{"id":117993,"date":"2019-12-11T14:08:57","date_gmt":"2019-12-11T13:08:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=117993"},"modified":"2019-12-11T14:09:54","modified_gmt":"2019-12-11T13:09:54","slug":"cuci-mbi-14-mije-banore-jashte-banesave-te-tyre-20-mld-leke-per-rindertimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/cuci-mbi-14-mije-banore-jashte-banesave-te-tyre-20-mld-leke-per-rindertimin\/","title":{"rendered":"\u00c7u\u00e7i: Mbi 14 mij\u00eb banor\u00eb jasht\u00eb banesave t\u00eb tyre. 20 mld lek\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Ruraj, Drejtues Qendror i Komitetit Nd\u00ebrministror t\u00eb Emergjencave Civile, Bledi \u00c7u\u00e7i ka dal\u00eb sot para mediave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bilancin e situat\u00ebs pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit. \u00c7u\u00e7i deklaroi se m\u00eb 26 n\u00ebntor dhe n\u00eb dit\u00ebt e para n\u00eb vijim, puna e t\u00eb gjitha strukturave shtet\u00ebrore u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb k\u00ebrkimin dhe shp\u00ebtimin e njer\u00ebzve t\u00eb mbetur n\u00eb rr\u00ebnojat e nd\u00ebrtesave t\u00eb shkat\u00ebrruara nga t\u00ebrmeti, si dhe n\u00eb strehimin e familjeve, banesat e t\u00eb cilave ishin d\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>Sipas tij, menj\u00ebher\u00eb pas ngjarjes, n\u00eb zonat e prekura nga t\u00ebrmeti n\u00eb qarqet Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Lezh\u00eb, filluan pun\u00ebn grupet e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Sh\u00ebrbimi i Zjarr\u00ebfik\u00ebseve dhe ekipet mjek\u00ebsore. Ai informoi se operacionet e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit u kryen nga 9 ekipe, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 278 trupa shqiptar\u00eb dhe 669 t\u00eb huaj.<br \/>\nSa iu p\u00ebrket shkollave ai theksoi se d\u00ebmet nga t\u00ebrmeti jan\u00eb rreth 3 mld lek\u00eb. \u201cKemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim n\u00ebdisa shkall\u00eb duke angazhuar disa grupe inspektimi p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtit objekt q\u00eb t\u00eb kishim konkluzione sa m\u00eb t\u00eb sakta. 176 objekte shkollore t\u00eb lehta, 6 d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme dhe 36 objekte kan\u00eb p\u00ebsuar d\u00ebme t\u00eb r\u00ebnda. T\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb frekuentonin shkollat me d\u00ebm t\u00eb r\u00ebnda jan\u00eb sistemuar\u201d, u shpreh ministri \u00c7u\u00e7i.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket programit t\u00eb rind\u00ebrtimit ai tha se deri m\u00eb sot, jan\u00eb n\u00eb dispozicion 20 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr zbatimin nga t\u00eb cilat 13 miliard\u00eb lek\u00eb nga buxheti i shtetit; dhe 7 miliard\u00eb lek\u00eb nga donacionet. Burimet kryesore t\u00eb k\u00ebtyre fondeve jan\u00eb:<br \/>\nBuxheti i shtetit;<br \/>\nBashkimi Europian, Banka Bot\u00ebrore, dhe OKB;<br \/>\nDonacionet e mbledhura nga fondacionet \u201cFundjav\u00eb Ndryshe\u201d, \u201cShqip\u00ebria p\u00ebr Shqiptar\u00ebt\u201d, \u201cR\u00ebnj\u00ebt Shqiptare\u201d;<br \/>\nDonacionet n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb hapura nga qeveria shqiptare dhe donacionet e mbledhura p\u00ebrmes portalit e-Albania n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb realizimit t\u00eb Programit t\u00eb Rind\u00ebrtimit.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E PLOT\u00cb<\/strong><br \/>\nDy jav\u00eb pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit q\u00eb goditi vendin ton\u00eb, nd\u00ebrsa jemi ende n\u00eb gjendjen e jasht\u00ebzakonshme, d\u00ebshiroj t\u00eb ndaj me ju nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve shum\u00ebplan\u00ebshe t\u00eb deritanishme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar pasojat e k\u00ebsaj fatkeq\u00ebsie t\u00eb madhe natyrore.<br \/>\nPor, p\u00ebrpara se t\u00eb filloj, d\u00ebshiroj t\u00eb shpreh edhe nj\u00eb her\u00eb dhimbjen e thell\u00eb p\u00ebr humbjen e jet\u00ebs s\u00eb 51 bashk\u00ebqytetar\u00ebve, p\u00ebr l\u00ebndimin e qindra t\u00eb tjer\u00ebve, si dhe p\u00ebr goditjen q\u00eb ka marr\u00eb jeta e mij\u00ebra bashk\u00ebqytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt mbet\u00ebn pa streh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrmetit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, d\u00ebshiroj t\u00eb shpreh respektin dhe mir\u00ebnjohjen e thell\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata punonj\u00ebs t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore e t\u00eb organizatave joqeveritare shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb k\u00ebto dy jav\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb shqet\u00ebsimet p\u00ebr veten e p\u00ebr familjet e tyre dhe kan\u00eb punuar pa pushim, 7 dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb, p\u00ebr t\u2019jua b\u00ebr\u00eb dhimbjen m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme dhe humbjen m\u00eb t\u00eb leht\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebve tan\u00eb q\u00eb u prek\u00ebn nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje e respekt, po ashtu, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata bashk\u00ebqytetar\u00eb dhe biznese q\u00eb ofruan streh\u00eb p\u00ebr t\u00eb prekurit nga t\u00ebrmeti, q\u00eb kan\u00eb kontribuar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb si vullnetar\u00eb apo q\u00eb kan\u00eb dhuruar e vazhdojn\u00eb t\u00eb dhurojn\u00eb para, ushqim, veshje, e sende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ky solidaritet e p\u00ebrkushtim i shqiptarit p\u00ebr shqiptarin duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb krenar\u00eb. Ky solidaritet e p\u00ebrkushtim i shqiptarit p\u00ebr shqiptarin duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb deri sa t\u00eb kemi zhdukur edhe gjurm\u00ebn e fundit t\u00eb d\u00ebmeve q\u00eb shkaktoi kjo fatkeq\u00ebsi e madhe natyrore.<\/p>\n<p>Respekt pa fund, po ashtu, p\u00ebr ndihm\u00ebn dhe p\u00ebrkrahjen dashurisht bujare nga motrat e v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb nga Kosova e Maqedonia e Veriut, nga bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb nga e gjith\u00eb bota, si dhe nga miqt\u00eb e shumt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb: nga institucionet dhe vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, nga SHBA, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Izraeli, Rumania, Zvicra, dhe Serbia. P\u00ebrjet\u00eb do t\u2019ju jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs!<\/p>\n<p>Dhe, tani, m\u00eb lejoni t\u2019ju informoj si vijon:<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb pas goditjes fatkeqe, u mobilizuan t\u00eb gjitha institucionet shtet\u00ebrore qendrore e vendore dhe u ngrit Komiteti Nd\u00ebrministror p\u00ebr Emergjencat, i cili organizon dhe bashk\u00ebrendon pun\u00ebn e institucioneve shtet\u00ebrore, si dhe burimet financiare e materiale p\u00ebr p\u00ebrballimin e pasojave t\u00eb t\u00ebrmetit.<\/p>\n<p>Ngritja e k\u00ebtij Komiteti u pasua me caktimin tim si Drejtues Qendror i Operacionit p\u00ebr Menaxhimin e Fatkeq\u00ebsis\u00eb Natyrore dhe me ngritjen menj\u00ebher\u00eb t\u00eb Shtabeve t\u00eb Emergjenc\u00ebs p\u00ebr qarqet Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto vendime e veprime u shoq\u00ebruan m\u00eb pas edhe me ngritjen e Komitetit t\u00eb Rind\u00ebrtimit, i cili p\u00ebrfshin institucionet shtet\u00ebrore, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sektorit privat, si dhe t\u00eb organizatave jofitimprur\u00ebse q\u00eb kan\u00eb mbledhur fonde p\u00ebr t\u00eb adresuar pasojat e t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit.<\/p>\n<p><strong>I. FAZA E PAR\u00cb<\/strong><br \/>\nN\u00eb dat\u00eb 26 n\u00ebntor dhe n\u00eb dit\u00ebt e para n\u00eb vijim, puna e t\u00eb gjitha strukturave shtet\u00ebrore u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb k\u00ebrkimin dhe shp\u00ebtimin e njer\u00ebzve t\u00eb mbetur n\u00eb rr\u00ebnojat e nd\u00ebrtesave t\u00eb shkat\u00ebrruara nga t\u00ebrmeti, si dhe n\u00eb strehimin e familjeve, banesat e t\u00eb cilave ishin d\u00ebmtuar.<\/p>\n<p><strong>1. OPERACIONI I K\u00cbRKIM-SHP\u00cbTIMIT<\/strong><br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb pas ngjarjes, n\u00eb zonat e prekura nga t\u00ebrmeti n\u00eb qarqet Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Lezh\u00eb, filluan pun\u00ebn grupet e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Sh\u00ebrbimi i Zjarr\u00ebfik\u00ebseve dhe ekipet mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjes son\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn menj\u00ebher\u00eb dhe vende t\u00eb tjera e partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Operacionet e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit u kryen nga 9 ekipe, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 278 trupa shqiptar\u00eb dhe 669 t\u00eb huaj. Thirrjes s\u00eb par\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn:<br \/>\n142 forca nga Kosova;<br \/>\n180 nga Italia;<br \/>\n91 nga Franca;<br \/>\n57 nga Greqia;<br \/>\n54 nga Rumania;<br \/>\n17 nga Zvicra, Izraeli, Turqia, dhe Serbia.<\/p>\n<p>Forcat tona t\u00eb k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit nxorr\u00ebn nga rr\u00ebnojat 38 njer\u00ebz, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku me trupat e huaja, u nxorr\u00ebn nga rr\u00ebnojat edhe 10 njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, 3 prej t\u00eb cil\u00ebve, fatkeq\u00ebsisht humb\u00ebn jet\u00ebn m\u00eb von\u00eb n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para pas t\u00ebrmetit, i gjith\u00eb zinxhiri i sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor u vu n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p><strong>2. STREHIMI<\/strong><br \/>\nParalelisht me operacionin e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit, Shtabet e Emergjencave p\u00ebr t\u00eb tre qarqet organizuan strehimin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e mbetur pa streh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrmetit.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para, organizuam strehimin emergjent t\u00eb tyre n\u00eb palestra, Qendra Sociale dhe \u00e7adra, k\u00ebto t\u00eb fundit kryesisht n\u00eb zonat rurale. Megjithat\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb Qeveris\u00eb dhe angazhimit t\u00eb Kryeministrit, duke filluar nga pasditja e dat\u00ebs 27 n\u00ebntor, banor\u00ebt e prekur nga t\u00ebrmeti n\u00eb qarqet Durr\u00ebs dhe Lezh\u00eb filluan t\u00eb strehohen n\u00eb struktura hoteliere.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, ju kemi siguruar strehimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm rreth 13 294 qytetar\u00ebve t\u00eb prekur nga t\u00ebrmeti si vijon:<br \/>\n4 149 qytetar\u00ebve i strehuam n\u00eb hotele;<br \/>\n395 n\u00eb Qendra Sociale;<br \/>\n254 qytetar\u00eb i strehuam n\u00eb palestra; dhe<br \/>\n7 383 n\u00eb \u00e7adra.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, mbi 1000 banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb strehuar n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3. STABILIZIMI<\/strong><br \/>\nGjat\u00eb k\u00ebtyre dy jav\u00ebve, u dhuruan nga Qeveria 23 apartamente n\u00eb Durr\u00ebs dhe Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha familjet q\u00eb kan\u00eb humbur familjar\u00ebt dhe banesat e tyre. Deri m\u00eb sot, 6 nga k\u00ebto familje kan\u00eb filluar t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb banesat e dhuruara.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi Spitalor<br \/>\nNe angazhuam rreth 340 mjek\u00eb dhe infermier\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ofruan e vazhdojn\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb ndihm\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb prekurit nga t\u00ebrmeti.<br \/>\nDeri m\u00eb tani, 913 pacient\u00eb jan\u00eb trajtuar n\u00eb spital. 20 prej tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin trajtim dhe 3 jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr ndihm\u00eb t\u00eb specializuar jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ekipet e mjek\u00ebve specialist\u00eb kan\u00eb vizituar 5163 banor\u00eb dhe kan\u00eb vaksinuar kund\u00ebr gripit 1442 banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, Kruj\u00eb, Lezh\u00eb dhe Vor\u00eb.<br \/>\nJu kemi kushtuar e ju kushtojm\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb madhe e t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. 257 psikolog\u00eb e punonj\u00ebs social\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb akomoduese dhe aktualisht rreth 1 669 f\u00ebmij\u00eb marrin mb\u00ebshtetje t\u00eb vazhdueshme psiko-sociale.<\/p>\n<p>Pastrimi i inerteve<br \/>\nPas shembjes s\u00eb nd\u00ebrtesave t\u00eb d\u00ebmtuara shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga t\u00ebrmeti \u2013 do t\u00eb flas m\u00eb posht\u00eb p\u00ebr to -, mor\u00ebm masat p\u00ebr pastrimin e inerteve n\u00eb t\u00eb gjitha zonat e d\u00ebmtuara.<br \/>\nBrenda dat\u00ebs 25 dhjetor, k\u00ebto inerte do t\u00eb depozitohen n\u00eb fush\u00ebn n\u00eb Porto Romano, si pjes\u00eb e projektit p\u00ebr krijimin aty t\u00eb nj\u00eb parku t\u00eb madh urban bregdetar.<\/p>\n<p>II.FAZA E DYT\u00cb<br \/>\nPas sigurimit t\u00eb strehimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb prekur nga t\u00ebrmeti, kemi nisur tashm\u00eb nj\u00eb prej fazave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb adresimin e d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara nga ky t\u00ebrmet, at\u00eb t\u00eb verifikimit t\u00eb d\u00ebmeve n\u00eb banesa.<\/p>\n<p>1. VLER\u00cbSIMI I D\u00cbMIT<\/p>\n<p>(a) Banesat<\/p>\n<p>Procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb d\u00ebmeve n\u00eb banesa e kemi organizuar n\u00eb dy faza, n\u00eb pajtim me praktikat standarte nd\u00ebrkomb\u00ebtare:<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs 27 n\u00ebntor \u2013 7 dhjetor b\u00ebm\u00eb vler\u00ebsimin urgjent dhe fillestar t\u00eb d\u00ebmeve n\u00eb nd\u00ebrtesa. Ky vler\u00ebsim kishte p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrcaktimin e banesave q\u00eb paraqesin rrezikshm\u00ebri, t\u00eb cilat duhen shembur ose duhen shpallur t\u00eb pabanueshme p\u00ebrkoh\u00ebsisht. Kjo faz\u00eb ka synimin par\u00ebsor garantimin e siguris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot:<br \/>\nMbi 100 grupe inspektimi kan\u00eb verifikuar banesat e d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun Durr\u00ebs, Tiran\u00eb e Lezh\u00eb.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb k\u00ebtyre grupeve kemi angazhuar 500 inxhinier\u00eb vendas dhe 81 ekspert\u00eb e inxhinier\u00eb konstruktor\u00eb nga 11 vende partnere.<\/p>\n<p>Ky proces dinamik vijon. Deri m\u00eb sot, n\u00eb t\u00eb gjitha zonat e prekura nga t\u00ebrmeti jan\u00eb inspektuar 14 069 objekte, nga t\u00eb cilat:<br \/>\n261 pallate jan\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb pabanueshme p\u00ebrkoh\u00ebsisht;<br \/>\n2 237 banesa jan\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb pabanueshme p\u00ebrkoh\u00ebsisht;<br \/>\n851 pallate kan\u00eb p\u00ebsuar d\u00ebmtime t\u00eb mesme dhe t\u00eb lehta; dhe<br \/>\n4 618 banesa kan\u00eb p\u00ebsuar d\u00ebmtime t\u00eb mesme dhe t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, jan\u00eb shembur 44 objekte, kryesisht n\u00eb qarkun Durr\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrcaktuara si me rrezikshm\u00ebri shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb. K\u00ebto nd\u00ebrtesa jan\u00eb shembur mbi baz\u00ebn e Aktit t\u00eb Konstatimit t\u00eb \u00e7ertifikuar nga Grupi p\u00ebrkat\u00ebs i Verifikimit, nga Instituti i Nd\u00ebrtimit, dhe mbi baz\u00ebn e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha godinat, t\u00eb cilat rezultojn\u00eb me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, vazhdojn\u00eb t\u00eb ruhen me perimet\u00ebr sigurie nga forcat e policis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 8 dhjetor filluam procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb nd\u00ebrtesave q\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti, p\u00ebr hartimin e Raportit P\u00ebrfundimtar p\u00ebr D\u00ebmet. Ky vler\u00ebsim po b\u00ebhet mbi baz\u00ebn e nj\u00eb formulari t\u00eb p\u00ebrgatitur mbi modelet e BE-s\u00eb dhe t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe transmetimi e p\u00ebrpunimi i t\u00eb dh\u00ebnave b\u00ebhet n\u00eb koh\u00eb reale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eletronike. Kjo faz\u00eb ka synim kryesor p\u00ebrcaktimin e sakt\u00eb t\u00eb d\u00ebmeve n\u00eb banesa dhe p\u00ebrllogaritjen e kostos s\u00eb k\u00ebtyre d\u00ebmeve.<\/p>\n<p>(b)Shkollat<br \/>\nVler\u00ebsimi paraprak i d\u00ebmit 3.05 Miliard\u00eb Lek\u00eb<br \/>\nJu kemi kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb inspektimit t\u00eb shkollave dhe spitaleve. Ky proces \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb disa shkall\u00eb, duke angazhuar disa grupe inspektimi p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin objekt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kishim konkluzione sa m\u00eb t\u00eb sakta. Deri m\u00eb sot kemi k\u00ebto gjetje nga inspektimi i shkollave:<br \/>\n176 objekte shkollore kan\u00eb p\u00ebsuar d\u00ebme t\u00eb lehta;<br \/>\n6 objekte kan\u00eb p\u00ebsuar d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme; dhe<br \/>\n36 objekte kan\u00eb p\u00ebsuar d\u00ebme t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb frekuentonin shkollat q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar d\u00ebmtime t\u00eb r\u00ebnda, jan\u00eb sistemuar n\u00eb shkolla t\u00eb tjera dhe m\u00ebsimi ka rifilluar rregullisht n\u00eb dat\u00eb 9 dhjetor.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha godinat e institucioneve q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime p\u00ebr publikun, si gjykatat, qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore, institucionet e riedukimit, si dhe objektet e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, t\u00eb cilat kan\u00eb d\u00ebmtime, po mbahen n\u00ebn v\u00ebzhgim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>2. STREHIMI<br \/>\n(a) Bonusi i qiras\u00eb<br \/>\nPasi siguruam strehimit e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb banor\u00ebv\u00eb t\u00eb prekur nga t\u00ebrmeti n\u00eb qendra akomoduese dhe nj\u00ebsi l\u00ebviz\u00ebse, filluam marrjen e masave p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje afatmesme t\u00eb strehimit p\u00ebr k\u00ebta banor\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, filluam adaptimin e skem\u00ebs s\u00eb bonusit t\u00eb qeras\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e prekur.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot:<br \/>\nK\u00ebshilli bashkiak i Tiran\u00ebs ka miratuar bonusin e qiras\u00eb p\u00ebr 922 familje;<br \/>\nK\u00ebshilli bashkiak i Durr\u00ebsit ka miratuar bonusin e qiras\u00eb p\u00ebr 666 familje;<br \/>\nK\u00ebshillat bashkiak\u00eb t\u00eb Lezh\u00ebs, Kurbinit dhe Mirdit\u00ebs kan\u00eb miratuar list\u00ebn e familjeve p\u00ebrfituese nga bonusi i qeras\u00eb;<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb bashkit\u00eb n\u00eb zonat e prekuar nga t\u00ebrmeti, vazhdojn\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb aplikime p\u00ebr bonusin e qeras\u00eb p\u00ebr banor\u00eb t\u00eb mbetur t\u00eb pa streh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrmetit.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Komitetit p\u00ebr Rind\u00ebrtimin, qeveria do t\u2019ju ofroj\u00eb bonusin e qeras\u00eb banor\u00ebve t\u00eb mbetur pa streh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit, deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>(b)\u00c7adrat e dimrit<br \/>\nShumica e banor\u00ebve n\u00eb zonat rurale, t\u00eb cil\u00ebve ju \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar banesa p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrmetit, kan\u00eb preferuar t\u00eb mos largohen nga sht\u00ebpit\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne ju kemi ofruar k\u00ebtyre banor\u00ebve \u00e7adra dimri, t\u00eb cilat ata do t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb deri n\u00eb nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpive t\u00eb reja. Me ndihm\u00ebn edhe t\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e t\u00eb qytetar\u00ebve bujar\u00eb, po vijojm\u00eb me shpejt\u00ebsi me z\u00ebvend\u00ebsimin e \u00e7adrave verore me ato dim\u00ebrore, t\u00eb pajisura me t\u00eb gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn e p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>III. HAPAT E PAR\u00cb P\u00cbR ZGJIDHJE AFATGJATA<\/p>\n<p>(a)Drejtimet kryesore t\u00eb zgjidhjeve afatgjata<br \/>\nNe si qeveri kemi filluar p\u00ebrgatitjen e planeve konkrete p\u00ebr zgjidhjen afatgjat\u00eb t\u00eb problemeve q\u00eb shaktoi t\u00ebrmeti i dy jav\u00ebve m\u00eb par\u00eb. K\u00ebto zgjidhje p\u00ebrfshijn\u00eb angazhimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur:<\/p>\n<p>Rind\u00ebrtimin masiv t\u00eb banesave t\u00eb d\u00ebmtuara me angazhimin edhe t\u00eb firmave t\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr riparimin e pallateve q\u00eb ato kan\u00eb nd\u00ebrtuar;<br \/>\nNd\u00ebrtimin e lagjeve t\u00eb reja n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Thuman\u00eb, Kurbin dhe Lac p\u00ebr t\u00eb strehuar banor\u00ebt, sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve u shkat\u00ebrruan plot\u00ebsisht nga t\u00ebrmeti;<br \/>\nNd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs shoq\u00ebruese (shkolla, kopshte, qendra sh\u00ebndet\u00ebsore, infrastruktur\u00eb tok\u00ebsore dhe n\u00ebn-tok\u00ebsore) n\u00eb k\u00ebto lagje t\u00eb reja; dhe<br \/>\nNd\u00ebrtimin e sht\u00ebpive ekologjike (Eko-sht\u00ebpive) n\u00eb zonat rurale.<\/p>\n<p>(b)Vler\u00ebsimi monetar i d\u00ebmeve<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb kostove t\u00eb d\u00ebmeve n\u00eb ndonj\u00eb sektor t\u00eb caktuar, nuk kemi ende nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe p\u00ebrfundimtare t\u00eb d\u00ebmeve q\u00eb na shkaktoi t\u00ebrmeti i dy jav\u00ebve m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Verifikimi i detajuar i d\u00ebmeve n\u00eb nd\u00ebrtesat e prekuar nga t\u00ebrmeti \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjen e Raportit t\u00eb D\u00ebmeve. Caktuam zonj\u00ebn Milva Ekonomi n\u00eb rolin e Koordinatores Komb\u00ebtare p\u00ebr Raportin e D\u00ebmeve, si dhe ngrit\u00ebm grupin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb pun\u00ebs me BE-n\u00eb, Bank\u00ebn Bot\u00ebrore dhe misionin e Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur k\u00ebt\u00eb raport, i cili do t\u00eb paraqitet n\u00eb 16 janar.<\/p>\n<p>(c)Programi i Rind\u00ebrtimit<\/p>\n<p>Realizimi me sukses i Programit t\u00eb Rind\u00ebrtimit p\u00ebr t\u00eb adresuar pasojat e t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit, k\u00ebrkon burime t\u00eb m\u00ebdha financiare. Qeveria dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Kryeministri kan\u00eb filluar pun\u00ebn p\u00ebr sigurimin e k\u00ebtyre burimeve.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, jan\u00eb n\u00eb dispozicion 20 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr zbatimin e Programit t\u00eb Rind\u00ebrtimit, nga t\u00eb cilat:<br \/>\n13 miliard\u00eb lek\u00eb nga buxheti i shtetit; dhe<br \/>\n7 miliard\u00eb lek\u00eb nga donacionet.<\/p>\n<p>Burimet kryesore t\u00eb k\u00ebtyre fondeve jan\u00eb:<br \/>\nBuxheti i shtetit;<br \/>\nBashkimi Europian, Banka Bot\u00ebrore, dhe OKB;<br \/>\nDonacionet e mbledhura nga fondacionet \u201cFundjav\u00eb Ndryshe\u201d, \u201cShqip\u00ebria p\u00ebr Shqiptar\u00ebt\u201d, \u201cR\u00ebnj\u00ebt Shqiptare\u201d;<br \/>\nDonacionet n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb hapura nga qeveria shqiptare dhe donacionet e mbledhura p\u00ebrmes portalit e-Albania n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb realizimit t\u00eb Programit t\u00eb Rind\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>5 753 donator\u00eb dhuruan n\u00eb total 58.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebrmes platform\u00ebs qeveritare e-albania;<br \/>\nQeverit\u00eb e huaja, fondacionet, bizneset dhe individ\u00ebt dhuruan 9 milion\u00eb Euro n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga qeveria shqiptare;<br \/>\n23 milion\u00eb Euro \u00ebsht\u00eb totali i fondeve t\u00eb dhuruara nga donator\u00eb si BE (15 milion\u00eb Euro), qeveri t\u00eb vendeve t\u00eb tjera si Turqia e cila ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr vendosjen n\u00eb dispozicion t\u00eb 500 apartamenteve, etj.<\/p>\n<p>(d) Leht\u00ebsimi i procesit t\u00eb rind\u00ebrtimit<br \/>\nFondacionet private do t\u00eb menaxhojn\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti rind\u00ebrtimin e banesave t\u00eb financuara me fondet e mbledhura nga to. Qeveria do t\u00eb ver\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb tyre dosjet e banesave q\u00eb ata do t\u00eb rind\u00ebrtojn\u00eb ose nd\u00ebrtojn\u00eb. Qeveria do t\u00eb b\u00ebj\u00eb supervizimin e k\u00ebtyre projekteve p\u00ebr t\u00eb garantuar p\u00ebrputhjen e tyre me standardeve publike t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, qeveria i ka dor\u00ebzuar fondacioneve private mbi 200 dosje duke i hapur rrug\u00ebn rind\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb d\u00ebmtuara n\u00eb zonat rurale t\u00eb ndara n\u00eb tri blloqe: Qarku Tiran\u00eb, Kruj\u00eb, Fush\u00eb-Kruj\u00eb, Lac dhe Durr\u00ebs-Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi nd\u00ebrmarr\u00eb, po ashtu, disa masa administrative p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dh\u00ebnien e lejeve p\u00ebr riparime e nd\u00ebrtime n\u00eb banesat e d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti, natyrisht, pa c\u00ebnuar cil\u00ebsin\u00eb e projekteve t\u00eb paraqitura.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Ruraj, Drejtues Qendror i Komitetit Nd\u00ebrministror t\u00eb Emergjencave Civile, Bledi \u00c7u\u00e7i ka dal\u00eb sot para mediave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bilancin e situat\u00ebs pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit. \u00c7u\u00e7i deklaroi se m\u00eb 26 n\u00ebntor dhe n\u00eb dit\u00ebt e para n\u00eb vijim, puna e t\u00eb gjitha strukturave shtet\u00ebrore u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb k\u00ebrkimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":97284,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-117993","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117993","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117993"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117993\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97284"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117993"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117993"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117993"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}