{"id":121725,"date":"2020-02-10T16:01:38","date_gmt":"2020-02-10T15:01:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=121725"},"modified":"2020-02-10T16:01:38","modified_gmt":"2020-02-10T15:01:38","slug":"biberaj-zgjedhjet-lokale-do-te-perseriten-ne-te-gjitha-bashkite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/biberaj-zgjedhjet-lokale-do-te-perseriten-ne-te-gjitha-bashkite\/","title":{"rendered":"Biberaj: Zgjedhjet lokale do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Aleksand\u00ebr Biberaj, ish-deputeti i PD-s\u00eb shpreh shqet\u00ebsimin se q\u00eb nga viti 2017, socialist\u00ebt qeverisin t\u00eb vet\u00ebm dhe sidomos q\u00eb nga 2019-\u00ebs, q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb parti-shtet si n\u00eb moniz\u00ebm. Z.Biberaj tregon p\u00ebr \u201cGazeta Shqiptare\u201d, se p\u00ebrse u nd\u00ebrmor nisma \u201cAnti-K\u00c7K\u201d vitin e fundit t\u00eb qeverisjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb socialist\u00ebt kan\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet dhe mund ta kishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Sipas an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, prezantimi i nj\u00eb ideje t\u00eb till\u00eb synon q\u00eb t\u00eb tremb\u00eb grupet kriminale, t\u2019iu b\u00ebj\u00eb atyre presion dhe n\u00ebp\u00ebrmjet presionit t\u2019i kthej\u00eb p\u00ebr vete edhe ato grupe q\u00eb s\u2019i ka pasur n\u00ebn komand\u00eb deri sot, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur p\u00ebr fushat\u00ebn elektorale, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb af\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cNga ana tjet\u00ebr, n\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve t\u00eb paligjshme do t\u2019iu jap\u00eb argumente grupeve kriminale t\u2019i \u00e7ojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb gjykat\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet gjykatave t\u00eb amnistohen, si\u00e7 po ndodh tani q\u00eb po lirohen nga burgjet element\u00ebt m\u00eb kriminal\u00eb, me d\u00ebnime maksimale, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr fushat\u00eb elektorale\u201d, shprehet z.Biberaj. Duke u ndalur te ligji i dekriminalizimit, zyrtari demokrat shprehet se pavar\u00ebsisht rezistenc\u00ebs s\u00eb \u2018rilindjes\u2019 dhe fars\u00ebs s\u00eb 30 qershorit, jan\u00eb 6 kryetar\u00eb t\u00eb vet\u00ebshpallur t\u00eb bashkive q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb shkuar kriminale. Aleksand\u00ebr Biberaj paralajm\u00ebron se do t\u00eb ket\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb automatikisht dhe shum\u00eb shpejt n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve lokale n\u00eb t\u00eb 61 bashkit\u00eb q\u00eb ka vendi.<\/p>\n<div id=\"beacon_a16ca788d8\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdekriminalizimi-biberaj-zgjedhjet-lokale-do-te-perseriten-ne-te-gjitha-bashkite%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkategoria%2Fshqiperia%2F&amp;cb=a16ca788d8\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><strong>Z.Biberaj, le ta nisim nga akti i fundit i qeveris\u00eb, i ashtuquajturi akti \u201cAnti-K\u00c7K\u201d ose \u201cOFL\u201d, cili \u00ebsht\u00eb gjykimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb?<\/strong><br \/>\nE gjykoj ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, ashtu si\u00e7 po e shohin t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, propaganda e radh\u00ebs, fasada e radh\u00ebs, butaforia e radh\u00ebs, shfaqja e radh\u00ebs. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur ky akt nd\u00ebrmerret vitin e fundit t\u00eb qeverisjes, k\u00ebtu ishte kjo qeveri prej 7 vitesh, kush i ndaloi q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrnin nisma t\u00eb tilla, por t\u00eb sinqerta gjat\u00eb k\u00ebtyre 7 viteve, sidomos q\u00eb nga 2017-ta, q\u00eb qeverisin t\u00eb vet\u00ebm dhe sidomos q\u00eb nga 2019-ta, q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb parti-shtet si n\u00eb moniz\u00ebm!? Akti normativ sipas jurist\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me Kushtetut\u00ebn (duke shkelur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nenesh t\u00eb Kushtetut\u00ebs), si dhe ligjet\/aktet n\u00ebnligjore q\u00eb rregullojn\u00eb veprimtarin\u00eb e prokuroris\u00eb dhe t\u00eb gjykatave, pasi Policia e Shtetit nuk mund t\u00eb marr\u00eb kompetencat e prokuroris\u00eb dhe gjykatave.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse \u00ebsht\u00eb antikushtetuese\u2026?<\/strong><br \/>\nKushtetuta dhe legjislacioni ekzistues i ndan qart\u00eb pushtetet, legjislativin nga ekzekutivi dhe sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, dhe k\u00ebto jan\u00eb kolonat baz\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb. Po t\u00eb kishte Gjykat\u00eb Kushtetuese, patjet\u00ebr q\u00eb do ta hidhte posht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb si antikushtetuese, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb shprehur fare qart\u00eb n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb lan\u00e7oi kjo qeveri, por u t\u00ebrhoq, pasi e rr\u00ebzoi Gjykata Kushtetuese si antikushtuese (besoj se ju dhe qytetar\u00ebve ju kujtohet fare mir\u00eb ideja e nj\u00eb FBI-je t\u00eb ngjashme, q\u00eb do t\u00eb varej nga Policia e Shtetit dhe ministri i Brendsh\u00ebm).<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse b\u00ebhet pik\u00ebrisht tani kjo nism\u00eb e qeveris\u00eb?<\/strong><br \/>\nPrezantimi i nj\u00eb ideje t\u00eb till\u00eb tani synon q\u00eb t\u00eb tremb\u00eb grupet kriminale, t\u2019iu b\u00ebj\u00eb atyre presion dhe n\u00ebp\u00ebrmjet presionit, t\u2019i kthej\u00eb p\u00ebr vete edhe ato grupe q\u00eb s\u2019i ka pasur n\u00ebn komand\u00eb deri sot, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur p\u00ebr fushat\u00ebn elektorale q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb af\u00ebr. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve t\u00eb paligjshme do t\u2019iu jap\u00eb argumente grupeve kriminale t\u2019i \u00e7ojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb gjykat\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet gjykatave t\u00eb amnistohen, si\u00e7 po ndodh tani q\u00eb po lirohen nga burgjet element\u00ebt m\u00eb kriminale me d\u00ebnime maksimale, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr fushat\u00eb elektorale. Po ashtu, kjo nism\u00eb tani q\u00eb u krijua SPAK-u dhe po krijohet BKH synon q\u00eb t\u2019i nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje k\u00ebto institucione, duke iu nd\u00ebrhyr\u00eb atyre n\u00eb pun\u00ebn dhe kompetencat e tyre ligjore. Si\u00e7 e kemi ndjekur k\u00ebt\u00eb shfaqje, po konfiskohen pasuri q\u00eb ishin konfiskuar nga prokuroria dhe gjykatat prej vitesh. N\u00ebse realisht dhe sinqerisht do ta luftosh krimin e organizuar dhe korrupsionin, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb fillo nga vetja, pasi sipas realitetit dhe t\u00eb gjitha raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare je nj\u00ebsh me krimin, ke ministra, deputet\u00eb dhe kryetar\u00eb bashkish me rekorde kriminale; fillo konfiskimin e pasuris\u00eb nga k\u00ebta individ\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb p\u00ebrgjigjes sime do t\u00eb thosha se edhe kjo nism\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqja e radh\u00ebs, nuk ka asnj\u00eb shqiptar q\u00eb ta besoj\u00eb dhe se do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb m\u00eb turp si t\u00eb gjitha shfaqjet paraardh\u00ebse t\u00eb 7 viteve qeverisjeje.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb ishte n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb misionin faktmbledh\u00ebs i nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Autoriteteve Lokale dhe Rajonale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt para largimit b\u00ebn\u00eb publike edhe konkluzionet e tyre lidhur me votimet e 30 qershorit. Ju keni qene n\u00eb pozicionin e zv.presidentit t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe e dini se si funksionon politika europiane, si i konsideroni konkluzionet e misionit?<\/strong><br \/>\nRealisht \u00ebsht\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Autoriteteve Lokale dhe Rajonale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision faktmledh\u00ebs, por kjo n\u00ebnkuptohet pasi situata q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri pas votimeve moniste t\u00eb 30 qershorit, kur kemi nj\u00eb pushtet lokal monist, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast t\u00eb paprecedent n\u00eb Europ\u00eb. Koleg\u00ebt europian\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, pas misionit faktmbledh\u00ebs, konkluduan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb profesioniste, por edhe shum\u00eb t\u00eb balancuar dhe t\u00eb paanshme, parime baz\u00eb k\u00ebto t\u00eb pun\u00ebs dhe misionit t\u00eb tyre, t\u00eb sanksionuara n\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet themelore t\u00eb KE-s\u00eb. Ata konkluduan se, \u201cp\u00ebr fat t\u00eb keq zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2019 nuk ishin t\u00eb favorshme p\u00ebr forcimin e demokracis\u00eb lokale n\u00eb Shqip\u00ebri, por kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb m\u00eb pak pluraliz\u00ebm n\u00eb bashki dhe n\u00eb nj\u00eb erozion t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb institucionet e k\u00ebtij vendi\u201d dhe se \u201cNuk ka demokraci funksionuese n\u00eb nivelin e shtetit pa nj\u00eb demokraci pluraliste dhe t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb nivelin lokal\u201d. Si\u00e7 dihet, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs nuk pranoi t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb fars\u00ebn e t\u00eb 30 qershorit, duke sh\u00ebnuar edhe nj\u00eb rast unikal n\u00eb historin\u00eb e ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij institucioni prestigjioz, i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i specializuari n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr monitorimin dhe mbar\u00ebvajtjen e zgjedhjeve lokale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe OSBE\/ODIHR q\u00eb monitoruan procesin, n\u00eb fund t\u00eb tij miratuan raportin m\u00eb kritik q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri. Realisht ky q\u00ebndrim zyrtar i Kongresit t\u00eb Autoriteteve Lokale dhe Rajonale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejti dhe m\u00eb i ashpri i b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb institucion nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr fars\u00ebn e 30 qershorit, duke i b\u00ebr\u00eb nul realisht ato votime moniste.<\/p>\n<p><strong>Meqen\u00ebse jemi te pushteti lokal, si\u00e7 dihet deri, tani jan\u00eb 6 kryebashkiak\u00eb t\u00eb 30 qershorit q\u00eb po l\u00ebn\u00eb mandatet si pasoj\u00eb e ligjit t\u00eb dekriminalizimit t\u00eb politik\u00ebs, q\u00eb u iniciua nga Partia Demokratike. A mendoni se kjo nism\u00eb p\u00ebr pastrimin e politik\u00ebs po jep rezultatet e duhura?<\/strong><br \/>\nMe gjith\u00eb rezistenc\u00ebn e rilindjes dhe ndon\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb, por ky ligj po jep rezultatet e veta, pasi jan\u00eb disa deputet\u00eb dhe kryetar\u00eb bashkish q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mandatet si pasoj\u00eb e k\u00ebtij ligji. Si\u00e7 e p\u00ebrmendi edhe ju n\u00eb pyetjen tuaj, vet\u00ebm pas fars\u00ebs s\u00eb 30 qershorit jan\u00eb 6 kryetar\u00eb t\u00eb vet\u00ebshpallur t\u00eb bashkive t\u00eb rilindjes, q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb shkuar kriminale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb automatikisht dhe shum\u00eb shpejt n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve lokale n\u00eb t\u00eb 61 bashkit\u00eb q\u00eb ka vendi.<br \/>\nZ. Biberaj, kemi nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar t\u00eb rendit n\u00eb vend. A ka PD-ja nj\u00eb program t\u00eb qart\u00eb kur t\u00eb vij\u00eb nes\u00ebr n\u00eb pushtet p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve?<br \/>\nMe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb situata \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr alarmante, kemi nj\u00eb bilanc viktimash si me qen\u00eb n\u00eb front lufte, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jeta e qytetarit shqiptar fatkeq\u00ebsisht vazhdon t\u00eb jet\u00eb si pa vler\u00eb. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb depolitizimi dhe ndarja e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit nga krimi, edhe duke e pastruar Policin\u00eb e Shtetit nga element\u00ebt kriminal\u00eb. Elementi i dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me motivimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit, edhe n\u00ebp\u00ebrmjet profesionalizmit dhe rritjes s\u00eb pagave. Fatmir\u00ebsisht kemi n\u00eb dispozicion specialist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fush\u00ebs q\u00eb po punojn\u00eb p\u00ebr programin, i cili do t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr ambicioz. Ashtu si\u00e7 kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 1992 kur ri-vendos\u00ebm rendin p\u00ebr tre muaj, dhe n\u00eb vitin 2005 kur u godit\u00ebn t\u00eb gjitha bandat dhe grupet kriminale n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord dhe rreth nj\u00eb mij\u00eb element\u00eb kriminal\u00eb p\u00ebrfunduan para drejt\u00ebsis\u00eb, me krijimin e qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb PD-s\u00eb dhe aleat\u00ebve pas zgjedhjeve, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb luft\u00eb pa kompromis kund\u00ebr bandave, grupeve kriminale dhe element\u00ebve kriminal\u00eb dhe rezultate do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord. Brenda 100 dit\u00ebve situata do t\u00eb ndryshoj\u00eb totalisht dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb do t\u00eb shohin rezultatet konkrete.<\/p>\n<p><strong>Vendi prej nj\u00eb viti ndodhet n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb politike, cila do t\u00eb jet\u00eb zgjidhja e saj sipas jush?<\/strong><br \/>\nNuk kemi vet\u00ebm nj\u00eb kriz\u00eb politike, por nj\u00eb kriz\u00eb shum\u00ebplan\u00ebshe, kriz\u00eb ekonomike, sociale, morale, kriz\u00eb besimi dhe humbje shprese, situata po shkon keq e m\u00eb keq \u00e7do dit\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte vet\u00ebm zgjedhjet e parakohshme politike dhe p\u00ebrs\u00ebritja e zgjedhjeve lokale n\u00eb t\u00eb 61 bashkit\u00eb, me nj\u00eb qeveri tranzitore, do t\u00eb ishte zgjidhja e k\u00ebsaj krize, zgjidhje kjo q\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb interesin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>PD-ja dhe opozita gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar dogj\u00ebn mandatet e deputet\u00ebve dhe bojkotuan zgjedhjet lokale te 30 qershorit, sot pas nj\u00eb viti a mendoni se ato ishin vendimet e duhura?<br \/>\nNgjarjet dhe vendimet gjykohen n\u00eb koh\u00ebn dhe kontekstin kur ato ndodhin dhe ato vendime u mor\u00ebn n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb dhe kontekst t\u00eb caktuar, koh\u00eb kur opozita nuk kishte asnj\u00eb lloj alternativ\u00eb tjet\u00ebr. Analiza pas nj\u00eb viti tregon se ato vendime i sh\u00ebrbyen opinionit brenda dhe jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe kuptuar se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb qeverisja e rilindjes dhe sot nuk ka mbetur asnj\u00eb lloj iluzioni apo iluzionisti pa kuptuar se qeverisja e rilindjes \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja q\u00eb ka pasur Shqip\u00ebria q\u00eb nga viti 1990, koh\u00eb kur u ndryshua edhe sistemi politik.<\/p>\n<p><strong>Si e gjykoni performanc\u00ebn e z.Basha dhe lidershipit t\u00eb ri t\u00eb PD-s\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga Kuvendi i PD-s\u00eb i dhjetorit 2018?<\/strong><br \/>\nE shoh me pozitivitet. Zoti Basha ka treguar lidership t\u00eb guximsh\u00ebm, pasi ka marr\u00eb vendime t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr nj\u00eb lider, ka frym\u00ebn e grupit dhe bashk\u00eb me grupin ka arritur q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb transparenc\u00ebn e plot\u00eb qeverisjes s\u00eb rilindjes dhe po tregon nj\u00eb model t\u00eb ri lidershipi, q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb me devotshm\u00ebri nes\u00ebr n\u00eb qeverisje Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. Ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb ka pasur nj\u00eb volum shum\u00eb t\u00eb madh pune. Pas 10 protestave t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, t\u00eb gjitha strukturat nga qendra n\u00eb baz\u00eb po b\u00ebhen gati p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme politike dhe lokale, t\u00eb sigurt se do t\u2019i fitojm\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb po punohet p\u00ebr programin elektoral dhe qeveris\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve nj\u00eb model krejt t\u00eb ri qeveris\u00ebs, q\u00eb bazohet n\u00eb ndershm\u00ebrin\u00eb, profesionalizmin, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb publike dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb ndaj qytetarit.<br \/>\nEdhe ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-s\u00eb, Sali Berisha, vazhdon t\u00eb mbetet shum\u00eb aktiv n\u00eb politik\u00eb\u2026<br \/>\nAbsolutisht q\u00eb e respektoj aktivitetin politik t\u00eb dr. Berish\u00ebs, \u00ebsht\u00eb komplet n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit opozit\u00eb dhe e b\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb at\u00eb pun\u00eb. Ka nj\u00eb eksperienc\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme si n\u00eb qeverisje, ashtu edhe n\u00eb opozit\u00eb q\u00eb na sh\u00ebrben dhe ndihmon t\u00eb gjith\u00ebve.<br \/>\nA ka nevoj\u00eb PD-ja p\u00ebr t\u00eb afruar sa m\u00eb shum\u00eb kontribuues t\u00eb PD-s\u00eb, p\u00ebr t\u2019u hapur dhe demokratizuar m\u00eb shume, me q\u00ebllim b\u00ebrjen gati p\u00ebr zgjedhjet e reja dhe fitoren e tyre?<br \/>\nPatjet\u00ebr q\u00eb ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr \u00e7do qytetar antiqeveritar dhe dera e PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb k\u00ebrkon ndryshimin. Nuk ka mision m\u00eb fisnik sesa t\u00eb b\u00ebsh opozit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, ku opozita p\u00ebrballet me sakrifica t\u00eb panum\u00ebrta. Sot \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb patriotike, por edhe detyrim i \u00e7do qytetari shqiptar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dakord me k\u00ebt\u00eb qeveri q\u00eb t\u2019i bashkohet opozit\u00ebs, me q\u00ebllim rr\u00ebzimin e k\u00ebsaj qeverie dhe \u00e7uarjen e vendit drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p><strong>Opozita e bashkuar gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar zhvilloi 10 protesta t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare, por nuk arriti t\u00eb largoj\u00eb kryeministrin Edi Rama dhe qeverin\u00eb. P\u00ebr cilat arsye?<\/strong><br \/>\nProtestat tona ishin tep\u00ebr masive dhe pat\u00ebn p\u00ebrkrahje mbar\u00eb popullore, dhe dhan\u00eb rezultatet e tyre. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb protestat tona meritojn\u00eb respekt dhe mir\u00ebnjohje. Ndoshta gabuam taktikisht, pasi duhej t\u00eb kishim zhvilluar protesta t\u00eb pand\u00ebrprera, t\u00eb kishim ndenjur n\u00eb shesh para kryeministris\u00eb dhe t\u00eb gjitha sheshet e Shqip\u00ebris\u00eb, deri sa t\u00eb rr\u00ebzonim qeverin\u00eb m\u00eb t\u00eb korruptuar n\u00eb kontinent.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se ka vend dhe hap\u00ebsira p\u00ebr protesta?<\/strong><br \/>\nPatjet\u00ebr, pasi \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalon, kjo qeverisje i b\u00ebn vendit nj\u00eb d\u00ebm kolosal t\u00eb paimagjinuesh\u00ebm, t\u00eb pallogaritsh\u00ebm dhe ndoshta shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rikuperuesh\u00ebm. Jam i bindur se kur t\u00eb fillojm\u00eb protestat k\u00ebt\u00eb her\u00eb, ato do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb \u00e7do shesh, n\u00eb \u00e7do rrug\u00eb, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe t\u00eb pand\u00ebrprera, pasi urrejtja e shqiptar\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeverisje po arrin kulmin dhe rezultati patjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb largimi i k\u00ebsaj klike nga pushteti.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb PD-ja e gatshme p\u00ebr qeverisjen e vendit, pasi nuk kemi par\u00eb akoma nj\u00eb qeveri hije t\u00eb PD-s\u00eb dhe a ka opozita intelektual\u00eb dhe ekspert\u00eb p\u00ebr qeverisjen e ardhshme q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe diferenc\u00ebn me qeverisjen e \u2018rilindjes\u2019?<\/strong><br \/>\nN\u00eb praktik\u00ebn shqiptare nuk para kemi pasur qeveri hije nga opozita, p\u00ebr arsye ndoshta t\u00eb mentalitetit dhe t\u00eb psikologjis\u00eb son\u00eb ballkanike, por edhe me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb hat\u00ebrmbetje apo p\u00ebr\u00e7arje para fushatave elektorale. Un\u00eb personalisht do t\u00eb isha q\u00eb t\u00eb implementonim modelin anglo-sakson t\u00eb qeveris\u00eb hije, sikurse do t\u00eb isha dakord q\u00eb si kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar bashkie, ashtu edhe ata p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb deklarohen dhe t\u00eb fillojn\u00eb pun\u00ebn e tyre p\u00ebrgatitore t\u00eb pakt\u00ebn 6 muaj deri n\u00eb 1 vit p\u00ebrpara zgjedhjeve, pasi dihet q\u00eb \u00e7do opozit\u00eb synon marrjen e pushtetit p\u00ebr t\u00eb realizuar programin e vet elektoral. Sot p\u00ebr sot kemi ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ka vendi nga t\u00eb gjitha fushat, q\u00eb jan\u00eb edhe garancia m\u00eb e mir\u00eb e nj\u00eb mire qeverisje nes\u00ebr n\u00eb pushtet. Rrotacioni i pushtetit dhe mir\u00ebqeverisja do t\u00eb krijojn\u00eb kushte q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb rrin\u00eb k\u00ebtu, pasi p\u00ebr 7 vjet kan\u00eb emigruar rreth 600.000 shqiptar\u00eb jasht\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm kolosal dhe historik q\u00eb rilindja i ka b\u00ebr\u00eb vendit, uroj q\u00eb ky d\u00ebm t\u00eb jet\u00eb i rikuperueshme.<\/p>\n<p><strong>Si e gjykoni iniciativ\u00ebn e \u201cminishengenit ballkanik\u201d?<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb si nj\u00eb foshnje e lindur e vdekur, e destinuar q\u00eb t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, pasi duke qen\u00eb fatkeq\u00ebsisht nj\u00eb iniciativ\u00eb serbo-madhe q\u00eb vjen nga Beogradi, nuk mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrkrahjen e shqiptar\u00ebve, dhe n\u00eb Ballkan nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb p\u00ebrjashton Kosov\u00ebn, pavar\u00ebsisht d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb disa shqipfol\u00ebsve q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb Beogradit. Ne si Shqip\u00ebri nuk kemi as kufi dhe as nuk jemi vend fqinj me Serbin\u00eb. Ballkani nuk ka asnj\u00eb lloj nevoje p\u00ebr \u201cminishengen ballkanik\u201d, pasi kemi Shengenin Europian q\u00eb na bashkon t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se \u00e7\u00ebshtja e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs apo ndryshimi\/korrigjimi i kufijve si\u00e7 \u00ebsht\u00eb quajtur \u00ebsht\u00eb histori e mbyllur tashm\u00eb?<\/strong><br \/>\nFatmir\u00ebsisht n\u00eb saj\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb pari t\u00eb Ramush Haradinajt, por edhe t\u00eb dr. Berish\u00ebs, t\u00eb Presidentit Ilir Meta, t\u00eb shum\u00eb intelektual\u00ebve nga Kosova, Shqip\u00ebria dhe Maqedonia, por kryesisht t\u00eb kancelares gjermane Angela Merkel, ai projekt serbo-madh u b\u00eb nul. Kemi humbur shum\u00eb territore nga padrejt\u00ebsit\u00eb shekullore ndaj nesh, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb konsolidojm\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb pozitat tona n\u00eb Ballkan si faktor paqeje dhe stabiliteti.\/GSH.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aleksand\u00ebr Biberaj, ish-deputeti i PD-s\u00eb shpreh shqet\u00ebsimin se q\u00eb nga viti 2017, socialist\u00ebt qeverisin t\u00eb vet\u00ebm dhe sidomos q\u00eb nga 2019-\u00ebs, q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb parti-shtet si n\u00eb moniz\u00ebm. Z.Biberaj tregon p\u00ebr \u201cGazeta Shqiptare\u201d, se p\u00ebrse u nd\u00ebrmor nisma \u201cAnti-K\u00c7K\u201d vitin e fundit t\u00eb qeverisjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb socialist\u00ebt kan\u00eb t\u00eb gjitha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":121726,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-121725","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121725\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121726"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}