{"id":119963,"date":"2020-01-05T11:42:32","date_gmt":"2020-01-05T10:42:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=119963"},"modified":"2020-01-05T11:42:32","modified_gmt":"2020-01-05T10:42:32","slug":"dw-be-rrezikon-te-humbase-ballkanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dw-be-rrezikon-te-humbase-ballkanin\/","title":{"rendered":"DW: BE rrezikon t\u00eb humbas\u00eb Ballkanin"},"content":{"rendered":"<p>Viti 2019 nuk ishte nj\u00eb vit i mbar\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb periferin\u00eb e Bashkimit Europian, n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE n\u00eb samitin e tetorit nuk dha drit\u00ebn jeshile p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr gjendjen n\u00eb Ballkan me fillimin e k\u00ebtij viti. Franca dhe vende t\u00eb tjera dol\u00ebn kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p><strong>Rreziku i thyerjes s\u00eb besimit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Serbi dhe Malin e Zi, dy vende q\u00eb i kan\u00eb \u00e7elur nd\u00ebrkoh\u00eb negociatat, jan\u00eb forcuar tendencat autoritare t\u00eb forcave qeveris\u00ebse. Presioni ndaj intelektual\u00ebve dhe mediave kritike \u00ebsht\u00eb rritur. Gjendja n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb, nj\u00eb vend ky jo shembull demokracie, shkruan dpa. N\u00eb n\u00ebntor Shqip\u00ebria u trondit nga nj\u00eb t\u00ebrmet i r\u00ebnd\u00eb me dhjet\u00ebra viktima. Por \u201eJo-ja\u201d e bisedimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb Maqedoni kjo solli zgjedhje t\u00eb parakohshme q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 12 Prill.<\/p>\n<p>N\u00eb rajonin e Ballkanit mos\u00e7elja e negociatave shihet si thyerje e besimit, si shprehje k\u00ebrc\u00ebnuese e \u201elodhjes nga zgjerimi\u201d n\u00eb vendet baz\u00eb t\u00eb BE. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb BE kishte vendosur n\u00eb samitin e saj n\u00eb Selanik n\u00eb vitin 2003, se t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor e kan\u00eb perspektiv\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit. Por deri m\u00eb tani, k\u00ebsaj ia ka dal\u00eb vet\u00ebm Kroacia, q\u00eb u an\u00ebtar\u00ebsua n\u00eb vitin 2013. P\u00ebr vendet e tjera t\u00eb Ballkanit perspektiva po sfumohet n\u00eb horizont, shkruan dpa, madje ato rrezikojn\u00eb ta humbasin at\u00eb, por a po rrezikon edhe vet\u00eb BE humbjen e Ballkanit?<\/p>\n<p><strong>Tentativat ruse, kineze dhe turke<\/strong><\/p>\n<p>Alternativa t\u00eb tjera, si Rusia, Kina apo Turqia jan\u00eb n\u00eb pritje. \u201eBE ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb vakuum, t\u00eb cilin Rusia e mbush me d\u00ebshir\u00eb\u201d, thekson Sonja Biserko, q\u00eb drejton n\u00eb Beograd Komitetin e Helsinkit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. \u201eKina vjen nga ana tjet\u00ebr me shum\u00eb para, q\u00eb ofrohen n\u00eb form\u00eb t\u00eb kredive, pa standarde dhe pa kritere.\u201d<\/p>\n<p>Kurse Moska i jep mb\u00ebshtetje sidomos Serbis\u00eb, q\u00eb nuk do ta pranoj\u00eb humbjen e Kosov\u00ebs. Dihet, se Moska bllokon me veton e saj pranimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Kombet e Bashkuara. Kurse n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb, Rusia mb\u00ebshtet burrin e fort\u00eb t\u00eb serb\u00ebve boshnjak\u00eb, Milorad Dodik, shkruan dpa. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb shkat\u00ebrruar nga lufta n\u00eb vitet 1992-1995, Dodik paralizon zhvillimet me q\u00ebndrimet e tij separatiste. Pa harruar Malin e Zi, ku n\u00eb tetor 2016, nj\u00eb pu\u00e7 i organizuar nga agjent\u00eb rus\u00eb, por i d\u00ebshtuar, do t\u00eb duhej t\u00eb pengonte an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i Rusis\u00eb, thekson dpa, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb n\u00eb Ballkan nj\u00eb \u201ebrez t\u00eb vendeve neutrale nga ana ushtarake\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ambasadori rus n\u00eb Shkup, si\u00e7 duket edhe nga dokumente t\u00eb brendshme t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme n\u00eb Shkup nga viti 2017. Por Moska nuk mundi ta ndal\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Malit t\u00eb Zi dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Serbia e p\u00ebrjashton an\u00ebtar\u00ebsimin pas bombardimeve t\u00eb vitit 1999. N\u00eb Bosnje, Dodik p\u00ebrpiqet t\u00eb pengoj\u00eb \u00e7do afrim me aleanc\u00ebn veriore-atlantike.<\/p>\n<p>Kina nga ana e saj me strategjin\u00eb e \u201eRrug\u00ebs s\u00eb Re t\u00eb M\u00ebndafshit\u201d ndjek interesa ekonomike me konceptin e saj nd\u00ebrkontinental. Ballkani ka rolin e nj\u00eb zone tranziti n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst. Pekini ka arritur t\u00eb marr\u00eb shumic\u00ebn e aksioneve n\u00eb portin e Pireut, dhe po modernizon hekurudh\u00ebn mes Beogradit dhe Budapestit. Projektet financohen me kredi jo edhe aq t\u00eb lira nga bankat shtet\u00ebrore kineze. Firmat kineze i marrin n\u00eb dor\u00eb ato, shpesh edhe me pun\u00ebtor\u00eb \u201et\u00eb importuar\u201d nga Kina. Bilanci i krijimit t\u00eb vler\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto vende kredimarr\u00ebse \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt. Mali i Zi rrezikon p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb autostrade t\u00eb financuar nga Kina t\u00eb futet n\u00eb borxhe t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Edhe Turqia me presidentin e saj autokrat, Recep Tayyip Erdogan k\u00ebrkon afrimin me aktor\u00ebt e politik\u00ebs myslimane, por jo vet\u00ebm me ta. Partia, SDA q\u00eb kontrollon kryesisht pjes\u00ebn boshnjake-myslimane e nderon Erdoganin si fatsjell\u00ebs. Por edhe presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Erdoganin. Interesat e Erdoganit jan\u00eb kryesisht ekonomike: nj\u00eb treg p\u00ebr mallrat turke. Nga ana tjet\u00ebr ai k\u00ebrkon t\u00eb rris\u00eb edhe influenc\u00ebn gjeopolitike.<\/p>\n<p><strong>V\u00ebrtet po e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr vete Ballkanin Rusia, Kina dhe Turqia?<\/strong><\/p>\n<p>\u201eSigurisht entuziazmi n\u00eb rajon p\u00ebr BE po ftohet duksh\u00ebm\u201d, thot\u00eb Florian Bieber, Profesor n\u00eb Institutin e Europ\u00ebs Juglindore n\u00eb universitetin e Gracit. \u201ePor duhet th\u00ebn\u00eb edhe tjetra, se aktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm si Rusia e Kina nuk kan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar. Elitat shpesh t\u00eb korruptuara dhe autoritare t\u00eb Ballkanit do t\u2019i pranonin projektet e tyre me d\u00ebshir\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb pasurohen me to. \u201ePor po t\u00eb shikosh investimet e tyre, krahasuar me ato t\u00eb BE at\u00ebher\u00eb ato nuk e kan\u00eb at\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi\u201d, thekson politologu, Florian Bieber p\u00ebr dpa.<\/p>\n<p>Bieber p\u00ebrmend edhe nj\u00eb faktor tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e BE. Mjafton t\u00eb pyes\u00ebsh t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Ballkan, se ku do donin t\u00eb jetonin, thot\u00eb ai. \u201eAta nuk do t\u00eb p\u00ebrmendin Pekinin, Stambollin apo Sh\u00ebn Peterburgun, por Berlinin ose Vjen\u00ebn.\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2019 nuk ishte nj\u00eb vit i mbar\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb periferin\u00eb e Bashkimit Europian, n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE n\u00eb samitin e tetorit nuk dha drit\u00ebn jeshile p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr gjendjen n\u00eb Ballkan me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-119963","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119963\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}