{"id":111898,"date":"2019-10-29T16:32:40","date_gmt":"2019-10-29T15:32:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=111898"},"modified":"2019-10-29T16:32:40","modified_gmt":"2019-10-29T15:32:40","slug":"botaniku-shkon-ne-gjyq-qeveria-dhe-bashkia-rrezohen-ne-seancen-e-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/botaniku-shkon-ne-gjyq-qeveria-dhe-bashkia-rrezohen-ne-seancen-e-pare\/","title":{"rendered":"Botaniku shkon n\u00eb gjyq, qeveria dhe bashkia rr\u00ebzohen n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Administrative e Apelit rr\u00ebzoi pretendimet e qeveris\u00eb dhe t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr legjitimitetin e padis\u00eb, duke kaluar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykim. Nj\u00eb trup\u00eb prej 5 gjyqtar\u00ebsh do t\u00eb vendos\u00eb mbi kompetenc\u00ebn l\u00ebndore.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs d\u00ebshtuan t\u00eb provonin para Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit t\u00eb mart\u00ebn se padia e firmosur nga rektori i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, Mynyr Koni nuk ishte legjitime.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Blerona Hasa q\u00eb drejtoi seanc\u00ebn p\u00ebrgatitore p\u00ebr padin\u00eb e Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs kund\u00ebr vendimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb 17 korrikut 2019 p\u00ebr t\u00eb trasferuar pron\u00ebsin\u00eb e Kopshtit Botanik nga universiteti te Bashkia e Tiran\u00ebs, la t\u00eb kuptohej p\u00ebrmes pyetjeve se \u00e7\u00ebshtja prekte funksionet akademike t\u00eb Kopshtit Botanik dhe se kjo legjitimonte rektorin n\u00eb padi. N\u00ebse pranohej pretendimi i qeveris\u00eb dhe bashkis\u00eb, padia do t\u00eb rr\u00ebzohej formalisht gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb bllokonte p\u00ebrpjekjet ligjore t\u00eb UT p\u00ebr t\u00eb kthyer pas trasferimin e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb seanc\u00ebs, dekani i Fakultetit t\u00eb Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs vler\u00ebsoi gjyqtaren, duke th\u00ebn\u00eb se ajo meritonte nj\u00eb \u201cbravo t\u00eb madhe\u201d p\u00ebr vendimin q\u00eb mund\u00ebson trajtimin n\u00eb themel t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe q\u00eb njeh ligjshm\u00ebrin\u00eb formale t\u00eb padis\u00eb.<\/p>\n<p>Universiteti i Tiran\u00ebs pretendon se VKM-ja q\u00eb trasferon Botanikun n\u00ebn administrimin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr Arsimin e Lart\u00eb dhe c\u00ebnon autonomin\u00eb e univesitetit. Vendimi i qeveris\u00eb kund\u00ebrshtohet po ashtu nga profesorati dhe student\u00eb t\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs, profesor\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit kan\u00eb themeluar dhe m\u00eb pas mbajtur kopshtin q\u00eb prej krijimit t\u00eb tij. Dhjetra student\u00eb e pedagog\u00eb ishin mbledhur para dyerve t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebshtuar vendimin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb seanc\u00eb e m\u00ebparshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje d\u00ebshtoi p\u00ebr shkak se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb nuk u paraqit\u00ebn me dokumentacion t\u00eb rregullt p\u00ebrfaq\u00ebsimi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb zgjati gati 45 minuta Hasa k\u00ebrkoi prej pal\u00ebve argumente p\u00ebr pretendimin e t\u00eb paditurve se padia duhej t\u00eb ishte firmosur nga administratori i UT dhe jo nga rektori.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e UT than\u00eb se rektori ishte autoriteti m\u00eb i lart\u00eb i universitetit e p\u00ebr pasoj\u00eb i legjitimuar p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Avokatura e Shtetit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb seanc\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave, pretendoi se duke qen\u00eb padi administrative, tagri i p\u00ebrfaq\u00ebsimit i takonte administratorit t\u00eb UT-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hasa p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh k\u00ebmb\u00ebguli t\u00eb d\u00ebgjonte nga t\u00eb paditurit se pse rektori i UT nuk legjitimohej, cilat ishin funksionet e Kopshtit Botanik, a kishte Kopshti Botanik funksione akademike dhe a prekeshin k\u00ebto nga VKM-ja n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht Avokatura e Shtetit dhe m\u00eb pas p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Sportit pretenduan se \u00e7\u00ebshtja ishte administrative dhe Ligji p\u00ebr Arsimin e Lart\u00eb dhe Statuti i UT parashikonin administratorin si p\u00ebrfaq\u00ebsues.<\/p>\n<p>T\u00eb paditurit pretenduan se rektori p\u00ebrfaq\u00ebsonte Universitetin e Tiran\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje \u201cakademike dhe protokollare\u201d. Hasa k\u00ebrkoi shpjegim ligjor se pse \u00e7\u00ebshtja ishte vet\u00ebm administrative, p\u00ebrpos faktit q\u00eb ajo ishte paraqitur n\u00eb gjykat\u00eb administrative, nd\u00ebrsa u k\u00ebrkoi t\u00eb paditurve t\u00eb p\u00ebrmendnin funksionet e Kopshtit Botanik.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb tre intitucioneve pranuan para gjyqtares, pas disa pyetjeve, se funksionet e kopshtit ishin \u201cedukative dhe shkencore\u201d. Hasa vuri n\u00eb dukje se k\u00ebto funksione ishin akademike, p\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrgjigjej rektori. \u201cPra ka karakter akademik?!\u201d, pyeti gjyqtarja n\u00eb nd\u00ebrhyrjet gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb t\u00eb paditurve. Ajo po ashtu vuri n\u00eb dukje se i vetmi argument i t\u00eb paditurve pse \u00e7\u00ebshtja ishte \u2018administrative\u2019, ishte fakti q\u00eb padia ishte dor\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb dhe bashkis\u00eb vun\u00eb theksin se ndryshimi i pron\u00ebsis\u00eb nuk prekte funksionet e Kopshtit Botanik, pra p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk c\u00ebnonte karakterin akademik. Megjithat\u00eb, ato nuk ishin n\u00eb gjendje t\u00eb shpjegonin pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh se pse nd\u00ebrsa rektori legjitimohej si p\u00ebrfaq\u00ebsues i UT n\u00eb n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjeve me bashkin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e kopshtit, por sipas tij nuk legjitimohej si p\u00ebrfaq\u00ebsues i UT p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja vuri n\u00eb dukje p\u00ebrmes pyetjeve se VKM-ja, derisa u k\u00ebrkonte pal\u00ebve t\u00eb lidhin marr\u00ebveshje p\u00ebr p\u00ebrdorimit e kopshtit, prekte funksionet e tij \u201cedukative dhe shkencore\u201d, p\u00ebrkund\u00ebr pretendimit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb qeveris\u00eb se padia ishte ngritur vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb VKM (trasferimin e pron\u00ebsis\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb fund, gjyqtarja njoftoi se padia konsiderohej formalisht e ligjshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sa i p\u00ebrket ankimit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr kompetenc\u00ebn l\u00ebndore ajo b\u00ebri me dije se vendimi do merrej nga nj\u00eb trup\u00eb gjykese me pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb. Gjat\u00eb seanc\u00ebs u b\u00eb me dije se pal\u00ebt e paditura k\u00ebrkonin trasferimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, nd\u00ebrsa UT k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb ajo t\u00eb shihet si akt normativ dhe t\u00eb gjykohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit. Po ashtu u la t\u00eb vendosej n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb faktit se cila gjykat\u00eb do ngarkohej me zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes edhe p\u00ebr pranimin si pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebsuese t\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Administrative e Apelit rr\u00ebzoi pretendimet e qeveris\u00eb dhe t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr legjitimitetin e padis\u00eb, duke kaluar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykim. Nj\u00eb trup\u00eb prej 5 gjyqtar\u00ebsh do t\u00eb vendos\u00eb mbi kompetenc\u00ebn l\u00ebndore. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs d\u00ebshtuan t\u00eb provonin para Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit t\u00eb mart\u00ebn se padia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":111754,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111898","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111898"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111898\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111754"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}