{"id":120869,"date":"2020-01-26T12:24:03","date_gmt":"2020-01-26T11:24:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=120869"},"modified":"2020-01-26T12:24:03","modified_gmt":"2020-01-26T11:24:03","slug":"profesori-amerikan-debimi-i-qytetareve-turq-nga-shqiperia-shkelje-e-te-drejtave-te-njeriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/profesori-amerikan-debimi-i-qytetareve-turq-nga-shqiperia-shkelje-e-te-drejtave-te-njeriut\/","title":{"rendered":"Profesori amerikan: D\u00ebbimi i qytetar\u00ebve turq nga Shqip\u00ebria, shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb profesor i Universitetit t\u00eb Nju Jorkut thot\u00eb se d\u00ebbimi i qytetar\u00ebve turq nga Shqip\u00ebria bie ndesh me parimet e Bashkimit Evropian p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Alon Ben-Meir, nj\u00eb studiues n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Globale t\u00eb k\u00ebtij Universitetit tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se udh\u00ebheq\u00ebsit e vendeve t\u00eb Ballkanit duhet t\u00eb vendosin se n\u00eb \u00e7\u2019kamp e shohin veten pas 10-15 vjet\u00ebsh, por nga ana tjet\u00ebr pranoi se \u00ebsht\u00eb gabim nga ana e BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mos u hap\u00eb dyert k\u00ebtyre vendeve. N\u00eb intervist\u00ebn me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Prof. Ben-Meir tha gjithashtu se Serbia duhet t\u00eb pranoj\u00eb faktin q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur dhe Kosova t\u00eb heq\u00eb tarifat.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/embed\/player\/0\/5260225.html?type=video\" width=\"640\" height=\"360\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Le t\u00eb fillojm\u00eb me nj\u00eb pyetje nga Shqip\u00ebria dhe konkretisht me d\u00ebbimin e shtetasit turk Harun \u00c7elik. Duket se vet\u00eb ligjet e Shqip\u00ebris\u00eb nuk u respektuan, kur iu mohua azili dhe ankimimi. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alon Ben-Meir:<\/strong>\u00a0Mendoj se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb kjo po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb parim, t\u00eb d\u00ebbosh dik\u00eb q\u00eb po k\u00ebrkon azil, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. K\u00ebta njer\u00ebz po ikin nga Turqia, sepse po p\u00ebrballen me nj\u00eb persekutim t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb vendin e tyre, k\u00ebshtuq\u00eb po p\u00ebrpiqen p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re diku tjet\u00ebr dhe kur ekstradohen kjo shkakton stres t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, dhimbje, agoni tek familjet, t\u00eb tjer\u00eb dhe t\u00eb mos p\u00ebrmendim faktin q\u00eb Shqip\u00ebria do q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Bashkimit Evropian dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi nj\u00eb vend q\u00eb po shkel nj\u00eb nga parimet m\u00eb baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb respektuar t\u00eb drejtat e njeriut dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb q\u00eb ndodh nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Si i shpjegoni k\u00ebto veprime?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alon Ben-Meir:<\/strong>\u00a0Mendoj se Erdogani \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr n\u00eb ushtrimin e presionit ndaj k\u00ebtyre vendeve shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje n\u00eb disa fusha, k\u00ebshtuq\u00eb ai po ushtron presion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ndaj tyre, duke th\u00ebn\u00eb \u2018n\u00ebse i dor\u00ebzoni k\u00ebta njer\u00ebz, do merrni k\u00ebt\u00eb ose at\u00eb nga ana jon\u00eb si k\u00ebmbim\u2019. Dhe mendoj se ky \u00ebsht\u00eb problem. Dhe ata (udh\u00ebheq\u00ebsit e k\u00ebtyre vendeve) duhet t\u00eb mendojn\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb strategjia e tyre, ku duan ta shohin veten 10-15, madje dhe pes\u00eb vjet m\u00eb pas. Duhet t\u00eb marrin vendimin n\u00ebse do t\u00eb bashkohen me kampin turk apo t\u00eb BE-s\u00eb, dhe duhet ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje parimisht. N\u00ebse duan t\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, duhet t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto parime t\u00eb BE-s\u00eb, dhe t\u00eb drejtat e njeriut jan\u00eb parim themelor p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Meq\u00eb po flasim p\u00ebr Bashkimin Evropian, si do t\u2019i p\u00ebrgjigjeshit argumentit se BE-ja vet\u00eb nuk po tregon vullnetin p\u00ebr t\u2019u hapur dyert vendeve si Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut, dhe k\u00ebta udh\u00ebheq\u00ebs mund t\u00eb thon\u00eb q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr partneritete strategjike q\u00eb BE-ja nuk po i ofron?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alon Ben-Meir:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb kesh d\u00ebshir\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh an\u00ebtar i Bashkimit Evropian dhe tjet\u00ebr gj\u00eb t\u00eb shkel\u00ebsh t\u00eb drejtat e njeriut. Por p\u00ebrsa i takon k\u00ebtij vendimi, BE-ja po gabon. Procesi i integrimit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i gjat\u00eb, po flasim p\u00ebr mbi 30 kapituj p\u00ebr t\u2019u negociuar. Do t\u00eb duhen vite t\u00eb arrihet n\u00eb at\u00eb pik\u00eb. Pa dyshim q\u00eb BE-ja ka probleme t\u00eb brendshme, si p\u00ebr shembull Brexit. Procesi i vendimmarrjes s\u00eb BE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i ngadalt\u00eb dhe i papranuesh\u00ebm. (Presidenti francez Emmanuel) Macron p\u00ebr shembull, po thot\u00eb: \u2018le t\u00eb rregullojm\u00eb pun\u00ebt tona m\u00eb par\u00eb\u2019. Dhe p\u00ebrgjigjia ime \u00ebsht\u00eb \u2018n\u00eb rregull, k\u00ebto reforma brenda institucioneve jan\u00eb t\u00eb nevojshme, por nd\u00ebrkoh\u00eb mund t\u00eb filloj\u00eb procesi p\u00ebr k\u00ebto vende q\u00eb duan aq shum\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen\u2019. Ky proces do t\u00eb doj\u00eb vite t\u00eb t\u00ebra p\u00ebrpara se ata t\u00eb integrohen n\u00eb BE. Dhe ky \u00ebsht\u00eb gabimi, q\u00eb nuk e fillojn\u00eb procesin q\u00eb do t\u2019u jepte shpres\u00ebn q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen vendeve si Shqip\u00ebria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i posa\u00e7\u00ebm i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr bisedimet Kosov\u00eb-Serbi, Rick Grenell b\u00ebri thirrje p\u00ebr heqjen e tarifave nga Kosova dhe nga ana tjet\u00ebr q\u00eb Serbia t\u00eb ndal\u00eb fushat\u00ebn e t\u00ebrheqjes s\u00eb njohjeve. Sa realiste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb dhe si e shihni situat\u00ebn q\u00eb e b\u00ebn rifillimin e bisedimeve t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alon Ben-Meir:<\/strong>\u00a0Serbia duhet t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb thjesht\u00eb, baz\u00eb: Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i jet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i pavarur. E kan\u00eb njohur afro 100 vende. Rreth 15 vende e kan\u00eb t\u00ebrhequr njohjen, p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb Serbis\u00eb. Serbia duhet t\u2019i jap\u00eb fund k\u00ebsaj fushate. Nga ana tjet\u00ebr Kosova duhet t\u00eb heq\u00eb tarif\u00ebn 100 p\u00ebr qind ndaj importeve t\u00eb Serbis\u00eb. Rifilimi i fluturimeve, q\u00eb u realizua me mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fillim i mbar\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb Kosova. T\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u2019i nd\u00ebrmarrin k\u00ebto hapa, duke e njohur realitetin. Jan\u00eb fqinj\u00eb, duhet t\u00eb marrin e japin me nj\u00ebri-tjetrin. Duhet ta pranojn\u00eb se disa realitete n\u00eb terren q\u00eb ata nuk mund t\u2019i ndryshojn\u00eb. Dhe kur t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht Serbia, mendoj se do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrparim.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Kosova po p\u00ebrjeton edhe nj\u00eb ngecje politike, pasi nuk ka ende nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr qeverin\u00eb. Si e shihni gjendjen?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alon Ben-Meir:<\/strong>\u00a0Mendoj se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e keqe. Populli votoi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb donte, q\u00eb k\u00ebrkonte: nj\u00eb qeveri t\u00eb past\u00ebr, q\u00eb do t\u2019i b\u00ebnte gj\u00ebrat ndryshe. Dhe kan\u00eb kaluar tre-kat\u00ebr muaj dhe nuk ka ende qeveri. \u00cbsht\u00eb thjesht e papranueshme. Duhet t\u00eb vendosin se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Dhe diskutimet mes dy pal\u00ebve nuk jan\u00eb as p\u00ebr politika, jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje personaliteti dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq. Duhet t\u2019i l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb mosmarr\u00ebveshjet personale. Mendoj se populli i Kosov\u00ebs do q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb q\u00eb t\u2019i jepet fund k\u00ebtij bllokimi, sepse duan t\u00eb vazhdojn\u00eb jet\u00ebn e tyre, duan nj\u00eb qeveri funksionale, nj\u00eb qeveri t\u00eb past\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb e drejta e qytetar\u00ebve q\u00eb ta k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe n\u00ebse nuk e arrijn\u00eb k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb shpallin zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Si e shihni rolin e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb rajon? Me em\u00ebrimin e ambassadorit Grenell, duket se angazhimi amerikan \u00ebsht\u00eb rritur\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alon Ben-Meir:<\/strong>\u00a0Mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb vazhdojn\u00eb angazhimin e tyre. Nuk dua t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsoj at\u00eb q\u00eb po b\u00ebn BE-ja, madje duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Shtetet e Bashkuara, por p\u00ebrpjekjet amerikane jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ata e shohin Amerik\u00ebn si fuqin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb af\u00ebrsi me t\u00eb, edhe sesa me Evrop\u00ebn. Amerika duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb k\u00ebt\u00eb rol p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara interesat e saj, si edhe marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Balkanit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nga perspektiva e siguris\u00eb.\/VOA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb profesor i Universitetit t\u00eb Nju Jorkut thot\u00eb se d\u00ebbimi i qytetar\u00ebve turq nga Shqip\u00ebria bie ndesh me parimet e Bashkimit Evropian p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Alon Ben-Meir, nj\u00eb studiues n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Globale t\u00eb k\u00ebtij Universitetit tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se udh\u00ebheq\u00ebsit e vendeve t\u00eb Ballkanit duhet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":120870,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-120869","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120869","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120869"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120869\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/120870"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120869"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120869"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120869"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}