{"id":120058,"date":"2020-01-07T13:19:39","date_gmt":"2020-01-07T12:19:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=120058"},"modified":"2020-01-07T13:19:39","modified_gmt":"2020-01-07T12:19:39","slug":"spahiu-zgjedhjet-jane-zgjidhja-e-vetme-e-krizes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/spahiu-zgjedhjet-jane-zgjidhja-e-vetme-e-krizes\/","title":{"rendered":"Spahiu: Zgjedhjet jan\u00eb zgjidhja e vetme e kriz\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i LSI-s\u00eb, P\u00ebrparim Spahiu e ka konsideruar 2019, si vitin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr vendin sa i takon ekonomis\u00eb e sidomos asaj familjare.<\/p>\n<p>\u201cParashikimi yn\u00eb, i FMN dhe Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr uljen e ritmit t\u00eb rritjes ekonomike gjat\u00eb vitit 2019 rezultoi i v\u00ebrtet\u00eb. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb dy investimeve t\u00eb m\u00ebdha si ai i TAP dhe Devollit dhe kur qeveria nuk merr asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr stimulimin e investimeve t\u00eb reja direkte, si t\u00eb huaja dhe ato vendase.\u201d -tha Spahiu n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr mediat nd\u00ebrsa theksoi se ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb drejt nj\u00eb stanjacioni t\u00eb friksh\u00ebm q\u00eb r\u00ebndohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb katastrofike nga koncensionet.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb:<\/strong><br \/>\nViti 2019 ishte nj\u00eb nga vitet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr shqiptar\u00ebt, sa i takon ekonomis\u00eb s\u00eb vendit e sidomos asaj familiare.<br \/>\nParashikimi yn\u00eb, i FMN dhe Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr uljen e ritmit t\u00eb rritjes ekonomike gjat\u00eb vitit 2019 rezultoi i v\u00ebrtet\u00eb. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb dy investimeve t\u00eb m\u00ebdha si ai i TAP dhe Devollit dhe kur qeveria nuk merr asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr stimulimin e investimeve t\u00eb reja direkte, si t\u00eb huaja dhe ato vendase.<br \/>\nMungesa e politikave leht\u00ebsuese fiskale, barra e r\u00ebnd\u00eb e tyre, si qendrore dhe vendore, ka \u00e7uar n\u00eb nivele mjaft t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb investimeve ku \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh a t\u00eb gjesh nj\u00eb emer t\u00eb ri investitori.<br \/>\nEkonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb drejt nj\u00eb stanjacioni t\u00eb friksh\u00ebm q\u00eb r\u00ebndohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb katastrofike nga koncensionet. N\u00eb vitin 2020 pagesat p\u00ebr koncensionet do t\u00eb rriten me 16% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nMe gjith\u00eb situat\u00ebn shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb financiare pas t\u00ebrmetit asnj\u00eb lek nuk iu prek koncensioneve por p\u00ebrkundrazi, iu shtuan.<br \/>\nNd\u00ebrsa banor\u00ebt jan\u00eb n\u00eb mes t\u00eb acarit dhe t\u00eb ftohtit n\u00eb \u00e7adra, qeveria ka vet\u00ebm nj\u00eb merak, t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe t\u00eb grabis\u00eb para me koncensione korruptive dhe shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr ekonomin\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00ebve.<br \/>\nEkonomia jon\u00eb, gjat\u00eb vitit 2019 vazhdoi me nj\u00eb bilanc tregtar negativ, madje t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2019 qytetar\u00ebt por dhe bizneset u p\u00ebrjashtuan nga p\u00ebrfitimet e rishp\u00ebrndarjes s\u00eb taksave n\u00eb investime publike.<br \/>\nRilindja nuk b\u00ebri asnj\u00eb investim n\u00eb porte, aeroporte, hekurudha por vet\u00ebm fjal\u00eb e mashtrime.<br \/>\nK\u00ebsaj situate t\u00eb r\u00ebnd\u00eb i shtohet raporti mjaft negativ i Doing Business, ku Shqip\u00ebria r\u00ebnditet n\u00eb vendet e fundit n\u00eb rajon.<br \/>\nP\u00ebr shkak t\u00eb rilindjes, indeksi i perceptimit t\u00eb korrupsionit e r\u00ebndit Shqip\u00ebrin\u00eb nd\u00ebr 3 qeverit\u00eb m\u00eb t\u00eb korruptuara t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nKjo situat\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ekonomike ka \u00e7uar n\u00eb largimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve nga vendi, sidomos i rinis\u00eb, p\u00ebr pasoj\u00eb mungese t\u00eb theksuar t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb si dhe ulje n\u00eb nivele shqet\u00ebsuese t\u00eb t\u00eb ardhurave kryesisht ato nga TVSH, si tregues kryesor i r\u00ebnies s\u00eb konsumit.<br \/>\nShqip\u00ebria aktualisht \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb t\u00eb konkurroj\u00eb ofertat p\u00ebr pun\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga vendet e tjera sidomos ato t\u00eb BE-s\u00eb.<br \/>\nFinancat publike jan\u00eb p\u00ebrball\u00eb rreziqesh trondit\u00ebse reale. Jan\u00eb rreth 64 miliard\u00eb lek\u00eb detyrime t\u00eb fshehta.<br \/>\nN\u00eb buxhetin e vitit 2020 nuk shohim asnj\u00eb stimul fiskal q\u00eb t\u00eb nxis\u00eb prodhimin dhe konsumin.<br \/>\nSituata tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb b\u00ebn t\u00eb pamundur uljen e borxhit publik n\u00eb nivelet mashtruese q\u00eb propogandon qeveria me 62%. Borxhi real \u00ebsht\u00eb 80%.<br \/>\nEdhe n\u00eb buxhetin e vitit 2020, nuk do t\u00eb ket\u00eb indeksim t\u00eb pagave, nd\u00ebrsa do t\u00eb vazhdoj\u00eb me at\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb, rritje taksash si t\u00eb qeveris\u00eb por dhe ato vendore. Kujtoj rritjen e fundit t\u00eb taksave n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<br \/>\nQeveria po b\u00ebn gjith\u00e7ka t\u00eb tregoj\u00eb nj\u00eb tablo mashtruese t\u00eb buxhetit, po fsheh borxhet reale, paaft\u00ebsin\u00eb totale p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb fre mbi evazionin fiskal p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit galopant, nd\u00ebrsa koncensionet korruptive dhe abuzive po groposin ekonomin\u00eb drejt nj\u00eb gremine q\u00eb nuk i dihet fundi.<br \/>\nZgjedhjet jan\u00eb zgjidhja e vetme e k\u00ebsaj krize t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka kapur vendin.<br \/>\nShqiptar\u00ebt do t\u00eb zgjedhin alternativ\u00ebn e taksave t\u00eb ul\u00ebta dhe t\u00eb thjeshta, alternativ\u00ebn e nj\u00eb klime miq\u00ebsore p\u00ebr bizneset, alternativ\u00ebn e subvencionimeve n\u00eb bujq\u00ebsi si sektori m\u00eb i madh pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, alternativ\u00ebn e nj\u00eb sistemi arsimor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pavar\u00ebsisht mund\u00ebsive financiare, alternativ\u00ebn e liberalizimit t\u00eb tregut dhe jo monopolizimit te tij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i LSI-s\u00eb, P\u00ebrparim Spahiu e ka konsideruar 2019, si vitin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr vendin sa i takon ekonomis\u00eb e sidomos asaj familjare. \u201cParashikimi yn\u00eb, i FMN dhe Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr uljen e ritmit t\u00eb rritjes ekonomike gjat\u00eb vitit 2019 rezultoi i v\u00ebrtet\u00eb. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb dy investimeve t\u00eb m\u00ebdha si ai i TAP [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":106446,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-120058","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120058","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120058"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120058\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120058"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120058"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120058"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}