{"id":113532,"date":"2019-11-13T13:27:38","date_gmt":"2019-11-13T12:27:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=113532"},"modified":"2019-11-13T13:27:38","modified_gmt":"2019-11-13T12:27:38","slug":"o-babi-na-gjuajten-jam-plagosur-telefonata-e-fundit-e-shoferit-te-prokurorit-ndoji-me-te-atin-pas-atentatit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/o-babi-na-gjuajten-jam-plagosur-telefonata-e-fundit-e-shoferit-te-prokurorit-ndoji-me-te-atin-pas-atentatit\/","title":{"rendered":"\u201cO babi na gjuajt\u00ebn, jam plagosur\u201d, telefonata e fundit e shoferit t\u00eb prokurorit Ndoji me t\u00eb atin, pas atentatit"},"content":{"rendered":"<p>Pak dit\u00eb pas vdekjes s\u00eb 24-vje\u00e7arit Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arian Ndoja, familjar\u00ebt e tij hedhin akuza ndaj shtetit shqiptar, pasi sipas tyre u ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb padrejt\u00ebsi. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d, xhaxhai i t\u00eb ndjerit Andi Maloku, Bashkim Maloku \u00ebsht\u00eb shprehur se dit\u00ebn e ngjarjes nuk jan\u00eb lejuar t\u00eb futen n\u00eb spital, por u rrethuan me polic\u00eb n\u00eb ambientet e jashtme.<\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\"><ins><\/ins><\/p>\n<div id=\"onetag-wrapper-3\" class=\"sovrn-onetag-ad\"><\/div>\n<\/div>\n<p>Po ashtu, ata shprehin pak\u00ebnaq\u00ebsi ndaj qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb kontribuuar, nd\u00ebrsa theksojn\u00eb se Andi nuk kishte asnj\u00eb konflikt me persona t\u00eb tjer\u00eb. Gjithashtu, Maloku tregon edhe komunikimin e 24-vje\u00e7arit pasi ishte q\u00eblluar me bresh\u00ebri arme.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb Andi Maloku humbi jet\u00ebn pas atentatit q\u00eb i b\u00ebn\u00eb 2 jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, teksa udh\u00ebtonte n\u00eb makin\u00eb me prokurorin Arian Ndoja dhe P\u00ebllumb Muharremin. Nga hetimet, ky atentat dyshohet se kishte si objektiv prokurorin Ndoja, nd\u00ebrsa i ndjeri ishte shoferi i tij. M\u00eb posht\u00eb intervista e xhaxhait t\u00eb Andit Malokut.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb media qarkulloi se Andi ka punuar si efektiv policie n\u00eb Kruj\u00eb. Sa e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo gj\u00eb?<\/strong><br \/>\nJo, Andi nuk ka punuar asnj\u00ebher\u00eb efektiv policie, por media ka trilluar dhe me mosh\u00ebn ku than\u00eb se ishte 34 vje\u00e7. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are ka punuar kamerier, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte dhe n\u00eb shkoll\u00eb. M\u00eb pas ka mbaruar studimet p\u00ebr Menaxhim Turiz\u00ebm dhe ka rreth dy muaj q\u00eb kishte vazhduar pun\u00eb me prokurorin si shofer i tij.<br \/>\n<strong>A kishte lidhje familjare me prokurorin?<\/strong><br \/>\nAbsolutisht q\u00eb jo, nuk kishte lidhje familjare fare. Ne t\u00eb gjith\u00eb aktualisht punojm\u00eb n\u00eb shtet po ashtu dhe i ati, por edhe un\u00eb jam punonj\u00ebs i shtetit. Ky shtet na b\u00ebri shum\u00eb padrejt\u00ebsi. Na b\u00ebn\u00eb padrejt\u00ebsi pasi, dit\u00ebn kur ndodhi atentati nuk na lan\u00eb ta shikonim djalin, por na rrethuan me polic\u00eb te spitali i Traum\u00ebs.<br \/>\n<strong>Si e mor\u00ebt vesh kur ndodhi atentati?<\/strong><\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1573648032456\"><\/div>\n<p>Kur ndodhi atentati ne e mor\u00ebm vesh p\u00ebrmes djalit. Andi kishte folur me t\u00eb atin n\u00eb telefon dhe i kishte th\u00ebn\u00eb \u201co babi na gjuajt\u00ebn, jam plagosur\u201d. Ky ishte komunikimi dhe m\u00eb pas na lajm\u00ebruan q\u00eb t\u00eb shkonim te spitali se i kan\u00eb gjuajtur djalit. Ne nuk ishim n\u00eb dijeni se p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb, a i kan\u00eb gjuajtur me arm\u00eb, a ka b\u00ebr\u00eb aksident nuk e dinim fare. Vet\u00ebm kur shkuam atje n\u00eb vendin e ngjarjes dhe e d\u00ebrguam p\u00ebr n\u00eb spital. Por ne gjithashtu kemi v\u00ebrejtje dhe nga policia. Jemi shum\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga Policia e Shtetit se kemi punuar dhe vet\u00eb n\u00eb polici.<br \/>\n<strong>Pse keni v\u00ebrejtje kundrejt policis\u00eb?<\/strong><br \/>\nE para, nuk ngrit\u00ebn postblloqe, por u mor\u00ebn me familjar\u00ebt q\u00eb ishin t\u00eb spitali p\u00ebr t\u2019i shoq\u00ebruar. S\u00eb dyti, te urgjenca e spitalit nuk na la asnj\u00eb q\u00eb t\u00eb shohim djalin, madje as prind\u00ebrit e tij nuk i l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb t\u00eb shohin djalin. Nd\u00ebrsa t\u00eb nes\u00ebrmen, nj\u00eb dit\u00eb pas atentatit, nuk kishte asnj\u00eb polic. Ishte fasad\u00eb. Dhe s\u00eb fundmi, kur vdiq djali, e \u00e7uan n\u00eb morg. Nd\u00ebrsa morgun e rrethuan me polic\u00eb. Nuk na lan\u00eb as p\u00ebr ta qar\u00eb n\u00eb or\u00ebt e fundit.<br \/>\n<strong>Fillimisht Andi kishte dal\u00eb nga reanimacioni dhe m\u00eb pas u rid\u00ebrgua n\u00eb reanimacion. A mund\u00ebt t\u00eb bisedonit me t\u00eb dhe si ishte gjendja e tij?<\/strong><br \/>\nPo e takuam djalin. Biseduam dhe fol\u00ebm gjat\u00eb me t\u00eb. Por i ra tromboz\u00eb e pjesshme, nga ana e mushk\u00ebris\u00eb. Me drejt\u00ebsin\u00eb jemi t\u00eb pak\u00ebnaqur fare, dhe nga qeveria jemi t\u00eb pak\u00ebnaqur sidomos ne q\u00eb kemi kontribuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeveri. Sidomos dhe djali q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb komision. An\u00ebtar komisioni n\u00eb Shijak, se ne jemi nga Shijaku. M\u00eb par\u00eb ka punuar kamerier. Asnj\u00eb lloj pune tjet\u00ebr s\u2019ka b\u00ebr\u00eb. Djali ishte 23 vje\u00e7 p\u00ebr pak dit\u00eb mbushte 24 vje\u00e7 dhe nuk ka punuar asnj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr. Ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb tregojm\u00eb dokumentet e djalit se ku ka punuar. Ai nuk kishte lidhje fare as me policin\u00eb, as nuk ka punuar si efektiv policie. Nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb sherr n\u00eb lagje. Nuk ishte problematik dhe nuk ka konflikt me asnj\u00eb person. Ne e \u00e7uam djalin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb i sigurt si shofer prokurori. Nuk e dinim q\u00eb do p\u00ebrfundonte k\u00ebshtu.<br \/>\n<strong>Ju thoni q\u00eb nuk e njihte prokurorin, si p\u00ebrfundoi Andi i pun\u00ebsuar aty?<br \/>\n<\/strong>Nuk e njohim. Edhe pse n\u00eb media qarkullonte se kishin njihje t\u00eb m\u00ebparshme. Prokurori \u00ebsht\u00eb nga zona e Veriut ne nga Shijaku nuk kishim lidhje fare me t\u00eb. Thjesht shkoi p\u00ebr pun\u00eb, kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb b\u00ebnte at\u00eb pun\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb precedent penal. Ndaj dhe ne jemi dhe t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga informacionet q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga mediat por edhe nga shteti. Shteti duhet t\u00eb kishte dal\u00eb n\u00eb media t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtypi q\u00eb ky djal\u00eb nuk ka qen\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb polic, t\u00eb sakt\u00ebsonte informacionet. Kaq i paaft\u00eb qenka ky shtet q\u00eb mir\u00eb kriminel\u00ebt nuk i kap por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb dilte e t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebrmes z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shtypit q\u00eb Andi nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb polic Shteti. Ndaj dhe ne jemi shum\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer, q\u00eb opinioni publik t\u00eb dinte se kush ishte djali. Ata e dinin djalin 34 vje\u00e7. Nuk b\u00ebnin dot lidhjet. I ati i tij \u00ebsht\u00eb 44 vje\u00e7, si mund t\u00eb ishte djali 34 vje\u00e7. Si mund t\u00eb punonte n\u00eb polici. Ai tani kishte mbaruar shkoll\u00ebn.<br \/>\n<strong>Para se t\u00eb fillonte pun\u00eb si shofer i prokurorit, \u00e7far\u00eb pune ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb Andi?<\/strong><br \/>\nPunonte si kamerier dhe m\u00eb pas mori nj\u00eb lokal me qira. Punonte si dhe e menaxhonte vet\u00eb lokalin p\u00ebr disa muaj. M\u00eb pas e pa q\u00eb nuk po i p\u00ebrballonte dot se nuk paguante dot qiran\u00eb sepse ishte e lart\u00eb dhe e mbylli. Ishte pa pun\u00eb pasi e mbylli lokalin dhe ishte n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kush\u00ebriri i Andi Malokut<\/strong><\/p>\n<p>Gjasht\u00eb dit\u00eb pas atentatit t\u00eb prokurorit Arian Ndoja, humbi jet\u00ebn shoferi i tij Andi Maloku. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d, kush\u00ebriri i 24-vje\u00e7arit, tregon gjendjen pas daljes nga reanimacioni. Pasi doli nga reanimacioni 24-vje\u00e7ari ka shfaqur probleme me frym\u00ebmarrjen. \u201cGjendja e djalit u p\u00ebrkeq\u00ebsua sepse i ra tromboemboli n\u00eb mushkri dhe kjo ishte nj\u00eb nga faktor\u00ebt q\u00eb \u00e7oi n\u00eb vdekje. Po ashtu, dhe gjendja toksikoseptike nga helmimi nga flora bakterike q\u00eb u krijua nga hyrja e plumbit. Plumbi ka dep\u00ebrtuar nga t\u00eb dyja mushk\u00ebrit\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn. K\u00ebto ishin komplikacionet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb vdekjen e Andit.\u201d, shprehet kush\u00ebriri i 24-vje\u00e7arit\/<a href=\"http:\/\/shekulli.com.al\/telefonata-e-fundit-e-andit-si-u-lidh-me-prokurorin-ndoja\/\"><strong>Shekulli<\/strong><\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pak dit\u00eb pas vdekjes s\u00eb 24-vje\u00e7arit Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arian Ndoja, familjar\u00ebt e tij hedhin akuza ndaj shtetit shqiptar, pasi sipas tyre u ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb padrejt\u00ebsi. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d, xhaxhai i t\u00eb ndjerit Andi Maloku, Bashkim Maloku \u00ebsht\u00eb shprehur se dit\u00ebn e ngjarjes nuk jan\u00eb lejuar t\u00eb futen n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":113534,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113532","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113532","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113532"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113532\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}