{"id":115090,"date":"2019-11-21T16:20:57","date_gmt":"2019-11-21T15:20:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=115090"},"modified":"2019-11-21T16:20:57","modified_gmt":"2019-11-21T15:20:57","slug":"situata-me-kushtetuese-reagon-pd-bardhi-rama-shkeli-kushtetuten-dhe-ligjin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/situata-me-kushtetuese-reagon-pd-bardhi-rama-shkeli-kushtetuten-dhe-ligjin\/","title":{"rendered":"Situata me Kushtetuese\/ Reagon PD, Bardhi: Rama shkeli Kushtetut\u00ebn dhe ligjin"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb interesit t\u00eb gazetar\u00ebve mbi \u00e7\u00ebshtjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Gazment Bardhi, ka k\u00ebt\u00eb reagim:<\/p>\n<p>Lidhur me debatin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, rikonfirmojm\u00eb q\u00ebndrimin se Edi Rama po tenton t\u00eb kap\u00eb e kontrolloj\u00eb politikisht Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Kjo c\u00ebnon besimin e qytetar\u00ebve tek Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebllimin madhor q\u00eb kishte dhe duhet t\u00eb ket\u00eb Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, q\u00eb t\u00eb shk\u00ebpuste drejt\u00ebsin\u00eb nga politika. Kjo bie ndesh me k\u00ebrkes\u00ebn e partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Rast\u00ebsi apo jo? Prokurori dhe gjyqtari q\u00eb d\u00ebnuan band\u00ebn e Lushnj\u00ebs, u p\u00ebrjashtuan<br \/>\nNe mb\u00ebshtesim plot\u00ebsisht q\u00ebndrimin institucional dhe kushtetut\u00ebs t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr em\u00ebrimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. \u00cbsht\u00eb provuar qart\u00eb dhe pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje se Edi Rama k\u00ebrkonte t\u00eb vidhte nj\u00eb an\u00ebtar q\u00eb i takonte ta em\u00ebronte Presidenti. Edi Rama shkeli Kushtetut\u00ebn dhe ligjin, jo vet\u00ebm duke em\u00ebruar nj\u00ebkoh\u00ebsisht dy an\u00ebtar\u00eb n\u00eb Parlament, por mbi t\u00eb gjitha, duke mos zbatuar kushtin kushtetues dhe ligjor q\u00eb p\u00ebr \u00e7do vend vakant duhet t\u00eb kishte jo m\u00eb pak se 3 kandidat\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm. N\u00ebse flasim p\u00ebr vendime n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin, ato jan\u00eb vendimet e em\u00ebrimeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Parlamenti n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me nenin 125 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe pik\u00ebn 5 t\u00eb nenit 7\/c t\u00eb ligjit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Lidhur me d\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Komisionin e Venecias, Partia Demokratike shpreh bindjen se p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe qytetar\u00ebt e saj \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi themelore v\u00ebnia n\u00eb funksionim sa m\u00eb par\u00eb e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Duke patur n\u00eb konsiderat\u00eb se Komisioni i Venecias nuk jep vendime por opinione, e vetmja pasoj\u00eb do t\u00eb ishte vonesa e b\u00ebrjes funksionale t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe hapja e nj\u00eb debati tjet\u00ebr mbi lexime t\u00eb kund\u00ebrta t\u00eb cfar\u00ebdo opinioni t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias nga pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet peng i k\u00ebtyre debateve. Shqiptar\u00ebt nuk meritojn\u00eb t\u00eb mbeten p\u00ebr muaj t\u00eb tjer\u00eb pa Gjykat\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vijimi i k\u00ebtij debati vet\u00ebm sa shtyn b\u00ebrjen funksionale t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e zvarrit at\u00eb dhe pamund\u00ebson q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese funksionale deri n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb gjat\u00eb pa Gjykat\u00eb Kushtetuese, sa m\u00eb gjat\u00eb me gjyqtar\u00eb n\u00ebn presion, aq m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfiton Rama me vendimet e paligjshme, aq m\u00eb shum\u00eb mbetemi peng n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e z. Besnik Mu\u00e7i pas vendimit t\u00eb KPA-s\u00eb, q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb se Partia Demokratike nuk ka komentuar dhe nuk do t\u00eb komentoj\u00eb asnj\u00eb vendim t\u00eb vetingut p\u00ebr p\u00ebrjashtim nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, me t\u00eb drejt\u00eb ose me t\u00eb padrejt\u00eb. Ka nj\u00eb num\u00ebr vendimesh p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb cilat, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, t\u00eb japin perceptimin e nj\u00eb padrejt\u00ebsie, por detyra jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u2019i komentojm\u00eb ato. N\u00eb k\u00ebto raste, ne nxisim k\u00ebdo prokuror dhe gjyqtar ta k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij n\u00eb institucionet vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ne kemi denoncuar dhe do t\u00eb denoncojm\u00eb me vendosm\u00ebri dhe forc\u00eb \u00e7do rast, kur vetingu mban n\u00eb sistem njer\u00ebz t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb lidhur me krimin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i gjyqtarit Ardian Dvorani. Ai e kaloi vetingun me nd\u00ebrhyrje politike, edhe pse kishte miliona lek\u00eb pasuri t\u00eb pajustifikuar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb interesit t\u00eb gazetar\u00ebve mbi \u00e7\u00ebshtjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Gazment Bardhi, ka k\u00ebt\u00eb reagim: Lidhur me debatin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, rikonfirmojm\u00eb q\u00ebndrimin se Edi Rama po tenton t\u00eb kap\u00eb e kontrolloj\u00eb politikisht Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Kjo c\u00ebnon besimin e qytetar\u00ebve tek Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":88543,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-115090","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115090"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115090\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88543"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}