cfushat e minuara\u201d, pa marr\u00eb mundimin e \u201c\u00e7minimit\u201d t\u00eb tyre. Por mendoj se jemi (e duhet t\u00eb jemi) shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se ca rrog\u00ebtar\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb administrate, se ca Akakij Akakievi\u00e7\u00eb mjeran\u00eb. Vet\u00ebdija jon\u00eb, edukimi, bot\u00ebkuptimi dhe njohja e thell\u00eb e p\u00ebrmasave t\u00eb tragjedis\u00eb na e pamund\u00ebson rolin e burokratit q\u00eb jeton, sipas Platonit, n\u00eb \u201cnivelin e barkut\u201d. Prandaj, ne nuk kemi as alternativ\u00eb tjet\u00ebr, si\u00e7 sugjerojn\u00eb kriminel\u00ebt e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb pushtet \u201ct\u00eb sillemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ekuilibruar\u201d. Sepse ne kemi zgjedhur rrug\u00ebn e konfrontimit, u kemi shpallur \u201cluft\u00eb\u201d, t\u00eb cil\u00ebn do ta fitojm\u00eb, ndon\u00ebse jemi shum\u00eb-shum\u00eb vet\u00ebm, s\u00eb paku, tash p\u00ebr tash. Kemi t\u00ebr\u00eb institucionet e shtetit kund\u00ebr. Kund\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb thot\u00eb \u201cindiferent\u00eb t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm\u201d. Q\u00eb lejojn\u00eb sulme, shpifje, fushata lin\u00e7imesh e k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura me vdekje. Indiferenca e q\u00ebllimshme e institucioneve q\u00eb paguhen p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut dhe institucioneve t\u00eb pavarura n\u00ebnkupton heshturazi inkurajimin e atentator\u00ebve, guerril\u00ebve dhe killerave, q\u00eb dikush gjithmon\u00eb i paguan p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb hesape. Nuk jemi aq t\u00eb trash\u00eb sa t\u00eb mos e kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb! Asnj\u00eb reagim nuk pat\u00ebm p\u00ebr kall\u00ebzimin penal ndaj k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb par\u00eb me vdekje q\u00eb av. Kujtim Cakrani dor\u00ebzoi n\u00eb Prokurori. N\u00eb Polici, as nuk denjuan t\u2019i pranonin kall\u00ebzimin!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb atmosfera e lirive tona sot, n\u00eb vitin 2019! Nuk po flas p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj lirie dhe as p\u00ebr perspektiv\u00ebn e p\u00ebrzishme t\u00eb saj, q\u00eb e kemi t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpara, me ose pa ne\u2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i Institutit t\u00eb Studimeve t\u00eb Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit, Agron Tufa vijon t\u00eb marr\u00eb mesazhe\u00a0k\u00ebrc\u00ebnuese me jet\u00eb. S\u00eb fundmi ka qen\u00eb nj\u00eb person, me profil t\u00eb rrem\u00eb, q\u00eb i ka shkruar n\u00eb Facebook Tuf\u00ebs. Adresa fake mban emrin \u201cSpata Vlor\u00eb\u201d dhe n\u00eb foto duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i ri. Ja \u00e7far\u00eb shkruhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":111623,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111622","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111622\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111623"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}