{"id":120098,"date":"2020-01-08T11:12:41","date_gmt":"2020-01-08T10:12:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=120098"},"modified":"2020-01-08T11:13:02","modified_gmt":"2020-01-08T10:13:02","slug":"negociatat-e-ballkanit-perendimor-per-nje-rajon-pa-dogana-dhe-kufij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/negociatat-e-ballkanit-perendimor-per-nje-rajon-pa-dogana-dhe-kufij\/","title":{"rendered":"Negociatat e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr nj\u00eb rajon pa dogana dhe kufij"},"content":{"rendered":"<p><strong>GELANDA SHKURTAJ\u00a0<\/strong><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright wp-image-818074 size-thumbnail\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Gelanda-SHKURTAJ-150x150.jpg\" alt=\"Gelanda SHKURTAJ\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/strong><\/p>\n<p>Lider\u00ebt Rama, Vu\u00e7i\u00e7 e Zaev kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb iden\u00eb q\u00eb midis vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb n\u00ebnshkruhet nj\u00eb marr\u00ebveshje, q\u00eb ata vet\u00eb e kan\u00eb titulluar \u201cShengen i vog\u00ebl\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt nd\u00ebrkomb\u00ebtar i mbetur n\u00eb ide e synime dhe q\u00eb deri tani nuk \u00ebsht\u00eb ratifikuar nga parlamentet respektive t\u00eb k\u00ebtyre shteteve, por pa\u00e7ka faktit t\u00eb zyrtarizimit, interesi i tre lider\u00ebve ballkanik\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7uarja deri n\u00eb fund e k\u00ebsaj marr\u00ebveshje. Sot, duke u nisur nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i skeptik\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme duan t\u00eb dalin jasht\u00eb mosbesimit dhe m\u00ebrive t\u00eb vjetra ballkanike, do ishte e udh\u00ebs t\u00eb gjykohej marr\u00ebveshja si nj\u00eb pakt q\u00eb do t\u00eb ndihmonte ekonomit\u00eb e k\u00ebtyre vendeve t\u00eb zhvilloheshin edhe m\u00eb tej, dhe pse jo do hidhte urat e nj\u00eb paqeje, q\u00eb nuk ka dremitur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Ballkan. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ngacmojn\u00eb disa pyetje q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb dihen dhe t\u00eb sqarohen publikisht: S\u00eb pari, p\u00ebrse quhet Mini-Shengen dhe jo fjala vjen mini-Ballkan, p\u00ebrderisa citimi i emrit Shengen jo vet\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsor, por mbart pesh\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb lidhjes ekonomike m\u00eb potenciale q\u00eb mban Europ\u00ebn t\u00eb bashkuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebta e Shengen-it t\u00eb vog\u00ebl me Shengen-in e madh nga pik\u00ebpamja e qarkullimit ekonomik dhe e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb, pa\u00e7ka kufizimit territorial. S\u00eb dyti, \u00e7do qytetar i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb legjitimohej me t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyeste: p\u00ebrse po hyjm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje dhe cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi q\u00eb ne do t\u00eb kemi n\u00eb terma t\u00eb zhvillimit ekonomik? S\u00eb treti, pse Shengeni i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb i cunguar? Dhe, s\u00eb fundmi, n\u00ebse asnj\u00eb nga k\u00ebto pyetje nuk merr p\u00ebrgjigje sipas logjik\u00ebs s\u00eb Shengenit, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet se e gjitha kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb politike e nj\u00ebanshme dhe pa fryte bashk\u00ebpunimi reciproke?<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline\">\n<div id=\"beacon_1669d315e6\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.panorama.com.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=342&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fnegociatat-e-ballkanit-perendimor-per-nje-rajon-pa-dogana-dhe-kufij%2F%3Ffbclid%3DIwAR3NYvuMPgsLO1Z3tpSxHfVvGOYSkJtNBnpn-LOQfJ66g2cLIoOBPSiUYvk&amp;referer=https%3A%2F%2Fl.facebook.com%2F&amp;cb=1669d315e6\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<div id=\"beacon_decab46e04\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.panorama.com.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=641&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fnegociatat-e-ballkanit-perendimor-per-nje-rajon-pa-dogana-dhe-kufij%2F%3Ffbclid%3DIwAR3NYvuMPgsLO1Z3tpSxHfVvGOYSkJtNBnpn-LOQfJ66g2cLIoOBPSiUYvk&amp;referer=https%3A%2F%2Fl.facebook.com%2F&amp;cb=decab46e04\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/>Marr\u00ebveshja ekonomike q\u00eb u pag\u00ebzua si \u201cShengen\u201d<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<p>Gjeografikisht, Shengen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komun\u00eb e vog\u00ebl e Luksemburg-ut, q\u00eb pag\u00ebzoi me emrin e saj nj\u00eb marr\u00ebveshje, e cila n\u00eb vitin e larg\u00ebt 1985 u n\u00ebnshkrua nga pes\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Ekonomik Europian (k\u00ebshtu quhej asokohe), me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb realizuar l\u00ebvizjen e lir\u00eb, ku sot num\u00ebron 26 vende. Nuk \u00ebsht\u00eb konspiracion t\u00eb aludosh se mbas \u00e7do marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka interesa t\u00eb ligjsh\u00ebm politik\u00eb dhe gjeopolitik\u00eb, t\u00eb cilat n\u00ebn nj\u00eb frym\u00eb ose jo transparence, jan\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptuara dhe t\u00eb mir\u00ebpranuara nga \u00e7do vend an\u00ebtar i saj. Arsyeja, mbi t\u00eb cil\u00ebn u ngrit dhe u zhvillua kjo marr\u00ebveshje q\u00ebndroi kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht mbi interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe reciprok t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve pjes\u00ebmarr\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb tregti sa m\u00eb efikase dhe pa barriera, duke v\u00ebn\u00eb bazat e nj\u00eb ekonomie t\u00eb zhd\u00ebrvjell\u00ebt dhe fitimprur\u00ebse. Edhe pse aderimi i tyre u b\u00eb efektiv n\u00eb\u00a0koh\u00eb e momente t\u00eb ndryshme, motivi ishte nj\u00eb, i qart\u00eb dhe i vet\u00ebm: l\u00ebvizja e lir\u00eb e mallrave dhe njer\u00ebzve, si preludi i nj\u00eb bashkimi, q\u00eb nisi nga ekonomia dhe q\u00eb u pasua me nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb Bashkuar.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, p\u00ebr analogji, le t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb arsyen e bashk\u00ebveprimit ekonomik n\u00eb Mini-Shengen. Rama-Vu\u00e7i\u00e7-Zaev thon\u00eb se arsyeja q\u00ebndron tek or\u00ebt e gjata t\u00eb pritjes s\u00eb kamion\u00ebve n\u00eb dogana dhe kan\u00eb folur sakt\u00ebsisht p\u00ebr 28 milion\u00eb or\u00eb pritje. Duke qen\u00eb se matematika nuk \u00ebsht\u00eb opinion, imagjinohet se kur dilet me nj\u00eb shif\u00ebr precize, kjo e fundit \u00ebsht\u00eb produkt i studimeve t\u00eb thelluara dhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta midis t\u00eb gjitha vendeve an\u00ebtare, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga kjo heqje dogane. Duke besuar fort se edhe Shqip\u00ebria ka pasur ekspert\u00ebt e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim, ajo q\u00eb del jasht\u00eb \u00e7do logjike normale t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetja: po kamion\u00ebt shqiptar\u00eb, \u00e7far\u00eb po eksportojn\u00eb dhe sa or\u00eb kan\u00eb pritur n\u00eb dogan\u00ebn serbe? N\u00eb 2019, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, i vetmi \u201cindeks ekonomik\u201d n\u00eb rritje n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb korrupsioni dhe po sipas raportit t\u00eb k\u00ebsaj banke p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor ka nj\u00eb zvog\u00eblim t\u00eb rritjes ekonomike n\u00eb t\u00eb gjitha vendet, ku thelbi q\u00ebndron te mungesa e eficienc\u00ebs n\u00eb shpenzimet publike dhe n\u00eb politikat fiskale t\u00eb aplikuara.<\/p>\n<p>Pra, e bazuar vet\u00ebm n\u00eb statistika t\u00eb marra nga institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare neutrale, t\u00eb cilat operojn\u00eb n\u00eb Ballkan, rezulton se interesi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tregtimin dhe l\u00ebvizjen ekonomike drejt Mini-Shengenit vlen pak, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb aspak. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, duke qen\u00eb se i vetmi vend me potencial eksportimi \u00ebsht\u00eb Serbia dhe p\u00ebrderisa nuk \u00ebsht\u00eb i balancuar interesi dhe zhvillimi reciprok i vendeve an\u00ebtare t\u00eb marr\u00ebveshjes, mund t\u00eb deduktohet fare mir\u00eb se ratio juridike e vendosjes s\u00eb nj\u00eb pakti nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb t\u00eb favorizohet ekspansioni vet\u00ebm i Serbis\u00eb, n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Dhe n\u00eb mos qoft\u00eb ky faktori, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse quhet Shengen i vog\u00ebl, mos ndofta ky p\u00ebrkufizim b\u00ebhet enkas p\u00ebr kund\u00ebrpesh\u00eb Shengenit t\u00eb madh, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjigand\u00ebt e ekonomis\u00eb europiane? Mos vall\u00eb k\u00ebta lider\u00eb duan t\u2019i japin nj\u00eb \u201cshuplak\u00eb\u201d Europ\u00ebs plak\u00eb se nuk i pranoi n\u00eb faz\u00ebn e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim? N\u00ebse \u00ebsht\u00eb kjo, mendoj se sjellja n\u00eb t\u00eb tilla raste quhet sindroma e Chihuahua-s, ku kjo rac\u00eb kone i \u201cnxjerr\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt\u201d pastorit tedesk,\u00a0thjesht sa p\u00ebr t\u00eb ngelur tek e nj\u00ebjta familje biologjike e canis lupus.<\/p>\n<p>Gishtat e k\u00ebputur t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dor\u00eb. P\u00ebrse Kosova nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb?<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb normale t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr traktati, qoft\u00eb edhe si metafor\u00eb, ato vende t\u00eb cilat nuk jan\u00eb pjes\u00eb e tij, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk i lidh as fakti gjeografik, pasi, po t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb arsyetimi, vendi ku \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar traktati i Shengenit \u00ebsht\u00eb qyteza me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn em\u00ebr e Luksemburgut, e cila gjeografikisht q\u00ebndronte n\u00eb mes t\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshit ku takoheshin disa nga vendet e para an\u00ebtare Franc\u00ebGjermani(Per\u00ebndimore)-Luksemburg. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb vijim t\u00eb logjik\u00ebs, Mini-Shengeni duhej t\u00eb merrte emrin e pik\u00ebs ku p\u00ebrputhej trek\u00ebnd\u00ebshi Shkup-Beograd-Tiran\u00eb dhe ku e mesmja e p\u00ebrpjesshme, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr Pitagor\u00ebn do t\u2019i takonte Prishtin\u00ebs (!). Meq\u00eb ra fjala, ku jan\u00eb vendet e tjera t\u00eb Ballkanit, si Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova? Jan\u00eb ftuar dhe nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, apo nuk jan\u00eb ftuar enkas? T\u00eb ftuar apo jo, ato \u201cde facto\u201d nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb evidente se pas Mini-Shengenit si nj\u00eb traktat ekonomik, \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr q\u00ebllimi gjeopolitik, nga ku del qartazi se p\u00ebrfitimi dhe reciprociteti ekonomik midis vendeve an\u00ebtare nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb as i bazuar dhe as i balancuar. At\u00ebher\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyeje Shqip\u00ebria merr pjes\u00eb? Ku q\u00ebndron p\u00ebrfitimi q\u00eb ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb ket\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb kolapsin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb eksporteve? Cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi i qytetarit shqiptar n\u00eb qarkullim, ku orientimi historik i shqiptarit t\u00eb lir\u00eb ka qen\u00eb drejt Per\u00ebndimit dhe jo drejt Lindjes dhe ku fal\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb asocim-stabilizimit ne l\u00ebvizim t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Shengenin e madh? N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, t\u00eb gjitha rrug\u00ebt e arsyetimit, pasi pranohet fakti i munguar i zhvillimit ekonomik dhe i interesit t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb shqiptar\u00ebve drejt lindjes, si dy shtyllat kryesore ku q\u00ebndron gjith\u00eb synimi i Mini-Shengenit, t\u00eb \u00e7ojn\u00eb vetiu se interesi \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebfillt\u00eb politik, p\u00ebr nj\u00eb dalje t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb detin shqiptar, duke anashkaluar Kosov\u00ebn. At\u00ebher\u00eb, pse u anashkalua Kosova? Shteti kosovar ishte i qart\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e tij doganore n\u00eb lidhje me Serbin\u00eb. I vuri taksat n\u00eb \u00e7do produkt dhe n\u00ebse kjo zgjedhje e lidershipit t\u00eb qeveris\u00eb kosovare ishte e drejt\u00eb apo e gabuar, i takon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autonome shtetit kosovar dhe askujt tjet\u00ebr p\u00ebr\u00a0ta gjykuar at\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i pavarur tashm\u00eb. Ardhur deri k\u00ebtu, rrethi arsyetues ngushtohet n\u00eb pyetjen e vetme se p\u00ebrse qeveria shqiptare e p\u00ebrkrahu k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, nga e cila ajo vet\u00eb sot p\u00ebr sot nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrfitim. P\u00ebrse nuk ngulmoi q\u00eb n\u00eb k\u00ebto negociata t\u00eb ishte si nj\u00eb faktor i padiskutuesh\u00ebm gjeografik, ekonomik e gjeopolitik edhe Kosova. K\u00ebtu nuk shtrohet \u00e7\u00ebshtja t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs dik\u00eb n\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb, k\u00ebtu \u00e7\u00ebshtja shtrohet t\u00eb arsyetosh n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi parimin e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb si politikan\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi, i cili, p\u00ebrjashtuar k\u00ebdo q\u00eb nuk do ta pranoj\u00eb, sot p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb faktor demografik n\u00eb t\u00eb gjitha vendet q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin Mini-Shengenin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mesazh nga Shqip\u00ebria<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb Prishtina pika m\u00eb kulmore e Mini-Shengenit t\u00eb vet\u00ebquajtur nga treshja Rama-Vu\u00e7i\u00e7-Zaev dhe duke u q\u00ebndruar besnik deklarimeve, ajo do t\u00eb kishte arsyet m\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb an\u00ebtare e marr\u00ebveshjes, p\u00ebr shkakun e vet\u00ebm dhe t\u00eb thjesht\u00eb se kalimi n\u00ebp\u00ebrmjet saj do t\u00eb shkurtonte 28 milion\u00eb or\u00ebt e pretenduara; s\u00eb dyti, n\u00ebse Prishtina qeveritare nuk pranon heqjen e doganave me Serbin\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr po i rajonit q\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebshim, pasi prishen ekuilibra politik\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb v\u00ebrshonin n\u00eb bllokime dhe aleanca q\u00eb nuk \u00e7ojn\u00eb n\u00eb bashkim. Marr\u00ebveshje do t\u00eb thot\u00eb bashk\u00ebpunim reciprok dhe jo anashkalim me p\u00ebrfitime t\u00eb nj\u00ebanshme, pasi kjo krijon premisat e pashmangshme t\u00eb nj\u00eb konflikti n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt. Tirana zyrtare nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet kurr\u00eb kurrizi mb\u00ebshtet\u00ebs i karshill\u00ebqeve, arroganc\u00ebs apo kredove politike t\u00eb asnj\u00eb shteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por minimalisht duhet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb negociata dhe pajtime. Edhe sikur marr\u00ebveshja t\u00eb ishte e past\u00ebr ekonomike dhe me q\u00ebllim zhvillimi reciprok, q\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb, shtrirja e duarve nga ju duhet t\u00eb nis\u00eb me nj\u00eb \u201cm\u00eb fal\u201d. Kombi shqiptar, gjithmon\u00eb paqedash\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur kurr\u00eb si ur\u00eb \u201cdivide et impera \u2013 p\u00ebr\u00e7a e sundo\u201d p\u00ebr asnj\u00eb shtet e jo m\u00eb p\u00ebr gjakun e v\u00ebllez\u00ebrve kosovar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb padrejt\u00ebsisht nga politika radikale e Serbis\u00eb, nga e cila ju nuk jeni ndar\u00eb as dje dhe as sot. K\u00ebshtu q\u00eb, mos u lodhni me marr\u00ebveshje q\u00eb n\u00ebnshkruhen nga nj\u00eb klik\u00eb, e cila nuk p\u00ebrfaq\u00ebson as kombin e as Shqip\u00ebrin\u00eb (!). K\u00ebshtu kurseni koh\u00ebn dhe shpresat, se paktet e synuara mbi kurriz t\u00eb Kosov\u00ebs e me dor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk jan\u00eb afatgjata, pasi liderishipi i nj\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb kalimtar dhe nuk mundet t\u00eb b\u00ebj\u00eb as historin\u00eb t\u00eb harrohet dhe as kombin t\u00eb g\u00eblltis\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi! \u00c7do gj\u00eb nis me nj\u00eb falje. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebrkoji falje Kosov\u00ebs zoti Vu\u00e7i\u00e7, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb njihe si shtet t\u00eb pavarur, pastaj eja uluni p\u00ebr marr\u00ebveshje, pse jo, edhe p\u00ebr paqen aq t\u00eb domosdoshme!<\/p>\n<p><em><strong>*Lektore e s\u00eb Drejt\u00ebs<\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GELANDA SHKURTAJ\u00a0 Lider\u00ebt Rama, Vu\u00e7i\u00e7 e Zaev kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb iden\u00eb q\u00eb midis vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb n\u00ebnshkruhet nj\u00eb marr\u00ebveshje, q\u00eb ata vet\u00eb e kan\u00eb titulluar \u201cShengen i vog\u00ebl\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt nd\u00ebrkomb\u00ebtar i mbetur n\u00eb ide e synime dhe q\u00eb deri tani nuk \u00ebsht\u00eb ratifikuar nga parlamentet respektive t\u00eb k\u00ebtyre shteteve, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":114001,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-120098","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120098","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120098"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120098\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114001"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}