{"id":119143,"date":"2019-12-22T13:06:04","date_gmt":"2019-12-22T12:06:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=119143"},"modified":"2019-12-22T13:06:04","modified_gmt":"2019-12-22T12:06:04","slug":"basha-mini-shengeni-cenon-orientimin-gjeopolitik-pro-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basha-mini-shengeni-cenon-orientimin-gjeopolitik-pro-perendimor\/","title":{"rendered":"Basha: Mini-Shengeni c\u00ebnon orientimin gjeopolitik pro-per\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<div class=\"ndaje-pak\">\n<ul class=\"social\">\n<li>Partia Demokratike mir\u00ebpret n\u00eb parim \u00e7do nis\u00ebm rajonale q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim afrimin e shteteve dhe forcimin e bashk\u00ebpunimit mes tyre. Por ne gjykojm\u00eb se fqinj\u00ebsia e mir\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor kurrsesi nuk mund t\u00eb arrihet duke p\u00ebrjashtuar Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/li>\n<\/ul>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Prandaj e konsideroj t\u00eb papranuesh\u00ebm moskonsultimin e qeveris\u00eb shqiptare me Kosov\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb dhe b\u00ebrjen pjes\u00eb t\u00eb saj pa e kusht\u00ebzuar paraprakisht pjes\u00ebmarrjen e Shqip\u00ebris\u00eb me pranin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" style=\"background-color: white;\" src=\"https:\/\/ads1.medium.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=475&amp;campaignid=66&amp;zoneid=164&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fpolitike%2F303363%2Fbasha-mini-shengeni-cenon-orientimin-gjeopolitik-pro-perendimor%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&amp;cb=125493a182\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p>K\u00ebto q\u00ebndrime bien ndesh me parimet e partneritetit strategjik p\u00ebr t\u00eb cilat qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb zotuar disa her\u00eb gjat\u00eb mbledhjeve me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ato shkelin hapur marr\u00ebveshjen dyshtet\u00ebrore p\u00ebr unifikimin dhe koordinimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb dy vendeve tona.<\/p>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<p>Theksoj se i ashtuquajturi samiti i minishengenit ndodhi n\u00eb Durr\u00ebs vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi Serbia mohoi masakr\u00ebn e Re\u00e7akut, n\u00eb vijim t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb revizionuar historin\u00eb e krimit t\u00eb saj shtet\u00ebror. Kjo fyerje p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe mbar\u00eb kombin shqiptar do duhej t\u00eb ishte mjaftuesh\u00ebm argument p\u00ebr t\u00eb mos ta mbajtur at\u00eb aktivitet deri n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e ndjes\u00ebs nga Serbia.<\/p>\n<p>Ndihem i turp\u00ebruar q\u00eb qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb nuk demonstron empati dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr plag\u00ebt e pambyllura t\u00eb Kosov\u00ebs, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kur populli i saj u ngrit i gjithi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e me zem\u00ebr t\u00eb hapur n\u00eb solidaritet p\u00ebr t\u00eb ndihmuar, si e me sa t\u00eb mundeshin familjet e prekura nga t\u00ebrmeti. Ushtria, policia dhe t\u00eb gjitha institucionet e Kosov\u00ebs ishin t\u00eb parat q\u00eb u angazhuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale n\u00eb operacionet e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit dhe ofruan ndihm\u00eb humanitare p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat e goditur nga fatkeq\u00ebsia natyrore e njer\u00ebzore, nd\u00ebrsa kryeministri i padenj\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb ua shp\u00ebrblen duke n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur t\u00eb gjith\u00eb figurat e larta t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Partia Demokratike, si parti e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb natyrsh\u00ebm mb\u00ebshtet tregtin\u00eb dhe qarkullimin e lir\u00eb t\u00eb mallrave, sh\u00ebrbimeve, kapitalit dhe krahut t\u00eb pun\u00ebs, por p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e pashpjegueshme nevoja p\u00ebr nj\u00eb nis\u00ebm t\u00eb re rajonale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebllime kemi nisma t\u00eb tjera me synime t\u00eb ngjashme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb CEFTA e cila \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar tashm\u00eb si model i suksessh\u00ebm p\u00ebr integrimin rajonal dhe p\u00ebrgatitjen e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Qendrore e Lindore p\u00ebr integrimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe d\u00ebshtim i k\u00ebsaj qeverie fakti q\u00eb pik\u00ebrisht gjat\u00eb vitit kur Shqip\u00ebria ka presidenc\u00ebn e CEFTA-s, n\u00eb vend q\u00eb ta konsolidoj\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb e t\u00eb nxis\u00eb zgjerimin me vende t\u00eb tjera q\u00eb aspirojn\u00eb integrimin europian si Ukraina apo Gjeorgjia, kjo qeveri po e saboton k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb duke shtyr\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb nis\u00ebm t\u00eb re q\u00eb e rivalizon dhe i mbivendoset.<\/p>\n<p>Po kaq shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti se kjo nis\u00ebm u propozua pas refuzimit t\u00eb BE p\u00ebr hapjen e negocitave me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me Maqedonin\u00eb e Veriut, sepse l\u00eb p\u00ebrshtypjen e krijimit t\u00eb nj\u00eb blloku t\u00eb ri ekonomik dhe politik si alternativ\u00eb apo sfid\u00eb ndaj Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, Serbia n\u00ebnshkroi n\u00eb Mosk\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb me Bashkimin Ekonomik Euroazian t\u00eb dominuar nga Rusia pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve nga Brukseli se kjo marr\u00ebveshje nuk p\u00ebrputhet me kriteret e integrimit europian. BE vendosi sanksione ndaj Rusis\u00eb n\u00eb vitin 2014 mir\u00ebpo Serbia, megjith\u00ebse vend kandidat, refuzoi ti vendoste. Pavar\u00ebsisht retorik\u00ebs pro-per\u00ebndimore, gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit Serbia ka thelluar bashk\u00ebpunimin ushtarak me Rusin\u00eb duke nd\u00ebrmarr\u00eb manovra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe b\u00ebr\u00eb blerje masive armatimi. T\u00eb gjitha k\u00ebto veprime t\u00eb Serbis\u00eb hedhin hije dyshimi mbi orientimin gjeopolitik t\u00eb nj\u00eb blloku t\u00eb ri shtetesh ballkanike ku shteti m\u00eb i fuqish\u00ebm q\u00eb sh\u00ebrben si lokomotiv\u00eb e k\u00ebsaj nisme, flirton haptazi me Rusin\u00eb dhe nuk e ka t\u00eb sinqert\u00eb orientimin drejt per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Kjo nis\u00ebm ka hasur n\u00eb hezitim jo vet\u00ebm prej Kosov\u00ebs por edhe prej dy vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina \u00e7ka d\u00ebshmon se kjo iniciativ\u00eb rajonale me pjes\u00ebmarrje t\u00eb gjymtuar i ka gjasat e m\u00ebdha q\u00eb t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb pa u formuar mir\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj e gjith\u00eb kjo seri takimesh duket se \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb q\u00eb synon t\u00eb largoj\u00eb v\u00ebmendjen nga d\u00ebshtimi me hapjen e negociatave si dhe nga keq-qeverisja socialiste q\u00eb po shkakton gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb kosto tek \u00e7do qytetar.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, duke ndar\u00eb shqet\u00ebsimin se kjo nis\u00ebm mund t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e nj\u00eb skenari t\u00eb \u201can\u00ebtar\u00ebsimit minus\u201d p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, shpreh bindjen e thell\u00eb se Shqip\u00ebria nuk meriton t\u00eb penalizohet p\u00ebr d\u00ebshtimet, abuzimet dhe paaft\u00ebsit\u00eb e k\u00ebsaj qeverie q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb err\u00ebsimin e perspektiv\u00ebs europiane p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb se Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb alternative degraduese t\u00eb integrimit por duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb synoj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb potencialin e duhur p\u00ebr t\u00eb arritur kriteret e k\u00ebrkuara. Dhe ne jemi t\u00eb bindur se vet\u00ebm rotacioni politik dhe krijimi i nj\u00eb qeverie t\u00eb re do ta \u00e7liroj\u00eb k\u00ebt\u00eb potencial europianizues dhe do ti hap\u00eb rrug\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Partia Demokratike mir\u00ebpret n\u00eb parim \u00e7do nis\u00ebm rajonale q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim afrimin e shteteve dhe forcimin e bashk\u00ebpunimit mes tyre. Por ne gjykojm\u00eb se fqinj\u00ebsia e mir\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor kurrsesi nuk mund t\u00eb arrihet duke p\u00ebrjashtuar Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Prandaj e konsideroj t\u00eb papranuesh\u00ebm moskonsultimin e qeveris\u00eb shqiptare me Kosov\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":116819,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-119143","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119143","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119143"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119143\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119143"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119143"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119143"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}