{"id":112292,"date":"2019-11-04T17:04:50","date_gmt":"2019-11-04T16:04:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=112292"},"modified":"2019-11-04T17:04:50","modified_gmt":"2019-11-04T16:04:50","slug":"tabaku-qeveri-tranzitore-para-cdo-pale-zgjedhjesh-edhe-kur-qeveris-pd-ja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/tabaku-qeveri-tranzitore-para-cdo-pale-zgjedhjesh-edhe-kur-qeveris-pd-ja\/","title":{"rendered":"Tabaku: Qeveri tranzitore para \u00e7do pal\u00eb zgjedhjesh, edhe kur qeveris PD-ja"},"content":{"rendered":"<p><em>Jorida Tabaku, e cila guxoi t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb me emra oligark\u00ebt shqiptar\u00eb nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb t\u00ebrhiqet, pavar\u00ebsisht se kryeministri e ka hedhur n\u00eb gjyq bashk\u00eb me koleg\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb. Platforma antikorrupsion e liderit Lulzim Basha e preznatuar n\u00eb 2013, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr Jorida Tabakun p\u00ebr t\u00eb mos ndalur denoncimet ndaj korrupsionit dhe krimit t\u00eb veshur me pushtet. P\u00ebrmes \u201cGazeta Shqiptare\u201d, ajo shpreh bindjen se projekti politik i PD-s\u00eb garanton nj\u00eb qeveri p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe jo p\u00ebr oligark\u00ebt. Ish- deputetja e PD-s\u00eb b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebs kryeministrin Edi Rama p\u00ebr kriz\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi. Ajo paralajm\u00ebron se sa koh\u00eb z.Rama nuk bie dakord me kushtet e Bundestagut gjerman, Shqip\u00ebria do t\u00eb ket\u00eb situat\u00eb t\u00eb stanjacionit politik.<\/em><\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb ai nuk bie dakord me kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe q\u00eb jan\u00eb n\u00eb frym\u00eb dhe let\u00ebr, ajo \u00e7far\u00eb opozita k\u00ebrkon, ne do kemi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb stanjacioni politik. Vullneti politik \u00ebsht\u00eb zgjidhja. Vullneti politik p\u00ebr t\u00eb pranuar ndryshimin dhe vot\u00ebn e lir\u00eb, vullneti politik p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb nga krimi, vullneti politik p\u00ebr t\u00eb ndaluar krimin, vjedhjet e korrupsionin\u201d, \u2013 shprehet ish-deputetja. Si zgjidhje, zj.Tabaku p\u00ebrmend hart\u00ebn e dialogut me 9 pikat e vendosura nga Gjermania si dhe propozimet e opozit\u00ebs. Ish-deputetja demokrate thot\u00eb p\u00ebr \u201cGazeta Shqiptare\u201d se opozita nuk mund t\u00eb pres\u00eb zgjidhje nga ai q\u00eb e shkaktoi kriz\u00ebn. \u201cNuk mund t\u00eb presim q\u00eb ai q\u00eb e ka krijuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, t\u00eb jet\u00eb zgjidhja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb!\u201d, \u2013 shprehet Tabaku.<\/p>\n<p><em>Jorida Tabaku sfidon Edi Ram\u00ebn teksa shprehet se me qeveri tranzitore asnjan\u00ebse nuk do ta ket\u00eb t\u00eb leht\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00eb opozit\u00ebn. Madje, ajo shprehet se opozita \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb ndeshet n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb ku luhet me rregulla dhe arbit\u00ebr t\u00eb paansh\u00ebm. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e lart\u00eb e PD-s\u00eb akuzon se parlamenti aktual \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i krimit t\u00eb organizuar dhe blerjes s\u00eb votave. Ndaj sipas Tabakut, vendi kthehet n\u00eb normalitet vet\u00ebm p\u00ebrmes zgjedhjeve nj\u00eb hershme qendrore dhe vendore. \u201cRotacioni politik arrihet me zgjedhje, n\u00eb rastin ton\u00eb t\u00eb parakohshme. Vendit i duhet ky rotacion politik. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr nj\u00eb pal\u00eb e p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb pal\u00eb tjet\u00ebr. Kemi nj\u00eb projekt politik q\u00eb ia kemi shpalosur shqiptar\u00ebve n\u00eb ekonomi dhe do vazhdojm\u00eb gjithashtu ta shpalosim n\u00eb fusha t\u00eb tjera\u201d, \u2013 thot\u00eb Tabaku.<\/em><\/p>\n<p><strong>Zj.Tabaku, Shqip\u00ebria prej koh\u00ebsh po kalon nj\u00eb kriz\u00eb politike. \u00c7far\u00eb e pengon zgjidhjen e saj?<\/strong><br \/>\nShkaktari kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb Rama. Njeriu q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb sistemi oligarkik, q\u00eb blen dhe manipulon zgjedhjet n\u00eb vend. P\u00ebr sa koh\u00eb ai nuk bie dakord me kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe q\u00eb jan\u00eb n\u00eb frym\u00eb dhe let\u00ebr ajo \u00e7far\u00eb opozita k\u00ebrkon, ne do kemi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb stanjacioni politik. Vullneti politik \u00ebsht\u00eb zgjidhja. Vullneti politik p\u00ebr t\u00eb pranuar ndryshimin dhe vot\u00ebn e lir\u00eb, vullneti politik p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb nga krimi, vullneti politik p\u00ebr t\u00eb ndaluar krimin, vjedhjet e korrupsionin. Por nuk mund t\u00eb presim q\u00eb ai q\u00eb e ka krijuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb jet\u00eb, zgjidhja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Sa po e d\u00ebmton vendin tejzgjatja e k\u00ebsaj krize\u2026?<\/strong><br \/>\nMendoj q\u00eb po e d\u00ebmton jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb, pasi integrimi, ekonomia, institucionet po zveniten n\u00ebn nj\u00eb regjim thuajse diktatorial. Ashtu si shprehej edhe Bundestagu, tejkalimi i kriz\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb hap ky\u00e7 p\u00ebr avancimin n\u00eb procesin e integrimit! Ky kolaps ekonomik, politik, social dhe kulturor q\u00eb ka sjell\u00eb qeverisja ka rezultuar n\u00eb eksodin m\u00eb masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb mbas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit! Kjo qeverisje u ka kushtuar t\u00eb ardhmen dhe shpres\u00ebn shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u00eb kemi institucionalizim t\u00eb dialogut mes forcave politike n\u00eb vend dhe jo dialog p\u00ebr ndarje pushteti?<\/strong><br \/>\nHarta e dialogut jan\u00eb 9 pikat e Bundestagut dhe n\u00ebse do t\u00eb d\u00ebshironi, edhe propozimet e qarta t\u00eb opozit\u00ebs. Kryeministri Rama thot\u00eb q\u00eb e mund leht\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb opozit\u00eb, ka shansin ta demonstroj\u00eb duke dakord\u00ebsuar jo vet\u00ebm reform\u00ebn zgjedhore, por edhe p\u00ebrmes nj\u00eb qeverie tranzitore, q\u00eb do ishte nj\u00eb arbit\u00ebr asnjan\u00ebs. Ky arbit\u00ebr \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm n\u00eb kushtet aktuale ku ka degraduar Shqip\u00ebria. Nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka p\u00ebr dialog, procesi i integrimit e nxjerr vendin nga kriza!<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb vihen bazat e nj\u00eb pakete t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs politike n\u00eb vend, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs sipas liderit Basha \u00ebsht\u00eb edhe reforma zgjedhore, n\u00eb kuptimin e forcimit t\u00eb elementeve ligjore t\u00eb saj, q\u00eb lidhen me administrimin e vot\u00ebs, num\u00ebrimin e vot\u00ebs dhe sigurin\u00eb e vot\u00ebs?<\/strong><br \/>\nS\u00eb pari, parimet dhe paketat i vendos vullneti politik. S\u00eb dyti, garantimi i rregullave t\u00eb forta vjen p\u00ebrmes nj\u00eb seti ligjesh, q\u00eb duhet t\u00eb garantoj\u00eb nj\u00eb sistem elektoral dhe proces elektoral sa m\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, q\u00eb prodhon stabilitet qeveris\u00ebs dhe demokraci. Jam e bindur q\u00eb oferta e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pran\u00eb k\u00ebtyre dy shtyllave kryesore. Ne kemi nj\u00eb vullnet politik q\u00eb e kemi d\u00ebshmuar dje n\u00eb parlament dhe sot, sikund\u00ebr kemi nj\u00eb propozim real n\u00eb tryez\u00ebn e mazhoranc\u00ebs. Besoj se nuk e shp\u00ebton mazhoranc\u00ebn loja e t\u00eb verbrit.<\/p>\n<p><strong>Pas reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, reforma zgjedhore \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, por \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon PD-ja konkretisht q\u00eb po e mban larg dialogut me PS-n\u00eb?<\/strong><br \/>\nSi\u00e7 e p\u00ebrmenda edhe me lart\u00eb, Partia Demokratike k\u00ebrkon garanci q\u00eb ka vullnet p\u00ebr t\u2019u zbatuar reforma. Ne sot kemi nj\u00eb sistem zgjedhor dhe ligje t\u00eb votuara nga PD-PS n\u00eb 2008-\u00ebn, por kemi nj\u00eb mazhoranc\u00eb socialiste q\u00eb nuk pranon t\u2019i respektoj\u00eb ligjet. Kjo sepse kryeministri Rama nuk pranon t\u00eb garoj\u00eb ndershm\u00ebrisht dhe krijon skema p\u00ebr t\u00eb vjedhur votat m\u00eb pas p\u00ebrdor pushtetin politik p\u00ebr t\u2019i mbrojtur vjedh\u00ebsit e votave.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse zgjedhjet e parakohshme jan\u00eb t\u00eb paevitueshme\u2026?<\/strong><br \/>\nKriza e Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm sociale, por edhe politike. Ju e shihni q\u00eb kryeministri Rama ka nj\u00eb vot\u00ebbesim fals n\u00eb Kuvend, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e parlamentit \u00ebsht\u00eb ose z\u00ebri krimit t\u00eb organizuar, ose z\u00ebri i votave t\u00eb blera. A \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri e till\u00eb p\u00ebr popullin dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve?! A garanton nj\u00eb qeveri e till\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb?! Qart\u00ebsisht jo! Shum\u00eb vende n\u00eb Evrop\u00eb po shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, kjo nuk \u00ebsht\u00eb tragjedi n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik. Kur mb\u00ebshtetja nuk ekziston, kur premtimet nuk mbahen, kur ekonomia \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolaps, kur varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb ulur k\u00ebmb\u00ebkryq \u00e7do shtetar q\u00eb e do vendin do t\u00eb k\u00ebrkonte vet\u00eb t\u2019i jepte nj\u00eb zgjidhje situat\u00ebs! Perceptimi negativ n\u00eb ekonomi, n\u00eb biznes, n\u00eb t\u00eb ardhmen e familjeve shqiptare e tregon k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p><strong>A rrezikon opozita t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb sistemit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb e re po tenton t\u00eb evidentohet n\u00eb Kuvend?<\/strong><\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1572883466623\"><\/div>\n<p>Opozit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb. Ajo q\u00eb mbushi sheshet dhe frym\u00ebzoi nj\u00eb popull t\u00eb refuzoj\u00eb fars\u00ebn e 30 qershorit. Kushdo q\u00eb d\u00ebshiron ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb opozit\u00ebn, ka mund\u00ebsin\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme, mbase e ashtuquajtura opozit\u00eb parlamentare mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb aleate e dobishme p\u00ebr PS-n\u00eb n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pse nj\u00eb nivel kaq i ul\u00ebt i deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb re n\u00eb Kuvend?<\/strong><br \/>\nNuk kam koment!<\/p>\n<p><strong>Si u ndjet\u00eb kur pasuesja e Lulzim Bash\u00ebs n\u00eb Kuvend ju kishte kopjuar fjalimin?<\/strong><br \/>\nE vetmja e mir\u00eb ishte se diskutimi p\u00ebr Korporat\u00ebn e Investimeve vazhdoi m\u00eb gjat\u00eb dhe njer\u00ebzit pat\u00ebn mund\u00ebsi q\u00eb ta rid\u00ebgjonin fjal\u00ebn time, por m\u00eb duket shmangie nga tema dhe problematika e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka vendi. Problemi sot \u00ebsht\u00eb qeverisja e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Si e konsideroni propozimin e aleat\u00ebve t\u00eb PD, q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KQZ t\u00eb jen\u00eb gjyqtar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb kaluar vetingun?<\/strong><br \/>\nMendoj q\u00eb pushtetet duhen ndar\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri. KQZ-ja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i deg\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit, ndaj nuk do t\u00eb d\u00ebshiroja ta p\u00ebrzieja. Por, ky \u00ebsht\u00eb mendimi im personal. PD-ja ka njer\u00ebzit e duhur dhe ekspert\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe koleg\u00ebt e mi besoj kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb gati PD-ja dhe strukturat e saj p\u00ebr t\u00eb fituar p\u00ebrball\u00eb Edi Ram\u00ebs kurdo q\u00eb t\u00eb ket\u00eb zgjedhje, normale apo t\u00eb parakohshme?<br \/>\nNe jemi gati p\u00ebr \u00e7do ndeshje q\u00eb luhet me rregulla dhe arbit\u00ebr t\u00eb paansh\u00ebm. Edi Rama mendon q\u00eb mund t\u2019ia hedh\u00eb duke atakuar me batuta opozit\u00ebn, por nuk besoj se shqiptar\u00ebt jan\u00eb aq t\u00eb verb\u00ebr p\u00ebrball\u00eb zullumit q\u00eb kan\u00eb mbi krye.<\/p>\n<p><strong>Opozita k\u00ebrkon pranga p\u00ebr politikan\u00ebt q\u00eb vodh\u00ebn zgjedhjet me krimin, si dhe qeveri tranzitore pa Ram\u00ebn dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me ato lokale. Sa t\u00eb mundshme jan\u00eb ato kur Edi Rama ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se mandati i tij do t\u00eb mbyllet n\u00eb vitin 2021?<\/strong><br \/>\nSa i besuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb hapi shishen e shampanj\u00ebs p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave, nd\u00ebrsa vendit nuk i qen\u00eb hapur? Mendimi i atyre q\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, vendi ka 9 kushte q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb. Kryeministri b\u00ebn mir\u00eb t\u2019i ket\u00eb para syve.<\/p>\n<p><strong>Ju jeni e para n\u00eb PD q\u00eb denoncuat me emra kon-kret\u00eb oligark\u00ebt, por a jeni ndjer\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar prej tyre apo nga ata q\u00eb i mb\u00ebshtesin\u2026?<\/strong><br \/>\nKa qen\u00eb vullneti i kryetarit t\u00eb partis\u00eb, Zotit Basha q\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn q\u00eb ne t\u00eb fillonim nj\u00eb fushat\u00eb antikorrupsion dhe k\u00ebshtu ndodhi. E n\u00eb fakt ka qen\u00eb ai i pari, q\u00eb filloi serin\u00eb e denoncimeve. Nuk \u00ebsht\u00eb heroiz\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh oligark\u00eb me em\u00ebr. Detyra ime si deputete e PD-s\u00eb dhe besimi n\u00eb bindjet e djathta nuk ka pse merret si heroiz\u00ebm. Askush nuk m\u00eb ka k\u00ebrc\u00ebnuar, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb oligarkia nuk ekziston, p\u00ebrkundrazi! T\u00eb vetmet k\u00ebrc\u00ebnime kan\u00eb qen\u00eb nga kryeministri q\u00eb ka hedhur n\u00eb gjyq mua dhe disa koleg\u00eb t\u00eb mit\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kemi qen\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb denoncime. As p\u00ebr mua dhe as p\u00ebr ask\u00ebnd nuk ka t\u00ebrheqje, pavar\u00ebsisht gjyqeve politike t\u00eb tipit komunist. Kjo thjesht na motivon q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani, duke e ditur q\u00eb puna jon\u00eb ia ka vlejtur!<\/p>\n<p><strong>Partit\u00eb aleate i kan\u00eb k\u00ebrkuar liderit Basha q\u00eb t\u00eb nis\u00eb procesin e bashkimit t\u00eb kontributeve nd\u00ebr vite, q\u00eb t\u2019i bashkohen opozit\u00ebs n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr qeveris\u00eb \u201cRama\u201d. Kujt i drejtohet konkretisht kjo thirrje?<\/strong><br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nd\u00ebr vite kan\u00eb luftuar dhe lu-ftojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri demokratike si Europa. Opozita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi e madhe dhe nd\u00ebrmarrje t\u00eb tilla kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb kontribuues, nga intelektual\u00eb e deri te politikan\u00eb dhe akademik\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb ka filluar e vazhdon. Gjat\u00eb ver\u00ebs kjo faz\u00eb ndodhi n\u00eb \u00e7do deg\u00eb, n\u00eb \u00e7do lagje e n\u00eb \u00e7do zon\u00eb duke t\u00ebrhequr kontribuuesit n\u00eb vite, intelektual\u00ebt e m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e \u00e7do fushe. Partia Demokratike ka kapacitete t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe p\u00ebrfshirja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb q\u00eb fillon e mbaron, por nj\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Vet\u00eb PD-ja \u00ebsht\u00eb solide brenda saj n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr largimin e Ram\u00ebs nga pushteti?<\/strong><br \/>\nNuk shoh asnj\u00eb stepje n\u00eb Partin\u00eb Demokratike dhe as te ndonj\u00eb demokrat.<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u00eb shkohet drejt rotacionit politik dhe \u00e7far\u00eb e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm?<\/strong><br \/>\nRotacioni politik arrihet me zgjedhje, n\u00eb rastin ton\u00eb t\u00eb parakohshme. Vendit i duhet ky rotacion politik. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr nj\u00eb pal\u00eb e p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb pal\u00eb tjet\u00ebr. Kemi nj\u00eb projekt politik q\u00eb ua kemi shpalosur shqiptar\u00ebve n\u00eb ekonomi dhe do vazhdojm\u00eb gjithashtu ta shpalosim n\u00eb fusha t\u00eb tjera. Gjendja e r\u00ebnduar e vendit dhe shpresa e vrar\u00eb nga kjo mazhoranc\u00eb e b\u00ebn t\u00eb domosdosh\u00ebm k\u00ebt\u00eb rotacion apo p\u00ebrmbysje sistemi vlerash politike dhe qeveris\u00ebse. Nga nj\u00eb qeveri p\u00ebr oligark\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb qeveri p\u00ebr shqiptar\u00ebt! K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb europiane, nj\u00eb vizion q\u00eb PD-ja e nisi n\u00eb 1991 dhe nuk do t\u00eb ndalet derisa ta b\u00ebj\u00eb realitet! \u00c7do dat\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00e7do arritje e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb 30 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb realizuar me Partin\u00eb Demokratike. K\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb edhe me Integrimin Europian. \/GazetaShqiptare\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jorida Tabaku, e cila guxoi t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb me emra oligark\u00ebt shqiptar\u00eb nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb t\u00ebrhiqet, pavar\u00ebsisht se kryeministri e ka hedhur n\u00eb gjyq bashk\u00eb me koleg\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb. Platforma antikorrupsion e liderit Lulzim Basha e preznatuar n\u00eb 2013, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr Jorida Tabakun p\u00ebr t\u00eb mos ndalur denoncimet ndaj korrupsionit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69477,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-112292","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112292","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112292"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112292\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69477"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}