{"id":121803,"date":"2020-02-12T11:41:01","date_gmt":"2020-02-12T10:41:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=121803"},"modified":"2020-02-12T11:41:01","modified_gmt":"2020-02-12T10:41:01","slug":"komisioneri-per-mbrojtjen-nga-diskriminimi-shenon-10-vjetorin-balla-sfida-jane-serioze-por-kemi-gjithe-premisat-per-nje-shoqeri-pa-diskriminim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/komisioneri-per-mbrojtjen-nga-diskriminimi-shenon-10-vjetorin-balla-sfida-jane-serioze-por-kemi-gjithe-premisat-per-nje-shoqeri-pa-diskriminim\/","title":{"rendered":"Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi sh\u00ebnon 10 vjetorin, Balla: Sfida jan\u00eb serioze, por kemi gjith\u00eb premisat p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri pa diskriminim"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla ishte i pranish\u00ebm sot n\u00eb konferenc\u00ebn e 10 vjetorit t\u00eb krijimit t\u00eb Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Balla u shpreh n\u00eb krye t\u00eb 10 viteve kemi nj\u00eb bilanc pozitiv, i cili na mbush me shpres\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria pa diskriminim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektivi realizuesh\u00ebm dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk duhet konsideruar si utopi n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria q\u00eb pasaport\u00ebn e vet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb europiane ka bashk\u00ebjetes\u00ebn nd\u00ebrfetare.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi t\u00eb gjitha premisat p\u00ebr t\u00eb ecur drejt nj\u00eb shoq\u00ebrie pa diskriminim. Dhe ajo q\u00eb mendoj un\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb maturimit 10 vje\u00e7ar t\u00eb institucionit t\u00eb Komisionerit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket kuadrit ligjor dhe rregullativ si dhe me instrumentet q\u00eb luftojn\u00eb diskriminimin n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Ky aspekt sigurisht do t\u00eb kontriboj\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar diskriminimin n\u00eb t\u00eb gjitha format q\u00eb mund t\u00eb shfaqet ajo n\u00eb shoq\u00ebri.\u201d u shpreh Balla nd\u00ebrsa theksoi se , ne si shoq\u00ebri p\u00ebrballemi me sfida serioze p\u00ebr sa i p\u00ebrket luft\u00ebs kund\u00ebr Diskriminimit dhe promovimit t\u00eb barazis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDhuna n\u00eb familje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto sfida t\u00eb m\u00ebdha me t\u00eb cilat shoq\u00ebria shqiptare p\u00ebrballet dhe promovimi i barazis\u00eb gjinore duke filluar nga institucionet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i fuqish\u00ebm p\u00ebr ta luftuar at\u00eb. N\u00eb lidhje me mekanizmin e fundit, besoj se ndajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim, Shqip\u00ebria pik\u00ebrisht n\u00eb vitet e fundit ka b\u00ebr\u00eb hapa gjigand\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb promovimit t\u00eb barazis\u00eb gjinore n\u00eb administrat\u00ebn lokale dhe q\u00ebndrore. N\u00ebse i referohemi statistikave vet\u00ebm 9 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb 2011 p\u00ebr zgjedhjet vendore, n\u00eb 384 nj\u00ebsi administrative vendore (me ndarjen e vjet\u00ebr administrative, kandidat\u00eb n\u00eb komuna dhe bashki) nga 384 kandidat\u00ebt e p\u00ebrzgjedhur vet\u00ebm 5 ishin gra.\u201d \u2013 deklaroi Balla.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb padyshim nje iniciative e sukseshme arsyeja p\u00ebr \u00ebt cil\u00ebn jemi mbledhur sot, sepse n\u00eb krye t\u00eb 10 viteve t\u00eb Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi kemi nj\u00eb bilanc pozitiv, i cili na mbush me shpres\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria pa diskriminim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektivi realizuesh\u00ebm dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk duhet konsideruar si utopi n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria q\u00eb pasaport\u00ebn e vet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb europiane ka bashk\u00ebjetes\u00ebn nd\u00ebrfetare.<\/p>\n<p>Nisur nga ky realitet p\u00ebr t\u00eb cilin ne si shqiptar\u00eb duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb, ne kemi t\u00eb gjitha premisat p\u00ebr t\u00eb ecur drejt nj\u00eb shoq\u00ebrie pa diskriminim. Dhe ajo q\u00eb mendoj un\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb maturimit 10 vje\u00e7ar t\u00eb institucionit t\u00eb Komisionerit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket kuadrit ligjor dhe rregullativ si dhe me instrumentet q\u00eb luftojn\u00eb diskriminimin n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Ky aspekt sigurisht do t\u00eb kontriboj\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar diskriminimin n\u00eb t\u00eb gjitha format q\u00eb mund t\u00eb shfaqet ajo n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb plot\u00ebsisht i bindur mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e instrumentave ligjor\u00eb n\u00eb luft\u00ebn ndaj diskriminimit, pa hezituar n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast, kam vendosur t\u00eb jem n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb shumic\u00ebs edhe nism\u00ebtari, duke firmosur PROJEKTLIGJIN \u201cP\u00cbR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME N\u00cb LIGJIN NR. 10221, DAT\u00cb 04.02.2010 \u201cP\u0401R MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI\u201d. Pik\u00ebrisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb shumic\u00ebs n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb treguar vullnetin\u00a0 ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur m\u00eb tej n\u00eb masa edhe m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb shoq\u00ebri pa diskriminim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb shtysa m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebto ndryshime t\u00eb propozuara nga Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi ishte mbi t\u00eb gjitha nevoja p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb p\u00ebrafrim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb legjislacionit kund\u00ebr diskriminimit me aktet e BE, jo vet\u00ebm nga aspekti juridik por edhe si perceptim m\u00eb i avancuar shoq\u00ebror dhe institucional i parimit t\u00eb barazis\u00eb dhe mosdiskriminimit. E n\u00ebnvizoj p\u00ebrafrimin si shtys\u00ebn kryesore edhe p\u00ebr shkak edhe t\u00eb faktit se sikurse t\u00eb gjith\u00eb konstatuam me krenari m\u00eb shum\u00eb se 91 % e shqiptar\u00ebve t\u00eb intervistuar, n\u00eb sondazhin e publikuar nga delegacioni i BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, pohojn\u00eb se t\u00eb gjitha detyrat e sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb vendosura nga ana e BE-s\u00eb jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb ndjesi tejet pozitive q\u00eb nuk besoj q\u00eb mund t\u00eb konkurohet n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit europian apo qofshin kto dhe vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim p\u00ebrafrimi \u00ebsht\u00eb detyrim i k\u00ebsaj maxhorance parlamentare sidomos n\u00eb fusha ku shoq\u00ebria shqiptare ka m\u00eb tep\u00ebr benefite t\u00eb matshme. Dhe benefitet e ndryshimeve t\u00eb propozuara jan\u00eb substanciale p\u00ebr shkak se parashikohet shtimi i disa formave t\u00eb reja t\u00eb diskriminimit n\u00eb nj\u00eb dispozit\u00eb t\u00eb re (neni 3\/1 \u2013 Format e Diskriminimit) si\u00e7 jan\u00eb Diskriminimi Nd\u00ebrsektorial, Gjuha e Urrejtjes, Segregimi, Ngacmimi Seksual.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb me k\u00ebt\u00eb nis\u00ebm adresojm\u00eb edhe rekomandimin e Raportit t\u00eb Komisionit Europian t\u00eb 2019 n\u00eb fush\u00ebn e mosdiskriminimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb koncepti i diskriminimit t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, aspekt i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb nenin 3\/1.<\/p>\n<p>Formalizimi i k\u00ebtyre formave t\u00eb diskriminimit n\u00eb ligj mund\u00ebson luftimin e k\u00ebtyre fenomeneve negative n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb vendosur t\u00eb mundshme. Sigurisht ndryshimet n\u00eb ligjin ekzistues kund\u00ebr diskriminimit nuk jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb listimin e disa formave t\u00eb diskriminimit por edhe n\u00eb aspektet pro\u00e7edurale, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk dua t\u00eb ndalem n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet solemn se do t\u2019i analizoj\u00eb m\u00eb n\u00eb detaje gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij Komisioneri dhe gjith\u00eb aktor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt dua t\u2019i falenderoj duke qen\u00eb se kjo nis\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me k\u00ebt\u00eb Institucion.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket luft\u00ebs kund\u00ebr Diskriminimit dhe promovimit t\u00eb barazis\u00eb, ne si shoq\u00ebri p\u00ebrballemi me sfida serioze. Dhuna n\u00eb familje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto sfida t\u00eb m\u00ebdha me t\u00eb cilat shoq\u00ebria shqiptare p\u00ebrballet dhe promovimi i barazis\u00eb gjinore duke filluar nga institucionet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i fuqish\u00ebm p\u00ebr ta luftuar at\u00eb. N\u00eb lidhje me mekanizmin e fundit, besoj se ndajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim, Shqip\u00ebria pik\u00ebrisht n\u00eb vitet e fundit ka b\u00ebr\u00eb hapa gjigand\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb promovimit t\u00eb barazis\u00eb gjinore n\u00eb administrat\u00ebn lokale dhe q\u00ebndrore. N\u00ebse i referohemi statistikave vet\u00ebm 9 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb 2011 p\u00ebr zgjedhjet vendore, n\u00eb 384 nj\u00ebsi administrative vendore (me ndarjen e vjet\u00ebr administrative, kandidat\u00eb n\u00eb komuna dhe bashki) nga 384 kandidat\u00ebt e p\u00ebrzgjedhur vet\u00ebm 5 ishin gra.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sot situata paraqitet krejt ndryshe, pasi kemi n\u00eb t\u00eb gjitha keshillat bashkiak\u00eb barazi t\u00ebr\u00ebsore gjinore 50% t\u00eb k\u00ebshillave bashkiake, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsi grash. N\u00eb qeveri kemi m\u00eb shum\u00eb gra sesa burra, madje 60% e pozicioneve tona drejtuese n\u00eb Administrat\u00ebn Publike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mbahen nga zonja t\u00eb nderuara q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn ton\u00eb publike. K\u00ebto statistika jan\u00eb sigurisht shum\u00eb inkurajuese t\u00eb cilat na tregojn\u00eb q\u00eb n\u00eb krahasim me pik\u00ebnisjen \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar radikalisht gjendjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb grave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Nuk p\u00ebrmenda k\u00ebtu qeverin\u00eb, ku pjes\u00ebn me t\u00eb mir\u00eb e kemi m\u00eb shum\u00eb zonja sesa burra dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\u00a0 gj\u00eb tejet e mir\u00eb dhe q\u00eb e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb dn\u00ebr 5 vendet e para\u00a0 n\u00eb rankimin global sa i p\u00ebrket\u00a0 p\u00ebrfaq\u00ebsimit gjinor n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nisma t\u00eb tilla p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb situat\u00ebn e grave por edhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb grupeve vulnerab\u00ebl n\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb subjekt i diskriminimit.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb falenderoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb\u00a0 komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb ka punuar ngusht\u00ebsisht me ne. Dua ta falenderoj posa\u00e7\u00ebrisht ambasadoren e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Vendeve t\u00eb Ul\u00ebta n\u00eb Shqip\u00ebri, znj. Guusje Korthals Altes, e cila ka pasur nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb avancimin e k\u00ebsaj iniciative ligjore.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, dua t\u00eb n\u00ebnvizoj faktin se p\u00ebr momentin n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet vendi yn\u00eb vis a vis \u00e7eljes s\u00eb bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, traspozimi i rekomandimeve dhe i acquis i BE-s\u00eb jan\u00eb jetike p\u00ebr procesin dhe se kjo maxhoranc\u00eb do t\u00eb vijojm\u00eb t\u00eb vendosur ashtu si me k\u00ebt\u00eb nis\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur p\u00ebrafrim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb legjslacionit ton\u00eb me acquis edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla ishte i pranish\u00ebm sot n\u00eb konferenc\u00ebn e 10 vjetorit t\u00eb krijimit t\u00eb Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Balla u shpreh n\u00eb krye t\u00eb 10 viteve kemi nj\u00eb bilanc pozitiv, i cili na mbush me shpres\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria pa diskriminim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektivi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":121804,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-121803","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121803"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121803\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121804"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}