{
    "id": 120425,
    "date": "2020-01-15T14:21:15",
    "date_gmt": "2020-01-15T13:21:15",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=120425"
    },
    "modified": "2020-01-15T14:21:15",
    "modified_gmt": "2020-01-15T13:21:15",
    "slug": "nishani-mazhoranca-ka-rikthyer-mentalitetin-e-monizmit",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/nishani-mazhoranca-ka-rikthyer-mentalitetin-e-monizmit\/",
    "title": {
        "rendered": "Nishani: Mazhoranca ka rikthyer mentalitetin e monizmit"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Kreu i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Bujar Nishani, akuzoi nga Shkodra kryeministrin Edi Rama se po krijon nj\u00eb shtet monist me modelin e dhun\u00ebs mbi institucione. \u00a0Ai gjykon se p\u00ebrplasjet e mazhoranc\u00ebs me Presidentin thelluan kriz\u00ebn politike.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasjet qeveri-presidenc\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb thellimin e kriz\u00ebs politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Bujar Nishani, e quan model t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhun\u00ebn mbi institucione, duke krijuar sipas tij shtetin monist. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ai e quan domosdoshm\u00ebri l\u00ebvizjen popullore, ku qytetar\u00ebt t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre<\/p>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<p><strong>Prononcimi Nishanit<\/strong><\/p>\n<p>Prej vitesh shqiptar\u00ebt e kan\u00eb par\u00eb q\u00eb mazhoranca aktuale s\u2019ka respekt p\u00ebr shtetin. Kemi mb\u00ebrritur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb s\u2019kemi pse t\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr raportet institucionale, por p\u00ebr modelin q\u00eb \u00ebsht\u00eb identifikuar prej 6 vitesh p\u00ebr dhun\u00ebn mbi institcuionet shtetin ligjor dhe t\u00eb drejtat.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrplasjet Presidenc\u00eb-mazhoranc\u00eb p\u00ebr Kushtetuesen?<\/strong><\/p>\n<p>Mazhoranca ka rikthyer mentalitetin e monizmit. Histori e gjat\u00eb p\u00ebrplasjet Presidenc\u00eb-mazhoranc\u00eb. P\u00ebrtej p\u00ebrplasjes s\u00eb institucioneve \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb shoq\u00ebria shqiptare t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje mbar\u00ebpopullore. Vendi po p\u00ebrjeton situat\u00eb dramatike dhe vet\u00ebm shqiptar\u00ebt e nxjerrin dot nga kjo.<\/p>\n<p>Opozita ka vet\u00ebm pushtet moral dhe shpirt\u00ebror. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm bashk\u00ebpunimi me qytetar\u00ebt, projektimi i t\u00eb ardhmes, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr institucione formale. Edhe kur opozita ishte n\u00eb parlament apo kishte disa bashki ishte e sulmuar eg\u00ebrsisht nga qeveria.<\/p>\n<p>Sot nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krijimin dhe ngritjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese apo Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar gjyq\u00ebsore. Pushteti real p\u00ebr t\u00eb kontrolluar nj\u00eb qeveri \u00ebsht\u00eb Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lart\u00eb. Rasti i vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb q\u00eb k\u00ebto gjykata asgj\u00ebsohen, dhe qeveria ska asnj\u00eb kontroll.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb futuar n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb aq t\u00eb thell\u00eb sa jan\u00eb eleminuar t\u00eb gjith\u00eb instrumentat p\u00ebr nj\u00eb dialog politik. Parlamenti nuk ekziston. U mbajt\u00ebn zgjedhjet monopartiake t\u00eb 30 qershorit. \u00c7do hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn \u00ebsht\u00eb dhunuar. Kemi pasur deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb jan\u00eb arrestuar, p\u00ebr shkak t\u00eb opozitarizmit dhe protest\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Dialog politik n\u00eb institucione?<\/strong><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb rikthejm\u00eb dialogun politik n\u00eb institucione por duhet rikthyer n\u00eb format e garancis\u00eb. K\u00ebrkohet q\u00eb l\u00ebvizja qytetare e vetmja zgjidhje q\u00eb t\u00eb frenoj\u00eb shkarjen e situat\u00ebs dramatike.<\/p>\n<p>Duhen vendosur disa ekuilibra midis t\u00eb cilave t\u00eb ngihen dhe mekanizmat p\u00ebr nj\u00eb dialog politik.<\/p>\n<p><strong>Ngritja e SPAK?<\/strong><\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar besimi dhe shpresa p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb normale. Nd\u00ebrtimi i institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb bazohej te fryma e shpres\u00ebs dhe besimit. Ne do ta ndihmojm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Opozita e ka mb\u00ebshtetur SPAK p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb model besimi tek qytetar\u00ebt. Por n\u00eb krye t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb njeri i cili ka qen\u00eb pjes\u00eb e mekanizmit raprezal dhe dhunues t\u00eb komunizmit si dhe kur njer\u00ebz brenda k\u00ebtyre instrumentave evidentohen publikisht n\u00eb tentativa p\u00ebr pazare politike me aktor\u00eb politik\u00eb, kjo e ka tronditur besimin se k\u00ebto instrumenta do e rikthejn\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb. Mazhoranca nuk ka punuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe kjo e trondit shum\u00eb besimin e opinionit publik tek k\u00ebto instrumenta.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Kreu i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Bujar Nishani, akuzoi nga Shkodra kryeministrin Edi Rama se po krijon nj\u00eb shtet monist me modelin e dhun\u00ebs mbi institucione. \u00a0Ai gjykon se p\u00ebrplasjet e mazhoranc\u00ebs me Presidentin thelluan kriz\u00ebn politike. P\u00ebrplasjet qeveri-presidenc\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb thellimin e kriz\u00ebs politike n\u00eb vend. Bujar Nishani, e quan model t\u00eb [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2013,
    "featured_media": 64323,
    "comment_status": "open",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-120425",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120425",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120425"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120425\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64323"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120425"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120425"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120425"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}