{"id":121459,"date":"2020-02-07T11:44:42","date_gmt":"2020-02-07T10:44:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=121459"},"modified":"2020-02-07T11:44:42","modified_gmt":"2020-02-07T10:44:42","slug":"reciprocitet-ne-kembim-te-takses-haxhinasto-shitje-shume-e-lire-nese-kosova-nuk-respektohet-si-e-pavarur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/reciprocitet-ne-kembim-te-takses-haxhinasto-shitje-shume-e-lire-nese-kosova-nuk-respektohet-si-e-pavarur\/","title":{"rendered":"Reciprocitet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb taks\u00ebs, Haxhinasto: Shitje shum\u00eb e lir\u00eb n\u00ebse Kosova nuk respektohet si e pavarur"},"content":{"rendered":"<p>Ish- ministri i jasht\u00ebm, Edmond Haxhinasto ka uruar qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs duke komentuar edhe iden\u00eb e tij p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e taks\u00ebs ndaj mallrave serbe me reciprocitet.Haxhinasto thot\u00eb se n\u00ebse Kosova heq taks\u00ebn p\u00ebr reciprocitet dhe nuk respektohet n\u00eb bisedime si shtet i pavarur at\u00ebhere do t\u00eb ishte shitje shum\u00eb e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\nPo ashtu ish- ministri shprehet se rruga e Kosov\u00ebs p\u00ebr n\u00eb BE nuk kalon nga Beogradi si dhe qeveria e saj duhe t\u00eb refuzoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e preferencave politike t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>STATUSI I EDMOND HAXHINASTOS<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb list\u00eb d\u00ebshirash p\u00ebr Qeverin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Duket q\u00eb Qeveria e re e Kosov\u00ebs (QK) po ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke vrapuar. Shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore e presin p\u00ebrpara. Vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si ai i taks\u00ebs. Shpejt do t\u00eb p\u00ebrballet me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brend\u00ebshme, papun\u00ebsin\u00eb, emigrimin, e shum\u00eb t\u00eb tjera. Me nevoj\u00ebn p\u00ebr fokusim n\u00eb procesin e njohjeve t\u00eb reja dhe integrim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb organizatat rajonale e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. S\u00eb shpejti edhe me bisedimet me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Ecuria e suksesshme e QK natyrsh\u00ebm projekton pozitivitet jo vet\u00ebm n\u00eb gjith\u00eb trojet shqiptare, por edhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin. Ky sukses duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe q\u00ebllim i bot\u00ebs mbar\u00ebshqiptare, pavaresisht kahjeve apo preferencave politike.<\/p>\n<p>QK duhet t\u00eb lundroj\u00eb me kujdes e maturi n\u00eb nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb re n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nj\u00eb p\u00ebrqasje m\u00eb pragmatiste t\u00eb administrat\u00ebs Trump p\u00ebr t\u00eb mbyllur dosjet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje akoma t\u00eb pazgjidhura ku SHBA \u00ebsht\u00eb e investuar prej koh\u00ebsh n\u00eb aspektin ushtarak, politik e ekonomik.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrqasje pragmatiste e administrat\u00ebs amerikane, ka gjasa t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe \u201ckutin\u00eb e veglave t\u00eb pun\u00ebs\u201d t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme (lexo: sistemin e parimeve t\u00eb p\u00ebrdorura tradicionalisht), si\u00e7 po ndodh me Gadishullin Korean, me Izraelin e Palestin\u00ebn, me Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb, me Turqin\u00eb, apo me vet\u00eb Bashkimin Evropian. Prandaj, konsolidimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i marr\u00ebdh\u00ebnieve me SHBA sigurisht q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prioritet absolut i QK.<\/p>\n<p>QK duhet t\u00eb reflektoj\u00eb maturin\u00eb politike t\u00eb Kosov\u00ebs, si shtet i ri por i konsoliduar, dhe orientimin e saj drejt integrimit n\u00eb BE dhe NATO. Maturia tregohet edhe nga vendosm\u00ebria dhe qart\u00ebsia n\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore, si shk\u00ebmbimet e territoreve, taksa apo bisedimet me Serbin\u00eb. Ekuivoket dhe hezitimet, shtojne riskun e p\u00ebrballjes me situat\u00eb t\u00eb pad\u00ebshirueshme.<\/p>\n<p>Kosova nuk duhet t\u00eb pres\u00eb pasojat e veprimeve pal\u00ebve t\u00eb treta, por t\u00eb jet\u00eb aktive dhe proaktive. Ajo nuk ka koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur.<\/p>\n<p>Maturia tregohet gjithashtu nga serioziteti dhe mobilizimi i nj\u00eb konsensusi sa m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb i gjith\u00eb faktor\u00ebve politik\u00eb. Kontestimi dhe konflikti politik i brendsh\u00ebm, do t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb fuqin\u00eb negociuese me partner\u00ebt, dhe do ul\u00eb efikasitetin n\u00eb procesin e bisedimeve.<\/p>\n<p>Rruga e Kosov\u00ebs p\u00ebr n\u00eb BE nuk kalon nga Beogradi. K\u00ebt\u00eb e din\u00eb n\u00eb Beograd. Kosova duhet ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Reciprociteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim baz\u00eb i \u00e7do procesi negocimi apo marr\u00ebveshje. Reciprociteti \u00ebsht\u00eb detyrim ndaj martirizimit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb mori fund vet\u00ebm 11 vite m\u00eb par\u00eb. Reciprociteti \u00ebsht\u00eb detyrim ndaj t\u00eb drejt\u00ebs historike t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebse dikush e ka harruar, qoft\u00eb edhe n\u00eb Evrop\u00eb, i duhet kujtuar.<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbim i taks\u00ebs me \u201creciprocitet\u201d, n\u00ebse reciprociteti nuk parashikon respektim t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb bisedime si subjekt i pavarur nd\u00ebrkomb\u00ebtar, me duket \u201cshitje\u201d shum\u00eb e lir\u00eb e saj. Reciprociteti k\u00ebrkon edhe guxim politik edhe \u00e7lirim nga ngarkesat e d\u00ebmshme historike t\u00eb kujtdo q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb procesin e bisedimeve.<\/p>\n<p>QK duhet t\u00eb refuzoj\u00eb \u00e7do tentative p\u00ebr paternaliz\u00ebm nga ana e Shqip\u00ebris\u00eb, po aq sa duhet t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb kompleks q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb refuzoj\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim e kooordinim efektiv, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nAjo duhet t\u00eb refuzoj\u00eb gjithashtu t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs apo e preferencave politike t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Tiran\u00ebs zyrtare ndaj QK nuk mund t\u00eb jet\u00eb produkt i preferencave politike apo i politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb kufirit. Sfidat publike mes politikan\u00ebve n\u00eb dy an\u00ebt e kufirit nuk duhet t\u00eb ndodhin m\u00eb. Ato jan\u00eb shprehje e munges\u00ebs s\u00eb theksuar t\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb komb\u00ebtare dhe pjekuris\u00eb politike.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se fjal\u00eb, konferenca apo mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta qeverie p\u00ebrpara kamerave, duhet plan dhe veprim konkret p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb thelluar dhe integrim t\u00eb dy ekonomive. Duhet gjetur sa m\u00eb pare nj\u00eb platform\u00eb efikase e koordinimit politiko-diplomatik, p\u00ebr nj\u00eb ofensive t\u00eb re n\u00eb procesin e njohjeve dypal\u00ebshe dhe t\u00eb antar\u00ebsimit n\u00eb organizata rajonale e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kontributin m\u00eb te mir\u00eb Tirana zyrtare mund ta jap\u00eb duke u kthyer vet\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e normalitetit demokratik, duke b\u00ebr\u00eb si\u00e7 duhet detyrat e integrimit n\u00eb BE, e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke rritur maturin\u00eb dhe seriozitetin n\u00eb marredh\u00ebniet e bashk\u00ebpunimit n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Kam bindjen se sfidat e Kosov\u00ebs, n\u00eb kontekstin e zhvillimeve t\u00eb reja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet dhe m\u00eb delikatet q\u00eb nga Pavar\u00ebsimi i saj. Gjetja e nj\u00eb mekanizmi p\u00ebr angazhimin dhe kontributin e t\u00eb gjith\u00eb faktorit shqiptar, ndoshta nj\u00eb k\u00ebshill mbar\u00eb-kombetar t\u00eb koordinimit strategjik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim i gjith\u00eb bot\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Por, sot, para s\u00eb gjithash, i uroj suksese Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish- ministri i jasht\u00ebm, Edmond Haxhinasto ka uruar qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs duke komentuar edhe iden\u00eb e tij p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e taks\u00ebs ndaj mallrave serbe me reciprocitet.Haxhinasto thot\u00eb se n\u00ebse Kosova heq taks\u00ebn p\u00ebr reciprocitet dhe nuk respektohet n\u00eb bisedime si shtet i pavarur at\u00ebhere do t\u00eb ishte shitje shum\u00eb e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Po ashtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":121460,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-121459","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121459","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121459"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121459\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121460"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121459"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121459"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121459"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}