{"id":113326,"date":"2019-11-11T15:17:39","date_gmt":"2019-11-11T14:17:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=113326"},"modified":"2019-11-11T15:17:39","modified_gmt":"2019-11-11T14:17:39","slug":"pd-bardhi-votimi-i-kuvendit-per-gjk-puc-kushtetues-i-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pd-bardhi-votimi-i-kuvendit-per-gjk-puc-kushtetues-i-edi-rames\/","title":{"rendered":"PD, Bardhi: Votimi i kuvendit p\u00ebr GJK, pu\u00e7 Kushtetues i Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Votimi nga Kuvendi i dy kandidat\u00ebve p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pu\u00e7it kushtetues t\u00eb Edi Ram\u00ebs kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur nga politika\u2019.<\/p>\n<p>Deklarata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb, Gazmend Bardhi n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u2018i gjith\u00eb procesi i kryer nga Kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi t\u00eb Edi Ram\u00ebs, ka sjell\u00eb nj\u00eb produkt antikushtetues, q\u00eb eliminoi gar\u00ebn dhe \u00e7oi n\u00eb votim fiktiv nga Kuvendi\u2019.<\/p>\n<p>\u2018Afati 30 ditor p\u00ebr Presidentin nuk ekziston n\u00eb Kushtetut\u00eb. \u00cbsht\u00eb alibi e ngritur nga Rama, me pasoja n\u00eb funksionimin normal t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetutese\u2019, deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera Bardhi.<\/p>\n<p><strong>Deklarat\u00eb e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD, Gazment Bardhi:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Sapo ndoq\u00ebt live seanc\u00ebn plenare, p\u00ebr votimin e dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ku, me porosi t\u00eb Edi Ram\u00ebs, u vu n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pu\u00e7 kushtetues kund\u00ebr Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur nga politika.<\/p>\n<p>Partia Demokratike mb\u00ebshtet nj\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese funksionale dhe t\u00eb pavarur, por jo k\u00ebt\u00eb q\u00eb ndodhi sot. Partia Demokratike mb\u00ebshtet nj\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese t\u00eb pavarur nga politika, q\u00eb\u00a0 garanton ruajtjen e parimit t\u00eb ndarjes mes pushteteve, dhe mbron t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut nga abuzimi i Qeveris\u00eb. Por Partia Demokratike d\u00ebnon projektin e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr kapjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama, n\u00ebp\u00ebmjet KED, ka paracaktuar an\u00ebtar\u00ebt e rinj t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetutuese. Prandaj e kishte jetike kapjen e KED, t\u00eb cilin e bllokoi p\u00ebr dy vjet, bashk\u00eb me Gjykat\u00ebn Kushtetuese, derisa e mori n\u00ebn kontroll me Ardian Dvoranin dhe Arta Markun.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb procesi i kryer nga Kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi t\u00eb Edi Ram\u00ebs, ka sjell\u00eb nj\u00eb produkt antikushtetues dhe q\u00eb eleminon gar\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr 4 vende vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, nuk kishte 12 kandidat\u00eb si\u00e7 k\u00ebrkon Kushtetuta, por vet\u00ebm 4 kandidat\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje. K\u00ebta jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt emra si p\u00ebr Presidentin, ashtu edhe p\u00ebr Kuvendin.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb p\u00ebr 1 vend n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetutese, kishte vet\u00ebm 1 kandidat, dhe jo 3 si\u00e7 e detyron Kushtetuta, duke paracaktuar an\u00ebtar\u00ebt dhe duke e b\u00ebr\u00eb votimim fikiv.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shkelja e par\u00eb e Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Votimi i sot\u00ebm i Kuvendit \u00ebsht\u00eb antikushtetues dhe i papranuesh\u00ebm. Ai provoi q\u00eb em\u00ebrimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetutese ishin t\u00eb paracaktuara, duke cenuar r\u00ebnd\u00eb besimin e publikut tek Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb apo anatemojm\u00eb kandidat\u00ebt e votuar nga Kuvendi apo Presidenti. P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje emrash, por e besueshm\u00ebris\u00eb dhe integritetit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka mbajtur distanc\u00eb t\u00eb plot\u00eb nga ky proces, duke respektuar q\u00ebllimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb heqja e duarve t\u00eb politik\u00ebs nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb standard, k\u00ebt\u00eb vullnet t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur, angazhimin e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb siguruar drejt\u00ebsin\u00eb e pavarur nga politika, Edi Rama e shkeli hapur.<\/p>\n<p>Shmangia e gar\u00ebs, paracaktimi i kandidat\u00ebve, kontrolli politik i procesit n\u00ebp\u00ebrmjet KED, \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebp\u00ebrmjet votimit t\u00eb dy kandidat\u00ebve, p\u00ebrnjeher\u00eb, Kuvendi ka shkelur nj\u00eb tjet\u00ebr urdh\u00ebrim t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shkelja e dyt\u00eb e Kushtetut\u00ebs nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Kushtetuta \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Ajo p\u00ebrcakton rradh\u00ebn e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidat\u00ebve nga secili institucion.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb situat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb rradha e p\u00ebrzgjedhjes q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar Kushtetuta t\u00eb mos respektohet. Mungon vet\u00ebm Gjykata e Lart\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb e pavarur nga vullneti i Kuvendit dhe i Presidentit. Prandaj edhe rradha q\u00eb ka caktuar Kushtetuta, p\u00ebr Presidentin dhe Kuvendin, \u00ebsht\u00eb e detyrueshme t\u00eb zbatohet.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi mes Kuvendit dhe Presidentit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte i domosdosh\u00ebm, aq m\u00eb tep\u00ebr, kur emrat n\u00eb listat e t\u00eb dyja institucioneve jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>Duke shkelur rradh\u00ebn e caktuar nga Kushtetuta dhe duke tentuar q\u00eb t\u2019i imponojn\u00eb Presidentit kandidat\u00ebt q\u00eb ai ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb, Edi Rama dhe Kuvendi, kan\u00eb kryer nj\u00eb akt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb antikushtetues, me pasoja n\u00eb funksionimin normal t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetutese.<\/p>\n<p>Alibija se Presidentit i ka kaluar afati 30 ditor i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb nj\u00eb kandidati, rr\u00ebzohet nga Kushtetuta.<\/p>\n<p>N\u00eb Kushtetut\u00eb, ndryshe nga Kuvendi, Presidenti nuk ka asnj\u00eb afat. P\u00ebrpara \u00e7do ligji, Presidenti \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u2019i bindet Kushtetut\u00ebs, e cila e detyron t\u00eb respektoj\u00eb rradh\u00ebn e p\u00ebrgjedhjes s\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb dyt\u00eb, pas Kuvendit.<\/p>\n<p>Pu\u00e7i kushtetutes i Edi Ram\u00ebs ndaj nj\u00eb Gjykate Kushtetuese t\u00eb pavarur nga politika, c\u00ebnon interesin e qytar\u00ebve shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb patur tek Gjykata Kushtetuese nj\u00eb garant t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Votimi nga Kuvendi i dy kandidat\u00ebve p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pu\u00e7it kushtetues t\u00eb Edi Ram\u00ebs kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur nga politika\u2019. Deklarata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb, Gazmend Bardhi n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat. Sipas tij, \u2018i gjith\u00eb procesi i kryer nga Kryetari i KED, Ardian Dvorani, me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":68756,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113326","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113326","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113326"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113326\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68756"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}