{"id":111659,"date":"2019-10-27T13:34:15","date_gmt":"2019-10-27T12:34:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=111659"},"modified":"2019-10-27T13:34:15","modified_gmt":"2019-10-27T12:34:15","slug":"presidenti-meta-mos-u-merrni-me-francen-e-holanden-lexoni-raportin-e-doing-business","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/presidenti-meta-mos-u-merrni-me-francen-e-holanden-lexoni-raportin-e-doing-business\/","title":{"rendered":"Presidenti Meta: Mos u merrni me Franc\u00ebn e Holand\u00ebn, lexoni raportin e \u2018Doing Business\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta, n\u00eb vijim t\u00eb intervist\u00ebs q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dit\u00ebn e sotme ka deklaruar \u201cT\u00eb mos merremi fare as me Franc\u00ebn, as me Holand\u00ebn, as me BE-n\u00eb. Le t\u00eb merremi me nj\u00eb fakt tep\u00ebr konkret. Raporti i fundit i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore \u201cDoing Business\u201d, pra p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes n\u00eb nj\u00eb vend, e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb 19 vende m\u00eb keq, pra t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar, sesa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij para se qeveria t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb demonizuese ndaj Franc\u00ebs, Holand\u00ebs apo vendeve t\u00eb tjera skeptike t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb nuk pranuan hapjen e negociatave me Shqip\u00ebrin\u00eb, duhet t\u00eb ndalet tek ky raport i \u201cDoing Business\u201d.<\/p>\n<p>Raporti i fundit t\u00eb \u201cDoing Business\u201d e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb 19 vende m\u00eb keq, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPor t\u00eb mos merremi fare as me Franc\u00ebn, as me Holand\u00ebn, as me BE-n\u00eb. Le t\u00eb merremi me nj\u00eb fakt tep\u00ebr konkret. Raporti i fundit i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore \u201cDoing Business\u201d, pra p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes n\u00eb nj\u00eb vend, e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb 19 vende m\u00eb keq, pra t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar, sesa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb e 17-ta n\u00eb bot\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e 82-ta dhe Kosova e 57-ta. Pse nj\u00eb vend si Maqedonia e Veriut, q\u00eb nuk ka akses n\u00eb det, nuk ka akses n\u00eb porte, q\u00eb ka pasur dhe probleme q\u00eb s\u00eb fundmi i ka zgjidhur me Greqin\u00eb apo me fqinj\u00ebt e tjer\u00eb, apo Kosova gjithashtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb jo shum\u00eb t\u00eb favorshme, t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb renditje shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>P\u00ebrse Shqip\u00ebria q\u00eb ka disa avantazhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, nuk ka probleme me fqinj\u00ebt, ka nj\u00eb akses t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb det, ka portet, ka \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb? Sepse n\u00eb fund fare kjo i thot\u00eb t\u00eb gjitha, \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb themi ne apo mund t\u00eb thot\u00eb dikush tjet\u00ebr, mund t\u00eb konsiderohet edhe si nj\u00eb q\u00ebndrim politik, dashamir\u00ebs apo dashakeq\u00ebs. Por, fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb pozita e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb me 19 vende dhe kjo \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e papranueshme\u201d, tha Meta.<\/p>\n<p>Ja intervista e plot\u00eb e Kreut t\u00eb Shtetit:<\/p>\n<p>Intervista e Presidentit Meta p\u00ebr televizionin \u201cNews 24\u201d me gazetarin Robert Rakipllari<\/p>\n<p>Gazetari (Robert Rakipllari): Zoti President, K\u00ebshilli Europian mori vendimin p\u00ebr refuzimin e \u00e7eljes s\u00eb negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Europian. A ishte i pritsh\u00ebm ky vendim, p\u00ebr ju si President, pasi n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre e kishit parashikuar me zhvillimet q\u00eb ka pasur Shqip\u00ebria gjat\u00eb k\u00ebtij viti, dhe cilat mendoni se do t\u00eb jen\u00eb pasojat e k\u00ebtij vendimi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr rajonin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/p>\n<p>Presidenti Meta: Q\u00ebndrimet e mia n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi kan\u00eb qen\u00eb mjaft t\u00eb qarta dhe p\u00ebrpjekjet e mia tep\u00ebr t\u00eb vendosura dhe sistematike,n\u00eb ve\u00e7anti gjat\u00eb muajve maj, qershor, korrik, madje edhe n\u00eb gusht, p\u00ebr t\u00eb evituar nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kam k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga qeveria, p\u00ebr t\u00eb reflektuar, me q\u00ebllim n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eborganizimin e zgjedhjeve gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse m\u00eb 13 tetor, por edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonin shanset e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb drit\u00eb jeshile m\u00eb 18 tetor.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb kaq i qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, aq sa n\u00eb rast se nuk do t\u00eb ndodhte kjo q\u00eb ndodhi, premtova dhe nj\u00eb dekorat\u00eb, apo jo!<\/p>\n<p>Normalisht nuk ke pse i premton dekorat\u00eb askujt, nga drejtuesit e nj\u00eb vendi, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb objektiv komb\u00ebtarsikurse \u00ebsht\u00eb dhe integrimi europian i vendit, sepse kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e detyr\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin tim nj\u00eb vendimmarrje pozitive p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb brendshme t\u00eb shtuara negative, p\u00ebrkeq\u00ebsuese, n\u00eb raport t\u00eb pakt\u00ebn me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, ishte evidente q\u00eb nj\u00eb vendimmarrje pozitive do t\u00eb ishte jasht\u00eb gjith\u00eb historikut si ka funksionuar vendimmarrja n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr mua ishte n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i pritsh\u00ebm, pavar\u00ebsisht se do d\u00ebshiroja q\u00eb vendet t\u00eb cilat kusht\u00ebzuan k\u00ebt\u00eb vendimmarrje n\u00eb fund fare t\u00eb kishin ndjekur shembullin e Gjermanis\u00eb, t\u00eb Bundestagut, q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij b\u00ebri nj\u00eb invencion, nj\u00eb shpikje n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim i cili \u00ebsht\u00eb mjaft i komplikuar, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje konstruktivep\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb drit\u00eb jeshile. Por dukeb\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb gjitha kushtet q\u00eb nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar deri tani e q\u00eb do t\u00eb duhen t\u00eb plot\u00ebsohen derisa realishtt\u00eb fillojn\u00eb negociatat e Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Gazetari: Duke pasur parasyshrrjedh\u00ebn e Samitit t\u00eb Lider\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Europian, zoti President, ishte fakti q\u00eb Franca, Holanda ose disa vende t\u00eb tjera q\u00eb n\u00eb fund refuzuan k\u00ebt\u00eb vendimmarrje p\u00ebr refuzimin e negociatave. Kryeministri i vendit zoti Rama u shpreh se Shqip\u00ebria i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha detyrat e veta sipas Raportit t\u00eb Komisionit Europian, dhe se kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e jona, pra nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i joni por m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb problem i vendimmarrjes s\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Ju si Presidenti si mendoni se ky rezultat, q\u00eb Shqip\u00ebria nuk i mori negociatat \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb problem i joni, apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i vendimmarrjes s\u00eb Bashkimit Europian?<\/p>\n<p>Presidenti Meta: E vetmja pjes\u00eb e sakt\u00eb e asaj q\u00eb thot\u00eb Kryeministri apo p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\u00ebsht\u00eb q\u00eb, sipas Komisionit Europian ata i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb detyrat, apo Shqip\u00ebria i ka b\u00ebr\u00eb detyrat.<\/p>\n<p>Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, por kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00ebsepse u b\u00eb tre vite rreshtq\u00eb KomisioniEuropian jep propozimin q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u2019i hapen negociatat dhe pa kushte.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb tri rastet, n\u00eb qoft\u00ebse u kthehemi vendimeve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb para nj\u00eb viti, qershori 2018, po ashtu qershori 2017 e k\u00ebshtu me radh\u00eb, vendet an\u00ebtare kan\u00eb vendosur kushte mbi raportin e Komisionit Europian.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ka ndodhur praktikisht dhe q\u00eb Franca, por edhe vende te tjera e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb evidente e q\u00eb ka nj\u00eb baz\u00eb reale, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Komisioni Europian nga nj\u00eb komision teknik shpesh \u00ebsht\u00eb shfaqur si nj\u00eb komision politik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vendet an\u00ebtare nga vendimet politike q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb merrnin bazuar mbi raportet teknike, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb teknike, pra nuk i marrin t\u00eb mir\u00ebqena raportet e Komisionit Europian, por thellohen n\u00eb ecurin\u00eb e reformave, nga letrat n\u00eb terrenin konkret, n\u00eb rezultatet e tyre. Duke qen\u00eb se nuk u korrespondojn\u00eb k\u00ebto suksese n\u00eb shum\u00eb raste q\u00eb raporton Komisioni Europian, vendosin kushte, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre, t\u00ebr\u00ebsisht legjitime, q\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtart\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb bazuara n\u00eb fakte dhe standarde.<\/p>\n<p>Tani le t\u00eb ndalemi pak te Franca dhe tek Holanda. M\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb kemi v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb fushat\u00eb demonizuese p\u00ebr Franc\u00ebn dhe p\u00ebr Holand\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb disa vende kund\u00ebr. Nuk kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm dy vende si Franca dhe Holanda, as kat\u00ebr vende si\u00e7 shtohet dhe Danimarka apo Spanja, por kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb vende skeptike dhe dyshuese p\u00ebr kapacitet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb merituar \u00e7eljen e negociatave.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pandershme t\u00eb thuash q\u00eb Holanda nuk e do Shqip\u00ebrin\u00eb, apo k\u00ebrkon t\u2019i mbyll\u00eb dyert Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr kushedi \u00e7far\u00eb arsyesh.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb!Holanda ka tre vjet q\u00eb na paralajm\u00ebronp\u00ebr liberalizimine vizave (t\u00eb mos harrojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb rishikuar liberalizimin e vizave), si dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00ebme grupete krimit t\u00eb organizuar shqiptar, q\u00eb kan\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe q\u00eb i krijojn\u00eb shqet\u00ebsime Holand\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe \u00e7\u00ebshtja e azilant\u00ebve, \u00ebsht\u00eb problem i ngritur nga palaholandeze.<\/p>\n<p>Ne kemi b\u00ebr\u00eb sikur nuk jan\u00eb kaq serioze! Por jan\u00eb probleme t\u00eb ngritura nga Prokuroria holandeze, nga Qeveria holandeze dhe nga Parlamenti holandez.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebtu kemi nj\u00eb problem t\u00eb qart\u00eb, sistematik dhe shqet\u00ebsues t\u00eb nj\u00eb vendi partner, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb adresuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, agresive, t\u00eb besueshme nga ana e jon\u00eb si Shqip\u00ebri, q\u00eb e detyroi Holand\u00ebn t\u00eb shkonte tek ai q\u00ebndrim q\u00eb ka qen\u00eb mjaft i qart\u00eb edhe nga Kryeministri edhe nga Ministri i Jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>Un\u00eb nj\u00eb gj\u00eb mund t\u2019iu them me siguri t\u00eb plot\u00eb. N\u00eb rast se Danimarka do t\u00eb kishte nj\u00eb t\u00eb dhjetat e shqet\u00ebsimeve q\u00eb ka Holanda nga krimi i organizuar shqiptar, apo nga problematikat e shkaktuara nga shqiptar\u00ebt, t\u00eb jeni t\u00eb sigurt se q\u00ebndrimi do ishte edhe m\u00eb i ashp\u00ebr se sa ai i Holand\u00ebs. Sepse ka disa vende n\u00eb Europ\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb demokratike dhe nuk mund t\u00eb pranojn\u00eb kurrsesi t\u00eb cenohen standardete tyreapo t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr q\u00ebllime politike.Pra, ta pranojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb apo ta pranojn\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto probleme, sepse kjo i sh\u00ebrben stabilitetit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Kjo nuk funksionon me t\u00eb gjitha vendet. Funksiononme Italin\u00eb, Austrin\u00eb apo me disa vende t\u00eb BE pran\u00eb rajonit ton\u00eb, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb fleksib\u00ebl, por jo me disa vende t\u00eb tjera n\u00eb Veri t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb jan\u00eb m\u00eb k\u00ebrkuese n\u00eb respektimin e kritereve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb padrejt\u00ebsi q\u00eb ne t\u00eb mos shohim problemet tevetja jon\u00eb, sepse un\u00eb nuk do t\u2019i referohesha Kryeministrit t\u00eb Holand\u00ebs, Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, sepse k\u00ebto kan\u00eb qene evidente, por do t\u2019i referohesha nj\u00eb interviste t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Wiersma, lider laburist holanez,nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor t\u00eb Partis\u00eb Socialiste Europiane, ish-Z\u00ebvend\u00ebs President i saj dhe i Grupit Parlamentar n\u00eb Bruksel, Grupi Socialist Europian, nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i njohur i Partis\u00eb Socialiste k\u00ebtu n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shprehur mjaft qart\u00ebq\u00eb shumica e deputet\u00ebve ne Parlamentin e Holand\u00ebs nuk besojn\u00eb n\u00eb kapacitetet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar reformat q\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Dhe paralajm\u00ebrimi tjet\u00ebr i tij se nj\u00eb vend kaq i ndar\u00eb do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb ardhmen, p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb fitoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e negociatave.<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebr Europ\u00ebn, dialogu politik \u00ebsht\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr zbatimin e reformave dhe efektivitetin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mjedis kaq t\u00eb polarizuar dhe kaq t\u00eb ndar\u00eb, si mund t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb zbatim efektiv t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Por t\u00eb mos merremi fare as me Franc\u00ebn, as me Holand\u00ebn, as me BE-n\u00eb. Le t\u00eb merremi me nj\u00eb fakt tep\u00ebr konkret.<\/p>\n<p>Raporti i fundit i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore \u201cDoing Business\u201d, pra p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes n\u00eb nj\u00eb vend, e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb 19 vende m\u00eb keq, pra t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar, sesa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb e 17-ta n\u00eb bot\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e 82-ta dhe Kosova e 57-ta.<\/p>\n<p>Pse nj\u00eb vend si Maqedonia e Veriut, q\u00eb nuk ka akses n\u00eb det, nuk ka akses n\u00eb porte, q\u00eb ka pasur dhe probleme q\u00eb s\u00eb fundmi i ka zgjidhur me Greqin\u00eb apo me fqinj\u00ebt e tjer\u00eb, apo Kosova gjithashtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb jo shum\u00eb t\u00eb favorshme, t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb renditje shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>P\u00ebrse Shqip\u00ebria q\u00eb ka disa avantazhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, nuk ka probleme mefqinj\u00ebt, ka nj\u00eb akses t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb det, ka portet, ka \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb?<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb fund fare kjo i thot\u00eb t\u00eb gjitha, \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb themi ne apo mund t\u00eb thot\u00eb dikush tjet\u00ebr, mund t\u00eb konsiderohet edhe si nj\u00eb q\u00ebndrim politik, dashamir\u00ebs apo dashakeq\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb pozita eShqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb me 19 vende dhe kjo \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e papranueshme.<\/p>\n<p>Gazetari: N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr zoti President, refuzimi ishte edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut dhe reagimi i dy kryeministrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ishte i ndrysh\u00ebm. Kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ka shpallur zgjedhje t\u00eb parakohshme pas atij vendimi t\u00eb refuzimit, nd\u00ebrsa kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb thot\u00eb q\u00eb, nuk ka ndonj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe se zgjedhjet do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb vitin 2021. Ju e prisnit nj\u00eb reagim t\u00eb till\u00eb t\u00eb kryeministrit? Prisnit nj\u00eb dor\u00ebheqje t\u00eb tij si reflektim?<\/p>\n<p>Presidenti Meta: N\u00ebse ne do t\u00eb prisnim nj\u00eb reflektim t\u00eb till\u00ebnga ana e kryeministrit ton\u00eb sot, mendoj se do t\u00eb ishim pak naiv\u00eb, p\u00ebr arsye sepse n\u00ebse do t\u00eb kishte ndier 1\/100-n e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka ndier Zaevi, i cili n\u00eb rastin konkret p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cviktim\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs&#8230;.<\/p>\n<p>Gazetari:\u201cViktim\u00eb\u201d e kujt?<\/p>\n<p>Presidenti Meta:&#8230;\u201cviktim\u00eb\u201d e rrethanave t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb rast se kryeministri yn\u00eb do ndiente 1\/100-n e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Zaevit, ne do t\u2019i kishim \u00e7elur negociatat para dy vitesh, para nj\u00eb viti n\u00eb qershorin q\u00eb kaloi dhe absolutisht nuk do t\u00eb vihej n\u00eb diskutim tani.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ishim bashk\u00eb me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe mund t\u00eb p\u00ebrfitonim shum\u00eb nga suksesi i madh q\u00eb sh\u00ebnoi ky vend n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr shkak t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb vjen keq ta them k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse jam President i Shqip\u00ebris\u00eb, por Maqedonia e Veriut edhe me k\u00ebt\u00eb sjellje q\u00eb tregoi pas mosmarrjes s\u00eb \u00e7eljes s\u00eb negociatave, q\u00eb ishte nj\u00eb padrejt\u00ebsi e madhe, tregoi edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr se e meritonte \u00e7eljen e tyre.<\/p>\n<p>Sepse m\u00ebnyra e sjelljes s\u00eb saj ishte shum\u00eb demokratike, shum\u00ebeuropiane, sepse i ishte premtuar popullit q\u00eb edhe zgjidhja e emrit edhe b\u00ebrja e disa reformave b\u00ebheshin sepse ishte e sigurt \u00e7elja e negociatave, p\u00ebrve\u00e7 an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, q\u00eb shumica e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Bashkimit Europian, me ndonj\u00eb rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb q\u00eb Maqedonia e Veriut ta merrte drit\u00ebn e jeshile qoft\u00eb dhe duke e ndar\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Por t\u00eb mos harrojm\u00eb raportin e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr \u201cDoing Business\u201d, Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb e 17-ta n\u00eb bot\u00eb dhe ka mjaft raste q\u00eb shum\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs shqiptar\u00eb kan\u00eb ikur dhe planifikojn\u00eb t\u00eb ikin, t\u00eb zhvendosin investimet e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb normale.<\/p>\n<p>Normale \u00ebsht\u00eb q\u00eb nga Maqedonia e Veriut t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse kan\u00eb nj\u00eb akses edhe m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb porte apo n\u00eb gjith\u00eb logjistik\u00ebn q\u00eb do duhet t\u00eb ofronte Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>T\u00eb shohim struktur\u00ebn e eksporteve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb lidhje, nuk ka asnj\u00eb krahasim. T\u00eb shohim investitor\u00ebt e huaj q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut q\u00eb jan\u00eb n\u00eb industrin\u00eb automotive dhe n\u00eb industrit\u00eb m\u00eb bashk\u00ebkohore dhe t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb investitor\u00ebsh kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. T\u00eb shohim mb\u00ebshtetjen q\u00eb jep Maqedonia e Veriut p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr fermer\u00ebt dhe t\u00eb shohim mb\u00ebshtetjen q\u00eb japim ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Kam 6 vjet q\u00eb k\u00ebrkoj mos t\u00eb marrim shembull Danimark\u00ebn, as Suedin\u00eb se jan\u00eb pak larg nga ne, jo thjesht n\u00eb kuptimin gjeografik, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebn e gjat\u00eb q\u00eb kan\u00eb zhvilluar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb aty ku jan\u00eb.<\/p>\n<p>Por t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr investimet e huaja dhe leht\u00ebsit\u00eb q\u00ebkrijon p\u00ebr investimet, t\u00eb marrim shembull nga Maqedonia e Veriut. Sepse Maqedonia e Veriut,\u00ebsht\u00eb kaq pran\u00eb dhe k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb kan\u00eb ndodhur atje, p\u00ebrse t\u00eb mos ndodhin edhe n\u00eb vendin ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm\u00e7\u00ebshtje e vullnetit politik.<\/p>\n<p>Gazetari: Megjithat\u00eb zoti President, ne vazhdojm\u00eb t\u00eb ngelemi n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb politike&#8230;<\/p>\n<p>Presidenti Meta: Sepse nuk ekziston vullneti politik p\u00ebr ta zgjidhur kriz\u00ebn dhe nuk ka ekzistuar prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari: Jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb, opozita \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb parlamentit, Ju keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjet tuaja keni dekretuar nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet lokale, dat\u00ebn 13 tetor, q\u00eb nuk u p\u00ebrfill nga mazhoranca, nga institucionet, nga KQZ-ja, nga ato q\u00eb kan\u00eb ngelur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, \u00e7far\u00eb keni nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebni di\u00e7ka tjet\u00ebr si Kryetar i Shtetit p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb dhe a mendoni ajo q\u00eb propozon opozita, zgjedhjet e parakohshme n\u00eb 2020, parlamentaredhe lokale bashk\u00eb do t\u00eb ishin nj\u00eb zgjidhje?<\/p>\n<p>Presidenti Meta: Nuk jam i shqet\u00ebsuar p\u00ebr mosp\u00ebrfilljen e dekreteve t\u00eb Presidentit nga mazhoranca aktuale, sepse kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr mua si President n\u00eb planin personal.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi im \u00ebsht\u00eb mosp\u00ebrfillja n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nga mazhoranca e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe e respektimit t\u00eb parimeve mbi t\u00eb cilat ai funksionon. Po t\u00eb ishte p\u00ebrfillur dekreti i Presidentit dhe t\u00eb ishte respektuar sipas ligjit,sigurisht q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb kishte marr\u00eb nj\u00eb drit\u00eb jeshile p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave.<\/p>\n<p>Gazetari: Jeni i bindur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Presidenti Meta:N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq Shqip\u00ebria do t\u00eb kishte marr\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00eb her\u00ebm\u00eb t\u00eb madhe nga Bundestagu gjerman dhe do kishte shum\u00eb m\u00eb pak kushte n\u00eb rezolut\u00ebn apo q\u00ebndrimin e Bundestagut sesa ka aktualisht,ku p\u00ebrfshihet edhe q\u00ebndrimii Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebrsa i takon \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb legjitimitetitt\u00eb zgjedhjeve vendore.<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00ebndrime vet\u00ebm sa kan\u00eb d\u00ebmtuar vendin dhe kan\u00eb treguar se ku q\u00ebndron burimi i v\u00ebrtet\u00eb i gjith\u00eb k\u00ebsaj krize artificiale, q\u00eb un\u00eb e theksoj se \u00ebsht\u00eb artificiale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb vendin ton\u00eb prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, un\u00eb shpresoj t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb reflektim. Un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kam patur besim q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e integrimit mund t\u00eb zgjidhet me lobim, k\u00ebt\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e integrimit duhet t\u00eb zgjidhet vet\u00ebmp\u00ebrmes reformave dhe realizimit t\u00eb standardeveq\u00eb k\u00ebrkon Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb themi ne sotse na ka refuzuar Franca, Holanda, Danimarka, Spanja, Finlanda apo ku di un\u00eb.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb kemi t\u00eb qart\u00eb se k\u00ebshtu funksionon Europa, edhe nj\u00eb vend i vet\u00ebm e ka k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, e ka k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsit\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb nivel europian.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje shumice.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebto gj\u00ebra i kemi ditur dhe i dim\u00eb.<\/p>\n<p>Franca na ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr shqet\u00ebsimin q\u00eb ka p\u00ebr azilk\u00ebrkuesit dhe statistikat jan\u00eb mjaft serioze. Ne themi q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i brendsh\u00ebm Franc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb problem i brendsh\u00ebm Franc\u00ebs, n\u00eb rast se n\u00eb Franc\u00eb ti je vendi q\u00eb p\u00ebr num\u00ebr banor\u00ebsh pas Afganistanit, je vendi i dyt\u00ebq\u00eb e shqet\u00ebson me azilk\u00ebrkimin.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00ebse ti del p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb gazetate Franc\u00ebs, n\u00eb qoft\u00ebse kjo \u00e7\u00ebshtje i del p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb parlament, n\u00eb qoft\u00ebseopozita n\u00eb Franc\u00ebe ngre p\u00ebrdit\u00eb, at\u00ebher\u00eb ti si e ndihmon Presidentin Macron apo qeverin\u00eb franceze q\u00eb t\u2019u thot\u00eb vendimmarr\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb atje, q\u00ebky v\u00ebrtet\u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem p\u00ebr ne, porky problem nuk vjen nga Shqip\u00ebria, por nga vende t\u00eb tjera dhe se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb po i p\u00ebrmbush detyrimet e veta dhe ndaj Franc\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra,v\u00ebrtet\u00eb\u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i brendsh\u00ebm emigracioni dhe azili n\u00eb Franc\u00eb dhe n\u00eb BE, por ne p\u00ebr fat t\u00eb keq jemi kontribuues dhe burim i k\u00ebtij problemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pajustifikuar, ndaj edhe ai thot\u00eb: Meq\u00eb ia dham\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb liberalizimin e vizave dhe q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e angazhuar dhe detyruar \u2013 se jan\u00eb gjith\u00eb ato angazhime q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb ruajtur k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb kemi fituar \u2013 meqen\u00ebse ky vend apo nj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb i shkel detyrimet m\u00eb pas, at\u00ebher\u00eb ne nukkemi pse t\u2019ia japim k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb cenoj\u00eb interesat tona. Kjo q\u00eb ai thot\u00eb, ne nuk na vjen mir\u00eb, por nuk mund t\u00eb thuash q\u00eb\u00ebsht\u00eb jasht\u00eb logjik\u00ebs s\u00eb nj\u00eb politikani apo t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb do t\u00ebmbroj\u00eb edhe standardine qytetar\u00ebve t\u00eb vet, q\u00eb do t\u00eb mbroj\u00eb edhe standardin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, duhet gjithmon\u00eb t\u00eb thellohemi dhe t\u00eb reflektojm\u00eb n\u00eb demonstrimin e asaj, q\u00eb ne jemi serioz p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Bashkimit Europian, ne i p\u00ebrmbushim detyrimet dhe ne i meritojm\u00eb ato t\u00eb drejta q\u00eb kemi fituar apo q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari: N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb te gjetja e nj\u00eb zgjidhjeje dhe pyetja \u00ebsht\u00eb a jan\u00ebzgjedhjet e parakohshme parlamentare nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zgjidhjeje p\u00ebr t\u00eb rikthyer legjitimitetin e institucioneve kryesore?<\/p>\n<p>Presidenti Meta:Pa asnj\u00eb diskutim q\u00eb zgjidhja \u00ebsht\u00eb dhe zgjidhja p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb te q\u00ebndrimi q\u00eb ka mbajtur Bundestagu gjerman. Aty po ta lexojm\u00eb me v\u00ebmendje i kemi t\u00eb gjitha kushtet, standardet q\u00eb duhet t\u00eb realizoj\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e besueshme p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave dhe aty duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet e gjith\u00eb klasa politike.<\/p>\n<p>Gazetari: Zoti President, duke iu referuar opinionin final t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias aty del qart\u00eb q\u00eb ju nuk keni kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs si\u00e7 pretendon mazhoranca, q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb nism\u00ebn p\u00ebr shkarkimin tuaj, por nga ana tjet\u00ebr a mendoni q\u00eb ai opinion i nj\u00eb institucioni t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Komisioni i Venecias, i legjitimon zgjedhjet e 30 qershorit, duke pasur parasysh se thot\u00eb q\u00eb ju nuk kishit t\u00eb drejt\u00eb t\u00ebshtynit zgjedhjet p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb emergjence?<\/p>\n<p>Presidenti Meta:Duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Komisioni i Venecias nuk ka th\u00ebn\u00eb, shkelje e r\u00ebnd\u00eb jo e jo q\u00eb s\u2019b\u00ebhet fjal\u00eb, por nuk ka th\u00ebn\u00eb as shkelje e leht\u00eb apo \u00e7do lloj shkelje e Kushtetut\u00ebs. Nuk ekziston asgj\u00ebkundtermi \u201cviolation\u201d. N\u00eb draftin e par\u00eb, q\u00eb rrodhi n\u00eb shtyp nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb mazhoranc\u00ebs, ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim q\u00eb\u201ctejkaloi kompetencat e tij kushtetuese\u201d, q\u00eb nuk ekziston n\u00eb variantin p\u00ebrfundimtar sepse n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Kushtetuta jon\u00eb nuk njeh termin \u201ctejkalim\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim politik, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim juridik.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb dyti, sepse u shterua dhe u sqarua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb caktimi i dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve\u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompetenc\u00eb vet\u00ebm e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe e asnj\u00eb institucioni tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb tejkalosh nj\u00eb kompetenc\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb hysh n\u00eb sfer\u00ebn e kompetencave t\u00eb nj\u00eb institucioni tjet\u00ebr, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin q\u00eb ju p\u00ebrmendni, Komisioni i referohet \u2013 sepse ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shtjellim t\u00eb gjat\u00eb teorik \u2013 q\u00eb nuk jemi n\u00ebkushtet e nj\u00eb emergjence q\u00eb vjen p\u00ebr shkak t\u00eb n\u00eb lufte, t\u00eb nj\u00eb faktori madhor apo t\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsia natyrore, por jemi n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cilin nuk ekziston nj\u00eb legjislacion i caktuar.<\/p>\n<p>Por Komisioni ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, q\u00eb q\u00ebllimi ka qen\u00eb legjitim, duke iu referuar kriz\u00ebs dhe ndryshimit t\u00eb rrethanave nga momenti q\u00eb doli dekreti p\u00ebr zgjedhjet, deri n\u00eb momentin ku dol\u00ebn dekretet q\u00eb anulonin dat\u00ebn e zgjedhjeve dhe shpallnin nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u00eb jemi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe gjithmon\u00eb Komisioni i referohet q\u00ebllimeve t\u00eb Kuvendit, pra edhe n\u00ebse Kuvendi mendon n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prap\u00eb nuk kemi at\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb do t\u00eb justifikonte nj\u00eb proces t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, nuk \u00ebsht\u00eb Komisioni q\u00eb jep kurrsesi nj\u00eb vler\u00ebsim dyshues p\u00ebr sjelljen e Presidentit.<\/p>\n<p>Gazetari: Gjithsesi, Komisionit Hetimor parlamentar vazhdon pun\u00ebn pavar\u00ebsisht se nuk kemi nj\u00eb vendimmarrje, por mesa kemi par\u00eb mazhoranca dhe Kryeministri nuk \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb t\u00ebrhequr nga tentativa e tyre p\u00ebr t\u00eb vazhduar procesin e shkarkimit t\u00eb Presidentit. A keni nj\u00eb koment p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje? A ju shqet\u00ebson kjo gj\u00eb?<\/p>\n<p>Presidenti Meta:Nuk kam pasur asnj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb till\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast, sepse un\u00eb e di shum\u00eb mir\u00eb dhe jam t\u00ebr\u00ebsisht i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm, q\u00eb vet\u00ebm kam respektuar dhe kam mbrojtur Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe parimet kryesore t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Dhe nuk ekziston asnj\u00eb shkelje e Kushtetut\u00ebs, jo vet\u00ebm n\u00eb parimet dhe n\u00eb thelbin e saj, por as n\u00ebafatet kushtetuese dhe k\u00ebt\u00eb po ta vini re edhe Komisioni i Venecias e ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, kur b\u00ebn\u00eb dallimin e nj\u00eb statusi t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb zgjedhjeve parlamentare dhe statusi tjet\u00ebr t\u00eb zgjedhjeve vendore. N\u00ebse p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn ka nj\u00eb afat t\u00eb p\u00ebrcaktuar kushtetues, p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn kjo i delegohet Kodit Zgjedhor.<\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb iniciativash nd\u00ebrmerr parlamenti, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e parlamentit, por t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se Presidenti vet\u00ebm ka respektuar Kushtetut\u00ebn dhe ka pasur q\u00ebllime t\u00eb mbroj\u00eb pluralizmin politik dhe kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme dhe p\u00ebrsa i takon \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb integrimit europian.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mund t\u2019iu them me siguri\u00ebsht\u00eb se n\u00ebse do t\u00eb kishim pasur zgjedhje t\u00eb ligjshme nj\u00ebpartiake, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishim nj\u00eb \u201cJO\u201d t\u00eb qart\u00eb nga Bundestagu gjerman. Por m\u00ebnyra se si u menaxhua kjo situat\u00eb ka l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb perspektiv\u00eb, q\u00eb t\u2019i thuhet Shqip\u00ebris\u00eb seduhet sqaruar \u00e7\u00ebshtja e legjitimitetit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit dhe duhen p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb rast se konsiderohen jolegjitime.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i takon Komisionit t\u00eb Venecias n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, q\u00ebndrimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb sikurse \u00ebsht\u00eb edhe i raportit t\u00eb OSBE\/ODIHR-it q\u00eb\u00ebsht\u00eb gjykat\u00ebsi i vet\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Komisioni i Venecias? Thot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb dekretet e Presidentit nuk u sfiduan nga asnj\u00ebgjykat\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se dekretet e Presidentit ishin n\u00eb fuqi dhe zgjedhjet kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe me Kushtetut\u00ebn, pra kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja kushtetuese apo juridike.<\/p>\n<p>Gazetari: Ju keni dekretuar nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, zotin Mu\u00e7i, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuror\u00ebve ka marr\u00eb s\u00eb fundi nj\u00eb vendim p\u00ebr ngritjen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Anti-korrupsion. A po shikoni drit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tunelit sa i p\u00ebrketzbatimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi apo vazhdoni t\u00eb mendoni apo t\u00eb keni dyshimet tuaja se ajo \u00ebsht\u00eb e kapur nga mazhoranca, si\u00e7 keni th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p>Presidenti Meta: Nuk l\u00ebviz asnj\u00eb presje nga ato q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr arsye sepse kam t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn morale p\u00ebrve\u00e7se institucionale si Kryetari i Shtetit, pasi kam b\u00ebr\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb ecte n\u00eb rrug\u00ebn e duhur, n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb q\u00eb u votua me konsensus, pra n\u00eb rrug\u00ebn e Kushtetut\u00ebs, m\u00eb 21-22 korrik t\u00eb vitit 2016. Por kjo gj\u00eb nuk ka ndodhur, sepse sikurse e dim\u00ebnuk ekziston asnj\u00eb institucion i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re t\u00eb jet\u00eb ngritur brenda afateve kushtetuese.<\/p>\n<p>Por kush \u00ebsht\u00eb pritshm\u00ebria ime p\u00ebr reform\u00ebn? E para, dua t\u2019ju siguroj se p\u00ebrsa i takon detyrave t\u00eb mia, p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb mia do t\u00eb vazhdoj t\u2019i kryej me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u2019i ket\u00eb sa m\u00eb par\u00eb k\u00ebto institucione t\u00eb reja n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb parasheh Kushtetuta e vendit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, kur do ta them un\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn? Do ta them at\u00ebher\u00eb kur Banka Bot\u00ebrore ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb pozit\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb me 19 vende, me 20 vende, m\u00eb 40 vende n\u00eb nivel bot\u00ebror sa i takon t\u00eb b\u00ebrit biznes. Do ta them at\u00ebher\u00eb kur \u201cTransparency International\u201d, q\u00eb e ka renditur edhe m\u00eb posht\u00eb vendin ton\u00eb k\u00ebt\u00eb vit sa i p\u00ebrket transparenc\u00ebs dhe luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme. Do ta them at\u00ebher\u00eb ku \u201cReporter\u00ebt Pa Kufi\u201d, q\u00eb e kan\u00eb cil\u00ebsuart\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar situat\u00ebn e mediave shqiptare, ta p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb pozicionin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb renditje. Pra, k\u00ebto jan\u00eb indikator\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb edhe t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta, n\u00eb vijim t\u00eb intervist\u00ebs q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dit\u00ebn e sotme ka deklaruar \u201cT\u00eb mos merremi fare as me Franc\u00ebn, as me Holand\u00ebn, as me BE-n\u00eb. Le t\u00eb merremi me nj\u00eb fakt tep\u00ebr konkret. Raporti i fundit i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore \u201cDoing Business\u201d, pra p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes n\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111659","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111659","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111659"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111659\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}