{"id":116588,"date":"2019-12-01T13:34:08","date_gmt":"2019-12-01T12:34:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=116588"},"modified":"2019-12-01T13:34:08","modified_gmt":"2019-12-01T12:34:08","slug":"myftaraj-si-dhe-pse-u-krijua-lajmi-i-rreme-per-te-fejuaren-e-djalit-te-kryeministrit-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/myftaraj-si-dhe-pse-u-krijua-lajmi-i-rreme-per-te-fejuaren-e-djalit-te-kryeministrit-rama\/","title":{"rendered":"Myftaraj: Si dhe pse u krijua lajmi i rrem\u00eb p\u00ebr t\u00eb fejuar\u00ebn e djalit t\u00eb kryeministrit Rama"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb i lejoj vetes q\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr tem\u00ebn e shprehur n\u00eb titull, sepse zyra e komunikimit e Kryeministris\u00eb e ka par\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb publiku shqiptar dhe ai nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se e fejuara e djalit t\u00eb Kryeministrit Rama, madje nusja e k\u00ebtij t\u00eb fundit (sepse n\u00eb anglisht nusja e djalit quhet daughter-in-law, dhe k\u00ebshtu e quan CNN t\u00eb ndjer\u00ebn), vdiq n\u00eb Durr\u00ebs nga t\u00ebrmeti i fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb, un\u00eb i lejoj vetes q\u00eb t\u2019 i b\u00ebj me dije publikut shqiptar sesi dhe pse u prodhua nj\u00eb lajm i rrem\u00eb qeveritar.<\/p>\n<p>Makineria shtet\u00ebrore e prodhimit t\u00eb g\u00ebnjeshtrave u vu n\u00eb l\u00ebvizje pas nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetet shoq\u00ebrore t\u00eb Gregor Ram\u00ebs, djalit 29 vje\u00e7ar t\u00eb Kryeministrit Rama, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/p>\n<p>\u201cMes viktimave t\u00eb shumta nga kjo fatkeq\u00ebsi natyrore, edhe nj\u00eb njeriu im i af\u00ebrt s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb e saj, mamin dhe babin jan\u00eb gjetur n\u00eb rr\u00ebnoja.\u201d<\/p>\n<p>Kaq, asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr se kush ishte \u201cnjeriu i af\u00ebrt\u201d. Do t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb ciniz\u00ebm i skajsh\u00ebm n\u00ebse dikush, pasi ka vendosur ta b\u00ebj\u00eb publike nj\u00eb fatkeq\u00ebsi personale, t\u2019 i referohet t\u00eb fejuar\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb vdekur nga t\u00ebrmeti s\u00eb bashku me krejt familjen e saj, me nj\u00eb artikulim kaq abstrakt, duke e quajtur thjesht \u201cnjeriu im i af\u00ebrt\u201d<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb thuhej megjithat\u00eb kjo gj\u00eb p\u00ebr Gregor Ram\u00ebn, pasi b\u00ebri k\u00ebt\u00eb njoftim, sepse nuk e dihej \u00e7far\u00eb kishte parasysh ai kur tha fjal\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrme, q\u00eb gjuh\u00ebsisht mund t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb shoqe \u00e7far\u00ebdo (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast m\u00ebnyra e shprehjes tregon korrekt\u00ebsisht larg\u00ebsi etike), ose edhe nj\u00eb vajz\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ka marr\u00ebdh\u00ebnie dashurore.<\/p>\n<p>Njoftimi i Gregut frym\u00ebzoi Endri Fug\u00ebn, drejtorin e fabrik\u00ebs s\u00eb g\u00ebnjeshtrave zyrtare t\u00eb Edi Ram\u00ebs, i cili shp\u00ebrndau n\u00ebp\u00ebr portalet proqeveritare nj\u00eb zb\u00ebrthim t\u00eb njoftimit- gj\u00ebagj\u00ebz\u00eb t\u00eb Gregut, ku thuhej se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb dashur\u00ebn, madje p\u00ebr t\u00eb fejuar\u00ebn e djalit t\u00eb Kryeministrit, jepej emri i saj, disa fotografi t\u00eb saj, emrat e familjar\u00ebve. Cudit\u00ebrisht n\u00eb asnj\u00eb fotografi e ndjera nuk shfaqej bashk\u00eb me Gregorin.<\/p>\n<p>Por sa m\u00eb sip\u00ebr ishte ve\u00e7 pik\u00ebnisja e lajmit t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin ishte i interesuar Kryeministri. Lajmi i rrem\u00eb q\u00eb duhej fabrikuar ishte se t\u00ebrmeti solli zi edhe n\u00eb familjen kryeministrore. Ky lajm i rrem\u00eb duhej infiltruar pik\u00ebs\u00ebpari n\u00eb mediat shqiptare Dhe k\u00ebshtu ndodhi. Zyra e g\u00ebnjeshtrave qeveritare zgjodhi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim Sokol Ball\u00ebn, i cili gjat\u00eb nj\u00eb intervista me Kryeministrin pran\u00eb rr\u00ebnojave t\u00eb t\u00ebrmetit e pyeti dhe p\u00ebr ngjarjen e th\u00ebn\u00eb m\u00eb lart. K\u00ebshtu iu dha mund\u00ebsi Kryeministrit t\u00eb b\u00ebnte live rolin e atit familjar mjek\u00ebrbardh\u00eb, q\u00eb mall\u00ebngjehet, p\u00ebrlotet dhe nuk mundet q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb flas\u00eb, kur i kujtojn\u00eb nusen e vde.kur nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>Efekti i k\u00ebrkuar \u00ebsht\u00eb arritur. Kryeministri na tha: E shikoni, edhe familja ime \u00ebsht\u00eb pjestare me gj.ak n\u00eb k\u00ebt\u00eb fatkeq\u00ebsi, thot\u00eb Kryeministri me q\u00ebndrimin e tij. Un\u00eb, Edi Rama, personalisht i p\u00ebrkas bashk\u00ebsis\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti, asaj t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb humbur t\u00eb af\u00ebrm nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>Makineria e g\u00ebnjeshtrave qeveritare p\u00ebrdori nj\u00eb deg\u00ebzim t\u00eb CNN n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb oligarku me lidhje t\u00eb posacme me Kryeministrin Rama, p\u00ebr t\u00eb infiltruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb media t\u00eb madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare lajmin e zis\u00eb kryeministrore. CNN dhe media t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndoq\u00ebn procedur\u00ebn korrekte duke b\u00ebr\u00eb verifikimin e lajmit pran\u00eb zyr\u00ebs kryeministrore t\u00eb komunikimit (CNN madje e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb lajm), nga ku mor\u00ebn p\u00ebrgjigjen se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb fejuar\u00ebn e djalit t\u00eb kryeministrit, madje nusen e ardhshme t\u00eb kryeministrit (daughter-in-law), si e quan CNN.<\/p>\n<p>Dhe pastaj lajmi i rrem\u00eb mori dhen\u00eb.<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb nuk ka asnj\u00eb foto t\u00eb kryeministrit me daughter-in-law, ose t\u00eb familjes kryeministrore me t\u00eb? Epo normale, kur nuk ka nj\u00eb foto t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb djalit t\u00eb kryeministrit me t\u00eb ndjer\u00ebn.<\/p>\n<p>Ju q\u00eb keni kritika p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi Kryeministri po e kryen detyr\u00ebn e tij n\u00eb rrethanat e krijuara nga t\u00ebrmeti. A nuk e shikoni se Kryeministri po b\u00ebn t\u00eb pamundur\u00ebn duke mposhtur edhe dhimbjen drejtp\u00ebrdrejt familjare q\u00eb i solli t\u00ebrmeti?<\/p>\n<p>Lajmi i rrem\u00eb kuror\u00ebzohet me nj\u00eb Amarcord, pas nj\u00eb viti n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Kryeministrit n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>E gjitha kjo \u00ebsht\u00eb para t\u00eb k\u00ebqijave t\u00eb tjera nj\u00eb perversion me zin\u00eb e familjeve shqiptare q\u00eb kan\u00eb humbur t\u00eb af\u00ebrm nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr ata q\u00eb mund t\u00eb pyesin \u201cE p\u00ebrse nuk mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb v\u00ebrtet e fejuara e Gregorit, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb zyra qeveritare e komunikimit?\u201d, p\u00ebrgjigjia ime \u00ebsht\u00eb:<br \/>\nMjafton t\u00eb thuhet q\u00eb mediat shqiptare t\u00eb cilat bashk\u00ebpunuan n\u00eb prodhimin e lajmit t\u00eb rrem\u00eb, do t\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb parat q\u00eb do ta kishin dh\u00ebn\u00eb lajmin e fejes\u00ebs n\u00ebse kjo do t\u00eb kishte ndodhur. Do ta kishin marr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi si shp\u00ebrblim p\u00ebr sh\u00ebrbimet e tyre.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur.\u00a0<strong>\/Nga Kastriot MYFTARAJ\/<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb i lejoj vetes q\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr tem\u00ebn e shprehur n\u00eb titull, sepse zyra e komunikimit e Kryeministris\u00eb e ka par\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb publiku shqiptar dhe ai nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se e fejuara e djalit t\u00eb Kryeministrit Rama, madje nusja e k\u00ebtij t\u00eb fundit (sepse n\u00eb anglisht nusja e djalit quhet daughter-in-law, dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":116589,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-116588","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116588"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116588\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}