{"id":121575,"date":"2020-02-08T15:03:52","date_gmt":"2020-02-08T14:03:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=121575"},"modified":"2020-02-08T15:03:52","modified_gmt":"2020-02-08T14:03:52","slug":"koco-kokedhima-ti-japim-fund-oligopolit-ps-pd-lsi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/koco-kokedhima-ti-japim-fund-oligopolit-ps-pd-lsi\/","title":{"rendered":"Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima: T\u2019i japim fund oligopolit PS-PD-LSI"},"content":{"rendered":"<p><em>Kryetari i partis\u00eb \u2018Zgjidhja\u2019 komenton nism\u00ebn e aleat\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr krijimin e grupimit politik<br \/>\n<\/em><\/p>\n<p>Disa partia aleate af\u00ebr PD-s\u00eb hodh\u00ebn iden\u00eb e krjimit t\u00eb nj\u00eb grupimi politik, si nj\u00eb sig\u00ebl e vetme brenda koalicionit me PD-n\u00eb. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb maksimalizuar vot\u00ebn p\u00ebrball\u00eb tri partive, PS, PD dhe LSI. K\u00ebto parti shpresojn\u00eb q\u00eb me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shmanget edhe kalimi i votave t\u00eb tyre te partit\u00eb e m\u00ebdha, konkretisht te PD-ja. I mir\u00ebkuptoj p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme t\u00eb partive aleate t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur votat e elektoratit t\u00eb tyre dhe identitetin politik, por m\u00eb duket nj\u00eb l\u00ebvizje e d\u00ebshp\u00ebruar dhe pa rezultat, q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkosh SHQUP-it apo Rilindjes q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb l\u00ebshime t\u00eb tilla, sepse n\u00eb thelb ato detyrohen t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb disa mij\u00ebra vota t\u00eb pamerituara q\u00eb marrin nga diktati q\u00eb kan\u00eb mbi zgjedhjet. Disa\u00a0 prej k\u00ebtyre partive kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse dhe n\u00ebnshkruese t\u00eb rezolutave t\u00eb dala nga tryezat me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjedhje t\u00eb barabarta dhe t\u00eb lira, q\u00eb organizoi \u2018Zgjidhja\u2019. Prej dy vitesh kemi r\u00ebn\u00eb dakord se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb nuk arrin t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb barabarta dhe t\u00eb ndershme dhe PS e PD jan\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim p\u00ebr t\u00eb mbajtur peng zgjedhjet. Mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb lloj-lloj skemash parazgjedhore, por asgj\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb vler\u00eb n\u00ebse nuk shembim oligopolin PS-PD-LSI mbi zgjedhjet. \u00cbsht\u00eb produkti i tyre q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri zgjedhjet vidhen, manipulohen, deformohen, intimidohen e dhunohen nga komisioner\u00ebt dhe num\u00ebruesit e tyre dhe nga kriminel\u00ebt e lidhur me to.<\/p>\n<p>Ndaj \u2018Zgjidhja\u2019 ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb mos lejohen makinacionet e partive t\u00eb vjetra n\u00eb Komisionin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore p\u00ebr t\u00eb mos prekur Kodin aktual Zgjedhor, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb pengojn\u00eb reformimin e qen\u00ebsish\u00ebm t\u00eb zgjedhjeve. Zgjedhjet e ardhshme n\u00eb vend duhet t\u00eb b\u00ebhen domosdoshm\u00ebrisht me ligjin dhe kodin e ri zgjedhor, jo me retushimin e tyre dhe me vendosjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb standardeve demokratike n\u00eb procesin zgjedhor; partit\u00eb e vjetra politike duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga administrimi i zgjedhjeve dhe procesin zgjedhor duhet ta drejtoj\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb zgjedhore shtet\u00ebrore, e pavarur dhe jopartiake si n\u00eb t\u00eb gjitha vendet demokratike n\u00eb rajon dhe m\u00eb gjer\u00eb; t\u00eb drejtat e \u00e7do partie duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabarta n\u00eb raport me administrat\u00ebn dhe n\u00eb procesin zgjedhor; kodi i ri elektoral duhet t\u00eb garantoj\u00eb realisht e plot\u00ebsisht p\u00ebrmbushjen e t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese t\u00eb \u00e7do qytetari shqiptar p\u00ebr t\u00eb zgjedhur e p\u00ebr t\u2019u zgjedhur lirisht; reforma zgjedhore duhet t\u00eb realizohet me transparenc\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb hapur e gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe jo p\u00ebrjashtues e n\u00eb d\u00ebm t\u00eb partive t\u00eb reja; kodi zgjedhor duhet t\u00eb garantoj\u00eb jo vet\u00ebm lirin\u00eb e konkurenc\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb qytetar\u00ebve, individ\u00ebve dhe partive e grupimeve politike, por edhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e drejt\u00eb me mandate n\u00eb kuvend e n\u00eb k\u00ebshillat bashkiake t\u00eb vot\u00ebs propocionale t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>A e mund\u00ebson k\u00ebt\u00eb reforma zgjedhore q\u00eb duan t\u00eb mbyllin brenda 15 marsit partit\u00eb e vjetra? Ta harrojm\u00eb. A e pengon k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekja e partive aleate t\u00eb PD-s\u00eb me iden\u00eb e grupimit politik brenda koalicionit? Absolutisht jo.<\/p>\n<p>Lulzim Basha dhe Edi Rama jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje q\u00eb ta ruajn\u00eb t\u00eb pathyesh\u00ebm oligopolin e zgjedhjeve, nuk duan as Kod Zgjedhor q\u00eb garanton zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb barabarta, as barazi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt politik\u00eb, as lista t\u00eb hapura dhe as mund\u00ebsi q\u00eb \u00e7dokush t\u00eb zgjedh\u00eb dhe t\u00eb zgjidhet. Ndaj, i ftoj drejtuesit e partive t\u00eb vogla af\u00ebr PD-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb vijojm\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e zgjedhjeve nga partit\u00eb e vjetra dhe t\u00eb mos e shesim k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb list\u00ebn e deputet\u00ebve q\u00eb em\u00ebrojn\u00eb Rama dhe Basha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i partis\u00eb \u2018Zgjidhja\u2019 komenton nism\u00ebn e aleat\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr krijimin e grupimit politik Disa partia aleate af\u00ebr PD-s\u00eb hodh\u00ebn iden\u00eb e krjimit t\u00eb nj\u00eb grupimi politik, si nj\u00eb sig\u00ebl e vetme brenda koalicionit me PD-n\u00eb. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb maksimalizuar vot\u00ebn p\u00ebrball\u00eb tri partive, PS, PD dhe LSI. K\u00ebto parti shpresojn\u00eb q\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":121576,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-121575","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121575","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121575"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121575\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121576"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121575"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121575"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121575"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}