{"id":113969,"date":"2019-11-16T12:35:24","date_gmt":"2019-11-16T11:35:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=113969"},"modified":"2019-11-16T12:35:24","modified_gmt":"2019-11-16T11:35:24","slug":"padia-e-plote-2-vite-me-pare-pd-kallezoi-ne-prokurori-ardian-dvoranin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/padia-e-plote-2-vite-me-pare-pd-kallezoi-ne-prokurori-ardian-dvoranin\/","title":{"rendered":"Padia e plot\u00eb\/ 2 vite m\u00eb par\u00eb, PD kall\u00ebzoi n\u00eb prokurori Ardian Dvoranin"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb Ilir Meta tha se do t\u00eb padis\u00eb penalisht n\u00eb prokurori kreun e KED, Ardian Dvoranin pasi ka marr\u00eb kompetencat e institucionit t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr mediat, Meta e akuzoi Dvoranin si \u2018mafioz dhe ushtar t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet\u2019.<\/p>\n<p>Por padia e presidentit ndaj Dvoranit nuk \u00ebsht\u00eb e para.<\/p>\n<p>Dy vite m\u00eb par\u00eb, do t\u00eb ishte Partia Demokratike q\u00eb do t\u00eb padiste Ardian Dvoranin, pasi ai dhe skema e Edi Ram\u00ebs kishte p\u00ebr q\u00ebllim kapjen e k\u00ebtij institucioni, KED-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzimin e b\u00ebr\u00eb nga PD-ja dy vite m\u00eb par\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera thuhej:<\/p>\n<p>&#8216;P\u00ebrcaktimi i ri kushtetues i shtrin\u00eb efektet p\u00ebr gjyqtar\u00ebt q\u00eb nuk e kan\u00eb p\u00ebrfunduar mandatin e tyre, apo q\u00eb e kan\u00eb fituar at\u00eb, pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese dhe se rregulli i ri nuk mund t\u00eb ket\u00eb efekt prapaveprues p\u00ebr rastin e gjyqtar\u00ebve q\u00eb i ka p\u00ebrfunduar mandati prej koh\u00ebsh dhe q\u00ebndronin n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Situata kushtetuese e gjyqtarit Ardian Dvorani nuk rregullohet nga pika 5 e nenit 136 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, por nga pika 4 e nenit 179 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ku specifikohet se: \u201cAn\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb detyr\u00ebn e tyre sipas mandatit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e rinj q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve u mbaron mandati, em\u00ebrohen sipas dispozitave t\u00eb k\u00ebtij ligji\u2019.<\/p>\n<p>Pra, ushtrimi i detyr\u00ebs p\u00ebr gjyqtarin Ardian Dvorani duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb apo jo, sipas mandatit t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, i cili ka p\u00ebrfunduar m\u00eb 17 Shkurt 2014 dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vijimi i ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs pas njohjes s\u00eb rrethan\u00ebs p\u00ebr shfuqizimin e parashikimit n\u00eb ligj q\u00eb mund\u00ebsonte q\u00ebndrimin n\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, por n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, p\u00ebrb\u00ebn rast t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb ky rast ka sjell\u00eb nj\u00eb situat\u00eb sa antikushtetuese, aq edhe absurde. Duke qen\u00eb se Kushtetuta parashikonte nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb till\u00eb em\u00ebrimi q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb dy organe (Presidentin e Republik\u00ebs dhe Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb), em\u00ebrimet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb jan\u00eb t\u00eb bllokuara q\u00eb nga data 1 Tetor 2013. Edhe pse Presidenti i Republik\u00ebs ka em\u00ebruar deri m\u00eb tani m\u00eb shum\u00eb se 7 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb (p\u00ebr 3 vende vakante), Kuvendi nuk ka dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin p\u00ebr asnj\u00ebrin prej tyre, edhe pse nuk ka ngritur asnj\u00eb pretendim p\u00ebr merit\u00ebn e kandidat\u00ebve!<\/p>\n<p>Ne kemi t\u00eb gjitha dyshimet e arsyeshme t\u00eb bazuara n\u00eb veprimtarin\u00eb parlamentare t\u00eb Kuvendit, se refuzimi q\u00eb ky organ i ka b\u00ebr\u00eb 7 Dekreteve t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, kan\u00eb si q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm zgjatjen antikushtetuese t\u00eb mandatit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Ardian Dvorani. Pra, n\u00eb vetvete, sjellja e gjyqtarit Dvorani, i cili vijon t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn pa mandat, ka krijuar edhe nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paprecedent n\u00eb Shqip\u00ebri (bllokimin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 3 vjet t\u00eb em\u00ebrimeve n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb), q\u00eb cenon edhe dispozitat kushtetuetese q\u00eb rregullojn\u00eb procesin e em\u00ebrimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb, padia e plot\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga PD ndaj Ardian Dvoranit:<\/p>\n<p>REPUBLIKA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>GRUPI PARLAMENTAR I PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, m\u00eb___\/03\/2017<\/p>\n<p>K A L L Z I M P E N A L<\/p>\n<p>KALLZUES: GRUPI PARLAMENTAR I PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Z. Edi Paloka, Kryetar i Grupit<\/p>\n<p>ME OBJEKT: Kallzim i vepr\u00ebs penale \u201cKryerja e funksionit pas dh\u00ebnies fund t\u00eb tij\u201d, t\u00eb parashikuara nga neni 249i Kodit Penal.<\/p>\n<p>KUNDER: Ardian Dvorani, me detyr\u00eb Gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb<\/p>\n<p>BAZA LIGJORE: Nenet 280 dhe 283 t\u00eb K. Pr.Penale,<\/p>\n<p>Neni 249 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>DREJTUAR: PROKURORIS\u00cb S\u00cb P\u00cbRGJITHSHME<\/p>\n<p>Z. Adriatik Llalla \u2013 Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm<\/p>\n<p>I nderuar Z. Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm,<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb nenet 280 dhe 283 t\u00eb K.Pr.Penale parashtrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb kallzim penal p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb sip\u00ebrcituar, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallzimi, provat me t\u00eb cilat v\u00ebrtetohen k\u00ebto fakte si dhe dispozitat ligjore penale t\u00eb c\u00ebnuara.<\/p>\n<p>RRETHANAT E FAKTEVE<\/p>\n<p>1.1.Ardian Dvorani, me dekretin nr.4481, dat\u00eb 17 Shkurt 2005, t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u em\u00ebrua an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Sipas nenit 136 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr 9 vjet. P\u00ebr pasoj\u00eb, sipas Kushtetut\u00ebs, mandati i gjyqtarit Ardian Dvorani ka p\u00ebrfunduar m\u00eb dat\u00eb 17 Shkurt 2014.<\/p>\n<p>1.2. Pavar\u00ebsisht p\u00ebrcaktimit kushtetues, gjyqtari Ardian Dvorani, duke shfryt\u00ebzuar nj\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nenin 5 t\u00eb ligjit organik t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, vijoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrtej mandatit kushtetues. Konkretisht, me ligjin nr. 151\/2013, dat\u00eb 30.5.2013 \u201cP\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb ligjin nr. 8588, dat\u00eb 15.3.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i cili ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb dat\u00eb 1 Tetor 2013, pika 3 e nenit 5 u ndryshua si m\u00eb posht\u00eb vijon: \u201cGjyqtari, t\u00eb cilit i ka p\u00ebrfunduar mandati apo i ka mbaruar mandati, sipas shkronj\u00ebs \u201cc\u201d t\u00eb nenit 139 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn deri n\u00eb em\u00ebrimin e gjyqtarit pasardh\u00ebs.\u201d. N\u00eb k\u00ebto kushte, gjyqtari Ardian Dvorani, ndryshe nga koleg\u00eb t\u00eb tij, preferoj\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin dhe jo Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>1.3. Pika 3 e nenit 5 t\u00eb ligjit nr. 8588\/2000 u kund\u00ebrshtua n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetutese nga nj\u00eb grup deputet\u00ebsh, duke k\u00ebrkuar shpalljen antikushtetuese t\u00eb saj. Me vendimin nr. 55, dat\u00eb 27.07.2016, Gjykata Kushtetutese vendosi nj\u00ebz\u00ebri pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs dhe shfuqizimin si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb paragrafit 3 t\u00eb nenit 5 t\u00eb ligjit nr.8588, dat\u00eb 15.03.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar me ligjin nr.151\/2013, dat\u00eb 30.05.2013. Q\u00eb nga ky moment, edhe pretendimi se q\u00ebndrimi n\u00eb detyr\u00eb i gjyqtarit Dvorani lejohej nga ligji, humbi efektin dhe p\u00ebr pasoj\u00eb ai duhet t\u00eb ishte larguar nga detyra. Mir\u00ebpo, edhe pse kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 3 vjet nga p\u00ebrfundimi i mandatit kushtetues, dhe rreth 1 vit nga hyrja n\u00eb fuqi e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, gjyqtari Dvorani vijon t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn si gjyqtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese. De facto nj\u00eb q\u00ebndrimi till\u00eb, ka sjell pasoj\u00ebn antikushtetuese q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, mandati kushtetutes nga 9 vjet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb 12 vjet apo m\u00eb shum\u00eb!!!<\/p>\n<p>1.4.Sipas Kushtetut\u00ebs, vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare. P\u00ebr pasoj\u00eb, shfuqizimi i pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 5 ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi q\u00eb m\u00eb 12 Gusht 2016, dat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn q\u00ebndrimi i m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pajustifikuar. Mir\u00ebpo, gjyqtari Dvorani pretendon se q\u00ebndron n\u00eb detyr\u00eb si pasoj\u00eb e p\u00ebrcaktimit t\u00eb ri t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ndryshimet kushtetuese, n\u00eb pik\u00ebn 5 t\u00eb nenit 136 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duhet t\u00eb sjellim n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj se p\u00ebr shkak se ndryshimet e reja kushtetuese q\u00eb hyn n\u00eb fuqi m\u00eb 11 Gusht 2016, parashikonin q\u00eb gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb q\u00ebndron n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb ardhjen e gjyqtarit pasardh\u00ebs (parashikim q\u00eb nuk b\u00ebhej nga Kushtetuta e vitit 1998), Qeveria bllokoi publikimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke e publikuar at\u00eb 2 dit\u00eb jasht\u00eb afatit ligjor (15 dit\u00eb nga shpallja) dhe vet\u00ebm pasi kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi Kushtetuta e re (n\u00eb 12 Gusht).<\/p>\n<p>1.5. P\u00ebrcaktimi i ri kushtetues i shtrin\u00eb efektet p\u00ebr gjyqtar\u00ebt q\u00eb nuk e kan\u00eb p\u00ebrfunduar mandatin e tyre, apo q\u00eb e kan\u00eb fituar at\u00eb, pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese dhe se rregulli i ri nuk mund t\u00eb ket\u00eb efekt prapaveprues p\u00ebr rastin e gjyqtar\u00ebve q\u00eb i ka p\u00ebrfunduar mandati prej koh\u00ebsh dhe q\u00ebndronin n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn. Situata kushtetuese e gjyqtarit Ardian Dvorani nuk rregullohet nga pika 5 e nenit 136 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, por nga pika 4 e nenit 179 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ku specifikohet se: \u201cAn\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb detyr\u00ebn e tyre sipas mandatit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. An\u00ebtar\u00ebt e rinj q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve u mbaron mandati, em\u00ebrohen sipas dispozitave t\u00eb k\u00ebtij ligji.\u201d. Pra, ushtrimi i detyr\u00ebs p\u00ebr gjyqtarin ArdianDvorani duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb apo jo, sipas madatit t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, i cili ka p\u00ebrfunduar m\u00eb 17 Shkurt 2014 dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetutese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vijimi i ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs pas njohjes s\u00eb rrethan\u00ebs p\u00ebr shfuqizimin e parashikimit n\u00eb ligj q\u00eb mund\u00ebsonte q\u00ebndrimin n\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, por n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, p\u00ebrb\u00ebn rast t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>1.6. N\u00eb praktik\u00eb ky rast ka sjell\u00eb nj\u00eb situat\u00eb sa antikushtetuese, aq edhe absurde. Duke qen\u00eb se Kushtetuta parashikonte nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb till\u00eb em\u00ebrimi q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb dy organe (Presidentin e Republik\u00ebs dhe Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb), em\u00ebrimet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb jan\u00eb t\u00eb bllokuara q\u00eb nga data 1 Tetor 2013. Edhe pse Presidenti i Republik\u00ebs ka em\u00ebruar deri m\u00eb tani m\u00eb shum\u00eb se 7 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb (p\u00ebr 3 vende vakante), Kuvendi nuk ka dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin p\u00ebr asnj\u00ebrin prej tyre, edhe pse nuk ka ngritur asnj\u00eb pretendim p\u00ebr merit\u00ebn e kandidat\u00ebve! Ne kemi t\u00eb gjitha dyshimet e arsyeshme t\u00eb bazuara n\u00eb veprimtarin\u00eb parlamentare t\u00eb Kuvendit, se refuzimi q\u00eb ky organ i ka b\u00ebr\u00eb 7 Dekreteve t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, kan\u00eb si q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm zgjatjen antikushtetuese t\u00eb mandatit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Ardian Dvorani. Pra, n\u00eb vetvete, sjellja e gjyqtarit Dvorani, i cili vijon t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn pa mandat, ka krijuar edhe nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paprecedent n\u00eb Shqip\u00ebri (bllokimin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 3 vjet t\u00eb em\u00ebrimeve n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb), q\u00eb cenon edhe dispozitat kushtetuetese q\u00eb rregullojn\u00eb procesin e em\u00ebrimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>LIGJI I APLIKUESHEM<\/p>\n<p>2.1.Kodi i Procedur\u00ebs Penale, n\u00eb nenet 280 dhe 283 e tij parashikon se:<\/p>\n<p>Neni 280<\/p>\n<p>Marrja dijeni p\u00ebr vepr\u00ebn penale<\/p>\n<p>Prokurori dhe policia marrin dijeni p\u00ebr vepr\u00ebn penale me iniciativ\u00ebn e vet dhe me njoftimin e b\u00ebr\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Neni 283<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi nga ana e shtetasve<\/p>\n<p>\u00c7do person q\u00eb ka marr\u00eb dijeni p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale q\u00eb ndiqet kryesisht duhet ta kall\u00ebzoj\u00eb at\u00eb. N\u00eb rastet e caktuara me ligj kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>2.2. Nga ana tjet\u00ebr Kodi Penal n\u00eb dispozitat e tij parashikon se:<\/p>\n<p>Neni 249<\/p>\n<p>Kryerja e funksionit pas dh\u00ebnies fund t\u00eb tij<\/p>\n<p>Vazhdimi i ushtrimit t\u00eb funksionit shtet\u00ebror apo t\u00eb sh\u00ebrbimit publik nga ana e personit q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb vendimit apo rrethan\u00ebs q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb fund ushtrimit t\u00eb tyre, p\u00ebrb\u00ebn kund\u00ebrvajtje penale dhe d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim gjer n\u00eb nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>ANALIZA LIGJORE E FAKTEVE<\/p>\n<p>3.1.\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme jo vet\u00ebm p\u00ebr ne, por dhe p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb k\u00ebtij vendi, q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb vihet n\u00eb dijeni t\u00eb kryerjes s\u00eb nj\u00eb vepre penale, aq me shum\u00eb kur ajo konsumohet nga subjekte t\u00eb cilat kan\u00eb si prerogativ\u00eb mbizot\u00ebrimin e ligjit dhe duhet t\u00eb garantojn\u00eb zbatimin e tij, t\u00eb b\u00ebj\u00eb ai vet\u00eb kallzimin penal. I takon prokuroris\u00eb m\u00eb pas marrja e t\u00eb gjitha masave p\u00ebr d\u00ebnimin dhe v\u00ebnien para drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb autor\u00ebve, pavar\u00ebsisht funksioneve t\u00eb tyre apo pozit\u00ebs q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb.<\/p>\n<p>3.2. Ashtu si parashtruam edhe me sip\u00ebr, gjyqtari Ardian Dvorani, ka fituar mandatin e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb m\u00eb dat\u00eb 17 Shkurt 2005 dhe sipas nenit 136\/3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs i ka p\u00ebrfunduar mandati m\u00eb 17 Shkurt 2014. Konkretisht,neni 136\/3 i Kushtetut\u00ebs sanksiononte se: \u201cKryetari dhe an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr 9 vjet pa t\u00eb drejt\u00eb riem\u00ebrimi.\u201d. Kjo dispozit\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, koncize dhe mjaftueshm\u00ebrisht vet\u00ebrregulluese p\u00ebr t\u2019u zbatuar edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligji detajues. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pavar\u00ebsisht parashikimit antikushtetues t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nenin 5 t\u00eb ligjit organik, gjyqtari Dvorani, ishte i detyruar q\u00eb fillimisht ti referohej p\u00ebrcaktimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, arsyetimi i vendimeve t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb fuqin\u00eb e ligjit. N\u00eb vendimin e saj nr. 24\/2011, Gjykata Kushtetuese shprehet se: \u201c33. N\u00eb ndryshim nga gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, neni 125\/5 i Kushtetut\u00ebs parashikon se gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese vazhdon n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb em\u00ebrimin e pasardh\u00ebsit t\u00eb tij.\u201d. Nga ky pasazh i nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kuptohet q\u00eb gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, ndryshe nga an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, nuk q\u00ebndron n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb em\u00ebrimin e pasardh\u00ebsit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>3.3. Edhe pse p\u00ebr nj\u00eb moment, mund t\u00eb pranojm\u00eb se gjyqtari Dvorani ka patur \u201cvullnetin e mir\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb zbatuar p\u00ebrcaktimin e nenit 5 t\u00eb ligjit organik, pas shfuqizimit t\u00eb k\u00ebsaj dispozite me vendimin nr. 55\/2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetutese, nuk ka asnj\u00eb arsye kushtetuese apo ligjore, q\u00eb ky gjyqtar t\u00eb vijoj\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ai \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb respektoj\u00eb dispozit\u00ebn kushtetuese mbi baz\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebs ka fituar mandatin si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb (neni 136\/3), vendimin nr. 55\/2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si dhe pik\u00ebn 4 t\u00eb nenit 179 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>3.4. Nga konsultimi me faqen zyrtare n\u00eb internet t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, konstatojm\u00eb se pavar\u00ebsisht mbarimit t\u00eb mandatit prej m\u00eb shum\u00eb se 3 vitesh, gjyqtari Dvorani, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, ligjin dhe vendimin nr. 55\/2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, vijon t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe t\u00eb jap vendime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Konkretisht, sipas njoftimeve t\u00eb vet\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr dat\u00ebs 15 Mars 2017, ka zhvilluar 3 seanca gjyq\u00ebsore, ku ka qen\u00eb kryesues i trupit gjykues[1]. Nd\u00ebrkoh\u00eb, rezulton se p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, vijon t\u00eb jap vendime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb pa mandat. P\u00ebr ilustrim, shiko vendimin nr. 00-2016-3042, dat\u00eb 07.12.2016.<\/p>\n<p>3.5. Vijimi i ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3 vite pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit, pasi Gjykata Kushtetutese ka eleminuar cdo \u201cjustifikim\u201d p\u00ebr vijim e detyr\u00ebs deri n\u00eb em\u00ebrimin e pasardh\u00ebsit (vendimi nr. 55\/2016), si dhe pavar\u00ebsisht p\u00ebrcaktimit kushtetues q\u00eb gjyqtar\u00ebt vazhdojn\u00eb detyr\u00ebn sipas mandatit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm (t\u00eb p\u00ebrfunduar m\u00eb 17 Shkurt 2014, sipas pik\u00ebs 4 t\u00eb nenit 179), n\u00ebnkupton q\u00eb me dashje, gjyqtari Ardian Dvorani, ka konsuuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb parashikuar n\u00eb nenin 249 t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>3.6. Gjyqtari Ardian Dvorani vijon t\u00eb ushtroj\u00eb nj\u00eb funksion shtet\u00ebror (gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb), edhe pse \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb vendimit dhe rrethan\u00ebs q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb fund ushtrimit t\u00eb funksionit publik (mbarimi i mandatit pas periudh\u00ebs 9 vite t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb, p\u00ebraktimit t\u00eb k\u00ebtij detyrimi me vendimin nr. 55\/2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si dhe urdh\u00ebrimit t\u00eb kushtetut\u00ebb\u00ebr\u00ebsit n\u00eb pik\u00ebn 4 t\u00eb nenit 179 t\u00eb Kushtetut\u00ebs). Q\u00eb t\u00eb jemi p\u00ebrpara k\u00ebsaj vepre penale, duhet q\u00eb zyrtari n\u00eb kund\u00ebrshtim me periudh\u00ebn kushtetuese t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, t\u00eb vazhdoj\u00eb ta ushtroj\u00eb at\u00eb, edhe pse i ka p\u00ebrfunduar dhe Kushtetuta nuk lejon q\u00ebndrimin n\u00eb detyr\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb periudh\u00ebs 9 vite.<\/p>\n<p>3.7. Rezulton e provuar nga njoftimet e vet\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, se gjyqtari Ardian Dvorani, vazhdon edhe sot t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e gjyqtarit, pa mandat dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vler\u00ebsojm\u00eb se shtetasi Ardian Dvorani, ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar n\u00eb nenin 249 t\u00eb Kodit Penal, me dashje.<\/p>\n<p>3.8.P\u00ebr t\u00eb gjitha sa m\u00eb sip\u00ebr, rezulton e provuar se shtetasi Ardian Dvorani, ka kryer veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe kriminale, duke vijuar ushtrimin e detyr\u00ebs dhe pse bot\u00ebrisht njihet rrethana q\u00eb e pengon k\u00ebt\u00eb. Kjo veprimtari e kund\u00ebrligjshme e shtetasit Ardian Dvorani p\u00ebrb\u00ebn shkelje flagrante t\u00eb Kushtetut\u00ebs\/ligjit dhe e ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale k\u00ebt\u00eb funksionar publik, p\u00ebr shkak se po kryen nj\u00eb funksion publik, edhe pse i ka p\u00ebrfunduar mandati kushtetues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale \u00ebsht\u00eb evidente dhe direkte e t\u00eb kallzuarit Ardian Dvorani. \u00cbsht\u00eb i provuar jo vet\u00ebm momenti i fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, por edhe momenti i p\u00ebrfundimit t\u00eb saj, si dhe pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar pas vendimit t\u00eb shpallur nga Gjykata Kushtetuese (nr. 55\/2016). \u00cbsht\u00eb e provuar se rregulli i ri i prezantuar nga pika 5 e nenit 136 t\u00eb Kushtetut\u00ebs (sipas ndryshimeve kushtetuese), nuk i shtrin\u00eb efektet mbi gjyqtarin Dvorani, p\u00ebr shkak se mandati i tij rregullohet nga pika 4 e nenit 179 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, dhe jo nga neni i ri 136 i Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>3.9.Marr\u00ebdh\u00ebniet juridike t\u00eb vendosura me ligj p\u00ebr t\u00eb siguruar veprimtarin\u00eb normale t\u00eb aparatit shtet\u00ebror, si dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe interesave t\u00eb ligjshme t\u00eb shtetasve ose t\u00eb shtetit, g\u00ebzojn\u00eb mbrojtje t\u00eb posacme nga legjislacioni penal. Nga rrethanat e faktit t\u00eb parashtruara m\u00eb sip\u00ebr dhe nga interpretimi i nenit 249 t\u00eb Kodit Penal, rezulton se element\u00ebt e vepr\u00ebs penale jan\u00eb konsumuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb nga i kallzuari prej nesh ArdianDvorani. Ai jo vet\u00ebm nuk ka respektuar Kushtetut\u00ebn q\u00eb n\u00eb dat\u00eb 17 Shkurt 2014 (ku ka p\u00ebrfunduar mandati 9 vjecar), por ka vijuar detyr\u00ebn edhe pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit nr. 55\/2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetutese apo pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb pik\u00ebs 4 t\u00eb nenit 179 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>3.10.N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ArdianDvorani ka kryer veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn\/ligjin, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ushtrimit t\u00eb nj\u00eb funksioni publik, pas dh\u00ebnies fund t\u00eb tij, duke marr\u00eb vendime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs, pa mandat gjyqtari, fakt q\u00eb mund t\u00eb cenoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb jo vet\u00ebm interesat e shtetasve, por edhe interesin e shtetit.N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ArdianDvorani ka konsumuar plot\u00ebsishtan\u00ebn objektive t\u00eb veprave penale t\u00eb parashikuara nga neni 249i Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ekziston edhe lidhja shkak\u00ebsore e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb midis veprimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb tij (q\u00ebndrimit pa mandat n\u00eb detyr\u00eb dhe ushtrimit t\u00eb funksioneve t\u00eb gjyqtarit), dhe d\u00ebmtimit t\u00eb interesave t\u00eb ligjshme t\u00eb individit dhe shtetit.Ky rast p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebshtu jo vet\u00ebm nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb i b\u00ebhet sistemit juridik penal n\u00eb Shqiperi, por edhe c\u00ebnon r\u00ebnd\u00eb besimin e shtetasve te ligji dhe te sistemi i marrdh\u00ebnieve t\u00eb vendosura p\u00ebr mbrojtjen e tij, pasi c\u00ebnimi vjen drejtp\u00ebrdrejt nga nj\u00eb gjyqtar i lart\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>3.11.Subjekt i vepr\u00ebs penale \u00ebsht\u00eb i kall\u00ebzuari nga ana jon\u00eb, q\u00eb ushtron detyr\u00ebn e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Subjekti i vepr\u00ebs penale p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb lart\u00eb publik dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive q\u00eb g\u00ebzon, jo vet\u00ebm duhet t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb nj\u00eb njohje perfekte t\u00eb legjislacionit por duhet q\u00eb me an\u00eb t\u00eb sjelljes s\u00eb saj, e materializuar kjo n\u00eb veprime, t\u00eb b\u00ebhet promotor i zbatimit model t\u00eb Kushtetut\u00ebs\/ligjit p\u00ebr shkak edhe t\u00eb influenc\u00ebs mbi mas\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb kolektivitetit. Gjyqtari n\u00eb nj\u00eb vend demokratik duhet t\u00eb jet\u00eb asgje m\u00eb pak se promotori dhe garanti i par\u00eb i Kushtetut\u00ebs dhe i ligjeve t\u00eb vendit dhe jo shkel\u00ebsi i par\u00eb i tyre.<\/p>\n<p>3.12.Ana subjektive e vepr\u00ebs penale, dashja n\u00eb kryerjen e k\u00ebsaj vepre tregohet qart\u00eb ngafakti se pavar\u00ebsisht p\u00ebrcaktimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, interpretimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb me vendimin 24\/2011, si dhe interpretimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb k\u00ebsaj c\u00ebshtje me vendimin nr. 55\/2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetutese, shtetasi Ardian Dvorani, vijon ende t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Z. Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm,<\/p>\n<p>3.13.Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kall\u00ebzimi q\u00eb ju paraqesim, marrim p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebhemi p\u00ebrcues t\u00eb z\u00ebrit t\u00eb atyre qytetar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb cil\u00ebt besojn\u00eb se vet\u00ebm zbatimi i ligjit do ta coj\u00eb drejt p\u00ebrsosjes shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. T\u00eb atyre qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt besojn\u00eb se ligji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ne besojm\u00eb se p\u00ebrpara ligjit jemi t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj, si gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ashtu dhe cdo qytetar i thjesht\u00eb. P\u00ebrfundimisht, nga sa analizuar m\u00eb sip\u00ebr rezulton se jan\u00eb ezauruar t\u00eb gjitha elementet e veprave penale konkrete t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb objektin e k\u00ebtij kall\u00ebzimi penal.<\/p>\n<p>3.14. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nga ana e organit t\u00eb prokuroris\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj personit t\u00eb kall\u00ebzuar \u2013 shtetasit Ardian Dvorani, me detyr\u00eb gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, si dhe kryerjen e t\u00eb gjitha veprimeve hetimore t\u00eb nevojshme p\u00ebr sqarimin m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb e m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb rrethanave t\u00eb parashtruara m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>3.15.Ne shprehim gjith\u00eb besimin se institucioni juaj, do t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, efikase dhe pa ngurrim, dhe e presim me v\u00ebmendje maksimale dh\u00ebnien rrug\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kallzimi sipas procedur\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Me respekt,<\/p>\n<p>KALLZUES<\/p>\n<p>EDI PALOKA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb Ilir Meta tha se do t\u00eb padis\u00eb penalisht n\u00eb prokurori kreun e KED, Ardian Dvoranin pasi ka marr\u00eb kompetencat e institucionit t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye. Gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr mediat, Meta e akuzoi Dvoranin si \u2018mafioz dhe ushtar t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet\u2019. Por padia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":113971,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113969","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113969","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113969"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113969\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}