{"id":113525,"date":"2019-11-13T13:26:17","date_gmt":"2019-11-13T12:26:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=113525"},"modified":"2019-11-13T13:26:17","modified_gmt":"2019-11-13T12:26:17","slug":"rama-interviste-per-revisten-italiane-panorama-conte-fantastik-ne-mbrojtjen-e-ballkanit-keshilli-nuk-i-mbajti-premtimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/rama-interviste-per-revisten-italiane-panorama-conte-fantastik-ne-mbrojtjen-e-ballkanit-keshilli-nuk-i-mbajti-premtimet\/","title":{"rendered":"Rama intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn italiane \u2018Panorama\u2019: Conte fantastik n\u00eb mbrojtjen e Ballkanit. K\u00ebshilli nuk i mbajti premtimet"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn italiane \u201cPanorama\u201d ku ka folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me kryeministrin italian Giuseppe Conte, negociatat dhe reformat n\u00eb Shqip\u00ebri.<ins><\/ins><\/p>\n<p>Rama e ka cil\u00ebsuar Conten fantastik n\u00eb mbrojtjen e Ballkanit, nd\u00ebrsa tha se K\u00ebshilli Europian nuk\u00a0i mbajti premtimet sa i takon negociatave.<br \/>\nIntervista \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Rom\u00eb.<\/p>\n<p><strong>SHKRIMI I PLOT\u00cb<\/strong><br \/>\nEdi Rama sapo ka mbaruar nj\u00eb takim me kryeministrin Giuseppe Conte. Duket i lodhur, por mjaftuesh\u00ebm i k\u00ebnaqur: \u201cE di se ku do t\u00eb dal\u00ebsh duke m\u00eb pyetur se si m\u2019u duk kryeministri juaj\u2026 Por, nuk fol\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn italiane. Megjithat\u00eb, Conte nuk m\u2019u duk n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, ishte shum\u00eb mir\u00eb\u201d, konfirmon Rama n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diplomatike, shkruajn\u00eb Stefano Piazza dhe Luciano Tirinnanzi p\u00ebr revist\u00ebn e njohur italiane\u00a0\u201cPanorama\u201d.<\/p>\n<p><strong>Dhe pastaj futet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb tem\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Europian ishte nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb. K\u00ebshilli nuk i mbajti premtimet e b\u00ebra. Kurse Conte ishte fantastik n\u00eb mbrojtjen e interesave strategjike t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe n\u00eb mbrojtjen e vet\u00eb Europ\u00ebs nga indiferenca q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb e dallon\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb verand\u00eb romane, \u201cPanorama\u201d takon kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb. I disponuesh\u00ebm, me nj\u00eb fizik mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs, me nj\u00eb t\u00eb kaluar si basketbollist, por edhe nj\u00eb artist shum\u00ebplan\u00ebsh dhe ish-kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs (2000-2011). P\u00ebrve\u00e7 se rikonfirmon \u2013 me nj\u00eb italishte t\u00eb p\u00ebrkryer \u2013 nj\u00eb raport \u201ct\u00eb shk\u00eblqyer\u201d me vendin ton\u00eb, del n\u00eb pah zhg\u00ebnjimi i Ram\u00ebs p\u00ebr vendimin e K\u00ebshillit Europian p\u00ebr bllokimin e hapjes s\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Jav\u00ebt e kaluara n\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr shkak t\u00eb protestave n\u00eb sheshe. Ai kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet edhe p\u00ebr akuzat e r\u00ebnda q\u00eb Sali Berisha, presidenti historik dhe kryeminist\u00ebr i s\u00eb djatht\u00ebs s\u00eb qendr\u00ebs, ka b\u00ebr\u00eb ndaj qeveris\u00eb s\u00eb tij socialiste. Dhe p\u00ebrgjigjet m\u00eb pas p\u00ebr tema t\u00eb tjera \u201ct\u00eb nxehta\u201d si migracioni n\u00eb Mesdhe, roli i Turqis\u00eb dhe i islamit politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Zoti kryeminist\u00ebr, gjat\u00eb takimit t\u00eb kaluar t\u00eb tetorit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb viti e gjysm\u00eb n\u00eb Bruksel nuk arrit\u00ebt t\u00eb binit dakord se si do t\u00eb vijonin p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb BE. P\u00ebrse? Duket q\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb Brukseli.<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni kishte mb\u00ebshtetur me forc\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb e hapjes (s\u00eb negociatave \u2013 sh\u00ebn. i p\u00ebrkth.) p\u00ebr vendin ton\u00eb, dhe i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mandat pa kushte K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb. Thelbi i \u00e7\u00ebshtjes q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb pist\u00ebn e rrezikshme t\u00eb luftrave t\u00eb brendshme dhe kund\u00ebrshtive. Franca, por mbi t\u00eb gjitha Holanda dhe Danimarka, na bllokuan. Un\u00eb e di se Parisi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksioner i shumic\u00ebs n\u00eb BE, por pozicioni i tij, megjith\u00ebse i ligjsh\u00ebm, ishte n\u00eb lidhje me nj\u00eb rithemelim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Unionit dhe nj\u00eb rishikim t\u00eb procesit t\u00eb zgjerimit, q\u00eb nuk ishte objekt i samitit. K\u00ebtu flitet vet\u00ebm p\u00ebr transferimin e njohurive gjat\u00eb nj\u00eb procesi negociues. Edhe pse negociatat do t\u00eb zgjasin m\u00eb shum\u00eb nga lider\u00ebt q\u00eb sot jan\u00eb ulur n\u00eb at\u00eb K\u00ebshill.\u00a0<strong>Zhg\u00ebnjimi i tij \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm.<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se nuk e kisha menduar k\u00ebt\u00eb penges\u00eb. Pjes\u00ebrisht, e prisja. Por, nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, as e bukur dhe as e thjesht\u00eb, t\u00eb jetosh me ndjesin\u00eb e plot\u00eb se je tallur. N\u00eb \u00e7do rast, si\u00e7 e p\u00ebrs\u00ebris gjithmon\u00eb, duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb n\u00eb t\u00eb n\u00ebjtin drejtim, pasi nuk ka alternative t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 se nj\u00eb Shqip\u00ebrie europiane. Mbetet detyra jon\u00eb p\u00ebrball\u00eb brezave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr \u00e7far\u00eb diskutuat me homologun tuaj Conte?<\/strong><br \/>\nFol\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen, rritjen eksponenciale t\u00eb turist\u00ebve italian\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nevojat e 31 000 sip\u00ebrmarr\u00ebsve shqiptar\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb vendin tuaj. Fol\u00ebm gjithashtu se si t\u00eb harmonizojm\u00eb sigurimet shoq\u00ebrore p\u00ebr ata 100 mij\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb buxhetin e Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Fol\u00ebm gjithashtu p\u00ebr sigurin\u00eb, interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar transnacional dhe marrjen e disa masave ndaj mbipopullimit n\u00eb burgjet italiane q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb transferimin e t\u00eb arrestuarve drejt Shqip\u00ebris\u00eb, dhe gjithashtu mbi koordinimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sistemin ton\u00eb t\u00eb burgjeve.<\/p>\n<p>Kemi shum\u00eb memorandume dhe bashk\u00ebpunime t\u00eb filluara me Rom\u00ebn, q\u00eb thjesht presin t\u00eb n\u00ebnshkruhen dhe t\u00eb zbatohen. Ne gjithmon\u00eb shohim drejt Italis\u00eb, sepse gjithmon\u00eb ndihemi pjes\u00eb e k\u00ebsaj toke dhe v\u00ebrejm\u00eb se p\u00ebrtej Adriatikut ka nj\u00eb l\u00ebvizje interesante q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb shkoj\u00eb shpejt drejt inovacionit. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitive p\u00ebr ne.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 24 tetor, n\u00eb Tiran\u00eb,\u00a0 ju mor\u00ebt pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb organizuar nga Consulcesi Tech, ku shpall\u00ebt nj\u00eb propozim p\u00ebr nj\u00eb ligj komb\u00ebtar p\u00ebr rregullimin e tregjeve financiare q\u00eb funksionojn\u00eb me teknologjin\u00eb blockchain.<\/strong><br \/>\nNe d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb sjellim gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb teknologji n\u00eb proceset tona t\u00eb qeverisjes, po ashtu edhe n\u00eb sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, sapo kemi nisur rrjetin 5G me Vodafone Albania, nj\u00eb investim masiv p\u00ebr integrimin e k\u00ebsaj teknologjie. Nd\u00ebrsa mbi blockchain dhe kriptovalutat korniza jon\u00eb rregullatore shkon nga a-ja te zh-ja. E kemi b\u00ebr\u00eb sepse besojm\u00eb dhe se mendojm\u00eb se do t\u00eb sjellin risi dhe investime.<\/p>\n<p><strong>Emigracioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb Tirana e njeh shum\u00eb mir\u00eb, q\u00eb kur migrant\u00ebt drejt Italis\u00eb ishin pik\u00ebrisht shqiptar\u00ebt. Si e gjykoni fenomenin e sot\u00ebm?<\/strong><br \/>\nDi q\u00eb ju po i p\u00ebrjetoni me shqet\u00ebsim flukset migratore. Qasja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndryshme. P\u00ebr ne nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb problem. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ne nuk kemi barr\u00ebn tuaj, por e kuptoj shum\u00eb mir\u00eb zhg\u00ebnjimin ndaj Europ\u00ebs q\u00eb ju ka l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1573647947406\"><\/div>\n<p>Emigracioni shqiptar n\u00eb Itali \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb historie me nj\u00eb fund t\u00eb lumtur, q\u00eb ka shnd\u00ebrruar nj\u00eb popull \u201cpushtues pa k\u00ebpuc\u00eb dhe me stomakun bosh\u201d n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kontribuesish p\u00ebr ekonomin\u00eb italiane, q\u00eb m\u00eb pas solli zhvillim edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Turqia, megjithat\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnon Europ\u00ebn se do t\u00eb rihap\u00eb flukset e migracionit nga Lindja e Mesme, pik\u00ebrisht p\u00ebrmes rrug\u00ebs ballkanike.<\/strong><br \/>\nNe kemi pasur gjithmon\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me k\u00ebt\u00eb vend. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, un\u00eb do t\u00eb tregoja kujdes ndaj paragjykimeve ndaj Ankaras\u00eb. Ata ndihmuan Bashkimin Europian n\u00eb nj\u00eb moment dramatik gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb refugjat\u00ebve dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb respektohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Roli i Turqis\u00eb mbetet shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00ebr\u00eb Europ\u00ebn, do t\u00eb thosha themelor.<\/p>\n<p><strong>Ashtu si Turqia, edhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb tradicionalisht nj\u00eb vend me shumic\u00eb myslimane dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Organizat\u00ebs s\u00eb Bashk\u00ebpunimit Islamik. A nuk \u00ebsht\u00eb Islami politik p\u00ebr ju nj\u00eb problem social?<\/strong><br \/>\nDuke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrjashtimet e \u00e7\u00ebshtjes, ne ndihemi mjaft mir\u00eb dhe pothuajse nuk e njohim fenomenin me konfliktet q\u00eb jan\u00eb regjistruar n\u00eb Itali. N\u00eb Shqip\u00ebri jetojm\u00eb n\u00eb paqe midis bashk\u00ebsive t\u00eb ndryshme fetare. Mjafton t\u00eb them q\u00eb un\u00eb jam katolik, gruaja ime \u00ebsht\u00eb myslimane dhe paraardh\u00ebsit e mi jan\u00eb ortodoks\u00eb. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr t\u00eb lindurin e fundit (djalin \u2013 sh\u00ebn. i p\u00ebrkth.), un\u00eb do t\u00eb ndjek udh\u00ebzimet e papa Fran\u00e7eskut, i cili gjat\u00eb nj\u00eb interviste private m\u00eb sugjeroi q\u00eb t\u2019ia linte zgjedhjen atij se cil\u00ebn fe do t\u00eb p\u00ebrqafonte.<\/p>\n<p><strong>Megjithat\u00eb, nuk ka munges\u00eb t\u00eb problemeve sociale. Dhe opozita e udh\u00ebhequr nga Sali Berisha e ka theksuar gjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt. P\u00ebr shembull, kur thot\u00eb se me ju socialist\u00ebt n\u00eb pushtet, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb narkoshtet, ku zgjedhjet nuk jan\u00eb t\u00eb lira.<\/strong><br \/>\nUn\u00eb kurr\u00eb nuk i komentoj kund\u00ebrshtar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, p\u00ebrfshir\u00eb italishten\u2026 por duke iu referuar burimeve t\u00eb besueshme si \u201cGuardia di Finanza\u201d-s ose Komisionit Europian, ata mund t\u00eb konfirmojn\u00eb p\u00ebrparimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pasi t\u00eb dh\u00ebnat e tyre e konfirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb progres.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb dikush na pikturon k\u00ebshtu, por, duke qen\u00eb vet\u00eb piktor, di q\u00eb ne mund t\u00eb marrim vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr piktur\u00ebn ton\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, duket m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb flasim p\u00ebr ato q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr qeverin\u00eb e Tiran\u00ebs: sot duam t\u00eb t\u00ebrheqim individ\u00eb dhe kompani italiane n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb jetuar mir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb shijuar nj\u00eb vend fantastik, duke paguar shum\u00eb m\u00eb pak taksa. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb ne krenohemi.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrsa protestat n\u00eb rrug\u00eb jan\u00eb pika e dob\u00ebt?<\/strong><br \/>\nNe jemi nj\u00eb demokraci e re, por vuajm\u00eb edhe nga nj\u00eb kultur\u00eb e vjet\u00ebr politike. Dob\u00ebsia jon\u00eb konsiston n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb t\u00eb mbrapsht\u00eb, q\u00eb vazhdon ende t\u00eb frenoj\u00eb zhvillimin n\u00eb pothuaj \u00e7do sektor. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, modernizimi i shtetit p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi absolute.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn italiane \u201cPanorama\u201d ku ka folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me kryeministrin italian Giuseppe Conte, negociatat dhe reformat n\u00eb Shqip\u00ebri. Rama e ka cil\u00ebsuar Conten fantastik n\u00eb mbrojtjen e Ballkanit, nd\u00ebrsa tha se K\u00ebshilli Europian nuk\u00a0i mbajti premtimet sa i takon negociatave. Intervista \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Kryeministrit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":113528,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113525","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113525","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113525"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113525\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113528"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}