{"id":111828,"date":"2019-10-29T12:39:52","date_gmt":"2019-10-29T11:39:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=111828"},"modified":"2019-10-29T12:39:52","modified_gmt":"2019-10-29T11:39:52","slug":"lame-ben-bilancin-e-6-muajve-te-kadastres-me-shume-deme-ne-25-vite-me-pronat-se-ne-diktature-ne-shengjin-edhe-porti-me-pronar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/lame-ben-bilancin-e-6-muajve-te-kadastres-me-shume-deme-ne-25-vite-me-pronat-se-ne-diktature-ne-shengjin-edhe-porti-me-pronar\/","title":{"rendered":"Lame b\u00ebn bilancin e 6 muajve t\u00eb Kadastr\u00ebs: M\u00eb shum\u00eb d\u00ebme n\u00eb 25 vite me pronat se n\u00eb diktatur\u00eb. N\u00eb Sh\u00ebngjin edhe porti me pronar"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Kadastr\u00ebs Artan Lame ka dal\u00eb sot para mediave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik bilancin e 6 muajve t\u00eb k\u00ebtij institucioni q\u00eb shkriu n\u00eb nj\u00eb Hipotekat dhe ALUIZNI-n. Lame tha se ajo \u00e7ka ka ndodhur me pron\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7erekshekulli n\u00eb Shqip\u00ebri, e tejkalon at\u00eb q\u00eb ndodhi gjat\u00eb gjysm\u00ebshekullit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai tdeklaroi se n\u00eb 6 muaj jan\u00eb kryer 30 audite, kontrolle dhe verifikime n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha drejtorit\u00eb vendore dhe\u00a0jan\u00eb marr\u00eb 120 masa, p\u00ebrfshir\u00eb edhe largimet nga detyra. Po k\u00ebshtu\u00a0jan\u00eb trajtuar n\u00eb k\u00ebto 6 muaj rreth 7500 ankesa nga publiku dhe nga institucionet t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cPrej disa muajsh, pas p\u00ebrmbylljes s\u00eb riorganizimit institucional t\u00eb saj, Kadastra Shqiptare po merret me sfid\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrpara vetes: Shthurjen e rrjet\u00ebs \u00e7erekshekullore t\u00eb kaosit t\u00eb pronave, abuzimit me pronat dhe pla\u00e7kitjes s\u00eb pron\u00ebs.<br \/>\nDuhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb me veten dhe me shqiptar\u00ebt: Ajo \u00e7ka ka ndodhur me pron\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7erekshekulli n\u00eb Shqip\u00ebri, e tejkalon at\u00eb q\u00eb ndodhi gjat\u00eb gjysm\u00ebshekullit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<br \/>\nDiktatura shpron\u00ebsoi shqiptar\u00ebt, por prona mbeti po aty, n\u00eb dor\u00ebn e shtetit dhe me rr\u00ebzimin e sistemit socialist, do t\u00eb duhej t\u00eb fillonte procesi i kund\u00ebrt, ai i kthimit t\u00eb pron\u00ebs tek i zoti, ai i ndarjes s\u00eb drejt\u00eb t\u00eb tok\u00ebs tek fshatari, ai i privatizimit nga pozita t\u00eb barabarta e k\u00ebshtu me radh\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk ndodhi k\u00ebshtu gjithmon\u00eb.<br \/>\nDit\u00eb pas dite ne kemi grumbulluar dhe vijojm\u00eb t\u00eb evidentojm\u00eb raste abuzimi me pron\u00ebn, qoft\u00eb at\u00eb publike e qoft\u00eb at\u00eb private. Ky evidentim nuk b\u00ebhet thjesht se s\u2019kemi me \u00e7\u2019merremi apo se duam t\u00eb \u00e7ojm\u00eb njer\u00ebz p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nKy evidentim b\u00ebhet sepse abuzimi me pron\u00ebn \u00ebsht\u00eb shkelje e rendit kushtetues, \u00ebsht\u00eb bllokimi i jet\u00ebs ekonomike t\u00eb vendit. N\u00eb k\u00ebta 6 muaj operim t\u00eb Kadastr\u00ebs s\u00eb re Shqiptare jan\u00eb kryer 30 audite, kontrolle dhe verifikime n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha drejtorit\u00eb vendore.<br \/>\nJan\u00eb marr\u00eb 120 masa, p\u00ebrfshir\u00eb edhe largimet nga detyra, madje si nj\u00eb risi e jona, t\u00eb gjitha masat jan\u00eb shoq\u00ebruar edhe me vendosje gjobash ndaj punonj\u00ebsve. Jan\u00eb trajtuar n\u00eb k\u00ebto muaj rreth 7500 ankesa nga publiku dhe nga institucionet t\u00eb ndryshme, ku pjesa d\u00ebrmuese ka sfond grabitjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs. Do t\u00eb mjaftonin k\u00ebto shifra p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se sa i thell\u00eb \u00ebsht\u00eb problemi, se sa e thell\u00eb ka qen\u00eb reforma dhe se sa e madhe \u00ebsht\u00eb protshm\u00ebria e publikut ndaj k\u00ebtij institucioni t\u00eb ri\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Lame theksoi se harta e abuzimeve me pronat p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb por \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb k\u00ebto abuzime dend\u00ebsohen n\u00eb zonat me interes ekonomik, pra pik\u00ebrisht n\u00eb zonat ku vendi dhe ekonomia duhet t\u00eb tregohen m\u00eb t\u00eb hapura ndaj investimeve, zhvillimeve dhe iniciativi\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPor, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto zona, problematikat e trash\u00ebguara t\u00eb pronave bllokojn\u00eb shumic\u00ebn e investimeve. Do t\u00eb p\u00ebrmendja k\u00ebtu zonat bregdetare p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb Jonit dhe Adriatikut, apo zona t\u00eb tjera me fluks ekonomik si ato p\u00ebrreth qyteteve t\u00eb m\u00ebdha dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe Elbasanit. Kronikat e mediave n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite kan\u00eb trajtuar her\u00eb pas here problematika t\u00eb tilla, por p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti ky fluks \u00ebsht\u00eb shtuar. Do t\u00eb ve\u00e7oja dy arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e para tani Shqip\u00ebria kjo \u00ebsht\u00eb, bregdeti i saj u nda dhe u st\u00ebrnda dhe konfliktet kan\u00eb filluar t\u00eb ngren\u00eb krye ngado; dhe e dyta, gjat\u00eb k\u00ebtij viti ndjeshm\u00ebria dhe reagimi i qeveris\u00eb dhe i Agjencis\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kadastr\u00ebs, duke v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn n\u00eb plag\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur duksh\u00ebm. P\u00ebrpara disa koh\u00ebsh, un\u00eb paralajm\u00ebrova se problematika si ato t\u00eb Vlor\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhen publike edhe n\u00eb zona t\u00eb tjera. Do t\u00eb ndeshen n\u00eb Sarand\u00eb, ku i gjith\u00eb bregdeti i qytetit, i gjith\u00eb amfiteatri i kodrave t\u00eb Sarand\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb dhe rindar\u00eb e mbindar\u00eb n\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se dy-tri her\u00eb, p\u00ebrfshi dhe zona q\u00eb praktikisht jan\u00eb n\u00eb det. I ndeshim n\u00eb zon\u00ebn e Butrintit dhe p\u00ebrreth tij, n\u00eb situatat tragji-komike t\u00eb Butrintit antik, i cili sot del me pronar.<br \/>\nDo ndeshen p\u00ebrgjat\u00eb Rivier\u00ebs s\u00eb Jonit, ku s\u00eb shpejti ne do t\u00eb fillojm\u00eb regjistrimin fillestar dhe nga ku sondazhet na rezultojn\u00eb mbivendosje deri n\u00eb kat\u00ebr pronar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tok\u00eb\u201d, tha Lame.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1572349155673\"><\/div>\n<p>Ai u shpreh m\u00eb tej se problematika t\u00eb tilla jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen publike n\u00eb gjith\u00eb Gadishullin e Karaburunit, ku fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Task-Forc\u00ebs s\u00eb Kryeministris\u00eb u mundua t\u2019i kthehej shtetit rreth 25 hektar\u00eb tok\u00eb e grabitur.<\/p>\n<p>\u201cProblematika t\u00eb tilla do t\u2019i ndeshim n\u00eb bregdetin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb Spilles\u00eb, ku edhe k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb vuri dor\u00ebn qeveria u zbulua nj\u00eb vjedhje kolosale e tok\u00ebs shtet, e cila i \u00ebsht\u00eb referuar organeve ligjore, apo po k\u00ebtu, i gjith\u00eb brezi i pishave p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit, tani rezulton i ndar\u00eb si tok\u00eb buke.<br \/>\nDo t\u2019i ndeshim k\u00ebto problematika n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Gjirin e Durr\u00ebsit, ku pik\u00ebrisht k\u00ebto dit\u00eb organet ligjzbatuese kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprimet e para, nisur edhe nga indicie t\u00eb b\u00ebra nga ana e Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs.<br \/>\nM\u00eb tej,\u00a0 do t\u2019i ndeshim k\u00ebto problematika n\u00eb Gjirin e Lalzit dhe n\u00eb bregdetin e Sh\u00ebngjinit ku edhe bankina e portit ka dal\u00eb me pronar. Do t\u2019i ndeshim k\u00ebto problematika n\u00eb Bregdetin e Velipoj\u00ebs, ku si tok\u00eb buke jan\u00eb ndar\u00eb dhe pjes\u00eb e k\u00ebnetave q\u00eb prej mij\u00ebra vjet\u00ebsh jan\u00eb n\u00ebn uj\u00eb\u201d, tha kreu i Kadastr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai shtoi se nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi denoncimi i rasteve t\u00eb tilla apo i punonj\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vite jan\u00eb p\u00ebrzier\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb llum. \u201cE b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb pak\u00ebsojm\u00eb konfliktet sociale dhe t\u00eb ndikojm\u00eb n\u00eb vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pron\u00ebs; dhe nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb japim mesazhin punonj\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtij sektori, t\u00eb mos p\u00ebrzihen n\u00eb afera t\u00eb tilla.<br \/>\nM\u00eb tej, si deri m\u00eb sot, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me t\u00eb gjitha organet dhe agjencit\u00eb ligjzbatuese, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij procesi t\u00eb kemi nj\u00eb regjist\u00ebr prone t\u00eb sakt\u00eb dhe nj\u00eb institucion t\u00eb besuesh\u00ebm ndaj qytetar\u00ebve\u201d, deklaroi Lame.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Kadastr\u00ebs Artan Lame ka dal\u00eb sot para mediave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik bilancin e 6 muajve t\u00eb k\u00ebtij institucioni q\u00eb shkriu n\u00eb nj\u00eb Hipotekat dhe ALUIZNI-n. Lame tha se ajo \u00e7ka ka ndodhur me pron\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7erekshekulli n\u00eb Shqip\u00ebri, e tejkalon at\u00eb q\u00eb ndodhi gjat\u00eb gjysm\u00ebshekullit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":52969,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111828","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111828\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52969"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}