{"id":115344,"date":"2019-11-23T15:48:49","date_gmt":"2019-11-23T14:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=115344"},"modified":"2019-11-23T15:48:49","modified_gmt":"2019-11-23T14:48:49","slug":"haradinaj-kush-e-heq-taksen-me-serbine-eshte-budalla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/haradinaj-kush-e-heq-taksen-me-serbine-eshte-budalla\/","title":{"rendered":"Haradinaj: Kush e heq taks\u00ebn me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb budalla"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Ramush Haradinaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress, thot\u00eb se n\u00ebse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb till\u00eb do t\u00eb ishte e pafalshme dhe se me ata do t\u00eb talleshin bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Serbia, nd\u00ebrsa shton se heqja e taks\u00ebs \u00ebsht\u00eb ekuivalent me Gjykat\u00ebn Speciale. Haradina thot\u00eb se plot q\u00ebndrime jan\u00eb mashtrim t\u00eb Kurtit dhe t\u00eb Vet\u00ebvendosjes. Nd\u00ebrsa, n\u00eb rast se d\u00ebshton krijimi i institucioneve t\u00eb vendit, si Aleanc\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb zgjedhje.<\/strong><\/p>\n<p>Ish-kreu i Qeveris\u00eb p\u00ebr KosovaPress ka folur edhe p\u00ebr rezultatin q\u00eb Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs ka marr\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit, si do t\u00eb jen\u00eb si opozit\u00eb dhe si do t\u00eb veprojn\u00eb n\u00ebse vendi shkon prap\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cMos harroni se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre mallrave \u00ebsht\u00eb kompensuar me mallra t\u00eb vendit, me prodhues, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit fakti q\u00eb prodhuesit kan\u00eb filluar me ardh\u00eb n\u00eb shprehje n\u00eb treg, n\u00eb ekonomi. N\u00ebse z.Kurti dhe znj.Osmani e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb b\u00ebjn\u00eb gabim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, nuk ia fal kush. Heqja e taks\u00ebs \u00ebsht\u00eb ekuivalent me Gjykat\u00ebn Speciale, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb presion z. Tha\u00e7i dhe koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb me e votua, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb is your decision, ju e keni votuar, kur jan\u00eb ankuar i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb is your decision. Heqja e taks\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, kan\u00eb me i b\u00eb presion po e hoq\u00ebn t\u00eb nes\u00ebrmen is your decision dhe kan\u00eb me mbet k\u00ebta me gabimin e b\u00ebr\u00eb, me d\u00ebmet q\u00eb ia b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebs dhe me vendimin e vet. Pra, kurrkush, mos t\u00eb harrojm\u00eb nuk ka me marr\u00eb ndonj\u00eb kredit, a ndonj\u00eb lavdat\u00eb, as prej Serbis\u00eb as prej bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrkundrazi kan\u00eb me i tall dyjeja, kan me th\u00ebn\u00eb budallat\u00eb e hek\u00ebn, se e din\u00eb q\u00eb kush e heq \u00ebsht\u00eb budalla taks\u00ebn p\u00ebr Serbin\u00eb. Pra, imagjinoni \u00e7ka i b\u00ebn\u00eb vet\u00ebs ai, \u00e7ka i b\u00ebn\u00eb vendit t\u00eb vet, ekonomis\u00eb s\u00eb vet\u201d, thot\u00eb Haradinaj.<\/p>\n<p>Haradinaj thot\u00eb se largimi i taks\u00ebs \u00ebsht\u00eb gabim kur Serbia po vazhdon q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb raportet ndaj Kosov\u00ebs. Sipas tij, largimi i taks\u00ebs 100 p\u00ebrqind ndaj produkteve t\u00eb Serbis\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb d\u00ebm t\u00eb prodhuesve vendor, q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje n\u00eb prodhim e pun\u00ebsim.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket asaj q\u00eb kryetari i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe pretendenti p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb vendit, Albin Kurti, kishte deklaruar se ndaj Serbis\u00eb do t\u00eb vendosej masa e reciprocitetit, Haradinaj thot\u00eb se taksa dhe reciprociteti mund t\u00eb funksionojn\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>\u201cMunden me i paketua bashk\u00eb k\u00ebto t\u00eb dyja, me vendos reciprocitet pa e heq taks\u00ebn. Taksa \u00ebsht\u00eb mas\u00eb d\u00ebnuese, reciprociteti ka elemente t\u00eb tjera, p\u00ebr shembull un\u00eb e mir\u00ebpres vendosjen e reciprocitetit duke mos heq taks\u00ebn. Pra, un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb kompromis, un\u00eb kam r\u00ebn\u00eb dakord prej opozit\u00ebs me propozimet e pozit\u00ebs p\u00ebr masa t\u00eb reciprocitetit ose p\u00ebr reciprocitet n\u00eb cdo sfer\u00eb, aq sa mb\u00ebrrin me zbatua se reciprocitet ti si an\u00ebtar\u00eb i OKB-s\u00eb e ki m\u00eb zor me i krijua reciprocitet Serbis\u00eb n\u00eb plot sfera, por jam p\u00ebr reciprocitet duke mos e hequr taks\u00ebn. N\u00ebse e heqim taks\u00ebn reciprociteti nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb\u2026Un\u00eb besoj se nuk kan\u00eb me e heq, besoj se ka mjaft\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, n\u00ebse p\u00ebr shembull merret koha n\u00eb rivler\u00ebsim t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb kaluara t\u00eb dialogut n\u00eb shqyrtim t\u00eb krejt proceseve, at\u00ebher\u00eb kjo ve\u00e7 \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb fitohet. Nuk ki nevoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb me ia heq taks\u00ebn Serbis\u00eb pa i vler\u00ebsua k\u00ebto marr\u00ebveshje, do t\u2019i anal izojm\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e kaluara, po mir\u00eb at\u00ebher\u00eb derisa nuk e ke kryer analiz\u00ebn pse e heq taks\u00ebn. Ose derisa nuk e ke vendosur reciprocitetin n\u00eb zbatueshm\u00ebri pse i prin me taks\u00eb, vendos nj\u00ebher\u00eb reciprocitetin n\u00eb plotni\u00a0 pastaj e analizon si me veprua m\u00eb tutje\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje si partia m\u00eb e votuar n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs si partia e dyt\u00eb, aktualisht jan\u00eb duke zhvilluar takime p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebto takime, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb Ramush Haradinaj, thot\u00eb se jan\u00eb normale, por thot\u00eb se shihet se ka disa v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb arritjen e marr\u00ebveshjes mes k\u00ebtyre dy partive.<\/p>\n<p>Haradinaj ka rip\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin e tij se Vet\u00ebvendosja dhe kryetari i saj Albin Kurti jan\u00eb mashtrues, ku ai thot\u00eb se plot q\u00ebndrime t\u00eb tij jan\u00eb mashtrime si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me taks\u00ebn e vendosur p\u00ebr produktet serbe.<\/p>\n<p>Ka plot paqart\u00ebsi, pozicioni i Vet\u00ebvendosjes dhe i z.Kurti ka l\u00ebvizur shum\u00eb, kan\u00eb ndodhur shum\u00eb ndryshime n\u00eb q\u00ebndrimet e tij politike dhe nuk e di si do t\u00eb reflektojn\u00eb k\u00ebto n\u00eb qeverisje. Po ashtu, LDK shihet se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjetje t\u00eb rolit t\u00eb vet n\u00eb k\u00ebt\u00eb koalicion deri diku jo aq edhe t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr ta, pra shihet q\u00eb jan\u00eb disa v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb partneritet t\u00eb ardhsh\u00ebm. Ta shohim si do t\u2019i menaxhojn\u00eb k\u00ebto\u2026Plot q\u00ebndrime jan\u00eb mashtrim t\u00eb z.Kurti dhe t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, n\u00ebse p\u00ebr shembull vet\u00ebm p\u00ebr taks\u00ebn dhe p\u00ebr mallrat serbe, ju e dini si ka qen\u00eb q\u00ebndrimi i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, i z.Kurti p\u00ebr k\u00ebto mallra tani ai thot\u00eb e heqim taks\u00ebn i lajm\u00eb me hy mallrat serbe. Pastaj ka edhe q\u00ebndrime t\u00eb tjera, po d\u00ebgjoj tani q\u00eb nj\u00eb her\u00eb e kan\u00eb pasur n\u00eb statut t\u00eb partis\u00eb q\u00eb kryeministri nuk b\u00ebn\u00eb me qen\u00eb kryetar, tani po d\u00ebgjoj q\u00eb po e ndryshojn\u00eb statutin. Ose ishte rasti i simboleve ose ka raste t\u00eb tjera q\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, n\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb praktika kur je n\u00eb vendimmarrje kjo i bie q\u00eb ajo q\u00eb thua sot nuk vlen nes\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb e ndjeshme\u201d, deklaron ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i interesuar q\u00eb rezultati i zgjedhjeve t\u00eb 6 tetorit t\u00eb implementohet dhe t\u00eb krijohet qeveria e vendit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shihet se \u00e7far\u00eb sinjalesh do t\u00eb jap qeveria e re.<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ende me mbajt shpres\u00eb n\u00eb implementim t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb her\u00ebt me kalua n\u00eb at\u00eb tjetr\u00ebn, n\u00ebse ajo ndodh Kosov\u00ebs dihet duhet me shkua n\u00eb zgjedhje, po do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb interes q\u00eb t\u00eb implementohet ky rezultat, t\u2019i jepet nj\u00eb shans\u00eb k\u00ebtyre q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb besimin dhe t\u00eb v\u00ebrtetohet a jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb qeverisje a jo. \u00cbsht\u00eb leht\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb me fol prej opozit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb leht\u00eb me premtua e gj\u00ebra t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb leht\u00eb me i kritikua ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dit\u00eb t\u00eb gjata pune dhe jam fyer e jam ofenduar n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat e mundshme, e kam b\u00ebr\u00eb pun\u00eb\u00a0 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, i kam pasur n\u00eb shpin\u00eb me Serbin\u00eb, me t\u00eb huaj, me ton\u00ebt, me kushedi kush. Shumic\u00ebn e koh\u00ebs nuk kan\u00eb pasur mir\u00ebkuptim p\u00ebr ato sfida q\u00eb i kemi kaluar si vend, si Kosov\u00eb po flas. Un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me ua dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb edhe k\u00ebsaj qeverie, ta shohin k\u00ebta \u00e7ka \u00ebsht\u00eb qeverisja, nuk \u00ebsht\u00eb qeverisja vec fontan\u00eb d\u00ebshirash e diskutimeve intelektuale, por \u00ebsht\u00eb pun\u00eb serioze n\u00eb zbatim dhe jan\u00eb mekanizma serioz t\u00eb pun\u00ebs\u201d, thot\u00eb Haradinaj.<\/p>\n<p>Haradinaj n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr KosovaPress thot\u00eb se Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb legjislatur\u00ebn e shtat\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, por q\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb mb\u00ebshtesin qeverin\u00eb e re n\u00eb temat q\u00eb i vler\u00ebsojn\u00eb si interes nacional.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha me fol p\u00ebr to, por kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb tema, n\u00ebse nj\u00eb tem\u00eb qeveria e ardhshme ka t\u00eb drejt\u00eb do t\u2019ia japim t\u00eb drejt\u00ebn pa asnj\u00eb hezitim, nuk kemi asnj\u00eb kompleks kush \u00ebsht\u00eb kush, kur ka t\u00eb drejt\u00eb PDK-ja ia japim PDK-s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ose z.Veseli. Kushdo q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb do t\u00eb jem me t\u00eb, po n\u00eb at\u00eb q\u00eb besojm\u00eb q\u00eb kemi t\u00eb drejt\u00eb e n\u00ebse t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr do t\u2019i kund\u00ebrshtojm\u00eb, pra kan\u00eb pozicione t\u00eb gabuara. Pra, Aleanca nuk do t\u00eb jet\u00eb opozit\u00eb ve\u00e7 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs, jemi opozitar\u00eb dhe ve\u00e7 do t\u00eb kund\u00ebrshtojm\u00eb, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb probleme, jo nuk do t\u00eb jemi ashtu, do t\u00eb jemi serioz, po jemi serioz realisht kemi nj\u00eb grup parlamentar t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb zot, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, po do t\u00eb jemi t\u00eb vendosur, pra nuk do t\u00eb jemi hajgaregji as n\u00eb Kuvend as n\u00eb politikb\u00ebrje, do t\u00eb jemi kredibil n\u00eb vendimet tona si rasti i taks\u00ebs\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se d\u00ebshton krijimi i institucioneve t\u00eb vendit, kryetari i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs Ramush Haradinaj, thot\u00eb se do t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb zgjedhje. Ai ka mohuar edhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb koalicion me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Nism\u00ebn Socialdemokrate, si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>\u201cJo nuk besoj se do t\u2019i kthehem asaj praktike ose asaj tradite, duam me shkuar vet n\u00eb zgjedhje, n\u00ebse vjen prap\u00eb shkojm\u00eb vet, do t\u00eb provojm\u00eb me e shpjeguar se \u00e7ka nuk kemi ditur me shpjeguar her\u00ebn e para k\u00ebsaj, por do t\u00eb shkojm\u00eb vet n\u00eb zgjedhje besoj\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh kryetari i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, nuk do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e legjislatur\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi q\u00eb ka hequr dor\u00eb nga pozita e deputetit. K\u00ebt\u00eb vendim ai thot\u00eb se e ka marr\u00eb p\u00ebr shkak se do t\u00eb angazhohet m\u00eb shum\u00eb me partin\u00eb q\u00eb e udh\u00ebheq.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se p\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebs sa ka qeverisur me vendin ka munguar n\u00eb pun\u00ebt e partis\u00eb dhe tash sipas tij \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb terren dhe t\u00eb merret me deg\u00ebt dhe strukturat e Aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit ka dal si partia e kat\u00ebrt, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat Haradinaj thot\u00eb se ka ndikuar pozita kund\u00ebrshtuese q\u00eb Aleanca dhe ai e kishin marr\u00eb n\u00eb shum\u00eb tema.<\/p>\n<p>Haradinaj ka mohuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat ka ndikuar koalicioni q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb me Partin\u00eb Socialdemokrate.<\/p>\n<p>\u201cRezultati zgjedhor sipas nesh \u00ebsht\u00eb i lidhur me pozit\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kish marr\u00eb Aleanca, q\u00eb kisha marr\u00eb un\u00eb kund\u00ebrshtuese n\u00eb rastin konkret te pal\u00ebt vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pra, nj\u00eb situat\u00eb po e quaj ashtu m\u00eb e v\u00ebshtira e mundshme dhe nj\u00eb pamund\u00ebsi q\u00eb me i kthye n\u00eb vot\u00eb t\u00eb gjitha ato pun\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb vendit. Ne megjithat\u00eb kemi nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb brendsh\u00ebm reflektues dhe jemi n\u00eb proces t\u00eb reflektimit t\u00eb thell\u00eb po e quaj, n\u00eb Aleanc\u00eb do t\u00eb ndodhin disa zhvillime q\u00eb nuk kan\u00eb ndodhur m\u00eb her\u00ebt\u2026 Nuk besoj, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element aq madhor ky koalicion q\u00eb t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb pozicionin e Aleanc\u00ebs n\u00eb zgjedhje. Mendoj se ka aspekte t\u00eb tjera q\u00eb e kan\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb, pra pozita kund\u00ebrshtuese ose sfiduese q\u00eb kemi pasur, ajo \u00ebsht\u00eb reflektuar dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e qytetar\u00ebve t\u00eb vendit e kan\u00eb mir\u00ebpritur kontributin ton\u00eb si p\u00ebr ushtrin\u00eb, si p\u00ebr Trep\u00e7\u00ebn, si p\u00ebr taks\u00ebn, mbrojtjen e territorit, mir\u00ebpo megjit hat\u00eb e kan\u00eb pasur edhe shpres\u00ebn p\u00ebr ndryshime, p\u00ebr zhvillim dhe kjo \u00ebsht\u00eb reflektuar me vot\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit ka marr\u00eb 96.883 vota apo 11.48 p\u00ebrqind. Kujtojm\u00eb se vendi kishte shkuar n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, pasi q\u00eb kryeministri Ramush Haradinaj kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje pasi ishte ftuar nga Gjykata Speciale p\u00ebr intervistim.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Ramush Haradinaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress, thot\u00eb se n\u00ebse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb till\u00eb do t\u00eb ishte e pafalshme dhe se me ata do t\u00eb talleshin bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Serbia, nd\u00ebrsa shton se heqja e taks\u00ebs \u00ebsht\u00eb ekuivalent me Gjykat\u00ebn Speciale. Haradina thot\u00eb se plot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69674,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-115344","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115344","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115344"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115344\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69674"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115344"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115344"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115344"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}