{
    "id": 115156,
    "date": "2019-11-22T12:46:51",
    "date_gmt": "2019-11-22T11:46:51",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=115156"
    },
    "modified": "2019-11-22T12:46:51",
    "modified_gmt": "2019-11-22T11:46:51",
    "slug": "e-takoi-ne-paraburgim-ne-holande-si-u-zbulua-infermierja-qe-ndihmonte-behar-bajrin-merrte-rrogen-fiktivisht-ne-spitalin-e-shkodres",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/e-takoi-ne-paraburgim-ne-holande-si-u-zbulua-infermierja-qe-ndihmonte-behar-bajrin-merrte-rrogen-fiktivisht-ne-spitalin-e-shkodres\/",
    "title": {
        "rendered": "E takoi n\u00eb paraburgim n\u00eb Holand\u00eb, si u zbulua \u2018infermierja\u2019 q\u00eb ndihmonte Behar Bajrin, merrte rrog\u00ebn fiktivisht n\u00eb Spitalin e Shkodr\u00ebs"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Nj\u00eb 32-vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb arrestuar m\u00ebngjesin e djesh\u00ebm nga Policia e Tiran\u00ebs e dyshuar si pjes\u00eb e grupit kriminal \u201cBajri\u201d. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Jorida Muratin, 32 vje\u00e7e, banuese n\u00eb Tiran\u00eb por e pun\u00ebsuar fiktivisht si infermiere n\u00eb Spitalin Rajonal t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e djesh\u00ebm zyrtar, policia tha se Murati \u00ebsht\u00eb e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVjedhje duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u201d, kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal. Gjykata i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d dhe gjat\u00eb operacionit t\u00eb djesh\u00ebm p\u00ebr ekzekutimin e masave t\u00eb siguris\u00eb, Policia ka ushtruar kontroll n\u00eb banes\u00ebn e saj ku ka gjetur nj\u00eb shum\u00eb prej 9 000 eurosh.<\/p>\n<p>Por si ra n\u00eb gjurm\u00ebt e saj policia?<br \/>\nBurime p\u00ebr\u00a0<em><strong>\u201cBalkanWeb\u201d<\/strong><\/em>\u00a0b\u00ebn\u00eb me dije se Policia shqiptare nisi hetimet pas nj\u00eb takimi n\u00eb Holand\u00eb mes Muratit dhe behar Bajrit, i cili u arrestua n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe u ekstradua n\u00eb muajin korrik n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga informacionet e marra nga autoritetet holandeze policia shqiptare ka m\u00ebsuar se 32-vje\u00e7arja Murati \u00ebsht\u00eb takuar me Behar Bajrin n\u00eb burg n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb si e af\u00ebrme e tij. Burimet than\u00eb se mes tyre ka pasur nj\u00eb takim prej 3 or\u00ebsh dhe nga p\u00ebrgjimi jan\u00eb zbuluar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr hetimet. Dyshohet se Bajri i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb let\u00ebr me porosi, t\u00eb cilat m\u00eb pas Murati i ka zbatuar kur \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, raporton \u201cBalkanWeb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas policisw, drejtuesi i grupit Behar Bajri ushtronte ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb Spitalin Rajonal Shkod\u00ebr, me q\u00ebllim q\u00eb shtetasja Jorida Murati, e cila ishte e pun\u00ebsuar formalisht si infermiere n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb duke p\u00ebrfituar nga kreditimi i pag\u00ebs.<br \/>\nNga hetimet e kryera, dyshohet se k\u00ebta shtetas dhe 8 t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunimin dhe me nj\u00ebri-tjetrin kan\u00eb p\u00ebrfituar shuma parash n\u00ebp\u00ebrmjet kanosjes dhe shtr\u00ebngimit ndaj dy shtetasve.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E POLICIS\u00cb<\/strong><br \/>\nDokumentohen vepra t\u00eb tjera penale n\u00eb ngarkim t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal \u201cBajri\u201d.<br \/>\nGjykata jep 10 masa t\u00eb reja sigurie n\u00eb ngarkim t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit kriminal, p\u00ebr 9 prej tyre jan\u00eb ekzekutuar masat, nd\u00ebrsa nj\u00eb shtetas \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<br \/>\nN\u00eb vijim t\u00eb operacionit \u201cOAZ\u201d, gjat\u00eb hetimeve t\u00eb kryera nga Departamenti i Policis\u00eb Kriminale, n\u00eb bashk\u00ebpunim me DVP Shkod\u00ebr, n\u00eb koordinim me Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, n\u00eb ngarkim t\u00eb grupit kriminal \u201cBajri\u201d, u arrit t\u00eb dokumentoheshin edhe vepra t\u00eb tjera penale, t\u00eb kryera nga pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij grupi.<\/p>\n<p>Si rezultat i hetimeve dhe provave t\u00eb grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda Tiran\u00eb ka caktuar 10 masa t\u00eb reja sigurie n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve dhe lidhjeve t\u00eb grupit kriminal \u201cBajri\u201d.<\/p>\n<p>Behar Rustemi alias Behar Bajri, 39 vje\u00e7, banues n\u00eb Shkod\u00ebr, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cUshtrim i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Safet Rustemi, 35 vje\u00e7, banues n\u00eb Shkod\u00ebr, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShtr\u00ebngim me an\u00eb t\u00eb kanosjes ose dhun\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e pasuris\u00eb\u201d, kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1574423184525\"><\/div>\n<p>Ilir Rustemi, 43 vje\u00e7, banues n\u00eb Shkod\u00ebr, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShtr\u00ebngim me an\u00eb t\u00eb kanosjes ose dhun\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e pasuris\u00eb\u201d, kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Asmer Bilali, 30 vje\u00e7, banues n\u00eb Shkod\u00ebr, i d\u00ebnuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cProdhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d, kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Ismet Idrizi, 29 vje\u00e7, banues n\u00eb Shkod\u00ebr, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShtr\u00ebngim me an\u00eb t\u00eb kanosjes ose dhun\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e pasuris\u00eb\u201d, kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Sirjan Alija, 34 vje\u00e7, banues n\u00eb Shkod\u00ebr, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cUshtrim i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, Gjykata i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Jorida Murati, 32 vje\u00e7e, banuese n\u00eb Tiran\u00eb, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVjedhja duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u201d, kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, \u00ebsht\u00eb ndaluar gjat\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm, n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>S. H., 46 vje\u00e7, Shef sh\u00ebrbimesh te materniteti pran\u00eb Spitalit Rajonal n\u00eb Shkod\u00ebr, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, Gjykata i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>F. H., 48 vje\u00e7e, banuese n\u00eb Koplik, kryeinfermiere pran\u00eb repartit obstetrik n\u00eb maternitetin pran\u00eb Spitalit Rajonal Shkod\u00ebr, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, Gjykata i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>M. N., 50 vje\u00e7e, banuese n\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebrgjegj\u00ebs\u00eb finance n\u00eb Spitalin Rajonal Shkod\u00ebr, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, Gjykata i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb operacionit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr ekzekutimin e masave t\u00eb siguris\u00eb, Policia ka ushtruar kontroll edhe n\u00eb 6 banesa t\u00eb tjera, nd\u00ebr to edhe n\u00eb banes\u00ebn e shtetases J. M., p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00ebngjesin e sot\u00ebm u b\u00eb dhe ekzekutimi i mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d. Gjat\u00eb kontrollit n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, Policia gjeti dhe sekuestroi 9 000 euro.<\/p>\n<p>Drejtuesi i grupit B.B ushtronte ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb Spitalin Rajonal Shkod\u00ebr, me q\u00ebllim q\u00eb shtetasja J. M, e cila ishte e pun\u00ebsuar formalisht si infermiere n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb duke p\u00ebrfituar nga kreditimi i pag\u00ebs.<\/p>\n<p>5 nga an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij grupi kriminal, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt sot u b\u00eb ekzekutimi i mas\u00ebs s\u00eb re t\u00eb siguris\u00eb, jan\u00eb ndaluar m\u00eb par\u00eb dhe ndodhen n\u00eb IEVP.<\/p>\n<p>Nga hetimet e kryera, dyshohet se k\u00ebta shtetas, n\u00eb bashk\u00ebpunimin dhe me nj\u00ebri-tjetrin kan\u00eb p\u00ebrfituar shuma parash n\u00ebprmjet kanosjes dhe shtr\u00ebngimit ndaj dy shtetasve.<\/p>\n<p>Departamneti i Policis\u00eb Kriminale, n\u00eb bashk\u00ebpunim me DVP Shkod\u00ebr, n\u00ebn drejtimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda po vijon hetimet p\u00ebr dokumentimin e plot\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij grupi t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Nj\u00eb 32-vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb arrestuar m\u00ebngjesin e djesh\u00ebm nga Policia e Tiran\u00ebs e dyshuar si pjes\u00eb e grupit kriminal \u201cBajri\u201d. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Jorida Muratin, 32 vje\u00e7e, banuese n\u00eb Tiran\u00eb por e pun\u00ebsuar fiktivisht si infermiere n\u00eb Spitalin Rajonal t\u00eb Shkodr\u00ebs. N\u00eb njoftimin e djesh\u00ebm zyrtar, policia tha se Murati \u00ebsht\u00eb e dyshuar p\u00ebr kryerjen e [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2013,
    "featured_media": 115157,
    "comment_status": "open",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-115156",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115156",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115156"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115156\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115157"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115156"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115156"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115156"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}