{"id":112690,"date":"2019-11-07T18:30:16","date_gmt":"2019-11-07T17:30:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=112690"},"modified":"2019-11-07T15:03:01","modified_gmt":"2019-11-07T14:03:01","slug":"petricek-republika-ceke-nuk-e-rishikon-vendimin-per-njohjen-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/petricek-republika-ceke-nuk-e-rishikon-vendimin-per-njohjen-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Petricek: Republika \u00c7eke nuk e rishikon vendimin p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em>Ministri i Jasht\u00ebm i Republik\u00ebs \u00c7eke, Tomas Petricek, thot\u00eb se vendi i tij nuk po e rishikon vendimin p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs, ndon\u00ebse presidenti \u00e7ek, Millosh Zeman, ka paralajm\u00ebruar se mund t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Petricek, n\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, e quan d\u00ebshtim vendimin e K\u00ebshillit Evropian p\u00ebr t\u00eb mos nisur negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Petricek flet edhe p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi dhe ndikimin rus n\u00eb rajon.<\/em><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Zoti Petricek, nj\u00eb val\u00eb skepticizmi mbizot\u00ebron n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, pas vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Evropian p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb nisjen e bisedimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Cili \u00ebsht\u00eb pozicioni i Republik\u00ebs \u00c7eke sa i p\u00ebrket zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Tomas Petricek<\/strong>: Vendi im e ka mb\u00ebshtetur procesin e zgjerimit si nj\u00eb nga politikat kryesore t\u00eb Bashkimit Evropian. I kemi mb\u00ebshtetur t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb synimet e tyre p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. Un\u00eb personalisht e konsideroj vendimin e K\u00ebshillit Evropian n\u00eb tetor<strong>\u00a0<\/strong>si d\u00ebshtim. P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme tani t&#8217;i sigurojm\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Ballkan se ne do t\u00eb duam t\u00eb punojm\u00eb me ta. Procesi \u00ebsht\u00eb ende i besuesh\u00ebm. Ne duhet ta b\u00ebjm\u00eb pjes\u00ebn ton\u00eb t\u00eb brendshme. Por, p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Bashkimi Evropian t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb pjes\u00ebn e tij t\u00eb marr\u00ebveshjes, angazhimet e tij ndaj vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Edhe Shqip\u00ebria, edhe Maqedonia e Veriut kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrparim gjat\u00eb viteve t\u00eb kaluara dhe ne duhet t&#8217;i inkurajojm\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb dhe ta b\u00ebjn\u00eb rolin e Bashkimit Evropian n\u00eb rajon t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: E quajt\u00ebt d\u00ebshtim (shtyrjen e dat\u00ebs nga BE-ja). Cilat mund t\u00eb jen\u00eb pasojat?<\/p>\n<p><strong>Tomas Petricek<\/strong>: Jemi n\u00eb kontakt me t\u00eb dyja vendet. Besojm\u00eb se p\u00ebrparimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb. T\u00eb dyja vendet duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb me reformat. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb vazhdojn\u00eb aktivitetet, takimet me partner\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, p\u00ebr t&#8217;iu shpjeguar se procesi dhe politika e zgjerimit \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb stabilitet dhe siguri n\u00eb rajon, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i rrethuar me vende t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Si e shihni iden\u00eb p\u00ebr nj\u00eb &#8220;partneritet t\u00eb posa\u00e7\u00ebm&#8221; midis vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Bashkimit Evropian, n\u00eb vend t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb tyre t\u00eb plot\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Tomas Petricek<\/strong>: P\u00ebr Republik\u00ebn \u00c7eke, duhet t\u00eb ket\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb besueshme t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Ne besojm\u00eb se procesi i integrimit bazohet n\u00eb merita, porse duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb k\u00ebto vende, sapo t&#8217;i p\u00ebrmbushin t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, t\u00eb lejohen brenda (BE-s\u00eb).<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Shum\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb procesin e zgjerimit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Ballkanin nga ndikimi negativ i Rusis\u00eb. Si e shihni p\u00ebrfshirjen e Rusis\u00eb n\u00eb rajon?<\/p>\n<p><strong>Tomas Petricek<\/strong>: P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb BE-ja t\u00eb mbetet partner i besuesh\u00ebm i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Ne jemi partner\u00eb q\u00eb kemi ambicie jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar stabilitet n\u00eb rajon, por edhe mir\u00ebqenie ekonomike dhe sociale p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb rajon. Gjat\u00eb vizit\u00ebs sime n\u00eb\u00a0Maqedonin\u00eb e Veriut kemi diskutuar shqet\u00ebsimet p\u00ebr ndikimin e mundsh\u00ebm t\u00eb aktor\u00ebve q\u00eb nuk mb\u00ebshtesin demokracin\u00eb, lirit\u00eb dhe sundimin e ligjit n\u00eb rajon.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Si e shihni val\u00ebn n\u00eb rritje t\u00eb ndjenj\u00ebs pro-ruse n\u00eb vendet si Serbia, apo edhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Bosnj\u00ebs, si Republika Srpska?<\/p>\n<p><strong>Tomas Petricek<\/strong>: Kemi biseduar me partner\u00ebt tan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha vendet, p\u00ebr t&#8217;i siguruar, p\u00ebr t&#8217;iu garantuar se procesi i zgjerimit nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr neve, por \u00ebsht\u00eb kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve pozitive p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende. Ne do t\u00eb duhet t\u00eb komunikojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb aktive edhe me publikun n\u00eb rajon, (t&#8217;i tregojm\u00eb) se reformat q\u00eb i k\u00ebrkojm\u00eb do t\u00eb krijojn\u00eb ambient m\u00eb t\u00eb mir\u00eb biznesi, do t&#8217;i forcojn\u00eb institucionet demokratike dhe do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Dhe, si i shihini marr\u00ebdh\u00ebniet e vendit tuaj me Rusin\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Tomas Petricek<\/strong>: P\u00ebrpiqemi (t\u00eb kemi) marr\u00ebdh\u00ebnie<strong>\u00a0<\/strong>korrekte me Rusin\u00eb. Ne jemi (vend) an\u00ebtar i BE-s\u00eb dhe ne e respektojm\u00eb qasjen e p\u00ebrbashk\u00ebt, sidomos pas aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb (nga Rusia) dhe konfliktit n\u00eb lindje t\u00eb Ukrain\u00ebs. Ne zbatojm\u00eb regjimin e sanksioneve dhe nuk e kemi ndryshuar q\u00ebndrimin, sepse nuk ka pasur ndonj\u00eb ndryshim pozitiv nga pala ruse.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Zoti Petricek, presidenti \u00e7ek, Millosh Zeman, ka premtuar se do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Republika \u00c7eke t\u00ebrheqjen e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs. A po e shqyrtoni k\u00ebt\u00eb ju dhe koleg\u00ebt tuaj n\u00eb qeveri?<\/p>\n<p><strong>Tomas Petricek<\/strong>: Jo. Qeveria \u00e7eke<strong>\u00a0<\/strong>nuk e ka ndryshuar q\u00ebndrimin e saj. Ne e kemi njohur Kosov\u00ebn n\u00eb vitin 2008 si shtet t\u00eb pavarur dhe p\u00ebrpiqemi t\u00eb zhvillojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie korrekte dhe pozitive me Kosov\u00ebn. Ne i mb\u00ebshtesim t\u00eb gjitha vendet n\u00eb rajon p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb stabilitetit dhe siguris\u00eb evropiane, por po ashtu \u00ebsht\u00eb edhe m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e shum\u00eb problemeve lokale, shum\u00eb tensioneve rajonale. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb e mb\u00ebshtesim edhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb tejkaluar t\u00eb kaluar\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb shikuar se si mund t\u00eb jetojn\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb Evrop\u00ebn e bashkuar.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: P\u00ebrve\u00e7 mospajtimeve midis Qeveris\u00eb dhe presidentit \u00e7ek p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, mospajtime ka edhe brenda vet\u00eb Qeveris\u00eb. Ju nuk jeni pajtuar me ministrin e Brendsh\u00ebm, Jan Hamacek, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur ose jo p\u00ebrpjekjet e Kosov\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e Interpol-it. \u00c7far\u00eb i nxit k\u00ebto ndarje?<\/p>\n<p><strong>Tomas Petricek<\/strong>: Ne i mb\u00ebshtesim ambiciet e Kosov\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e shum\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. E kemi diskutuar me ministrin e Brendsh\u00ebm dhe i kemi paraqitur argumentet n\u00eb favor, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr luftimin e krimit t\u00eb organizuar. Ne besojm\u00eb se Interpol-i luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ka qen\u00eb Kosova q\u00eb n\u00eb fund e ka t\u00ebrhequr aplikimin p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare, por ne do t\u00eb donim t\u00eb punonim me autoritetet e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar situat\u00ebn, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krimin, luftimin e rrjeteve t\u00eb organizuara t\u00eb kriminel\u00ebve, sepse kjo \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb interes t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Do ta shikoni loj\u00ebn e futbollit midis Kosov\u00ebs dhe \u00c7ekis\u00eb, jav\u00ebn e ardhshme?<\/p>\n<p><strong>Tomas Petricek<\/strong>: Do t\u00eb p\u00ebrpiqem. Duhet t\u00eb pranoj q\u00eb nuk e kam par\u00eb\u00a0loj\u00ebn e fundit dhe shpresoj se do t\u00eb dalim m\u00eb mir\u00eb k\u00ebsaj here.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: T&#8217;i kthehemi dialogut. Edhe ju e p\u00ebrmend\u00ebt at\u00eb. Kosova dhe Serbia pritet t\u00eb vazhdojn\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb dy t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Bashkimi Evropian pritet ta em\u00ebroj\u00eb t\u00eb tijin. K\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha diplomatike. Si e shihni k\u00ebt\u00eb proces? A mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb paqe Kosova dhe Serbia?<\/p>\n<p><strong>Tomas Petricek<\/strong>: Besoj. Shpresoj t\u00eb shohim p\u00ebrparim n\u00eb dialog n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm. Sa i p\u00ebrket Bashkimit Evropian, ne presim tani em\u00ebrimin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb rinj, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb re t\u00eb<strong>\u00a0<\/strong>Komisionit Evropian dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb lart\u00eb. Josep Borrell, i cili e ka kaluar me sukses seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Parlamentin Evropian, tashm\u00eb ka deklaruar se dialogu midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e prioriteteve t\u00eb tij. Mund t\u00eb them se Republika \u00c7eke e mb\u00ebshtet rolin e BE-s\u00eb\u00a0si nd\u00ebrmjet\u00ebsuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Kemi diskutuar me partner\u00ebt n\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt, ne presim nga ta q\u00eb t&#8217;i shmangen \u00e7far\u00ebdo hapi q\u00eb mund t\u00eb rrezikoj\u00eb dialogun, si\u00e7 jan\u00eb masat kufizuese (v.j.taksa) q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb autoritetet e Kosov\u00ebs, apo mungesa e vullnetit p\u00ebr komunikim me pal\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Borrell vjen nga Spanja, nj\u00eb nga pes\u00eb vendet e BE-s\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn si shtet. A mund t\u00eb ndryshoj\u00eb kjo di\u00e7ka?<\/p>\n<p><strong>Tomas Petricek<\/strong>: Josep Borrell do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Bashkimin Evropian dhe jo Spanj\u00ebn dhe ka qen\u00eb i shum\u00eb i hapur dhe i z\u00ebsh\u00ebm kur ka th\u00ebn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb prioritet i tij. Por, besoj se rol kan\u00eb edhe vendet an\u00ebtare. Kemi vende an\u00ebtare q\u00eb e njohin Kosov\u00ebn, kemi disa vende an\u00ebtare q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur, por kjo nuk na pengon t\u00eb zhvillojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira edhe me Prishtin\u00ebn, edhe Beogradin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Republik\u00ebs \u00c7eke, Tomas Petricek, thot\u00eb se vendi i tij nuk po e rishikon vendimin p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs, ndon\u00ebse presidenti \u00e7ek, Millosh Zeman, ka paralajm\u00ebruar se mund t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Petricek, n\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, e quan d\u00ebshtim vendimin e K\u00ebshillit Evropian p\u00ebr t\u00eb mos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":112691,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-112690","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112690\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112691"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}