{"id":117225,"date":"2019-12-05T14:25:05","date_gmt":"2019-12-05T13:25:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=117225"},"modified":"2019-12-05T14:25:05","modified_gmt":"2019-12-05T13:25:05","slug":"maliqi-vijne-ketu-qajne-por-hetojini-pasurine-rama-duhet-te-jape-doreheqje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/maliqi-vijne-ketu-qajne-por-hetojini-pasurine-rama-duhet-te-jape-doreheqje\/","title":{"rendered":"Maliqi: Vijn\u00eb k\u00ebtu qajn\u00eb, por hetojini pasurin\u00eb. Rama duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje"},"content":{"rendered":"<p>Me tone t\u00eb forta, deputeti i opozit\u00ebs s\u00eb re Lefter Maliqi ka shp\u00ebrthyer n\u00eb akuza ndaj qeveris\u00eb \u2018Rama\u2019 n\u00eb lidhje me fatkeq\u00ebsin\u00eb natyrore me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballet vendi pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit, q\u00eb mori 51 jet\u00eb njer\u00ebzish. Nga foltorja e Kuvendit Maliqi i ka b\u00ebr\u00eb thirrje nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, SPAK-ut dhe BKH-s\u00eb q\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb lidhur me pasojat q\u00eb shkaktoi t\u00ebrmeti si dhe pasurin\u00eb e ministrave dhe ish-ministrave, nd\u00ebrsa pohoi se kryeministri Edi Rama duhet t\u00eb jepte dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Po ashtu ai tha se ndjen keqardhje q\u00eb t\u00ebrmeti mori jet\u00eb t\u00eb pafajshme njer\u00ebzisht dhe nuk ra ndonj\u00eb mur n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>FJALIMI I MALIQIT<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb koha as p\u00ebr lot qeveritar, as p\u00ebr fjalime t\u00eb bukura, por koha p\u00ebr forc\u00eb, kurajo dhe drejt\u00ebsi. Ky bashkim i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr drejt\u00ebsi ndaj atyre vitkiamve t\u00eb 26 n\u00ebntorit, ndaj atyre familjeve t\u00eb d\u00ebmtuara. Nuk \u00ebsht\u00eb sot p\u00ebr k\u00ebto fjalime n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb parlamentare, t\u00eb p\u00ebrbuzur, kur vet pikat e rendit t\u00eb dit\u00ebs jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb duart n\u00eb kok\u00eb. Ne u mblodh\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00ebrmetin e 21 shtatorit, ku pam\u00eb show-n e ministrave, me p\u00ebrpar\u00ebse, me garuzhde, duke i sh\u00ebrbyer familjeve t\u00eb d\u00ebmtuara dhe nuk b\u00ebn asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar d\u00ebmet dhe p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb atyre banor\u00ebve, si familja Lala, me 9 veta, me origjin\u00eb nga Hasi apo dhe t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb Thuman\u00eb q\u00eb n\u00eb ato pallate ku ndenj\u00ebn nj\u00eb muaj n\u00eb \u00e7adra dhe m\u00eb pas u fut\u00ebn n\u00eb banesa. Kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi?? Me goj\u00eb apo me shkrim q\u00eb u tha se duhet t\u00eb banonin prap\u00eb atje? Ne duhet t\u00eb ishim mbledhur n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por jemi mbledhur mbas 10 dit\u00ebsh. Turp dhe skandal. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb republik\u00eb parlamentare, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ai vendos gjith\u00e7ka. Por parlamenti p\u00ebr shkak t\u00eb sistemit t\u00eb korruptuar, njer\u00ebzit jan\u00eb kthyer n\u00eb dele. N\u00eb dele jan\u00eb kthyer dhe kryebashkiak\u00ebt me zgjedhje moniste, ku kryeministri tallet \u2018jeni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr gomar\u00eb dhe kuaj\u2019. Kush do e mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi? Ne mbet\u00ebm duke k\u00ebrkuar. Shkon kryeministri duke k\u00ebrkuar \u2018miell huaj\u2019 dhe kudo. Parlamenti duhej t\u00eb ishte mbledhur. Nga ky buxhet p\u00ebr 2020 jan\u00eb 300 mln dollar\u00eb p\u00ebr investime. Vet\u00ebm Kryeministria ka 10 mln euro m\u00eb shum\u00eb, si\u00e7 tha dhe kolegu Murrizi, apo dhe investimet e tjera p\u00ebr jet\u00eb luksi. Jo mo jo, nuk \u00ebsht\u00eb kjo vet\u00ebm. Por \u00ebsht\u00eb bab\u00ebzia. A e dini ju q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre q\u00eb jan\u00eb prapa, dhe nj\u00eb pjes\u00eb e ish-ministrave, kan\u00eb aq shum\u00eb t\u00eb ardhura, sa jo p\u00ebr 5 mij\u00eb apartamente q\u00eb u d\u00ebmtuan, por kan\u00eb dhe p\u00ebr 10 mij\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb hetimi q\u00eb nuk b\u00ebhet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Vettingu q\u00eb nuk b\u00ebhet kurr\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb ndjeshm\u00ebria e madhe e SHBA dhe BE p\u00ebr formimin e SPAK. Pa t\u00eb hetojn\u00eb pak ato pasuri t\u00eb padeklaruara, kan\u00eb shum\u00eb. Pa shikoni lejet e nd\u00ebrtimit. Leje, bab\u00ebzi. Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebto? P\u00ebr kolaudimin e tyre. Po p\u00ebr shkollat e prishura Sami Frash\u00ebri? N\u00ebse k\u00ebtu do t\u00eb binin muret e parlamentit, dhe mir\u00eb do ishte t\u00eb binin se shum\u00eb njer\u00ebz thon\u00eb \u201cu ra t\u00ebrmeti dhe fatkeq\u00ebsia njer\u00ebzve t\u00eb humbur dhe jo parlamentit dhe qeveris\u00eb\u201d. Po kot nuk \u00ebsht\u00eb ajo shprehja; nuk bie rrufeja pik\u00eb pik\u00eb pik\u00eb\u2026.po bie tek ata njer\u00ebz. Po t\u00eb ishte shembur nj\u00eb pjes\u00eb k\u00ebtu do b\u00ebhej estrada tjet\u00ebr. Ngriheni z\u00ebrin k\u00ebtu se jeni hajdut\u00ebr dhe e shkat\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb vend. SPAK n\u00ebse SHBA dhe BE n\u00ebse e duan k\u00ebt\u00eb vend, duhet t\u00eb filloj\u00eb menj\u00ebher\u00eb dhe t\u00eb mbledh\u00eb t\u00eb gjitha dosjet e prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Tiran\u00ebs, sepse kjo \u00ebsht\u00eb vrasje me paramendim. \u00cbsht\u00eb krim i organizuar. T\u00eb lirohen burgjet nga ata me 30 gram\u00eb drog\u00eb, dhe ata p\u00ebr vjedhje energjie dhe t\u00eb mbushen me oligark\u00eb, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb non \u2013grata nga SHBA. Jan\u00eb shume t\u00eb till\u00eb. E rrop\u00ebn k\u00ebt\u00eb vend, nuk fryhen. Jan\u00eb t\u00eb bab\u00ebzitur. Vin\u00eb k\u00ebtu dhe derdhin lot. Un\u00eb vet\u00ebm t\u00eb jap\u00eb shpirtin, por k\u00ebta kan\u00eb shum\u00eb pasuri. Nuk \u00ebsht\u00eb problem vet\u00ebm nj\u00eb rrog\u00eb e imja, por k\u00ebta kan\u00eb aq shum\u00eb dhe shteti po ashtu, saq\u00eb nuk ua merr mendja gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb politika e qelbur. Shkon kryeministri e ngre f\u00ebmij\u00ebn me nj\u00eb dor\u00eb, b\u00ebn lodra, b\u00ebn sikur vdes me at\u00eb mjek\u00ebr. \u00c7a \u00ebsht\u00eb kjo rilindje?? Rilindi fatkeq\u00ebsia, droga, krimi, shpopullimi, korrupsioni, varf\u00ebria. \u00c7far\u00eb nuk prun\u00eb k\u00ebta? N\u00ebse ky ka moral, t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje (Rama). T\u00eb b\u00ebhet mor shtetar. P\u00ebr hi\u00e7 gj\u00eb dha dor\u00ebheqja ai i Maqedonis\u00eb, i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky jo mo jo, nuk ik\u00ebn. Ky po nuk i ra t\u00ebrmeti n\u00eb kok\u00eb, nuk ik\u00ebn. Ky vet\u00ebm b\u00ebn show. Ka \u00e7uar zv\/ministrat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb show. Ky jan\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb? Pse tallen me k\u00ebt\u00eb vend. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur nga ky vend. I b\u00ebj thirrje nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. SPAK i b\u00ebj thirrje. K\u00ebta prap\u00eb do vjedhin me tenderat e nd\u00ebrtimit. U prehshin n\u00eb paqe ato viktima, por tersin e keni pas, e shkat\u00ebrroi k\u00ebt\u00eb vend. \u00cbsht\u00eb kryeoligarku dhe do \u00e7uar mbrapa hekurave. Hetojeni, b\u00ebjani vettingun. Nuk e din\u00eb se ku i kan\u00eb mbyllur, N\u00eb Qipro, n\u00eb Zvic\u00ebr, kudo. K\u00ebta b\u00ebjn\u00eb show sot. K\u00ebta b\u00ebn t\u00ebrmet n\u00eb drejt\u00ebsi dhe gjykata, t\u00ebrmet, kudo. Kurr\u00eb mos pa\u00e7a t\u00eb ardhme politike. Nuk dua t\u00eb jem n\u00eb politik\u00eb k\u00ebshtu. Nuk mbahen k\u00ebta, nuk e kan\u00eb mendjen tek populli. K\u00ebta tallen, b\u00ebjn\u00eb show. Dhe qajn\u00eb k\u00ebta pasi bie t\u00ebrmet, sepse e quajn\u00eb \u2018Baba Xhike\u2019 presidentin kur paralajm\u00ebroi me letra nga greku. Disa e quajt\u00ebn t\u00eb \u00e7mendur, t\u00eb marr\u00eb. Mir\u00ebnjohje p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit kosovar\u00eb, pas dy or\u00ebsh vajt\u00ebn k\u00ebta. As qen nuk kishin k\u00ebta, 2 mln euro p\u00ebr k\u00ebta. Hoq\u00ebn nga puna dhe m\u00ebsuesin q\u00eb e st\u00ebrviste. Nuk mbahen more, \u00e7far\u00eb nuk po b\u00ebjn\u00eb more. B\u00ebjn\u00eb sikur japin paga. Un\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb garzionere jap po k\u00ebta \u00e7a nuk japin. Nuk e kam me Pandin un\u00eb, apo Musain, dhe p\u00ebr ndonj\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm. E shkat\u00ebrruan k\u00ebt\u00eb vend. Ky t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dor\u00ebheqje. Boll me 2 e 20, boll me \u00e7itjanet. Sela kokrr\u00ebn e namit. Shkon n\u00eb varrim ashtu. Shkon tek d\u00ebshmor\u00ebt dhe t\u00eb r\u00ebn\u00ebn me \u00e7itjane. Ky \u00ebsht\u00eb turp, ky \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsia komb\u00ebtare. Ndaj ky Kuvend duhet t\u00eb ngrihet n\u00eb nj\u00eb senac\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto probleme.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me tone t\u00eb forta, deputeti i opozit\u00ebs s\u00eb re Lefter Maliqi ka shp\u00ebrthyer n\u00eb akuza ndaj qeveris\u00eb \u2018Rama\u2019 n\u00eb lidhje me fatkeq\u00ebsin\u00eb natyrore me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballet vendi pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit, q\u00eb mori 51 jet\u00eb njer\u00ebzish. Nga foltorja e Kuvendit Maliqi i ka b\u00ebr\u00eb thirrje nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, SPAK-ut dhe BKH-s\u00eb q\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":94363,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-117225","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117225","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117225"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117225\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}