{"id":117368,"date":"2019-12-06T14:06:11","date_gmt":"2019-12-06T13:06:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=117368"},"modified":"2019-12-06T14:06:11","modified_gmt":"2019-12-06T13:06:11","slug":"shen-nikolli-qe-e-perkujtojme-cdo-6-dhjetor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shen-nikolli-qe-e-perkujtojme-cdo-6-dhjetor\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebn Nikolli q\u00eb e p\u00ebrkujtojm\u00eb \u00e7do 6 dhjetor"},"content":{"rendered":"<p>Ipeshkvi i shenjt\u00eb i Mir\u00ebs (Turqia e sotme), q\u00eb jetoi mes shekulli III-IV. U b\u00eb i famsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb lasht\u00ebsi, me an\u00eb t\u00eb mrekullive t\u00eb shumta, me t\u00eb cilat u erdhi n\u00eb ndihm\u00eb atyre q\u00eb k\u00ebrkuan nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e tij. \u00cbsht\u00eb i njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, edhe jasht\u00eb Kish\u00ebs. Nd\u00ebr shqiptar\u00eb devocioni ndaj sh\u00ebn Kollit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrhapuri bashk\u00eb me at\u00eb ndaj Sh\u00ebn Andout, njofton Radio Vatikani.<\/p>\n<p>&#8220;Sh\u00ebn Nikolla lindi n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb pasur n\u00eb qytetin e Patares, rreth vitit 270, nd\u00ebrsa vdiq m\u00eb 6 dhjetor rreth vitit 326 pas Krishtit.\u00a0Fama e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs ipeshk\u00ebv \u00ebsht\u00eb universale: dokumentohet nga Kishat dhe veprat e artit, institucionet dhe traditat e lidhura me emrin e tij. E, megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr jet\u00ebn e Sh\u00ebn Kollit jan\u00eb t\u00eb pakta. Ka mund\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb lindur n\u00eb Patara t\u00eb Li\u00e7ies, n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl (Turqia e sotme), e pastaj t\u00eb jet\u00eb zgjedhur ipeshk\u00ebv i Mir\u00ebs, po n\u00eb Li\u00e7ie.<\/p>\n<p>Kulti i nderimit t\u00eb tij u p\u00ebrhap me shpejt\u00ebsi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb shekullin VI, n\u00eb Kostandinopoj\u00eb iu kushtuan 25 kisha. Tek varri i sh\u00ebn Nikoll\u00ebs nis\u00ebn t\u00eb organizohen shtegtime. Shum\u00eb shkrime n\u00eb greqisht e n\u00eb latinisht e b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohur figur\u00ebn e tij n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn bizantino-sllave e per\u00ebndimore, duke filluar nga Roma e deri n\u00eb Jug t\u00eb Italis\u00eb. Por m\u00eb se shtat\u00eb shekuj pas vdekjes s\u00eb tij, kur Pulia e Italis\u00eb u pushtua nga norman\u00ebt, Nikolla i Mir\u00ebs u b\u00eb Nikolla i Barit.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_bad4061f55\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads1.medium.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=369&amp;campaignid=48&amp;zoneid=232&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fsociale%2F299577%2Fvatikani-shen-nikolli-me-3-kuleta-qe-e-perkujtojme-cdo-6-dhjetor%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Flajme%2F&amp;cb=bad4061f55\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/>Shtat\u00ebdhjet\u00eb e dy marinar\u00eb nga Bari i Puljes s\u00eb Italis\u00eb, pasi zbarkuan n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl, t\u00eb pushtuar nga Turqit, arrit\u00ebn tek varri i Sh\u00ebn Kollit, ia mor\u00ebn me nderim t\u00eb thell\u00eb eshtrat dhe, m\u00eb 9 maj 1087, u kthyen n\u00eb Bari, t\u00eb pritur me triumf: Shenjti u shpall menj\u00ebher\u00eb Pajtor qiellor i qytetit. M\u00eb 29 shtator t\u00eb vitit 1089, pas nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb nj\u00eb Kish\u00eb t\u00eb qytetit, reliket e Shenjtit u vendos\u00ebn p\u00ebrfundimisht n\u00eb kripten e p\u00ebrgatitur pran\u00eb bazilik\u00ebs q\u00eb u ngrit mbi to. Do t\u00eb ishte vet\u00eb papa Urbani II q\u00eb do t\u2019i vendoste reliket n\u00eb elter. N\u00eb fund t\u00eb shekullit XX bazilika, q\u00eb Papa Piu XII ia besoi dominikan\u00ebve, u kthye n\u00eb vend takimi nd\u00ebrmjet Kishave t\u00eb Lindjes e t\u00eb Per\u00ebndimit dhe n\u00eb seli t\u00eb Institutit t\u00eb teologjis\u00eb ekumenike \u201cSh\u00ebn Nikolla\u201d.<\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<p>N\u00eb Koncilin e Par\u00eb Kishtar Ekumenik t\u00eb Nikes\u00eb mbajtur n\u00eb vitit 325, Sh\u00ebn Nikolla ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs. Ky Koncili Kishtar shpalli Simbolin e Besimit, do t\u00eb thot\u00eb formul\u00ebn e Besojm\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, q\u00eb ende sot lutet gjat\u00eb Mesh\u00ebve dhe sh\u00ebn Nikolla gjat\u00eb k\u00ebtij Koncili foli kund\u00ebr heretikeve si Arius me shenjtor\u00ebt e tjer\u00eb. Ishte jasht\u00ebzakonisht i p\u00ebrgatitur, guximtar dhe i mbushur me zell.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Nikolla, i mbushur me zell p\u00ebr ti sh\u00ebrbyer Hyjit dhe mbrojtur Kish\u00ebn, e sulmoi heretikun Arius me fjal\u00eb dhe e goditi at\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb. Mir\u00ebpo p\u00ebr ket\u00eb arsye, atij iu hoq emblema e ipeshkvit dhe u vendos n\u00ebn kontrollin e rojeve. Por disa prej Et\u00ebrve t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs e pat\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtin vegim, ata pan\u00eb Vet\u00eb Zotin dhe q\u00eb Ai ia ktheu Shenjtorit Ungjillin dhe emblem\u00ebn e ipeshkvit. Et\u00ebrit e Koncilit ran\u00eb dakord se guximi i shenjtorit ishte i p\u00eblqyesh\u00ebm nga vet Hyji dhe ia rikthen shenjtorin postin q\u00eb kishte m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi u kthye n\u00eb dioqez\u00ebn e tij, sh\u00ebn Nikolla i solli k\u00ebsaj bashk\u00ebsie kishtare dioqezane paqe dhe bekime duke mbjell\u00eb Fjal\u00ebn e s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs, duke shkulur me rr\u00ebnj\u00eb herezit\u00eb, duke ushqyer tuf\u00ebn e tij t\u00eb besimtar\u00ebve me doktrin\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe duke u dh\u00ebn\u00eb ushqim p\u00ebr trupin dhe shpirtin.<\/p>\n<p>Sipas traditave dhe goj\u00ebdh\u00ebnave, Zoti n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij sh\u00ebn Nikoll\u00ebs kreu mrekulli pas mrekullie. Pothuajse \u00e7do gjest t\u00eb tij goj\u00ebdh\u00ebna e kthen n\u00eb mrekulli: shp\u00ebton mrekullisht tre zyrtar\u00eb nga vdekja, e mbron qytetin e Mir\u00ebs nga that\u00ebsira, qet\u00ebson nj\u00eb stuhi t\u00eb tmerrshme n\u00eb det, ngjall s\u00eb vdekuri tre f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mbytur, e mrekulli t\u00eb tjera, t\u00eb cilat kujtohen edhe n\u00eb k\u00ebng\u00ebn tradicionale q\u00eb shqiptar\u00ebt e k\u00ebndojn\u00eb nat\u00ebn e fest\u00ebs s\u00eb Shenjtit, me devocion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, n\u00ebn drit\u00ebn e qiriut t\u00eb ndezur p\u00ebr nder t\u00eb tij. E, gjithnj\u00eb sipas tradit\u00ebs, nat\u00ebn e fest\u00ebs, piqet edhe \u201cf\u00ebrliku i Sh\u00ebn Kollit\u201d, ose flijohet nj\u00eb gjel apo nj\u00eb qengj. Shum\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00ebt katolik\u00eb e ortodoks\u00eb mbajn\u00eb emrin Nikoll\u00eb, em\u00ebr q\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb mori trajtash si: Lec, Kolec, Kol\u00eb, Nikolin, Koli, Kolin e Lin.<\/p>\n<p>Edhe nd\u00ebr trojet shqiptare Shenjtit t\u00eb mrekullive i jan\u00eb kushtuar disa Kisha. Po\u00a0kujtojm\u00eb Kish\u00ebn Katedrale n\u00eb Lezh\u00eb, seli e Kuvendit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Princave shqiptar\u00eb t\u00eb shekullit XV, vendvarrosje e heroit t\u00eb kombit shqiptar Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeut, pastaj Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Nikollit n\u00eb lagjen Rus t\u00eb Shkodr\u00ebs; nj\u00eb Kish\u00eb tjet\u00ebr e njohur kushtuar Shenjtit ngrihet n\u00eb Velezh\u00eb t\u00eb Prizrenit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb e ka edhe pajtor qiellor.\u00a0Sh\u00ebn Nikolli nderohet e lut\u00ebt edhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb dioqez\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb shqiptare t\u00eb Tivarit, n\u00eb Mal t\u00eb Zi. K\u00ebshtu edhe n\u00eb rrethin\u00ebn e Ulqinit t\u00eb Malit t\u00eb Zi e shum\u00eb kapela tjera.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Kolli njihet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb ikonografi, sepse mban n\u00eb dor\u00eb shkopin baritor ipeshk\u00ebvnor dhe tri kuleta \u2013 si\u00e7 quhen n\u00eb k\u00ebng\u00ebn shqiptare kushtuar Shenjtit, t\u00eb tria plot me monedha ari, q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr paj\u00ebn e tri vajzave t\u00eb varfra. Shenjti \u00ebsht\u00eb pajtor i f\u00ebmij\u00ebve, i djemve e vajzave t\u00eb reja, i nx\u00ebn\u00ebsve, i farmacist\u00ebve, i udh\u00ebtar\u00ebve, i detar\u00ebve, i peshkatar\u00ebve. Emri Nikolla vjen nga greqishtja e do t\u00eb thot\u00eb fitimtar i popullit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ipeshkvi i shenjt\u00eb i Mir\u00ebs (Turqia e sotme), q\u00eb jetoi mes shekulli III-IV. U b\u00eb i famsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb lasht\u00ebsi, me an\u00eb t\u00eb mrekullive t\u00eb shumta, me t\u00eb cilat u erdhi n\u00eb ndihm\u00eb atyre q\u00eb k\u00ebrkuan nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e tij. \u00cbsht\u00eb i njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, edhe jasht\u00eb Kish\u00ebs. Nd\u00ebr shqiptar\u00eb devocioni ndaj sh\u00ebn Kollit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":117374,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-117368","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117368","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117368"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117368\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117368"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117368"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117368"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}