{"id":121348,"date":"2020-02-05T15:41:38","date_gmt":"2020-02-05T14:41:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=121348"},"modified":"2020-02-05T15:41:38","modified_gmt":"2020-02-05T14:41:38","slug":"lleshaj-ndan-detyrat-ne-mbledhjen-me-prefektet-e-kryebashkiaket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/lleshaj-ndan-detyrat-ne-mbledhjen-me-prefektet-e-kryebashkiaket\/","title":{"rendered":"Lleshaj ndan detyrat n\u00eb mbledhjen me prefekt\u00ebt e kryebashkiak\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb takim me kryetar\u00ebt e bashkive dhe prefekt\u00ebt n\u00eb qarqe, ministri i brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj, ka dh\u00ebn\u00eb porosit\u00eb konkrete sa i takon detyrave q\u00eb duhet t\u00eb kryej\u00eb secili prej tyre, nisur edhe nga ligji p\u00ebr menaxhimin e emergjencave. Lleshaj vuri theksin kryesisht n\u00eb sistemin e adresave, duke qen\u00eb se shume prej sh\u00ebrbimeve po merren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elekronike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb asnj\u00eb qytetar t\u00eb mos penalizohet p\u00ebr shkak t\u00eb adres\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2018Lidhur me menaxhimin e emergjencave, jemi d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb prekur shpesh. Vjet pat\u00ebm fatin e keq t\u00eb dy goditjeve, rind\u00ebrtimi i vendit \u00ebsht\u00eb shpallur prioriteti num\u00ebr nj\u00eb. Q\u00ebllimi i emergjencave sot ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nxjerrjen e m\u00ebsive. Do t\u00eb ishte e pafalshme n\u00ebse nuk do nxirrnim m\u00ebsime nga ngjarjet q\u00eb na kan\u00eb ndodhur.<\/p>\n<p>Ligji q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb 2019, v\u00eb detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e vendit, t\u00eb hartojn\u00eb listat me dokumentin e riskut nga fatkeq\u00ebsit\u00eb. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb marr v\u00ebmendjen e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Nevoja p\u00ebr t\u2019u konsoliduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u00ebsht\u00eb e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Brenda dy viteve, Bashkit\u00eb duhet t\u00eb krijojn\u00eb baz\u00ebn p\u00ebr humbjet nga fatkeq\u00ebsist\u00eb, q\u00eb mos jemi n\u00eb situata t\u00eb krijimit nga e para t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave kur kemi hall. Planifikimi i buxhetit p\u00ebr emergjencat civile, ligji i detyron q\u00eb t\u00eb caktojn\u00eb 4% t\u00eb buxhetit p\u00ebr emergjencat. \u00a0Po ashtu detyra ka edhe p\u00ebr prefektin e qarkut, ashtu si p\u00ebr bashkin\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vler\u00ebsimin e riskut n\u00eb nivel qarku si edhe baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>C\u00ebshtja e dyt\u00eb, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me adresarin. Kemi nj\u00eb baz\u00eb ligjore q\u00eb parashikon detyrime t\u00eb qarta p\u00ebr cdo bashki. Nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs\u00a0 p\u00ebr em\u00ebrtimin e rrug\u00ebve, parqeve, num\u00ebrtimin e banesave. Ky sistem \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr cdo objekt.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk i p\u00ebrmbushin detyrimet, nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore ato p\u00ebrmbushen nga prefekti i qarkut. Ne jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb p\u00ebr disa bashki kjo k\u00ebrkes\u00eb e ligjit nuk ka gjetur zbatim, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kjo kompetenc\u00eb u ka kaluar prefekt\u00ebve, q\u00eb duhet t\u00eb marrin masa urgjente p\u00ebr ta zbatuar k\u00ebt\u00eb detyrim. Prefekt\u00ebt duhet t\u00eb mbyllin at\u00eb pun\u00eb q\u00eb bashkit\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.\u00a0 Duhet t\u00eb njoh\u00eb zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb, p\u00ebr arsye se nga integrimi i gjendjes civile me banesat, dhe futja e sh\u00ebrbimeve on line do krijohen probleme p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb adres\u00ebn e sakt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i paraprir\u00eb cdo problemi \u00ebsht\u00eb urgjente t\u00eb mbyllet sakt\u00ebsimi i adresave. Nuk mund t\u00eb tolerojm\u00eb bashki q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb detyrim elementar e ligjor. K\u00ebt\u00eb pun\u00eb do e b\u00ebjn\u00eb prefekt\u00ebt, por jeni t\u00eb ftuar q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoni.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb p\u00ebrdoren edhe numra, pa vendosur emra q\u00eb n\u00eb disa bashki kan\u00eb arritur n\u00eb nivel butaforik. Q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb qytetar\u00ebt nga penalizimi q\u00eb mund t\u00eb vi nga sistemi i adres\u00ebs. Ka shum\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsimet. S\u00eb shpejti do t\u00eb vihet nj\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebr prefekt\u00ebt me metodologjin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e procesit. Kujt i ka mbetur ndonj\u00eb em\u00ebr personaliteti q\u00eb do ta nderoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb momenti i duhur, ashtu si edhe p\u00ebr ndonj\u00eb \u2018vetting\u2019 t\u00eb listave, sepse nuk mundet q\u00eb emri i nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale t\u00eb na shoq\u00ebroj\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs son\u00eb. Ju ftoj t\u00eb bashk\u00ebpunoni n\u00eb funksion t\u00eb qytetar\u00ebve .<\/p>\n<p>Nj\u00eb c\u00ebshtje tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb siguria rrugore, e kemi shpallur 2020 si vitin e siguris\u00eb rrugore. kemi t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta konsideruar prioritet, humbin jet\u00ebn njer\u00ebz, plagosen qindra t\u00eb tjer\u00eb, nj\u00eb fatur\u00eb e jasht\u00ebzakonshme financiare. Aksidentet ndodhin kryesisht n\u00eb rrug\u00ebt brenda qytetit, apo n\u00eb rrug\u00ebt dyt\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb na vij\u00eb turp, p\u00ebrjashto Tiran\u00ebn semafori \u00ebsht\u00eb i panjohur n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb. Ka ardhur koha q\u00eb bashkit\u00eb t\u2019i japin nj\u00eb imazh t\u00eb ri qyteteve.\u2019 u shpreh Lleshaj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb takim me kryetar\u00ebt e bashkive dhe prefekt\u00ebt n\u00eb qarqe, ministri i brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj, ka dh\u00ebn\u00eb porosit\u00eb konkrete sa i takon detyrave q\u00eb duhet t\u00eb kryej\u00eb secili prej tyre, nisur edhe nga ligji p\u00ebr menaxhimin e emergjencave. Lleshaj vuri theksin kryesisht n\u00eb sistemin e adresave, duke qen\u00eb se shume prej sh\u00ebrbimeve po merren [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":61231,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-121348","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121348","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121348"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121348\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61231"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121348"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121348"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121348"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}