{
    "id": 118648,
    "date": "2019-12-16T16:15:40",
    "date_gmt": "2019-12-16T15:15:40",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=118648"
    },
    "modified": "2019-12-16T16:15:40",
    "modified_gmt": "2019-12-16T15:15:40",
    "slug": "pd-zgjatja-e-gjendjes-se-jashtezakonshme-i-sherben-axhendes-politike-te-rames",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/pd-zgjatja-e-gjendjes-se-jashtezakonshme-i-sherben-axhendes-politike-te-rames\/",
    "title": {
        "rendered": "PD : Zgjatja e gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme i sh\u00ebrben axhend\u00ebs politike t\u00eb Ram\u00ebs"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Partia Demokratike ka reaguar ashp\u00ebr pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kryeministrit Edi Rama p\u00ebr Parlamentin p\u00ebr t\u00eb zgjatur me tre muaj gjendjen e jasht\u00ebzakonshme pas t\u00ebrmetit n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u2018zbulon\u2019 arsyet se p\u00ebrse sipas saj Rama e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, nd\u00ebrsa e cil\u00ebson qeverin\u00eb t\u00eb paaft\u00eb dhe kryeministrin t\u00eb d\u00ebshuar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar qytetar\u00ebt e prekur nga t\u00ebrmeti. Sipas PD,\u00a0duke shtyr\u00eb me 3 muaj gjendjen e fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore, Rama k\u00ebrkon t\u00eb fsheh\u00eb kriz\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb politike n\u00eb vend dhe synon t\u00eb pengoj\u00eb implementimin e Reform\u00ebs Zgjedhore dhe zgjidhjen e kriz\u00ebs politike, si\u00e7 Bundestagu k\u00ebrkon, p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe vendore, pasi Kushtetuta i ndalon ato, p\u00ebr sa koh\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DEKLARAT\u00cb E PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Me zgjatjen e gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme edhe p\u00ebr 3 muaj t\u00eb tjer\u00eb, qeveria nuk i sh\u00ebrben qytetar\u00ebve t\u00eb prekur nga t\u00ebrmeti, por axhend\u00ebs politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb qeveri, e cila nuk ka si prioritet p\u00ebrfitimet politike dhe financiare nga fatkeq\u00ebsia e mij\u00ebra njer\u00ebzve, 30 dit\u00eb jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u rikthyer qytetar\u00ebve sigurin\u00eb p\u00ebr banesat, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb planin p\u00ebr strehimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb prekurve dhe planin p\u00ebr rind\u00ebrtimin e banesave, shkollave dhe spitaleve t\u00eb d\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb afat Edi Rama e p\u00ebrdori p\u00ebr sho\u00eb dhe jo p\u00ebr ofrimin e zgjidhjeve n\u00eb dobi t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb prekur nga t\u00ebrmeti. Asnj\u00eb plan i prezantuar, asnj\u00eb mas\u00eb konkrete e marr\u00eb, vet\u00ebm fjal\u00eb boshe, identike me fjal\u00ebt boshe pas t\u00ebrmetit t\u00eb Qershorit 2019 n\u00eb zon\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs dhe t\u00ebrmetit t\u00eb 21 Shtatorit.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb kjo qeveri nuk \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb q\u00eb brenda afatit kushtetues 30 ditor t\u00eb b\u00ebj\u00eb planin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr marrjen e masave q\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb natyrore, \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i qart\u00eb i d\u00ebshtimit dhe paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer n\u00eb koh\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Propozimi i Edi Ram\u00ebs q\u00eb gjendja e fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore t\u00eb zgjas\u00eb deri n\u00eb Mars 2020 n\u00ebnkupton q\u00eb qytetar\u00ebt do t\u00eb mbahen peng dhe deri at\u00ebher\u00eb Qeveria nuk do t\u2019i ofroj\u00eb asnj\u00eb zgjidhje. Qytetar\u00ebt e prekur nga t\u00ebrmeti i 26 N\u00ebntorit 2019, kan\u00eb nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr zgjidhje. P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb qart\u00ebsohen sa m\u00eb par\u00eb, q\u00eb Qeveria t\u00eb prezantoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb masat p\u00ebr m\u00ebnjanimin e pasojave t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore, q\u00eb Qeveria t\u00eb mos shtyj\u00eb zgjidhjen e situat\u00ebs, por t\u00eb planifikoj\u00eb fondet e mjaftueshme financiare p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje qytetar\u00ebve. Kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet tani, pa asnj\u00eb shtyrje, pa asnj\u00eb zgjatje.<\/p>\n<p>Zgjatja e fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore nuk \u00ebsht\u00eb e justifikuar, pasi ajo nuk u sh\u00ebrben qytetar\u00ebve. Duke shtyr\u00eb me 3 muaj gjendjen e fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore, Edi Rama k\u00ebrkon t\u00eb fsheh\u00eb kriz\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb politike n\u00eb vend, duke keqp\u00ebrdorur kriz\u00ebn pas t\u00ebrmetit, t\u00eb shkaktuar, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, nga korrupsioni shtet\u00ebror dhe paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb menaxhuar situat\u00ebn. Duke shtyr\u00eb edhe me 3 muaj gjendjen e jasht\u00ebzakonshme, Edi Rama synon t\u00eb pengoj\u00eb implementimin e Reform\u00ebs Zgjedhore dhe zgjidhjen e kriz\u00ebs politike, si\u00e7 Bundestagu k\u00ebrkon, p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe vendore, pasi Kushtetuta i ndalon ato, p\u00ebr sa koh\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Partia Demokratike ka reaguar ashp\u00ebr pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kryeministrit Edi Rama p\u00ebr Parlamentin p\u00ebr t\u00eb zgjatur me tre muaj gjendjen e jasht\u00ebzakonshme pas t\u00ebrmetit n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Partia Demokratike \u2018zbulon\u2019 arsyet se p\u00ebrse sipas saj Rama e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, nd\u00ebrsa e cil\u00ebson qeverin\u00eb t\u00eb paaft\u00eb dhe kryeministrin t\u00eb d\u00ebshuar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2013,
    "featured_media": 100526,
    "comment_status": "open",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-118648",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118648",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118648"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118648\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100526"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118648"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118648"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118648"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}