{"id":120986,"date":"2020-01-29T11:37:41","date_gmt":"2020-01-29T10:37:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=120986"},"modified":"2020-01-29T11:37:41","modified_gmt":"2020-01-29T10:37:41","slug":"venecia-pranon-kerkesen-e-metes-shqyrtimi-ne-mars-bashke-me-pyetjet-e-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/venecia-pranon-kerkesen-e-metes-shqyrtimi-ne-mars-bashke-me-pyetjet-e-kuvendit\/","title":{"rendered":"\u201cVenecia\u201d pranon k\u00ebrkes\u00ebn e Met\u00ebs: Shqyrtimi n\u00eb mars, bashk\u00eb me pyetjet e Kuvendit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Venecias, ka konfirmuar zyrtarisht se ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Ilir Meta p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb opinioni p\u00ebr veprimtarin\u00eb antikushtetuese t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kryetarit t\u00eb KED-s\u00eb, Ardian Dvorani n\u00eb procesin e em\u00ebrimit t\u00eb dy an\u00ebtareve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. M\u00ebsohet se, k\u00ebrkesa e Presidentit Meta, do t\u00eb shqyrtohet bashkarisht me k\u00ebrkes\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Kuvendit, Gramoz Ru\u00e7i, n\u00eb muajin Mars. M\u00eb posht\u00eb zbardhet lista e pyetjeve t\u00eb Presidentit Meta, drejtuar Komisionit t\u00eb Venecias, dh\u00ebnia e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb s\u00eb cilave do t\u00eb faktonte antikushtetushm\u00ebrin\u00eb e gjith\u00eb veprimeve t\u00eb kryera nga Kuvendi.<\/p>\n<p><em><strong>PYETJET P\u00cbR T\u00cb CILAT PRESIDENTI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb K\u00cbRKON OPINION NGA KOMISIONI I VENECIAS<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>I. MBI ZGJERIMIN E OBJEKTIT T\u00cb KOMISIONIT HETIMOR NGA KUVENDI MONO-PARTIAK<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Opinionin No. 959 \/ 2019 CDL-AD (2019) 019, Komisioni i Venecias v\u00ebrente se: \u201c78. N\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb k\u00ebtij opinioni, Komisioni i posa\u00e7\u00ebm hetimor ishte ngritur, por nuk kishte hartuar ende raportin e tij, duke shprehur d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb Opinonin e Komisionit t\u00eb Venecias.\u201d<\/p>\n<p>1. A i mori n\u00eb konsiderat\u00eb Opinionin dhe k\u00ebshillat e Komisionit t\u00eb Venecias, Komisioni Hetimor Parlamentar shqiptar?<\/p>\n<p>2. Lidhur me zgjerimin e objektit hetimor dhe zvarritjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb Komisionit Hetimor Parlamentar p\u00ebr shkelje t\u00eb pretenduar t\u00eb ligjit (dhe jo Kushtetut\u00ebs), vler\u00ebsoni se:<br \/>\n\u2013 A i sh\u00ebrben uljes apo rritjes s\u00eb tensioneve?<br \/>\n\u2013 A i sh\u00ebrben apo e asgj\u00ebson m\u00eb tej mekanizmin e kontrollit dhe balanc\u00ebs midis pushteteve, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur Parlamenti dhe t\u00eb gjitha Bashkit\u00eb dominohen nga nj\u00eb parti e vetme?<\/p>\n<p>3. A p\u00ebrb\u00ebn tejkalim kushtetues t\u00eb kompetenc\u00ebs hetimore t\u00eb Kuvendit, zgjerimi i objektit t\u00eb hetimit dhe zvarritja e veprimtaris\u00eb s\u00eb Komisionit Hetimor Parlamentar ?<\/p>\n<p>4. N\u00eb Opinionin No. 959 \/ 2019 CDL-AD(2019)019, Komisioni i Venecias v\u00ebren se: \u201c80. Nd\u00ebrsa p\u00ebrb\u00ebrja e gjykat\u00ebs kushtetuese ngjall gjithmon\u00eb interes p\u00ebr aktor\u00ebt politik\u00eb, referimi i nj\u00eb rasti t\u00eb till\u00eb (shkarkimi i Presidentit) n\u00eb koh\u00ebn kur p\u00ebrzgjidhen gjyqtar\u00ebt (e Gjykat\u00ebs Kushtetuese) nuk \u00ebsht\u00eb sfondi ideal p\u00ebr garantimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre.\u201d<\/p>\n<p>4.1 N\u00eb rastet kur qeveria dhe parlamenti jan\u00eb nj\u00eb, dhe kur Presidenti \u00ebsht\u00eb i vetmi aktor institucional jasht\u00eb tutorialit t\u00eb qeveris\u00eb: A p\u00ebrb\u00ebn zgjerimi i objektit hetimor p\u00ebr shkelje t\u00eb pretenduar t\u00eb ligjit (dhe jo t\u00eb Kushtetut\u00ebs) rritje t\u00eb rrezikut eminent p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar politikisht an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb vet\u00ebm nga nj\u00eb parti, pra vet\u00ebm nga nj\u00eb aktor politik?<\/p>\n<p>4.2 A p\u00ebrb\u00ebn kjo sjellje e Kuvendit tejkalim t\u00eb kompetencave kushtetuese parlamentare q\u00eb lidhen me em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/p>\n<p>4.3 A e vendos zgjerimi i paligjsh\u00ebm i objektit t\u00eb Komisionit Hetimor Parlamentar Presidentin n\u00ebn presion politik, q\u00eb t\u00eb em\u00ebroj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese kandidat\u00ebt e preferuar nga partia n\u00eb pushtet?<\/p>\n<p>4.4 A rrezikon t\u00eb cenoj\u00eb legjitimitetin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/p>\n<p>4.5 P\u00ebrdorimi i komisionit hetimor, apo veprimeve t\u00eb tjera t\u00eb Kuvendit monopartiak , a rrezikon t\u00eb krijoj\u00eb precedent p\u00ebr ushtrimin e trysnis\u00eb s\u00eb pap\u00ebrshtatshme politike nga mazhoranca qeveris\u00ebse edhe ndaj Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e 3 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese prej saj?<\/p>\n<p><strong>II. GJYKATA KUSHTETUESE<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese q\u00ebndron n\u00eb krye t\u00eb piramid\u00ebs s\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb opinionin e nd\u00ebrmjet\u00ebm, No. 824 \/ 2015 CDL-AD (2015)045, paragraf\u00ebt 23 dhe 24, dhe Opinionin final No. 824\/2015 CDL-AD(2016)009, paragraf\u00ebt 36, 37, 39, mbi amendamentet kushtetuese p\u00ebr gjyq\u00ebsorin, Komisioni i Venecias paralajm\u00ebroi mbi rreziqet n\u00eb kushtet kur:<br \/>\n1. Gjykata Kushtetuese krijohet nga e para;<br \/>\n2. Mazhoranca ka shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar;<br \/>\n3. Presidenti dhe Parlamenti i p\u00ebrkasin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs forc\u00eb politike.<br \/>\nKomisioni i Venecias k\u00ebrkoi rregulla t\u00eb qarta p\u00ebr tranzicionin gradual t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrcaktimin eksplicit t\u00eb institucioneve t\u00eb em\u00ebrtes\u00ebs dhe modus operandi (radh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton Kushtetuta), n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo gjykat\u00eb t\u00eb mos kapet politikisht nga partia n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>1. N\u00eb rastet kur parlamenti zot\u00ebrohet de facto t\u00ebr\u00ebsisht nga nj\u00eb forc\u00eb politike, pra zot\u00ebron edhe shumic\u00ebn e cil\u00ebsuar prej 2\/3 t\u00eb votave t\u00eb Kuvendit, em\u00ebrimi i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese vet\u00ebm nga nj\u00eb parti: A p\u00ebrb\u00ebn rrezik t\u00eb em\u00ebrimit politik t\u00eb k\u00ebsaj gjykate?<\/p>\n<p>2. A \u00ebsht\u00eb zgjedhja e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese vet\u00ebm nga nj\u00eb aktor politik n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrvoj\u00ebn kushtetuese europiane dhe rekomandimet e shprehura nga Komisioni i Venecias n\u00eb opinionin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Malin e Zi?<\/p>\n<p>3. Krijimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese vet\u00ebm nga nj\u00eb forc\u00eb politike, pra vet\u00ebm nga nj\u00eb aktor politik, a p\u00ebrb\u00ebn cenim t\u00eb nenit 6 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb, si nj\u00eb gjykat\u00eb e formuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin?<\/p>\n<p>4. Mosrespektimi i modus operandi (radh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton Kushtetuta) n\u00eb em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb parashikimeve kushtetuese dhe ligjore dhe kur Gjykata Kushtetuese krijohet nga e para, a \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrvoj\u00ebn kushtetuese europiane dhe a rrezikon t\u00eb krijoj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen?<\/p>\n<p>5. A legjitimohet Kuvendi t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb procedur\u00ebn e em\u00ebrimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb i p\u00ebrkasin organeve t\u00eb tjera t\u00eb em\u00ebrtes\u00ebs, pra Presidentit apo Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb?<\/p>\n<p>6. A mundet Kuvendi t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb krijohet midis K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED) dhe organeve t\u00eb tjera t\u00eb em\u00ebrtes\u00ebs \u2013 Presidentit apo Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, n\u00eb kushtet kur kompetenca kushtetuese e Kuvendit \u00ebsht\u00eb e kufizuar n\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb vet\u00ebm 3 prej 9 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/p>\n<p><strong>III. MBI VEPRIMTARIN\u00cb E PRESIDENTIT T\u00cb REPUBLIK\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>1. N\u00eb rastin kur Gjykata Kushtetuese krijohet nga e para, kur shumica parlamentare dhe Presidenti nuk i p\u00ebrkasin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs forc\u00eb politike, dhe kur parlamenti mono- partiak k\u00ebrkon t\u2019i rr\u00ebmbej\u00eb Presidentit kompetenc\u00ebn kushtetuese p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, a p\u00ebrb\u00ebn rrezik q\u00eb mazhoranca politike t\u00eb em\u00ebroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1\/3 e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/p>\n<p>2. Mosrespektimi i modus operandi (radh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton Kushtetuta): a \u00ebsht\u00eb shkelje e g\u00ebrm\u00ebs s\u00eb Kushtetut\u00ebs, frym\u00ebs s\u00eb saj, si dhe standardit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb balancuar t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/p>\n<p>3. Midis detyrimit kushtetues p\u00ebr respektimin e modus operandi (radh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton Kushtetuta), dhe parashikimit ligjor p\u00ebr respektimin e afatit 30 ditor, cili detyrim mbizot\u00ebron sipas parimit t\u00eb hierarkis\u00eb s\u00eb normave sipas Kushtetut\u00ebs n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>4. A p\u00ebrb\u00ebn mosrespektimi i modus operandi (radh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton Kushtetuta) nd\u00ebrhyrje n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb organit tjet\u00ebr t\u00eb em\u00ebrtes\u00ebs?<\/p>\n<p>5. Sipas praktik\u00ebs kushtetuese europiane, a \u00ebsht\u00eb e pranueshme q\u00eb p\u00ebrmes keqinterpretimit t\u00eb mekanizmit zhbllokues, Presidentit t\u2019i rr\u00ebmbehet kompetenca kushtetuese p\u00ebr em\u00ebrimin e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, edhe pse ai ka shprehur vullnetin n\u00eb vazhdim\u00ebsi e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dokumentuar se do ta ushtroj\u00eb k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb?<\/p>\n<p>6. A mundet t\u00eb vendos\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm deformimi i mekanizmit zhbllokues, duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb praktikisht n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm rr\u00ebmbimi t\u00eb kompetenc\u00ebs kushtetuese?<\/p>\n<p>7. Mosplot\u00ebsimi i numrit minimal t\u00eb 3 kandidat\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do vakanc\u00eb nga KED, a sjell \u201cnj\u00eb zgjedhje t\u00eb detyruar\u201d ose \u201ct\u00eb paracaktuar\u201d?<\/p>\n<p>8. A p\u00ebrb\u00ebn kjo situat\u00eb rrezik t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr asgjesimin e kompetenc\u00ebs substanciale t\u00eb zgjedhjes\/em\u00ebrimit?<\/p>\n<p><strong>IV. MBI VEPRIMTARIN\u00cb E KUVENDIT T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Pas shqyrtimit me v\u00ebmendjen e duhur t\u00eb Opinionit tuaj t\u00eb paraqitur me nr. CDL-AD (2016) 009, n\u00eb faqen 9 t\u00eb tij, citojm\u00eb: \u201cN\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn Kushtetuese Evropiane, zgjedhja nga parlamenti e gjyqtar\u00ebve kushtetues shpesh mb\u00ebshtetet nga k\u00ebrkesa p\u00ebr shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb sigurohet nj\u00eb zgjedhje e p\u00ebrbashk\u00ebt me mb\u00ebshtetjen pluraliste t\u00eb partive politike dhe jo vet\u00ebm nga shumica.\u201d Duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim:<\/p>\n<p>1. A bie ndesh zgjedhja e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga nj\u00eb parlament mono- partiak me frym\u00ebn e ndryshimeve Kushtetuese, rekomandimin (e m\u00ebsip\u00ebrm) e Komisionit t\u00eb Venecias, dhe garantimin n\u00eb kontekstin afatgjat\u00eb t\u00eb paan\u00ebsis\u00eb s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj gjykate?<br \/>\n2. Kur Qeveria, Kuvendi, t\u00eb gjitha Bashkit\u00eb, K\u00ebshillat Bashkiak\u00eb dhe thuajse t\u00eb gjitha institucionet e pavarura, jan\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb partie t\u00eb vetme: a i sh\u00ebrben kapja ose paralizimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese interesit politik t\u00eb k\u00ebsaj force p\u00ebr t\u00eb mos patur nj\u00eb mekaniz\u00ebm kontrolli t\u00eb pavarur, si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb Gjykata Kushtetuese?<\/p>\n<p>3. Po kur ky parlament mono- partiak tenton t\u00eb marr\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se 1\/3 e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese duke rr\u00ebmbyer em\u00ebrtes\u00ebn e Presidentit, a kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me tejkalim t\u00eb kompetencave dhe dominim t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs nga kandidat\u00eb q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb mb\u00ebshtetjen vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb force politike?<\/p>\n<p>4. Refuzimi i Kuvendit p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Presidentin e Republik\u00ebs , votimi n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 11 n\u00ebntor 2019 dhe miratimi i Rezolut\u00ebs dat\u00eb 15 dhjetor 2019, a d\u00ebshmojn\u00eb shkelje t\u00eb parimit t\u00eb luajalitetit kushtetues me q\u00ebllim kapjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/p>\n<p>5. Nisma ligjore e Kuvendit, dat\u00eb 6 dhjetor 2019 , p\u00ebr miratimin e nj\u00eb ligji q\u00eb ndryshon procedur\u00ebn e betimit tek Presidenti i Republik\u00ebs, dhe dh\u00ebnia e efektit prapaveprues me synim heqjen e mandatit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb em\u00ebruar nga Presidenti n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, a d\u00ebshmon se Kuvendi mono- partiak synon kapjen me \u00e7do kusht t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/p>\n<p>6. Veprimtaria e Kuvendit p\u00ebr ta vendosur veten n\u00eb nj\u00eb pozicion supremacie ndaj Presidentit (Komisioni Hetimor) dhe ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese (Rezoluta dt.15.11.2019) si dhe nisma ligjore dat\u00eb 6.12.2019, a p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb goditje t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>V. MBI EM\u00cbRIMET N\u00cb GJYKAT\u00cbN KUSHTETUESE T\u00cb REALIZUARA NGA KUVENDI I SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>1. N\u00eb kuptim t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs kushtetuese europiane, votimi i an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga nj\u00eb list\u00eb me vet\u00ebm 1 kandidat , a e legjitimon parimin e \u201czgjedhjes\u201d?<\/p>\n<p>2. Cila \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb hartuesit e Kushtetut\u00ebs dhe Komisioni i Venecias 2015- 2016 parashikuan domosdoshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb pakt\u00ebn 3 kandidat\u00ebve p\u00ebr \u00e7do vakanc\u00eb? \u00c7far\u00eb rreziku mendohej t\u00eb shmangej dhe a \u00ebsht\u00eb sot ky rrezik eminent? \u00c7far\u00eb rekomandoni n\u00eb raste t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>3. A ka ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, q\u00eb kompetenc\u00ebn e zgjedhjes e ka marr\u00eb de facto nj\u00eb organ q\u00eb nuk e ka k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb KED ?<\/p>\n<p>4. A p\u00ebrb\u00ebn shkelje kushtetuese p\u00ebrjashtimi nga lista dhe mosp\u00ebrfshirja e znj. Arta Vorpsi nga Kuvendi n\u00eb votimin e vakanc\u00ebs s\u00eb 2 dhe t\u00eb 4 (vakancat e Kuvendit), n\u00eb sean\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 11 n\u00ebntor 2019?<\/p>\n<p>5. Sa e pajtueshme \u00ebsht\u00eb me konceptin e \u201cgjykat\u00ebs s\u00eb caktuar me ligj\u201d t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga neni 6 i KEDNJ, zgjedhja nga Kuvendi e dy gjyqtareve n\u00eb kund\u00ebrshtim me procedur\u00ebn kushtetuese?<\/p>\n<p>6. T\u00eb gjitha shkeljet kushtetuese t\u00eb Kuvendit, ve\u00e7mas dhe\/ose s\u00eb bashku, q\u00eb jan\u00eb kryer p\u00ebr em\u00ebrimin e kandidat\u00ebve t\u00eb tij, a v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim garancit\u00eb e individ\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor?<\/p>\n<p><strong>VI. MBI VEPRIMTARIN\u00cb E K\u00cbSHILLIT T\u00cb EM\u00cbRIMEVE N\u00cb DREJT\u00cbSI (KED)<\/strong><\/p>\n<p>1. Q\u00ebndrimi n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrtej mandatit kushtetues i Gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Ardian Dvorani (16 vite nga 9 q\u00eb p\u00ebrcakton Kushtetuta), dhe p\u00ebr rrjedhim zgjedhja e tij si Kryetari i KED, a cenon parimet e pavar\u00ebsis\u00eb dhe paanshm\u00ebris\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb k\u00ebtyre funksioneve?<\/p>\n<p>2. Veprimtaria e nj\u00ebanshme e Kryetarit t\u00eb KED Ardian Dvorani n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe t\u00eb vendimeve t\u00eb KED:<br \/>\n\u2013 Shkelja kushtetuese e modus operandi (radh\u00ebs q\u00eb parashikon Kushtetuta, e miratuar dhe me vendimet e KED, dat\u00eb 21.9.2019), n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebrgimit t\u00eb listave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00eb organet e em\u00ebrtes\u00ebs dy e nga dy dhe t\u00eb diferencuara n\u00eb koh\u00eb;<br \/>\n\u2013 Botimi n\u00eb Fletoren Zyrtare t\u00eb list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet nr.115\/2016 dhe nr. 78\/2014, dhe me vendimin kolegjial t\u00eb KED;<br \/>\n\u2013 Komunikimi zyrtar jasht\u00eb objektit t\u00eb mandatit dhe pa vendimmarrje t\u00eb KED;<br \/>\n\u2013 Mospublikimi p\u00ebr 1 vit rresht i procesverbaleve t\u00eb mbledhjeve t\u00eb KED, n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit 115\/2016 (nenet 226,232) dhe t\u00eb vendimit nr. 1, dat\u00eb 08.02.2019 t\u00eb KED.<\/p>\n<p>K\u00ebto shkelje ilustrohen qart\u00eb n\u00eb dy spotet q\u00eb Istitucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs ka publikuar:<br \/>\nhttp:\/\/president.al\/spoti-pare-ne-mbrojtje-te-kushtetutes-dhe-integritetit-te-gjykates-kushtetuese\/;<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"2s64kqe2Xb\"><p><a href=\"http:\/\/president.al\/spoti-dyte-ne-mbrojtje-te-kushtetutes-dhe-integritetit-te-gjykates-kushtetuese\/\">Spoti i dyt\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe integritetit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe loading=\"lazy\" class=\"wp-embedded-content\" title=\"\u201cSpoti i dyt\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe integritetit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d \u2014 Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\" src=\"https:\/\/president.al\/spoti-dyte-ne-mbrojtje-te-kushtetutes-dhe-integritetit-te-gjykates-kushtetuese\/embed\/#?secret=2s64kqe2Xb\" width=\"600\" height=\"338\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\" sandbox=\"allow-scripts\" data-secret=\"2s64kqe2Xb\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p>A e c\u00ebnoi integritetin e procesit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidaturave p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese?<\/p>\n<p>Cila dispozit\u00eb kushtetuese parashikon q\u00eb nj\u00eb organ em\u00ebrtese mund t\u00eb em\u00ebroj\u00eb disa gjyqtar\u00eb kushtetues nj\u00ebkoh\u00ebsisht?<\/p>\n<p>3. T\u00eb gjitha faktet, mbi shkeljet procedurale t\u00eb konstituimit t\u00eb KED (bllokimi p\u00ebr 2 vjet i funksionimit t\u00eb KED; pasja e 7 an\u00ebtar\u00ebve dhe n\u00eb fund vet\u00ebm e 5 an\u00ebtar\u00ebve nga 9 q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb), a e cenojn\u00eb legjitimitetin dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e KED, me pasoj\u00eb cenimin e legjitimitetit edhe t\u00eb produktit t\u00eb tij, pra t\u00eb p\u00ebrpilimit listave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese?<\/p>\n<p>4. P\u00ebrjashtimi i Avokatit t\u00eb Popullit nga veprimtaria e KED n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs (neni 179, pika 11) dhe ligjit nr. 115\/2016 (neni 233), a e cenon transparenc\u00ebn e vendimmarrjes s\u00eb KED dhe a kufizon kompetencat kushtetuese dhe ligjore t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit?<\/p>\n<p>5. Sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb pluraliteti i kandidaturave n\u00eb procesin e p\u00ebrzgjedhjes, ve\u00e7an\u00ebrisht kur procedohet p\u00ebr disa vakanca nj\u00ebher\u00ebsh, dhe kur Gjykata Kushtetuese rip\u00ebrt\u00ebrihet nga e para?<\/p>\n<p>6. N\u00eb kushtet kur kandidat\u00ebt p\u00ebr gjyqtar kushtetues, q\u00eb vijn\u00eb nga radh\u00ebt jasht\u00eb gjyq\u00ebsorit, verifikohen nga KED me ndihm\u00ebn e Agjencive n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb qeveris\u00eb (Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, Sh\u00ebrbimi p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme, Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave): a ekziston rreziku i favorizimit politik t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb preferuar nga Qeveria?<\/p>\n<p>7. Renditja n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs t\u00eb kandidat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb testin e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nr. 84\/2016, (nenit 42, pika 2, neni 44, g\u00ebrma c) si dhe ligjit nr. 96\/2016 (neni 165, pika 2,3,4,8): A cenon besueshm\u00ebrin\u00eb dhe integritetin e procesit t\u00eb renditjes s\u00eb kandidat\u00ebve nga KED? P\u00ebr pasoj\u00eb a cenon besueshm\u00ebrin\u00eb, nivelin e profesionalizmit dhe integritetit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ve\u00e7an\u00ebrisht kur kjo e fundit krijohet nga e para?<\/p>\n<p>8. N\u00eb kushtet kur n\u00eb sistemin e brendsh\u00ebm gjyq\u00ebsor shqiptar, aktualisht jan\u00eb n\u00eb shqyrtim:<br \/>\ni. nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale q\u00eb po hetohet nga SPAK mbi veprimet e paligjshme t\u00eb Kryetarit t\u00eb KED Ardian Dvorani; dhe<br \/>\nii. nj\u00eb padi administrative e Avokatit t\u00eb Popullit, q\u00eb ka kund\u00ebshtuar aktet n\u00ebnligjore t\u00eb miratuara nga KED;<\/p>\n<p>Cili do t\u00eb ishte efekti i Opinionit t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, p\u00ebrkundrejt hetimit dhe gjykimit t\u00eb k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve?<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij informacioni t\u00eb plot\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtjen, si dhe pyetjeve t\u00eb parashtruara m\u00eb sip\u00ebr, lutemi gjeni bashk\u00eblidhur dokumentacionin shoq\u00ebrues dhe list\u00ebn e provave t\u00eb renditura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kronologjike.<\/p>\n<p><strong>Duke ju siguruar p\u00ebr konsiderat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb,<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sinqerisht,<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ilir Meta<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Venecias, ka konfirmuar zyrtarisht se ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Ilir Meta p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb opinioni p\u00ebr veprimtarin\u00eb antikushtetuese t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kryetarit t\u00eb KED-s\u00eb, Ardian Dvorani n\u00eb procesin e em\u00ebrimit t\u00eb dy an\u00ebtareve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. M\u00ebsohet se, k\u00ebrkesa e Presidentit Meta, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":54267,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-120986","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120986","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120986"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120986\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54267"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120986"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120986"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120986"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}