{"id":115582,"date":"2019-11-25T14:07:40","date_gmt":"2019-11-25T13:07:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=115582"},"modified":"2019-11-25T14:07:40","modified_gmt":"2019-11-25T13:07:40","slug":"pushtimi-i-heshtur-alarmohen-organizatat-mjedisore-projekti-i-qeverise-sjell-tkurrjen-e-zonave-te-mbrojtura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pushtimi-i-heshtur-alarmohen-organizatat-mjedisore-projekti-i-qeverise-sjell-tkurrjen-e-zonave-te-mbrojtura\/","title":{"rendered":"\u2018Pushtimi i heshtur\u2019\/ Alarmohen organizatat mjedisore: Projekti i qeveris\u00eb sjell tkurrjen e zonave t\u00eb mbrojtura"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb projekt i qeveris\u00eb p\u00ebr rishikimin e zonave t\u00eb mbrojtura u vu n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebrmes nj\u00eb tenderi t\u00eb dyshuar p\u00ebr konflikt interesi dhe po ofron si produkt reduktimin me gati 20% t\u00eb parqeve komb\u00ebtare n\u00eb bregdet, duke alarmuar organizatat mjedisore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fest\u00eb lokale t\u00eb organizuar n\u00eb maj n\u00eb parkun komb\u00ebtar Shebenik-Jabllanic\u00eb, i shtrir\u00eb mbi gati 34 hektar\u00eb pyje dhe kullota n\u00eb verilindje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi paralajm\u00ebroi rishikim t\u00eb kufijve p\u00ebr t\u00eb gjitha zonat e mbrojtura t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cViti 2019 do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb projekt goxha ambicioz p\u00ebrsa i p\u00ebrket zonave t\u00eb mbrojtura. Ne do t\u00eb ridimensionojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb e zonave t\u00eb mbrojtura p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb atyre vler\u00eb,\u201d premtoi Klosi nga nj\u00eb podium i improvizuar.<\/p>\n<p>Por gjasht\u00eb muaj pas shpalljes s\u00eb \u201cprojektit ambicioz\u201d, dokumentet e siguruara nga BIRN dhe intervistat me ekspert\u00eb mjedisor\u00eb tregojn\u00eb se projekti u vu n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebrmes nj\u00eb tenderi t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura, AKZM dhe po ofron si produkt reduktimin e zonave t\u00eb mbrojtura p\u00ebrgjat\u00eb vij\u00ebs bregdetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i diskutimeve p\u00ebr rishikimin e zonave t\u00eb mbrojtura po udh\u00ebhiqet nga AKZM dhe nj\u00eb shoqat\u00eb e vog\u00ebl e quajtur Shoqata Komb\u00ebtare e Parqeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila n\u00eb qershor u shpall fituese e nj\u00eb tenderi prej 32.4 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb studim komb\u00ebtar t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Shoqata fituese rezulton e lidhur me nj\u00eb tjet\u00ebr organizat\u00eb mjedisore, e cila \u00ebsht\u00eb drejtuar p\u00ebr 7 vjet nga drejtori aktual i AKZM, Zamir Dedej, duke ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi.<\/p>\n<p>Hartat dixhitale t\u00eb prezantuara n\u00eb nj\u00eb raund takimesh publike tregojn\u00eb se qeveria ka n\u00eb plan t\u00eb reduktoj\u00eb ndjesh\u00ebm zon\u00ebn Bun\u00eb-Velipoj\u00eb, parkun natyror Kun\u00eb-Vain-Tale n\u00eb Lezh\u00eb, parkun komb\u00ebtar Divjak\u00eb-Karavasta si dhe peizazhi i mbrojtur Vjos\u00eb-Nart\u00eb, brenda kufijve aktual\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit shtrihet edhe projekti i qeveris\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Tremb\u00ebdhjet\u00eb zona t\u00eb tjera me sip\u00ebrfaqe prej qindra hektar\u00ebsh pasuri natyrore pritet t\u00eb dalin jasht\u00eb list\u00ebs s\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejtuesit e projektit pretendojn\u00eb se n\u00eb total po rrisin sip\u00ebrfaqet e mbrojtura t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Procesi i rishikimit t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura ka alarmuar aktivist\u00ebt dhe organizatat mjedisore, t\u00eb cilat e konsiderojn\u00eb at\u00eb t\u00eb nxituar dhe jotransparent. Mjedisor\u00ebt ngrejn\u00eb gjithashtu dyshime se projekti po shtyhet p\u00ebrpara nga presioni p\u00ebr projekte private n\u00eb tokat publike n\u00eb bregdet dhe paralajm\u00ebrojn\u00eb d\u00ebme t\u00eb pakthyeshme mbi vlerat natyrore t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cReduktimi me af\u00ebrsisht 21% i zonave t\u00eb mbrojtura q\u00eb shtrihen p\u00ebrgjat\u00eb eko-rajonit bregdetar, do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb presion t\u00eb shtuar n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke i hapur rrug\u00eb projekteve t\u00eb zhvillimit intensive dhe urbanizimit,\u201d tha Olsi Nika, drejtor i Eco Albania.<\/p>\n<p>\u201cParku Komb\u00ebtar Divjak\u00eb-Karavasta, Parku i Mbrojtur Vjos\u00eb-Nart\u00eb etj., reduktohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme sipas propozimit t\u00eb AKZM-s\u00eb, aq sa vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00eb funksionaliteti i proceseve dhe integriteti ekologjik i tyre,\u201d paralajm\u00ebroi ai.<\/p>\n<p>Drejtori i Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura, Zamir Dedej nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve mbi p\u00ebrzgjedhjen e nj\u00eb shoqate thuajse t\u00eb panjohur p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr procesin dhe as atyre q\u00eb lidhen me konfliktin e interesit.<\/p>\n<p>Drejtuesi i Shoqat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Parqeve, Genci Kacori mohoi p\u00ebr BIRN t\u00eb kishte lidhje me Institutin p\u00ebr Ruajtjen e Natyr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, INCA dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe me Dedejn. I pyetur p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e shoqat\u00ebs s\u00eb tij, Kacori u p\u00ebrgjigj se kishte drejtuar pak projekte dhe p\u00ebrmendi \u00a0vet\u00ebm tre t\u00eb tilla, p\u00ebrpara se t\u00eb fitonte tenderin p\u00ebr studimin e zonave t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p><strong>Studimi n\u00eb \u201ckonflikt interesi\u201d<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_1177104\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/map-zonat-e-mbrojtura-533x400-466x350.jpg\" rel=\"lightbox\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-large wp-image-1177104\" src=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/map-zonat-e-mbrojtura-533x400-466x350.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 466px) 100vw, 466px\" srcset=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/map-zonat-e-mbrojtura-533x400-466x350.jpg 466w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/map-zonat-e-mbrojtura-533x400-373x280.jpg 373w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/map-zonat-e-mbrojtura-533x400-350x263.jpg 350w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/map-zonat-e-mbrojtura-533x400-107x80.jpg 107w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/map-zonat-e-mbrojtura-533x400.jpg 533w\" alt=\"Map Zonat E Mbrojtura 533x400\" width=\"466\" height=\"350\" \/><\/a><\/figure>\n<p>Rrjeti i Zonave t\u00eb Mbrojtura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrb\u00ebn rreth 17% t\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs \u2013me rezervate natyrore t\u00eb trash\u00ebguara nga regjimi komunist si dhe parqe e monumente natyrore, t\u00eb cilat e fituan statusin e tyre t\u00eb mbrojtjes pas viteve \u201990.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij rrjeti \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebnies n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit apo projekteve t\u00eb miratuara nga qeverit\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Iniciativa p\u00ebr rishikimin e rrjetit t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura n\u00eb Shqip\u00ebri konsiderohet nj\u00eb proces i nevojsh\u00ebm dhe normal p\u00ebr vendet q\u00eb duan t\u00eb ruajn\u00eb parametra t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mjedisin. Megjithat\u00eb, projekti i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb i mbuluar nga dyshimet p\u00ebr shkak t\u00eb ngutit dhe munges\u00ebs s\u00eb studimeve serioze.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se Agjencia Komb\u00ebtare e Zonave t\u00eb Mbrojtura ia besoi studimin nj\u00eb shoqate pa eksperienc\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb fush\u00ebn e mjedisit, p\u00ebrmes nj\u00eb tenderi q\u00eb ngre dyshime p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi.<\/p>\n<p>M\u00eb 5 qershor 2019, AKZM publikoi tenderin me fond limit prej 33.3 milion\u00eb lek\u00ebsh [rreth 273 mij\u00eb euro] p\u00ebr \u201cstudimin e zonave t\u00eb mbrojtura n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d dhe shpalli fituese Shoqat\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Parqeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me nj\u00eb ofert\u00eb prej 32.4 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Shoqata Komb\u00ebtare e Parqeve ishte \u201cde facto\u201d ofertuesi i vet\u00ebm n\u00eb gar\u00eb. Dy kompanit\u00eb e tjera, Vaya International me seli n\u00eb fshatin Kri\u00e7kov\u00eb t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe studioja e projektimit Archnet360 nuk paraqit\u00ebn asnj\u00eb ofert\u00eb dhe nuk dor\u00ebzuan dokumente p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur aplikimin e tyre n\u00eb AKZM.<\/p>\n<p>Shoqata Komb\u00ebtare e Parqeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejtohet nga inxhinieri i pyjeve, Genci Kacori dhe n\u00eb dokumentet e tenderit ka deklaruar si adres\u00eb rrug\u00ebn \u201cIslam Alla\u201d, Pallati i Verdh\u00eb, nr. 3\/6, kati i par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Por k\u00ebrkimet p\u00ebr zyrat e k\u00ebsaj shoqate e \u00e7uan BIRN n\u00eb selin\u00eb e nj\u00eb tjet\u00ebr organizate mjedisore n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb quajtur Instituti p\u00ebr Ruajtjen e Natyr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, INCA.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Shoqata Komb\u00ebtare e Parqeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, INCA operon n\u00eb Shqip\u00ebri prej vitit 2000. INCA \u00ebsht\u00eb drejtuar nga kreu aktual i AKZM-s\u00eb, Zamir Dedej nga viti 2008 deri n\u00eb momentin q\u00eb ai u em\u00ebrua n\u00eb postin publik, n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej zyrave t\u00eb INCA-s, n\u00eb fasad\u00ebn e pasme t\u00eb nj\u00eb pallati me ngjyr\u00eb t\u00eb verdh\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cIslam Alla\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb mesomosh\u00eb flet n\u00eb telefon pas nj\u00eb tavoline t\u00eb tejmbushur me dokumente. Pyetjes se ku ndodhet Shoqata Komb\u00ebtare e Parqeve, ai i p\u00ebrgjigjet \u201ck\u00ebtu \u00ebsht\u00eb\u201d dhe pasi nd\u00ebrpret bised\u00ebn n\u00eb telefon, tregohet i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar.<\/p>\n<p>\u201cGencin k\u00ebrkoni?\u201d pyet dhe niset menj\u00ebher\u00eb ta th\u00ebrras\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn ngjitur.\u00a0 Pasi i thon\u00eb se Genci Kacori nuk ndodhet n\u00eb zyr\u00eb, ai e merr n\u00eb telefon dhe i p\u00ebrcjell k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u takuar p\u00ebr t\u00eb folur mbi studimin e zonave t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb vij\u00eb pasdite n\u00eb pun\u00eb,\u201d na thot\u00eb ftoht\u00eb pasi mbyll telefonin. Ai nuk pranoi gjithashtu t\u00eb jap\u00eb numrin e kontaktit, me pretendimin se nuk ishte i autorizuar.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1574687226227\"><\/div>\n<p>Genci Kacori e konsideroi \u2018rast\u00ebsi\u2019 pranin\u00eb e tij n\u00eb zyrat e Institutit n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike me BIRN dhe mohoi kategorikisht t\u00eb kishte punuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr INCA.<\/p>\n<p>Ai u tregua konfuz p\u00ebr koh\u00ebn kur e kishte themeluar Shoqat\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Parqeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i pyetur p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e saj, Kacori tha se kishte implementuar tre projekte p\u00ebrpara se t\u00eb fitonte tenderin e AKZM.<\/p>\n<p>\u201cKemi marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjen e akteve n\u00ebnligjore p\u00ebr zonat e mbrojtura, kemi realizuar nj\u00eb projekt nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi me nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave n\u00eb Librazhd si dhe nj\u00eb projekt tjet\u00ebr p\u00ebr mar\u00ebshtimin e pyjeve n\u00eb zonat pilot,\u201d tha Kacori.<\/p>\n<p>Kreu i Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura, Zamir Dedej \u00ebsht\u00eb lakuar edhe m\u00eb par\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr transferim fondesh n\u00eb drejtim t\u00eb organizat\u00ebs mjedisore q\u00eb ka drejtuar si President p\u00ebr gati 7 vjet. Dedej nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e Shoqat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Parqeve deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p><strong>Reduktimet n\u00eb bregdet<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_1177105\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-1-600x400-525x350.jpg\" rel=\"lightbox\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-large wp-image-1177105\" src=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-1-600x400-525x350.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 525px) 100vw, 525px\" srcset=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-1-600x400-525x350.jpg 525w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-1-600x400-400x267.jpg 400w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-1-600x400-370x247.jpg 370w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-1-600x400-113x75.jpg 113w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-1-600x400.jpg 600w\" alt=\"Zone Ligatinore 1 600x400\" width=\"525\" height=\"350\" \/><\/a><\/figure>\n<p>Vija bregdetare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr zonat m\u00eb t\u00eb lakmuara n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e tranzicionit, duke u b\u00ebr\u00eb shpeshher\u00eb objekt i grabitjeve dhe falsifikimeve masive me pronat. N\u00eb vitet e fundit n\u00ebn promovimin e qeveris\u00eb \u201cRama\u201d, ka nj\u00eb presion t\u00eb shtuar p\u00ebr projekte zhvillimi n\u00ebn statusin e \u201cinvestitorit strategjik\u201d n\u00eb bregdet, t\u00eb cilat kan\u00eb targetuar edhe tokat publike brenda zonave t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>Gati dy vjet m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb grup prej dymb\u00ebdhjet\u00eb organizatash mjedisore kund\u00ebrshtuan pa nd\u00ebrprerje iniciativ\u00ebn e t\u00eb ashtuquajturit \u201cinvestitor strategjik\u201d MABETEX, p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb resorti t\u00eb madh turistik n\u00eb Parkun Ligatinor Divjak\u00eb-Karavasta, e projektuar pjes\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn e tij qendrore.<\/p>\n<p>Pas protestave t\u00eb vazhdueshme, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi n\u00eb prill 2019 t\u00eb refuzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e kompanis\u00eb Mabetex t\u00eb ish-ministrit t\u00eb jasht\u00ebm Behgjet Pacolli p\u00ebr nj\u00eb koncesion t\u00eb parkut komb\u00ebtar Divjak\u00eb-Karavasta.<\/p>\n<p>\u2018Rib\u00ebrja\u2019 e kufijve t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura duket si pushtim i heshtur i bukuris\u00eb natyrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0\u00a0 Pas njohjes me kufijt\u00eb e rinj t\u00eb propozuar t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura, 21 shoqata mjedisore k\u00ebrkuan nj\u00eb takim konsultativ me ministrin Blendi Klosi p\u00ebrmes nj\u00eb letre m\u00eb 6 n\u00ebntor, ku ngrihen gjithashtu dyshime dhe pik\u00ebpyetje se procesi po kryhet n\u00ebn presionin gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje p\u00ebr aktivitete ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, k\u00ebto projekte po k\u00ebrkojn\u00eb hap\u00ebsira n\u00eb Zonat e Mbrojtura bregdetare, ku pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb territorit jan\u00eb dhe prona shtet\u00ebrore,\u201d thuhet n\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar Klosit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026k\u00ebto jan\u00eb pik\u00ebrisht dhe sip\u00ebrfaqet natyrore m\u00eb me vler\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb shpallura si zona t\u00eb mbrojtura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrfshir\u00eb Zona Ramsar, Zona Emerald, Zona t\u00eb R\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shpend\u00ebt (IBA), Zona Ky\u00e7e t\u00eb Biodiversitetit (KBA) dhe Zona Pilot Natura 2000,\u201d shtohet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga hartat dixhitale bie n\u00eb sy prirja p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar hap\u00ebsir\u00ebn e zonave t\u00eb mbrojtura bregdetare, t\u00eb tilla si Bun\u00eb-Velipoj\u00eb; Kune-Vain-Tale; Patok-Fush\u00eb Kuqe; Divjak\u00eb-Karavasta; Delta Vjos\u00eb-Nart\u00eb apo Butrint -vende k\u00ebto t\u00eb lakmuara p\u00ebr turiz\u00ebm. Ekspert\u00ebt thon\u00eb se parashikohet nj\u00eb reduktim me gati 20% e sip\u00ebrfaqes s\u00eb tyre, n\u00ebn justifikimin se jan\u00eb hap\u00ebsira urbane apo toka bujq\u00ebsore q\u00eb nuk p\u00ebrmbajn\u00eb vlera natyrore.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb vend nuk do t\u00eb guxonte ta b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, a priori,\u201d tha p\u00ebr BIRN specialisti i Mjedisit, Prof. Aleko Miho, p\u00ebrgjegj\u00ebs i Grupit t\u00eb Botanik\u00ebs te Departamenti i Biologjis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMjedisor\u00ebt vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, madje dhe vet\u00eb KE q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb shtoj\u00eb hap\u00ebsirat e mbrojtura, dhe t\u00eb shpall\u00eb t\u00eb vetmin Park Lumor t\u00eb Europ\u00ebs! K\u00ebmbana q\u00eb bien n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr, p\u00ebr fat t\u00eb keq,\u201d shton ai.<\/p>\n<p>Profesori Aleko Miho kujton se procedura p\u00ebr shpalljen e nj\u00eb zone t\u00eb mbrojtur paraprihet me nj\u00eb studim disavje\u00e7ar t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb gjer\u00eb ekspert\u00ebsh dhe sipas tij, procesi i kund\u00ebrt nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb brenda dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi gjithashtu propozimin p\u00ebr heqjen nga lista e zonave t\u00eb mbrojtura t\u00eb Parkut Natyror t\u00eb Rrushkullit (649.76 ha; shpallur n\u00eb 1995), nd\u00ebr njollat e rralla q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb gjith\u00eb bregdetin shqiptar t\u00eb pyllit riparian Mesdhetar dhe t\u00eb pyllit t\u00eb p\u00ebrzier alluvial apo Parkun Natyror t\u00eb Levanit (198.24 ha, 1977), e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr njollat e pakta t\u00eb dushkajave t\u00eb mbetura n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mendim edhe p\u00ebr Pyllin e Maliqit (44.6 ha; 1996; Monument Natyre), si nj\u00eb njoll\u00eb relikte e ish- k\u00ebnet\u00ebs s\u00eb dikurshme apo monumentin natyror t\u00eb Ujit t\u00eb Ftoht\u00eb, Tepelen\u00eb (1996; 327.93 ha), i konsideruar nj\u00eb simbol i natyr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u201cFshirje p\u00ebrmes shtimit\u201d\u00a0<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_1177106\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-3-600x400-525x350.jpg\" rel=\"lightbox\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-large wp-image-1177106\" src=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-3-600x400-525x350.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 525px) 100vw, 525px\" srcset=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-3-600x400-525x350.jpg 525w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-3-600x400-400x267.jpg 400w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-3-600x400-370x247.jpg 370w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-3-600x400-113x75.jpg 113w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zone-ligatinore-3-600x400.jpg 600w\" alt=\"Zone Ligatinore 3 600x400\" width=\"525\" height=\"350\" \/><\/a><\/figure>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb planet p\u00ebr reduktimin dometh\u00ebn\u00ebs t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura n\u00eb bregdet po ecin p\u00ebrpara, ekspert\u00ebt mjedisor\u00eb jan\u00eb turbulluar nga premtimet p\u00ebr t\u00eb shtuar hap\u00ebsira t\u00eb reja p\u00ebr mbrojtje me m\u00ebtimin se po shtohet sip\u00ebrfaqja e mbrojtur n\u00eb vend n\u00eb mbi 20% t\u00eb territorit.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb po ndodh? Prej vitesh nuk rresht p\u00ebrpjekja e opinionit shkencor komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ta bindur qeverin\u00eb shqiptare t\u00eb mbroj\u00eb lumin Vjos\u00eb nga digat, nga nd\u00ebrtimi i HEC-eve dhe plane t\u00eb tjera nd\u00ebrtimore n\u00eb d\u00ebm t\u00eb ekosistemit lumor t\u00eb rrall\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi europiane.<\/p>\n<p>Hidrolog\u00ebt dhe komuniteti i shkenc\u00ebtar\u00ebve promovojn\u00eb se lumi i Vjos\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrjedh\u00ebn dhe deg\u00ebt e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri natyrore me vlera t\u00eb m\u00ebdha hidrologjike, sedimentologjike, biodiversiteti. Ata k\u00ebrkojn\u00eb shpalljen e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb par\u00eb t\u00eb Lumit t\u00eb Eg\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Por n\u00eb projektin e AKZM, llogaritet q\u00eb vet\u00ebm rrjedha e sip\u00ebrme e lumit Vjos\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e Zonave t\u00eb Mbrojtura, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se vlerat m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta gjenden n\u00eb rrjedh\u00ebn e mesme e lumit [nga Tepelena deri n\u00eb ur\u00ebn e Mifolit], pjesa m\u00eb e rrezikuar nga projektet e HEC-eve.<\/p>\n<p>Drejtori i Shoqat\u00ebs Ornitologjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Taulant Bino k\u00ebrkoi m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb dhe p\u00ebrgatitje nga grupi i pun\u00ebs, nd\u00ebrsa theksoi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr BIRN se procesi duhet konsultuar me nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ekspert\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cGrupi i ngusht\u00eb i pun\u00ebs duhet t\u00eb ver\u00eb n\u00eb dispozicion cilat jan\u00eb rishikimet q\u00eb mendohet t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb sistem, zvog\u00eblimet, fshirjet apo zgjerimet me zona t\u00eb reja, q\u00eb edhe ne t\u00eb jemi sa m\u00eb konkret\u00eb n\u00eb mendimet tona dhe t\u2019i ndihmojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Pasi n\u00eb ftesat e deritanishme jemi hasur me pap\u00ebrgatitje t\u00eb k\u00ebtyre strukturave,\u201c tha Bino p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cI gjith\u00eb procesi ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ftuar dhe d\u00ebgjuar nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjere ekspert\u00ebsh, q\u00eb jo thjesht i njohin qart\u00eb Zonat e Mbrojtura, madje edhe ato q\u00eb jan\u00eb potencialisht p\u00ebr t\u2019u mbrojtur n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt, por q\u00eb din\u00eb mir\u00eb dinamik\u00ebn e zhvillimeve gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve tranzicioni,\u201c shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe drejtori i Eco Albania, Olsi Nika e kritikoi procesin si t\u00eb nxituar, t\u00eb pakonsultuar dhe jorealist.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong>Edhe pse nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb zonave rrjeti i ka trash\u00ebguar nga e kaluara dhe i ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tij\u00ebn pothuajse a priori, pjesa m\u00eb e madhe e tyre jan\u00eb shpallur si Zona t\u00eb Mbrojtura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procesi q\u00eb konsiston n\u00eb gjenerimin e t\u00eb dh\u00ebnave shkencore t\u00eb grumbulluara p\u00ebrmes k\u00ebrkimit shkencor n\u00eb terren,\u201d p\u00ebrfundoi Nika.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb projekt i qeveris\u00eb p\u00ebr rishikimin e zonave t\u00eb mbrojtura u vu n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebrmes nj\u00eb tenderi t\u00eb dyshuar p\u00ebr konflikt interesi dhe po ofron si produkt reduktimin me gati 20% t\u00eb parqeve komb\u00ebtare n\u00eb bregdet, duke alarmuar organizatat mjedisore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb fest\u00eb lokale t\u00eb organizuar n\u00eb maj n\u00eb parkun komb\u00ebtar Shebenik-Jabllanic\u00eb, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":115585,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-115582","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115582","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115582"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115582\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115582"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115582"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115582"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}